Kërkesa e KESH sh.a. për rritjen e tarifës së shitjes me shumicë të energjisë elektrike nga 2.2 lekë/kWh në 3.3 lekë/kWh, duket se është e detyruar nga rrethanat e krijuara.
Kjo, dike qenë se sipas të dhënave të siguruara, tarifa aktuale e shitjes me shumice të KESH prej 2.2 Lek/kwh parashikonte realizimin e shpenzimeve operative dhe investimeve të planifikuara për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe për blerjen e energjisë së prodhuar nga prodhuesit e vegjël konçesionarë dhe prodhuesit e pavarur.
Sasia e energjisë për t’u prodhuar nga këta prodhues ka qenë llogaritur në 778 GWh për të tre vitet e periudhës rregullatore (2012-2014).
Mirëpo sasia reale e energjisë së prodhuar nga këta prodhues, dhe që përfaqëson detyrim për blerje nga KESH/FPSH, pritet të jetë 1,569 GWh, pa përfshirë prodhimin e ASHTA Energy, i cili pritet të arrijë sasinë prej 415 GWh, prodhim që nuk është parashikuar në tarifën 2.2 Lek/kWh për të tre vitet e periudhës rregullatore (2012-2014).
Ky detyrim i KESH/FPSH për blerjen e sasisë së energjisë të prodhuar përtej planifikimit dhe të pareflektuar në tarifat e miratuara prej ERE për periudhën 2012 – 2014, i ka shtuar KESH-it/FPSH kosto shtesë prej rreth 11 miliardë lekë.
Kjo kosto shtesë, si dhe blerja e energjisë nga importi (ne zbatim te nje VKM te qeverise se kaluar) për llogari të OSHEE për mbulimin e humbjeve në shpërndarje (rreth 8.5 miliardë lekë) është financuar me OD të marra nga bankat e nivelit të dytë, përdorimi i të cilëve ka prodhuar detyrime shtesë për interesa prej rreth 2.6 miliardë lekë./b.l
Pas kesaj do te filloj kontrolli se si i ka mbuluar KESH situacionet e punimeve te digave dhe se sa perputhen me volumin faktik. Do te filloj kontrolli i blerjes te bazave materiale dhe se si mbulohen kostot e KESH ne projektet e donatoreve sidomos me BB. Kush eshte kontraktor dhe kush perfiton nga pjesa qe mbulon KESH.
Kjo histori ka kohe qe ka filluar per mos te thene qe nga koha e Harasanit.
Po pse sme del llogaria se di….
Po kesh me cfare cmimi e ka blere qe kerkon te rise cmimin e shitjes!
Kontrolloni blerjet nga HC private: Jo vetem çmimi teper i larte por shumica e energjise se blere eshte fiktive dhe ndajne leket e pista privati me inspektoret e matjes. Kontrolloni gjithe sistemin e shperndarjes. E keni krejt te korruptuar. Blini aparatuara qe te largohen duart e mjeshtrave te elektikut nga matsat. Vendosni matsa direkt ne kabinat e shitjes.