Reforma e pensioneve/ Rama: Bëmë realitet zotimin për uljen e moshës së pensionit për minatorët

6 Nëntor 2014, 11:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social pohon se pas njëzet vitesh bëhet realitet ulja e moshës së pensionit për minatorët e nga 60 vjeç që ishte bëhet 55 vjeç.

“Ja edhe një zotim i bërë realitet pas njëzet vjetesh premtime elektorale e zhgënjime për minatoret”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Kryeministri Rama e ka shoqëruar postimin e tij me një poster shpjegues, ku nëpërmjet krahasimit, sjell ndryshimet nga ligji i vjetër në atë të ri, ku përfitimet vijnë si për gamën e numrit të pensionisteve, ashtu edhe në rritjen e pensionit.

“Reforma për pensionet, pensione më të lartë për të gjithë dhe ulet mosha e pensioneve. Mosha e pensioneve të minatorëve nga 60 vjeç bëhët 55 vjeç dhe përfitojnë 3840 individe, pasi me ligjin e vjetër përfitonin 9.000 lekë në muaj, ndërsa me ligjin e ri 14.474 lekë në muaj, duke shkuar deri në 21.000 lekë në muaj për ish-minatorët që përfitojnë trajtim të vaçante financiar. Së bashku në shumë beteja për kushte e dinjitet”, shkruan Rama. /gj.k/

10 komente në “Reforma e pensioneve/ Rama: Bëmë realitet zotimin për uljen e moshës së pensionit për minatorët”

  1. Mimoza says:

    Goxha lajm i mir bah hallall jua beft zoti

    1. arlinda says:

      Bravo ju qofte te pakten nuk ka shukuar vota deme me ju, sic po duket po vini shume gjera ne rruge te mbare fale angazhimit, ju lumte.

  2. Denisa says:

    Po si ka munsi kaq pak vetem 15 dollar esht per te mar nje.vit pun…??????

  3. Flamur says:

    Bravo veliaj, i pa lodhur.le te lehin ata zagaret, ju vazhdoni perpara. Respekt.

  4. Ueda says:

    Sepse qeveria qe eshte tani ne pushtet , fjalet i ben vepra .
    BRAVO qeverise !! Kjo pra eshte rilindja me fakte konkrete jo me fjale boshe sa per te mbushur premtimet elektorale ?

  5. flavia says:

    Bravo per intresin qe po tregoni per kete shtrese pasi per shume vjet u genjyen dhe u mashtruan, shume vleresime per fjalen e mbajtur per uljen e moshes se pensioneve per minatoret.

  6. megi says:

    Suksese dhe vazhdoni keshtu me te njejtin ritem dhe me zotimet e tjera ?

  7. angela says:

    Bravo me ne fund nje qeveri qe mendoi per kte shtrese te vuajtur !

  8. ina says:

    Pergezime. Ky eshte nje vendim shume interesant. Mbrojta e interesave te pakices ne Shqiperi eshte dicka e pazakonte.

  9. etleva says:

    bravo te qofte se gjynah te shkretet…po mos e rrit me moshen dhe per te tjeret,se jan aq te vuajtur ssa dhe 70 vjet nuk kan per ti arritur beje 60 vjec te pakten per te gjith se gjynahhhh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje