I ati i viktimës së parë të Xhuvanit: Po të mos kishte dalë nga burgu, nuk do kishte ndodhur masakra e së martës

6 Nëntor 2014, 09:24Politika TEMA

Pertef Musabelliu, babai i Alfred Musabelliut, që u vra tre vite më parë nga Konstandin Xhuvani, thotë se masakra e së martës nuk do kishte ndodhur, nëse gjykata do e kishte lënë në burg Xhuvanin.

Ai ka kritikuar edhe mamanë e Konstandinit, Luiza Xhuvanin, duke thënë se ajo duhet të kishte kërkuar falje për pesë viktima kur doli në konferencë, dhe jo katër.

Unë me deklaratën e deputetes u zhgënjeva, sepse ajo e para nuk ka sy e faqe të dalë para këtij publiku dhe ta mallëngjejë një publik me një krim të tillë. Unë u zhgënjeva me deklaratën e saj, sepse ajo për asnjë moment nuk e përmendi që djali i saj ka vrarë edhe djalin tim.

Ajo përmendi vetëm katër viktima, por të pestin e harroi. Sepse kanë qenë pesë viktima që ka vrarë djali i saj dhe jo katër. Ku ka qenë deputetja Xhuvani këta tre vjet që mua më ka vdekur djali? Pse nuk trokiti në derën time dhe të kërkonte falje? Ajo këtë veprim bëri edhe tani: nuk u kërkoi falje familjeve të tjera, por thjesht kërkoi mallëngjim, duke thënë se ‘ai ishte djali im dhe mbetet djali im’”, thotë ai për “GSH”.

Më tej ai thotë se ka frikë se edhe këtë radhë drejtësia nuk do të veprojë si duhet, pasi sipas rij, Xhuvanët janë miq të kryeministrit Edi Rama.

Ai duhej të qëndronte më gjatë në burg. Prandaj, unë jo se jam i lumtur që atij i ndodhi kjo, sepse ai ka vrarë edhe katër persona të tjerë, dhe unë i bashkohem dhimbjes së katër familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Por, sot e ndiej që duhet që gjithë opinioni të ngrihet kundër këtij personi, sepse ai ka vrarë me gjakftohtësi, ashtu siç vrau edhe djalin tim. Dhe unë prandaj sot u drejtohem prokurorisë dhe gjykatës që të vënë drejtësinë në vend. Unë nuk e besoj fare fjalën e nënës së tij, e cila thotë se unë do jap dorëheqjen që drejtësia të bëjë punën e saj, sepse unë mendoj se sërish në drejtësi do ketë ndërhyrje. Sepse në deklaratën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Luiza Xhuvani ishte mikesha e tij, por ajo për të nuk është mikesha. Nuk do të thotë se ai duhet të hedhë baltë mbi Luiza Xhuvanin, por kryeministri me deklaratën e tij jep një mesazh politik dhe në të njëjtën kohë edhe një mesazh prokurorisë dhe gjykatave, duke u thënë që ta shohin më mirë këtë punë, sepse deputetja ishte mikesha e tij. Për mendimin tim, Luiza Xhuvani nuk duhej të dilte fare para televizionit, sepse ishte një turp dhe nuk mund të luhet teatër”, thotë 54-vjeçari./b.l

18 komente në “I ati i viktimës së parë të Xhuvanit: Po të mos kishte dalë nga burgu, nuk do kishte ndodhur masakra e së martës”

  1. Anonim says:

    N.q.s. djali i ketij nuk do merrej me tregeti droge dhe prostitucioni ne lokalet e nates do te ishte mire e bukur ne shtepi.
    Nuk mund te justifikohet nje krim me nje tjeter!

    1. ari says:

      anonim si nuk u ngopet mut 55 vite pore edhe ner rilindje jeni qelbesire.po juve duhet te ju vrasin familjaret,meron,nanon,stefanin,anonim e tjere qe lejojne bije prostitutash si gjovani te behen vrases perserites.kush byth ju lindi ju qelbesirave.

  2. Beni says:

    Shume e drejte! Ngushellime Zoteri per dhimbjen tende. Ky eshte nje problem i rende per te gjithe opinionin tone publik.

    Te gjithe duhet te ngrihemi kunder mesazhit mafioz qe dha kryeministri dhe aktorja qe luante rol e veshur me te zeza. Ai tha se keta jane miqte e mij dhe do te jene miqte e mij, cfare do te thote kjo????????????!!!!!!!!!!!!!!!

    A nuk dha te njejtin mesazh Sali Berisha duke ngrene darke me Ilir Meten nje dite para se ndyresira Fullani te jepte vendimin per videon te Metes?

    Na u bene femijet e tyre te pa prekshem, e pse sepse bucja Luiza paska qene mikeshe e Edi Rames? Cfare mikeshe duhet te kete qene per te tu rrahur shpatullat pas 5 vrasjeve???????????????????????

    Tani ketij populli po i hapen syte dhe po shikon se ne cfare bataku jeton. Nje pjese te ketij bataku e kemi krijuar vete, por politika e ka bere me te thelle.

  3. be-x says:

    ngushullime te gjithe familjareve, por kjo zonje edhe pse eshte nena e nje vrasesi tregoi karakter, duke kerkuar falje dhe duke lene mandatin. fytyrat e urryera te sali rrahman berishes edhe pse kane vrare, nuk kane pasur kurre guximin moral te kerkojne ndjese, pale te lene dhe mandatin e deputetit…. prandaj duhet te kemi besim tek kryeministri rama. saliu shfrytezon situaten dhe jo se i vjen keq familjareve te viktimave.saliu derisa te vdesi do te ngelet nje shqiptar me virtyse te keqija, te vret naten dhe te qane diten !
    tung!!!!

    1. pa fjale says:

      Nuk ka fjale te justifikoje vdekjen( 5 vrasjet) e Kostandinit, nuk ka fjale te mallengjehesh nga nena , prinderit e kriminelit qe veshi me te zeza nena, baballare, motra e la jetime femije per gjithe jeten, nuk ka fjale te justifikoje veprimet e policise, prokurorise, gjykates, Ish presidentiti TOPI< Isj prokrires RAMa, kryeministrit te sotem RAMA per ate qe duket, mbeshtetjen, justfikimin, dheniene e pafajesise krimit, nuk ka fjale per mjeket qe kane justifikuar me raporte fallco qindra kriminele perfshi dhe Kostandinin, nuk ka fjale per popullin e thejshte qe kuptoi pabarazine e ligjit te ushtruar nga ata qe ai ju dha voten ne 23 qershor, nuk ka fjale per psikologjine e femijeve tane te goditur nga ata qe i kane drejtuar e i drejtojne ne keto vite.
      NUK KA FJALE PER KETE INKRIMINIM DHE ALEANCE KRIMI TE JAKAVE TE BARDHA PER TE JUSTIFIKUAR DHE DHENE IMUNITET TE PUSHTETESHMVE DHE DUKE KRIJUAR HENDEKUN E PABARAZISE NE KETE GJOJA DEMOKRACI ME NJEREZIT E TJESHTE.
      Njerzit e thejshte duhet ti japin fund kesaj pabarazie barbare qe i vret cdo dite ne lule te jetes e qe cdo vdekje e tyre shendosh e perjeteson shndetin e krimineleve te te gjitha niveleve pushtetesh.

  4. bleta says:

    Eshte sakrilegj (do te thoja the turp) te manipulohesh si lolo per politikbersit me shpyrtin e te te ikurve. Asnje deri me tash nuk thote aresyen e vertete te ketyre menxyrave. por turrur si qente pas kockave kane ndezur hamendjet, tribunat per t’na lodhur akoma me politiken shkaterruese dhe degjeneruese te gati cdo celule te jetes sone te lodheshme.
    Pse nuk eshte thene dhe bere nje uzine, nje fabrike, per punesime te te rinjeve. Jane bere sot administratat si “big brother” sepse punesohen nga partite dhe jo nga nivelet profesionale. Nuk eshte demokraci shkundja e koqeve dhe e vitheve neper pub-e apo diskoteka. Eshte harruar krejt dashuria me librin, aktivitet kulturore dhe sportive.
    Pse te lihen lokalet e zakonshme hapur pertej mesit te nates, pse te vazhdoje akoma vegjetimi i lokaleve me ryleta akoma ne qendra qyteti dhe shume prane zonave te banuara.
    Dihet fare mire qe femijet e asaj moshe rebelojne ndaj prinderve dhe po ashtu dihet qe fitojne gjithmone femijte (jane te lidhur me zorret e barkut-thote nena ime).
    Tragjedia, tragjedite, jane problem akut i gjithe shoqerise dhe politika duhet te qendroje shume larg rasteve te tilla, sepse nuk i digjet bytha per viktimat por duan ti shfrytezojne keto fatkeqsira per prostituten politike.

  5. Eshte e vertete qe FEMIJA eshte pasqyra e prinderve ! por per fatkeqsi ndodh qe nje pjese prinderish nuk arrijne dot ta ndalojne femijne ne moshen adoleshente, pasi nje pjese e te rijve shkeputet nga Familja dhe jetojne per llogari te vete ,ku dhe nje pjese marrin rrugen e droges,krimit etj.Droga eshte armiku numer nje i te rijve pasi pak nga pak ja m’pine trurin duke humbur komandimin – drejtimin e vetvetes duke u kthyer ne nje person te rrezikshem ne Shoqerine ku jeton.

    E perseris edhe nje here qe prinderit jo gjithmone jane te fajshem ne raste te tilla pasi prinderit ne 99% i duan te miren Fèmijse qofte ky cenon ligjin dmth kriminel,drogaxhi,vrases etj-etj.Per mendimin tim eshte droga shkaktari i ketije krimi te shumtuar nga nje person qe duhej te ishte ne burg por edhe duhet kuruar per ta larguar nga droga edhe pse tani do kalbet ne burg..!
    Ne lidhje me drogen qe e perdorte deri sa u hedh ne nje ure 100m lartesi edhe djali i te MADHIT AVOKAT ANJELI ,i doli duresh i thone nje shprehje Popullore.Jeta vazhdon per secilin nga ne por ama kur nje person gezon RESPEKT ne SHOQERINE ku JETON eshte shume veshtire qe FEMIJA ta uli poshte keta prinder…!

  6. Si gjithmon hallexhinjt e hajn burgjet jan plot me hallexhinje sepse tipat si xhuvani bejn cte duan dhe dalin shpejt po manipuloet media jo i semur psiqik jo i droguar etj pot mire ti behet kti populli vet i zgjodhen frrokat xhuvanet edhe rucat ti mbajn me shnet.

  7. rrushi says:

    kjo foto eshte tregues e nje njeru cinik dhe i pashpirt si luiza xhuvani. i biri ose jo, ka dale te perkrahe nje kriminel te ulet per te genjyer popullin dhe drejtesine. nene ose jo, ajo mbetet nene kriminele. gjithe jeta e saje deshtoi ne kete produkt skarco qe po kerkonte ta shiste per engjell si ne librin qe kishte gati per botim dhe qe mbase sdo dale kurre ne treg. une e kam lexuar dhe jam tmerruar ne cforme makabre genjen kjo lavire e kriminel pjellese. kjo nuk eshte nene, por krimiNene

  8. une says:

    nqs ai del nga burgu pa te pakten 50 vjet, atehere se di per cfar kanceri ne gjygjesor flet kryeministri…

  9. lam says:

    Eshte fatkeqesi shume e madhe per babain e viktimes. Por babai (ashtu edhe te gjithe prinderit) duhet ta kuptoj se krimineli u lirua nga njerzit e vene ne vendin e pune nga politikanet/pushtetaret qe ndoshta babai (dhe me siguri pjesa dermuese e prinderve) i kane zgjehur dhe mbajtur ne pushtet. Ky fenomen eshte eshte si nje cikel – vjen nje dite qe efektet e vendime te gabuara apo indiferenca do te shfaqen ne forma te ndryshme.

  10. drejtesi te paster says:

    mbani veshin o njerez se ky vrases vetem se kishte thene se s’ka qene aty, s’ka bere vrasjet dhe se paskesha blere duhan diku tjeter. Ja platforma e prokuroreve si do pispillosen me lloj-lloj raportesh mjekesore qe te denohet e t’i vuaj me qejf ky vrases nja 7-8 vite te cilat e di edhe vete qe i meriton por nuk do mbi 20 vite apo perjete te digjet aty. Ja ky eshte synimi i kesaj nene qe llastoi keq djalin dhe nje babai i cili te tjereve do qe t’u hap syte me film. C’dreq filmash do besh ti e te tjere shkerdhata regjisore shqiptar qe o filma me enver beni o me hakmarje. Edhe te keqijat e medha kane ndonjehere te mira e veta. Keshtu, shpresoj qe tash ua ka ulur koken keq femija juaj meqe me heret nuk deshet te kuptoni se po e perkrahni e beni rrejshem bishen engjull duke e nxjerre nga labirinthet e gjyqesorve e burgut. Nuk eshte fajtori djali juaj JO, shkaku i vrasjes jeni ju si prinder! Juve duhet sabotuar edhe si emra meqe jeni njerez publik dhe me punen tuaj e perkrahjen e e djersen e publikut llastuat dike per te na vrare. Pra, duhet te zhdukeni nga mediet qe te mos shohe njeriu as surratet e juaja si prinder te ketij vvrasesi serik qe ju sikur e perkrahet te vije te kjo gjendje qe ai dehej me vrasjet. Nuk ngopej dhe me gjak ai!

  11. tani.deutschland says:

    Zonja Xhuvani edhe mund te mos e linte mandatin, ashtu sic beri fjala vjen Mediu ose te tjere…
    Mandatin ose e la vete ose e detyroi rilindja, por kjo aq ben, nuk eshte ndonje heroizem i kesaj zonje.
    Ajo duhej te mos ishte qe ne fillim deputete e parlamentit, me nje djale vrases, qofte edhe “pa dashje”.
    Ky shtet i vret shtetaret e vet gjithmone ” pa dashje” , here kater nga kater , here 28 per nje here e here tek e tek, si se fundmi Santon e ndjere.
    Policia me gjithe mend ishte aty per 9 minuta dhe i kapi keta por keta ishin edhe te alkoholizuar dhe pa tjeter nuk mund te rendnin aq shpejt sa edhe vrasesit e Santos me motor, pra me fjale te tjera i ngelen policise ne dore.. Per mua nje rastesi e jo me teper.

    Policia le te thote kush jane vrasesit e Santos. dhe si e shtypi Olldashi koken pas dritares dhe me pas foli ne telefon ?

    E them kete sepse keto ngjarje nuk kane ndodhur ne kohen e Sales dhe Ilirit, por te Edit dhe Ilirit, qe quhet ndryshe edhe koha e “Rilindjes”.

    Simboli i rilindjes ishte vetem Naim Frasheri, dhe ai nuk qe as Zogist as Enverist as Salidhjere e Edvinist por atdhedashes.

    Per mua vazhdimesia Enveriano-Ramiziste vazhdon pa nderprerje qe nga viti 1992.

    Show vazhdon..

  12. tani.deutschland says:

    Zonja Xhuvani edhe mund te mos e linte mandatin, ashtu sic beri fjala vjen Mediu ose te tjere…
    Mandatin ose e la vete ose e detyroi rilindja, por kjo aq ben, nuk eshte ndonje heroizem i kesaj zonje.
    Ajo duhej te mos ishte qe ne fillim deputete e parlamentit, me nje djale vrases, qofte edhe “pa dashje”.
    Ky shtet i vret shtetaret e vet gjithmone ” pa dashje” , here kater nga kater , here 28 per nje here e here tek e tek, si se fundmi Santon e ndjere.
    Policia me gjithe mend ishte aty per 9 minuta dhe i kapi keta por keta ishin edhe te alkoholizuar dhe pa tjeter nuk mund te rendnin aq shpejt sa edhe vrasesit e Santos me motor, pra me fjale te tjera i ngelen policise ne dore.. Per mua nje rastesi e jo me teper.

    Policia le te thote kush jane vrasesit e Santos. dhe si e shtypi Olldashi koken pas dritares dhe me pas foli ne telefon ?

    E them kete sepse keto ngjarje nuk kane ndodhur ne kohen e Sales dhe Ilirit, por te Edit dhe Ilirit, qe quhet ndryshe edhe koha e “Rilindjes”.

    Simboli i rilindjes ishte vetem Naim Frasheri, dhe ai nuk qe as Zogist as Enverist as Salidhjere e Edvinist por atdhedashes.

