“Do respektojmë të drejtën Kushtetuese të Presidentit për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë”.
Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas takimit të zhvilluar në Presidencë me Kreun e Shtetit Bujar Nishani.
Meta theksoi se zgjedhja e Guvernatorit të ri është një proces që po shkon drejt finalizimit, ndërsa theksoi se Presidenti ka një rol dhe pozicion bashkëpunues për zgjidhjen e ngërcit në Bankën e Shqipërisë.
Kreu i Kuvendit tha se gjatë takimit nuk janë diskutuar emra konkretë për pozicionin e Guvernatorit të ri, por është diskutuar mbi procesin.
“Çështja kryesore ishte ajo e zgjedhjes së Guvernatorit të ri të BSH. Presidenti bëri një ekspoze të mënyrës si ka proceduar deri tani për të realizuar në kuadër të përmbushjes së detyrimit të tij kushtetues për të zgjedhur emrin e ri.
Në këtë drejtim është mjaft i hapur për zgjidhjen e kësaj cështje sa më shpejt në interest të BSH. U fol për procesin dhe rëndësinë e vajtjes tek një emër gjithnjë përmes procesit, jo paracaktimit të një emri, cilidoqoftë ai.
Ne do të respektojmë të drejtën kushtetuese të presidentit. Do të ofrojmë gjithë bashkëpunimin që ky emër të jetë garant i drejtimit profesional të BSH“, tha Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas takimit.
Gjatë ditës së sotme Kreu i Kuvendit Ilir Meta pritet të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e PD-së Lulzim Basha. Nishani po zhvillon takime me drejtuesit kryesorë politikë në vend përsa i takon zgjedhjes së Guvernatorit të ri. /gj.k/
O LIKE REGULLO PERSNALITETIN DEND NE KETE MOMENT TA HEQESH ATE NJOLL QE TE KA PLLAKOSUR NE GJITH SHQIPERIN ESHT KOHA EDUHUR PER TY DHE FAMILJEN TENDE??
Prandaj, pra duhen që parlamenti të bëjë amendamente kushtetuese që presidenti partiak, si puna e këtij Nishanit që populli s’e do fare të mos ketë kompetenca të tilla. Ai do të zgjedhë dikë që të manipulohet lehtë nga opozita dhe që të mbulojë aferat e pista bankare të horrave PD-ista. Sepse dihet tashmë botërisht që dhe Ilir Meta është i po asaj prerje si hajdutët dhe mafiozët e PD-së.
Nuk e kuptoje qendrimin qe mbahet deri me sot per te emeruar nje Guvernator .Po qe kopetence e Presidentit ta vendos ai pa pyetur askush.Po qe e Kuvendit turp qe seshte vendosur akoma .
Keto takime mbas takimesh: Ai ajo, une ti apo ata jane terma qe mesojne shqiptaret gjuhen shqipe .Meta merr persiper nje detyre qe nuk i takon. Po qe sholle zbutes per Opoziten pir… me te .
Likja duhet te beje te pamunduren per shendetin e tij i cili po e rrenon nga dita ne dite. Dhe te gjitha keto i vijne nga mekatet qe ka bere ne kurriz te popullit.
Ja dhe Like blloku shkoi si sekser te Jari.
PD-ja do vendosi nje Fullan tjeter, qe ti mbyllet haleja per killerin serial Xhuvani. Shume zhurme, per asgje!
Hajt tung, o popull!