Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaron senuk ka asnjë dyshim se autori përgjegjës për vrasjen e katërfsihtë në Tiranë është shtetasi Kostandin Xhuvani. Sipas tij, kjo është vërtetuar nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer pas arrestimit.
I ftuar në Top Channel, kryeprokurori shprehet se Konstandini ka qëlluar dy persona ndërsa nga të dhënat e hetimit rezulton se dy të tjerët kanë vdekur në mënyrë aksidentale. Sipas tij, debatet kanë lindur pasi i akuzuari u ka kërkuar drogë dy personave dhe më pas konflikti është përshkallëzuar.
Sokol Balla: Le të flasim për ngjarjen e ditës së martë, ku humbën jetën 4 vetë dhe i dyshuari kryesor është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Xhuvani, si dhe i përshirë djali i një kolegut tuaj. Çfarë mund të na thoni për dinamikën e ngjarjes?
Adriatik Llalla: Ishte një ngjarje e rëndë. Që në momentet e para të ngjarjes janë shoqëruar të dyshuarit. Në aspektin personal ndjej dhimbjen më të thellë për familjarët e viktimave, ndërsa nga ai profesional siguroj familjarët dhe gjithë shtetasit se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë po kryen të gjitha veprimet hetimore për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.
Sokol Balla: Në aktpadinë që do të dorëzoni nesër në gjykatë, masa që do të kërkoni do të jetë ‘burg pa afat’?
Adriatik Llalla: Po.
Sokol Balla: Prokuroria dukej se nuk kishte asnjë dyshim se kush ishte autori i ngjarjes…
Adriatik Llalla: Nuk kemi asnjë dyshim se autori përgjegjës është shtetasi Kostandin Xhuvani, sepse e kanë vërtetuar të gjitha veprimet hetimore që janë kryer pas arrestimit.
Sokol Balla: I akuzuari ka kërcënuar për të vrarë edhe policët që e kanë ndaluar?
Adriatik Llalla: Po.
Sokol Balla: Është provuar se i dyshuari ka marrë armën dhe ka qëlluar 4 persona?
Adriatik Llalla: Ai ka qëlluar dy persona. Nga të dhënat e hetimit rezulton se dy të tjerët kanë vdekur në mënyrë aksidentale.
Sokol Balla: Thuhet se ka pasur edhe një armë tjetër…
Adriatik Llalla: Ka dyshime.
Sokol Balla: Po lajtmotivi i ngjarjes?
Adriatik Llalla: Debatet kanë lindur pasi i akuzuari u ka kërkuar drogë dy personave dhe më pas konflikti është përshkallëzuar.
Sokol Balla: Po viktimat kishin preçedentë penalë?
Adriatik Llalla: Nuk kemi një informacion që të tregojë se kishin.
Sokol Balla: Ky person dy vite më parë kreu një tjetër vrasje dhe u dënua lehtë. Ai kreu 9 muaj burg. Si ka mundësi që një individ i tillë u la i lirë kaq shpejt?
Adriatik Llalla: Është një çështje që ka kaluar të gjitha fazat e hetimit dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe është marrë ai vendim.
Sokol Balla: Opozita ka ngritur akuza për lrimin e tij ndërsa thuhet se ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje në Gjirokastër, ndërkohë që pretendohet se ka qenë edhe në një spital mendor…
Adriatik Llalla: Në qytetin e Gjirokastrës ka pasur konflikt mes të rinjsh dhe personi i dyshuar ka qëlluar me armë në ajër. I dyshuari ka qenë shtetasi Kostandin Xhuvani. Nuk është bërë e mundur kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore sepse ky shtetas nuk ndodhej më në Gjirokastër dhe më vonë doli se ai nuk kishte qenë fare atje, pasi ndodhej në një spital psikiatrie, bazuar edhe në dokumentat e këtij spitali në Elbasan. Është pyetur personeli mjekësor i këtij spitali dhe rezulton se ai ka qenë atje. Më pas janë bërë edhe verifikime në Gjirokastër ku dëshmitarët kanë thënë se nuk kishte qenë ai në konfliktin e armatosur.
Sokol Balla: Zoti Llalla, flasim pak për kriminalitetin, në ç’situatë ndodhet Shqipëria? A funksionojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale?
Adriatik Llalla: Kemi bashkëpunim korrekt me të gjitha isntitucionet e tjera, deytë të cilën e kryejmë në respket të detyrimeve tona ligjore. Probleme me kriminaliteitn ka. Synojmë të përmbushim detyrën tonë. Ngjarje do të ndodhin, e rëndësishme është që organet e drejtëisë të zbulojnë autorët.
Sokol Balla: Ka bashkëpunim mes Prokurorisë dhe Policisë?
Adriatik Llalla: Ka bashkëpunim konstruktiv. Prokuroria ka takime periodike me Policinë, ku diskutohen hetimet për çështje të caktuara dhe organizimin.
Sokol Balla: Kalojmë në të shkuarën, sepse ka patur aludime se shumë prej aksioneve dekonspiroheshin nga policia. A ka ndryshuar gjë në këtë 1 vit e ca?
Adriatik Llalla: Duhet të theksoj se ne kemi patur raste që persona të ngarkuar me hetimet i kanë dekonsipruar ato. Për të gjitha ato raste ligji përcakton përgjegjësinë për gjithësecilin.
Sokol Balla: A keni raste të tilla?
Adriatik Llalla: Kemi.
Sokol Balla: Dje kishit takim me kryeprokuriorin e Antimafias italiane. Ishte një takim kortezie, apo ka diçka konkrete?
Adriatik Llalla: Me prokurorinë italiane kemi bashkëpunimin më të frytëshëm. Kjo edhe për faktin që në Itali jeton një komuniteti i madh emigrantësh shqitparë, mes të cilëve ka elementë me precedentë kriminale, ashtu siç ka edhe italianë që ushtrojnë aktivitete kriminale në Shqipëri. Dje diskutuam për thellimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe pastrimin e produkteve të veprave penale. Prokuroria shqiptare ka nevojë të ketë struktura më të afta dhe Italia ka ofruar gjithë ndihmën e saj.
Sokol Balla: Ka raste konkrete?
Adriatik Llalla: Pa dyshim.
Sokol Balla: Sapo u kthyet nga Shtetet e Bashkuara ku patët takim me prokurorin e përgjithshëm Eric Holder. Zakonisht, kur zyrtarë të tillë ikin në SHBA thuhet gjithmonë se shkojnë për të marrë ca porosi për t’i zbatuar, çfarë do të ndryshojë kjo vizitë?
Adriatik Llalla: Kemi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA dhe të strukturave të BE. Ishte një vizitë e suksesshme ku i rikonfirmua fakti që Shtetet e Bashkuara mbeten partneri ynë më i rëndësishëm për forcimin e shtetit ligjor. Gjatë këtyre diskutimeve u fol për çështje të ndryshme si krimin ekonomik, krimin e organizuar dhe terrorizmin që ka prekur edhe Shqipërinë.
Sokol Balla: Tek terrorizmi ndërkombëtar, më saktë ISIS, realisht sa e përfshirë është Shqipëria në furnizimin e terroristëve dhe në lfutën kundër tij?
Adriatik Llalla: Së pari, Shqipëria si anëtare e NATO-s ka përgjejgësitë e saj dhe ka detyrimet e saj për të mbështetur Aleancën në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Njëherazi, edhe legjislacioni shqiptar parashikon ndëshkimin e personave që ndihmojnë terrorizmin ose e ushtrojnë vetë atë. Kemi arrestuar një sërë personash.
Sokol Balla: Arrestuat edhe dy imamë, ku janë hetimet për këtë rast?
Adriatik Llalla: Hetimet ndaj këtyre personave janë drejt përfundimit dhe do të çohen në gjykatë. Pak raste janë sërish në hetim. Fakt është që në Shqipëri konstatohet një tkurrje e këtij fenomeni dhe një stepje për të mos iu bashkuar.
Sokol Balla: Të ndalemi tek personat e përfshirë për rekrutimin dhe financuesit. Të çfarë kategorie janë financuesit?
Adriatik Llalla: Biznesmenë.
Sokol Balla: Si ka qenë reagimi i kryeministrit për këto hetime, bashkëpunues?
Adriatik Llalla: Kryeministri shqiptar, si gjithë shoqëria shqiptare, ka mbështetur veprimet e drejtësisë dhe u ka bërë thirrje besimtarëve që të mos i bashkohen veprimeve që nuk janë as të natyrës fetare dhe qëllimeve tona kombëtare.
Sokol Balla: Në mos gaboj, në prag të vizitës së Papës në Tiranë pati një valë arrestimesh në Kosovë. Ditën që këta persona u arrestuan doli një njoftim që thoshte se ju kishit patur një takim me kryeprokurorin e Kosovës, a ka lidhje?
Adriatik Llalla: Me Prokurorinë e Kosovës kemi një marrëdhënie korrekte dhe institucionale, kryesisht shkëmbime informacionesh. Takimi im është bërë në kuadër pasi Hoxha është emëruar në këtë detyrë pak muaj me parë dhe ka qenë vizita për shkëmbim informacionesh.
Sokol Balla: Po thoni që fenomeni është në tkurrje, por atëherë pse ishte një shqetësim i madh për amerikanët?
Adriatik Llalla: Qeveria amerikane mbështet veprimtarinë e institucioneve tona në këtë drejtim.
Sokol Balla: A është Shqipëria e rrezikuar në të ardhmen e afërt nga sulmet terroriste? Ky është problemi që ka BE sot, konflikti mund të eksportohet prej nga vijnë luftëtarët?
Adriatik Llalla: Deri më tani nuk ka informacione të natyrës që Shqipëria ka qenë e rrezikuar nga sulme terroriste.
Sokol Balla: Disa kohë më parë, kryeministri Rama anuloi vizitën në Burrel për shkak të një kërcënimi për atentat me tritol. Vizita u anulua për arsye sigurie, pavarësisht se është thënë për arsye shëndetësore…
Adriatik Llalla: Prokuroria nuk ka nisur një hetim për diçka të tillë.
Sokol Balla: Krimi i organizuar është një prioritet. Si është Shqipëria në këtë sfidë?
Adriatik Llalla: Shqipëria përballet përditë me luftën kundër krimit të organizuar, një situatë që u diskutua edhe me kryeprokurorin italian. Gjatë këtyre viteve, individë që janë marrë me trafik lëndësh narkotike, prostitucion dhe veprimtari të tjera kriminale përpiqen t’i investojnë pasuritë në Shqipëri, duke përfituar edhe nga informaliteti i ekonomisë. Institucionet tona po punojnë në mënyrë intensive. Theksoj që në bashkëpunim me BE-në presim që shumë shpejt të vëmë në punë projektin mbi bazën e të cilit do të kemi të dhënat elektronike, që të kontrollojmë të dhënat në gjithë republikën nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Sokol Balla: Opozita ka patur akuza konkrete ndaj disa prej përfaqësuesve të PS si të inkriminuar dhe të përfshirë në trafik droge dhe prositutcioni. A ka indicje për këto akuza?
Adriatik Llalla: Prokuroria vepron mbi bazën e provave dhe fakteve. Nëse një shtetas apo një institucion ka dyshime për përfshirjen e një individi në veprimtari kriminale, atëherë ka detyrimin ta referojë në Prokurori.
Sokol Balla: Në bazë të ligjit bëhet fjalë për një shtetas që është dënuar dhe është “pastruar”. A ka raste të tilla?
Adriatik Llalla. Ka raste të tilla.
Sokol Balla: Operacionet kundër drogës në Lazarat dhe Dukagjin ishin të suksesshëm, por ka patur edhe akuza për ndërhyrje politike në këtë aksion. Keni të dhëna për këtë?
Adriatik Llalla: Nëse do të kishim të dhëna të kësaj natyre do të kishim nisur hetimet. Nuk kemi patur një hetim.
Sokol Balla: Keni përmendur publikisht që asetet kriminale është sfida për prokurorinë. Shifrat janë të ulëta ndërkohë që ligji i famshëm Antimafia ekziston, pse këto rezultate të dobëta?
Adriatik Llalla: Nuk janë rezultate të dobëta. Prokuroria ka rritur numrin e sekuestrimit të pasurive të vëna nëpërmjet veprimtarive kriminale.
Sokol Balla: Keni thënë që prokuroria ka nevojë për logjistikë. A i ka ajo kapacitetet për t’u përballur me krimin e organizuar, apo është një betejë e humbur?
Adriatik Llalla: Klrimi i organizuar ka në dispozicion burime të shumta financiare dhe ka evoluar në kohë. Kjo sjell detyrimin që prokuroria të rrisë profesionalizmin e saj dhe teknologjinë për t’u përballur me këto sfida. Krahas mbështetjes së qeverisë, kemi patur mbështetje nga BE dhe partnerët amerikanë. Brenda janarit do të futemi në një proces monitorues.
o llalle o kokrra e katnarit
po malokun e drragobise kur do ta fusesh ne burg ?
beji ketij populli budalla dhe vetes nje sherbim….
or kriminel dukesh nga emeri, e ligjet duhet ti njohesh mire tjeteri futet ne burge kur ka shkelje ligji jo si ne kohen e enverit kryetari e partia te fuste ne burge se ashtu i tekesh ,nqs se zotnia thote burke une them qe enveristet ti pushkatosh si caucesku kupton por ligji faktet nuk me pyesin mua se mua keshtu me pelqen -ti je i bindur me ideologjine enveriste por nga arkivat e faktet e botes enveristet dalin se kane bere masaker vrasje gjake edhe tradhetira politike e jo vjedhje –!!!
E bere dhalle Llalle…
HIPOKRITI LLALLA
vazhdon te tallet me inteligjencen e shqiptareve. Si gangster i katapultuar ne nje nga pozicionet me te rendesishme te shtetit modern, pa surratskuqje, me argumenta qe nuk bindin as edhe nje femije te azileve te Tirones, nxit me fjalepjerdhjet e tij edhe me shume, kriminalitetin e çdo niveli, duke i siguruar pandeshkueshmeri ne terejetesi, mjafton qe ti oliohen ingranazhet e tij te ndryshkura.
Nuk ka ndodhur ndonjehere ne historine e shtetit italian, qe pas vrasjeve te qytetareve te tij kudo ne bote, te shoqerohet ne kohe rekord me viziten e kryeprokurorit te antimafias, siç ndodhi ne rastin e fundit me viziten “lampo” te Franco Robertit.
I “pa perfshiri” ne kete krim makaber, Giampaolo Azzola, nuk ka qene nje viktime inoçente e plumzbrazjes me dy, e perseris me dy pistoleta te kriminelit Xhuvani.
I ndare me gruan pak vite me pare, eshte joshur me siguri nga kriminele italiane e shqiptare te mire pjacuar ne Shqiperi, te mbeshtetur nga pushtetare serbomalazeze saliberishiste, per te mbuluar aktivitete kriminale qe e çuan ne kete fund te merituar me larje hesapesh mes bandave mafioze italo-shqiptare.
Azzola, para se te zbarkonte ne token e kriminalitetit te ngritur ne rrang shteteror, ne Isso te Bergamos, merrej me shit-blerjen e autove te perdorura, krahas biznesit familjar ne Nembro te Bergamos, bashke me te vellain Stefano, te dy trashegimtaret e Alessandro-s (i ati) si pronare te Azzola Trucks.
Shitja e 80% te aksioneve te “Apollonia Investments” ish ministrit te jashtem te Peruse, nje nga vendet prodhuese dhe trafikuese te kokaines ne kontinetin amerikano jugor, e ben edhe me te komplikuar perfshirjen e tij, direkte apo edhe si “presta nome” ne kete aktivitet te kriminalitetit te organizuar ne shkalle planetare.
Jo vetem kaq, por siç ndodh shpesh me protagonistet e ketyre lukunive kriminale, ne mes hyn edhe prostitucioni ne rangun e pedofilise, siç e deshmon edhe prezenca ne lokal te dy prostitutave minorene, per te cilat akuzohet Sida, krimineli tjeter i ngjarjes. Mos berja e njohur e emrit te italianit tjeter ne vend ngjarje rrit edhe me shume dyshimin per qendrimin e poshter te Llalles, ne bashkepunim apo te urdheruar nga Franko Roberti i antimafjes italiane.
Azzola me siguri eshte siguruesi i llogjistikes se transportimit te droges nga e per ne Itali.
Edhe dy beratasit, qe kishin sherbyer ne Afganistan, lene te kuptohet qe flitej edhe per heroinen afgane.
Xhuvani, me banden e tij, ishte aty per te lare hesapet si me beratasit ashtu edhe me Azzolen, per hesap te trafikanteve te vertete te ketij organizimi mafioz. Nuk duhet harruar ne kete rast edhe perfshirja e drejt per drejte e Xhuvanit me kanabisin e Lazaratit.
Andaj Llalla, siç ka vepruar edhe ne shume raste te tjera, edhe ne kete rast kriminal, u mundua tu hedhe pluhur syve shqiptareve qe akoma kane paciencen per ta duruar ne kete rrugetim mbeshtetes te krimit te organizuar qe e ben me shume deshire e pasion.
Shume i qarte je . Ne ndonje portal italian i ke marr te dhenat per Azzola ? Te le shume dyshime kjo vrasje.
z dhalla, sipas jush ata qe vriten aksidentalisht nuk quhen , pastaj ai ka qen i shtruar ne spitalin psikjatrik ne gjendje te dehur per nje ore te ter , kjo nuk ju mjafton juve per te len ate ne arrest shpie he per he .
Kur stallieri behet ne nji shtet prokuror ,
ka fest gjithe bagetia.
Deri kur do vazhdoj au shtet te mbaje ne krye te institucioneve me te rendesishme te vendit ,te tille bageti stallash .
Ky eshte nji vetinjorim qe shteti i lejon vehtes se tij ,nderkoh qe nga ana tjeter kerkon drejtesi dhe shtet te se drejtes .
Me te gjata pyetjet se pergjigjet!
Me prokuror hajvan nuk kam pa ndonjehere. “Ka qelluar dy kurse dy te tjeret vdiqen aksidentalisht”, thote. I shtypi makina?? Deshi te vriste dy thuaj o qafederr, kurse dy te tjeret i vrau padashje!
K/Prokuror nuk duhet te kishe bere kete dalje ne publik per nje ceshtje kriminale. Ke rene viktime e gazetarise jo-profesionale.
Nese ky Krye/prokuror vazhdon me demagogjin e tij te shpifet do te kete vrasje te tjera. Ky njeri nuk te pret per te denoncuar nje fakt te prokuroreve te korruptuar,ky njeri nuk mer pergjegjesi kur vartesit e tije kerkojne te zbatohet ligji ne dhenien e pretencave,por thjesht i mjafton qe pergjegjesine e prokurorise tja faturoje gjyqesorit,dhe keshtu qe ky me te veten e beri detyren. Adriatik,puna juaj dhe e kolegeve te tuaj eshte kur nje prokuror i shkon deri ne fund te zbatimit te kodit penal,dhe jo me kercenime per te mbrojtur kontigjente kriminale te cilet ju dhe shum te tjere ne dikasterin tuaj blihen me para,packa se jeta e tjetrit nuk kthehet me. Mostra te tilla qe ushqehen me gjak njeriu duhen te marin fund or tunxh.
Jemi popull i korruptuar tradicionalisht ! Ky gjoja skjarim i k.p.Llalla gjason me te ashtuquajturin skjarim nga dr.Arsim Gergjaliu-ekspert mjekoligjor i Kosovos i cili deklaroji se eshte 100% i sigurt se Dino Hasanaj i cili flente ne para beri vetvrasje me 11 predha= 4 ne pjesen e perparme te qafes,3 ne pjesen e pasme te qafes dhe 3 te tjera ne anen e majte te kraherorit! Duke mos lene kufomen te qendroje ne morg siq jane normat ligjore per tu zhvilluar dhe pastaj per tu ekzaminuar plaget e tentim mbrojtese tek viktima ! Si mundet 11 plage te ja shkaktoje vetes ne se paku tri regjione te trupit ! Ne rastin konkret sa mbetet e ruajtur fuqia kinetike e predhes per te depertuar madje tejshkuar nga nje trup ne tjetrin ! Mjerim per kto EKSPERTIMESH MJEKOLIGJORE !