    Per mua vazhdimesia Enveriano-Ramiziste vazhdon pa nderprerje qe nga viti 1992.

    Show vazhdon…

  13. SFAIO says:

    Ne kot qe po flasim. Ai qen u morri jeten 5 njerezve ne 3 vjet, dhe kemi nje kryeminister qe del dhe ben lojra fjalesh, dhe nje deputete qe quravitet.
    Sic e shikoni dhe neper media dije dhe sot eshte hedhur versioni se qeni me emer Konstandin paska qene ne spitalin psiqik te Elbasanit, jo kot eshte hedhur kjo alibi. Duan ta nxjerrin te cmendor qenin me emer Konstandin qe te mos e lene gjate ne burg. Mjere ai popull per politikanet qe ka. TURP EDI RAMA PER SHOWN QE BERE DHE QE NUK SHPREHE NGUSHELLIMET PER TE VRARET, QE DJALI I MIQE TE TU U MORI JETEN, POR QAJE HALLIN E NJE NENE QE RRITI NJE KAFSHE. TURP

  14. nardone says:

    o Edo tani e dime qe per vjedhje energjie denimi eshte 3 vjet,por desha me dite sa eshte limiti i vrasjeve,sipas llogarise nje vrasje dy vjet dhe 5 vrasje i bije 10 vjet, ky ligj ka vetem nje ane te mire sepse pastron gjithe halet e vendit.

  15. mirel drejtesia says:

    nje perkedhelje e tepruar ,ja c’far sjell dhe ja perfundimi !

  16. Julia Gjika says:

    BOTA I KA HAPUR SYTE

    Pranvera iku bashkë me lulëzimin.
    Shijuan pjekjet e verës.
    Vjeshta i c’veshi pemët.
    I hapi vëndin dimrit.
    Dita u bë monotone, e rëndomtë,
    e zgjatur nata.
    Në lajmet e mbrëmjes populli ul veshin, dëgjon
    vrasje, vrasje nje vrasje e re në qytetin tonë.
    I njëjti shkak sa i ri dhe i vjetër
    për motive të dobëta
    ( ha sapunin për djathë o popull!)

    U bë e padukshme e vërteta,
    humbi si gjëlpëra në kashtë,
    kollaj thurret gënjeshtra.
    Mashtrimi vret në gjendje të dehur
    emri që e polli shkruhet në lumenj gjaku
    vrasësin fsheh nën sqetulla e padrejta.
    Djalli ka nishan.
    Në kokë e në gropë, për motive të dobta
    se c’ka bërë s’mban përgjegjësi.
    Djalli ka mbrojtje, mjekë, spitale psikiatrikë.
    Vërtetohet me firma, se djalli është i sëmurë psiqik
    Djalli duhet shpëtuar, duhet të jetë i lirë
    të jetë në rolin e vet, deri në fund të kryejë detyrën.
    Shtrigat luajnë teatër me fytyra nëne
    për të pafajshmit të vrarët
    kanë humbur fjalët, të gjallët nuk përmënden.
    Bota ka hapur sytë dhe pyet:
    Në c’shtrat përpëlitet drejtësia?
    Drejtësia ka dhënë shpirt- ulërin suferina.
    Vrasësin e kanë marë në mbrojtje
    mgjs deklarojnë,
    se ka rrugë të gjatë për t’u kthyer në shtëpi.
    Ai e zgjodhi vet atë rol apo ja dhanë
    këtë kush mund ta dijë?
    Por dihet që u suportua nga kompromisi,
    përderi sa me vrasje nuk nginjet.

    Asaj që e solli në jetë I thanë:
    Dil në faqe të Botës, mallengjeje atë.
    Doli dhe tha vec fjalë gjaksore.
    O popull i mjerë sa kohë do luhet me ty?
    Pa hapur mirë sytë në mëngjes
    krismat hapin ditën që gjakoset.
    C’farë fati të paska rënë?
    Varfëria s’të mjaftoka,
    por të jetosh në ankth nga vrasësit që jetojnë të lirë
    dhe mbajnë peng orët e gëzimit tënd.
    Nënat e vrasësve enden nëpër mjergulla
    humbur, me krahë të thyer
    duke tallur vehten me mashtrime.

    Julia Gjika

    Nëntor, 6, 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje