Presidenti i RepublikësBujar Nishani thirri dhe zhvilloi takime të veçanta informuese dhe konsultuese me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Presidenca, në fokus të takimeve ishte informimi nga ana e Presidentit për secilin prej bashkëbiseduesve të Tij për proçesin e deritanishëm të ndjekur për përzgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.
Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit, në takimet e zhvilluara, informoi se proçesi i ndjekur synon arritjen e standardeve më të larta që çojnë drejt përzgjedhjes së kandidaturës më të mirë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Presidenti Nishani kërkoi nga ana e bashkëbiseduesve që proçesi i konsultimit dhe përzgjedhjes së Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë të shoqërohet me transparencë dhe mirëkuptim. /gj.k/