Pensionet e minatorëve/Braçe replikon me Veliaj: Lexo emrat e përfituesve nga ligji

6 Nëntor 2014, 12:57Politika TEMA

Duke folur në Kuvend për pr/ligjin për pensionet e minatorëve, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj theksoi se nga ky pr/ligj përfitojnë 3840 minatorë.

Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i kërkoi ministrit që të lexonte të gjithë emrat e minatorëve që përfitojnë, në mënyrë që të rrëzonte akuzat e opozitës se përfitojnë më pak se 200 minatorë.

Ministri lexoi numrin e minatorëve që përfitojnë në çdo qark, dhe në pamundësi për të lexuar një nga një 3 mijë emra, tha se lista do të publikohet zyrtarisht sapo të miratohet ligji.

Replikat

Veliaj: Nga ky ligj i ri do të përfitojnë 3840 minatorë.

Braçe: Ata (PD) thonë që përfitojnë 190 minatorë.

Veliaj: Do t’ua them unë tani se sa përfitojnë.

Braçe: Lexoji të gjithë emrat një për një për t’iu përgjigjur opozitës.

Veliaj: Po i lexoj sipas rretheve dhe më pas emër për emër.

Reagime nga deputetët: Mos i lexo 3 mijë emra këtu, ose lexoji jashtë ose publikoi në faqen e internetit.

Veliaj: Do t’i publikojmë të gjithë emrat e përfituesve në faqen zyrtare sapo të miratohet ligji. /gj.k/

2 komente në “Pensionet e minatorëve/Braçe replikon me Veliaj: Lexo emrat e përfituesve nga ligji”

  1. Vlora1912 says:

    “Ata (PD) thonë që……??????

    Erion, shume komentues dhe lexues te TemA-s, perfshij edhe mua, te respektojme per ate qe je dhe me teper per ate qe ben…

    Poooooor, te lutem MOS ju refero kurr me opozites me “Ata”…… sepse opozita eshte institucioni me i lart perfaqesues i qytetarve, edhe te atyre qe kan votuar JU, qe supozohet ta mbaj qeverrisjen TUAJ ne binaret e LIGJIT…

    Referoju thjesht me “Opozita shprehet qe”

    E dim se cfar HALE opozite eshte kjo, e dime qe perfaqeson thjesht interesat e familjes Bastarde Berisha………

    Gjithsesi ju duhet te tregoheni institucional me opoziten, sidomos gjat diskutimeve te tilla ne zyrat e shtetit/parlamentit…

    Ne fb dhe ne Twiter, eshte puna jote si i quan…

  2. Albi says:

    Po per milionat qe i ka dhene vllait tha gje ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje