Bashkia e Tiranës ka akuzuar qeverinë se po bën ndërtime të paligjshme.
Sipas saj, bëhet fjalë për një ndërtim në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.
Bashkia thotë se inspektorët e saj kanë konstatuar një betobiere duke punuar mbrëmjen e djeshme në këtë ministri.
Ata kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve, pasi sipas tyre, nuk Ministria nuk kishte marrë leje.
Por, më pas ka ndërhyrë Policia e Shtetit, e cila tha se leja ishte marrë tek ata.
Në denoncimin e saj, bashkia akuzon qeverinë se po arreston njerëz të pafajshëm për ndërtimet, ndërkohë që vetë po bën ndërtime të paligjshme./b.l
sa kot keta mo hej,
kur prish cibanet pse i prish thone tani nxjerrin kete tjetren
ec e merre vesht
http://bit.do/rifillojne-ndertimet-e-paligjshme-ne-kryeqitet
Bashkia e Tiranes eshte konkurrente e denje e Portokallise.