Nishani dekreton emërimin e 3 ambasadorëve

6 Nëntor 2014, 16:00Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e tre ambasadorëve shqiptarë në Kroaci, Francë dhe në Misionin e BE-së.

Kështu Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e z. Ilir Melo, ambasador në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Gjithashtu, Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e Dritan Tola, ambasador në Republikën e Francës, rezident, në Principatën e Monakos, jorezident, si dhe në Republikën e Portugalisë, jorezident.

Presidenti Nishani ka dekretuar edhe emërimin e  Suela Janina, ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezidente, në Mbretërinë e Belgjikës, rezidente, si dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezidente. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje