Në krah të Luizës

7 Nëntor 2014, 12:00Politika TEMA
Në krah të Luizës

Nga Astrit Patozi

 

Luiza Xhuvani është një njeri në hall të madh. Kjo është jashtë çdo dyshimi. Nuk di çfarë mund t’i ndodhë më shumë një prindi, përveç vdekjes së fëmijës së vet. E megjithatë, për sa ndodhi, unë as kam të drejtë, por as do të guxoja të merrja përsipër të gjeja fajësinë e saj në keqedukimin e të birit dhe aq më pak të shpjegoja me rend kronologjik arsyet e dështimit. Disa edhe e kanë bërë. Problem i tyre.

Por për një gjë do ta vija dorën në zjarr, që halli i Luizës është tmerrësisht shumë më I vogël se tragjedia e katër familjeve që humbën të dashurit e tyre nga masakra, me protagonisttë birin e saj. Ndërkohë, Edi Rama u përpoq paturpësisht që hallin e Luizës si nënë e dëshpëruar ta shiste si një tragjedi, kurse tragjedinë e vdekjes se katër viktimave si një hall të vogël. Dhe kjo është më shumë se cinizëm, por do të ishte gjysma e së keqes sikur të ndalonte këtu.

Gjatë këtyre dy ditëve kam pritur me gjak të ngrirë që dikush prej nesh t’i hidhej në shpinë e t’i përvishej edhe deputetes së PS, por fatmirësisht kjo nuk ndodhi.

Natyrisht edhe Luiza mund t’ia kishte kursyer vetes atë shfaqje poshtëruese në krah të Kryeministrit. Sepse nuk ishte duke luajtur ndonjë tragjedi të Eskilit, por dramën e vet dhe atë të familjes së saj. Por sigurisht që unë nuk kam ndërmend që t’i shtoj hallin duke e akuzuar Luizën, jo thjesht se nuk është as e drejtë, as e fisme dhe as etike, por edhe për faktin se e kam zakon që përgjegjësinë ta kërkoj në fillim te më i madhi.

Në republikën tonë është kthyer tashmë në një traditë rutinë që për çfarëdo ngjarje të rëndë që ndodh palët tregojnë automatikisht gishtin te njëra-tjetra, dhe besoj që kjo duhet të lërë një shije të neveritshme te publiku. Sigurisht, që edhe kjo tragjedi nuk mund të bënte përjashtim. Duke ndjekur me vëmendje reagimet, mendoj se të gjithë mund të kenë ekzagjerimet dhe teprimet e tyre, po aq sa t’ia kenë qëlluar me të vërteta apo gjysmë të vërteta, kur kanë paraqitur argumentet e tyre në debatin e ndezur që shoqëroi ngjarjen.

Por jam shumë i sigurt që më hipokriti, më i përlyeri dhe më i pacipi në këtë debat është Kryeministri Edi Rama, i cili është përgjegjës jo vetëm për keqpërdorimin politik të një tragjedie rrëqethëse, por edhe për inspirimin e vazhdueshëm të botës së krimit, me gjestet, mesazhet, me veprimet dhe mosveprimet e tij. Përfshirë këtu edhe masakrën e së martës.

Unë nuk kam ndërmend të merrem as me prokurorin që deformoi akuzën, as me gjykatësin që e fali, dhe as me policin që bëri sikur s’e pa kur Kostandini ishte shpallur në kërkim. Jo se ata janë të shfajësuar, absolutisht jo, por e kanë gjithsesi më të vogël përgjegjësinë. Unë fajësoj Edi Ramën si politikan të lartë, sot Kryeministër, dje udhëheqës i opozitës, për promovimin e vazhdueshëm të “cubave” dhe të “të fortëve”, që nga majat më të larta të politikës e deri në nivelet më të ulëta të administratës.

Luiza Xhuvani është një aktore shumë e mirë, por një deputete që nuk ka shkëlqyer asnjë ditë. Këtë nuk e them vetëm unë, e dinë të gjithë në Partinë Socialiste, besoj se është koshiente edhe vetë Luiza. Atëherë, ç’nevojë kishte Partia Socialiste apo qarku i Vlorës që të kishte patjetër deputete Luiza Xhuvanin, sa kohë që i biri e kishte kryer një vrasje, pavarësisht se çfarë dënimi të reduktuar dhanë për të gjykatat?

Jam i sigurt se edhe vetë Luiza nuk ka pasur ndonjë nevojë të madhe, sepse ajo e ka diturse do të kujtohet shumë me tepër si aktore,sesa si politikane, ndaj edhe nuk dua ta kërkoj problemin tek ajo. Por Edi Rama thotë se kishte miqësi familjare me Luizën, dhe kjo është e mjaftueshme që jo vetëm të bëhesh një herë deputete, por që të jesh pafundësisht në listat e tij. Madje edhe kur ndodhin ngjarje të rënda dhe të papritura, askush nuk e ndal vullnetin e të “gjithëfuqishmit”, i cili sfidon dhe i bën karshillëk gjithkujt, madje edhe partisë së vet.

Dhe kjo ndodh sepse për Edi Ramën afërsia me “të fortët” nuk është rrethanë rënduese, por vlerë e shtuar. Sepse ai vetë e ka kompleks raportin me ta dhe se ka konsumuar jo pak nga koha e vet politike në shoqërinë dhe “besën” e tyre. Se nuk është rastësi që shumë prej tyre i ka marrë vetë për dore për t’i sjellë në Parlament, dhe se për të mjafton që të jesh në rregull me letrat, ashtu siç ishte edhe Kostandini deri tri ditë më parë, dhe mund të vazhdosh i pashqetësuar “të punosh”. Por problemi është se këta trimat për “punë” njohin kallashin dhe pistoletën. Dhe deri këtu janë përsëri në rregull me Edi Ramën. Pazari prishet vetëm kur “gjaku shkon në gju të kalit”. Aty pastaj ai nuk i ndihmon dot më.

Kam bindjen se djali i Luiza Xhuanit mund të jetë trimëruar pak kur prokurori dhe gjykatësi e deformuan hetimin dhe ia hodhi paq me vetëm pak ditë burg, por ai ishte trimëruar dy herë kur nënën ia rizgjodhën deputete, me gjithë vrasjen e parë. Ndërkohë që jam i sigurt se atij i është qindfishuar trimëria kur “miku” i shtëpisë u bë Kryeministër. Kjo, sipas meje, është arsyeja kryesore përse ai guxoi sërish dhe ngriti dorën për të kryer masakrën e Rrugës së Elbasanit. Por këtu nuk është vetëm problemi i tij.

Puna është se Shqipëria jonë me derte gëlon nga Kostandinë të tjerë, vrasës potencialë apo keqbërës, të cilët përgjojnë dhe nuhasin me saktësi të pabesueshme çdo sinjal që vjen për ta nga lart. Dhe kjo është arsyeja kryesore përse ky vend nuk ka asnjë ditë qetësi nga krimi, që nga dita që Edi Rama u bë Kryeministër e deri sot që po flasim. Është e vetmja qeveri që pas ‘91-shit, e cila nuk shënon asnjë sukses domethënës në demotivimin dhe tulatjen e krimit në vend, edhe në vitin e parë të mandatit të vet.

Unë kam vlerësim dhe respekt të veçantë për Policinë e Shtetit, madje ndoshta më shumë edhe se vetë Kryeministri. Dhe kjo jo për shkak se jam anëtar i Komisionit të Sigurisë në Parlament, me të cilin nuk më lidh as shkollimi, as formimi dhe as ndonjë vokacion i veçantë për ketë sektor. Por nuk ndihem krenar për Policinë si Kryeministri për shkak seforcat e rendit arrijnë të kapin një vrasës vetëm pasi ky i fundit ka çuar në atë botë 5 njerëz. Dhe kjo ndodh edhe për shkak se policia gjendet kudo ku edhe mund të mos jetë, por mungon aty ky ka detyrën kryesore sipas ligjit. Unë nuk mund të jem krenar që Shqipëria po shndërrohet në një shtet policor pa pasur një Polici profesionale dhe të organizuar, e cila në radhë të parë duhet të garantojë rendin dhe sigurinë, gjë që nuk po e bën. Sepse Policia nuk ka fituar ende asnjë betejë serioze me krimin e organizuar, ndërkohë që u gufuret atyre që vjedhin energji dhe shemb shtëpi me leje dhe pa leje. Por sigurisht që nuk është problem i policisë, por i orientimit politik të saj.

Dhe si të mos mjaftonte kjo panoramë e zymtë e lidhjeve të forta të krimit me politikën, Kryeministri del e na jep atë shfaqje të shëmtuar në godinën e qeverisë, për të cilën ishte vetë skenarist, vetë regjisor dhe vetë aktor. Mirë që nuk i përmendi fare viktimat, por na ftoi që ta konsideronim “standard” dhe të duartrokisnim për atë që po bënte ai bashkë me Luizën, ose më mirë të themi Luiza nën urdhrat e tij. Kisha kohë pa dëgjuar një gjë kaq të rëndë. Pyetja është se cili është çmimi që duhet të paguajmë për këto soje standardesh që na servir Edi Rama si kryevepra të qeverisjes së tij? Duhet të jenë 5 apo më shumë të vdekurit që njerëzit të ftohen të qajnë, dhe jo për ata që u futën në dhé, por për një politikan që ka dhënë dorëheqjen? Dhe përse nuk mjaftonte një i vrarë që ky tip “standardi” të vendosej më përpara, sepse ndoshta mund të ishin kursyer 4 të tjerët?

Por Kryeministri ynë nuk ka ndërmend t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve. Dhe në ditë më të këqija se e marta kam bindjen se do të gjejë forcën dhe kurajën ta drejtojë gishtin sërish tek opozita. Është mjerim i madh që të akuzosh kundërshtarin politik edhe atëherë kur ai e mëson lajmin sa hap sytë në mëngjes nga televizori. Ti nuk shpëton dot nga pesha e përgjegjësisë duke thënë se edhen kundërshtari ka pasur kusuret e veta kur ka qeverisur, edhe sikur gjithë sa thua të jetë e vërtetë. Sepse opozita e ka marrë një herë faturën e saj dhe se tani është radha dhe përgjegjësia jote. Se opozita nuk ka ku të shkojë më shumë, dhe nëse ajo duhet të zhvendoset patjetër, duhet të çohesh e t’i lirosh vendin, kur nuk di dhe nuk do të që të administrosh mirë pushtetin.

Po si mund t’u thuash njerëzve se masakra të tilla do të ketë, sepse ngjarje të rënda kishte edhe në kohën e PD-së? Një qeveri normale as akuzon dhe as shpif për opozitën, sepse nuk ka nevojë për këtë. Opozita, në ndonjë rast, por edhe gjithmonë, mund ta luajë ketë rol, sepse tek e fundit ajo vetëm fjalën ka. Kurse Edi Rama ka çelësat e shtetit në dorë dhe është i ftuar të zbulojë, hetojë dhe denoncojë çdo aferë apo krim që është bërë sipas tij në kohën që qeveriste Partia Demokratike dhe nga njerëzit e saj. Por ne nuk e kemi një qeveri normale, sepse Kryeministri nuk është normal.

Po ta kishim, sot do ta dëgjonim të distancohej fort, jo thjesht nga masakra e së martës, por nga çdo element kriminal, brenda apo jashtë maxhorancës së tij, pa pritur që dikush prej tyre të vrasë 5 veta. Kështu do ta kishte respektuar edhe më shumë Luizën, jo thjesht si një mike të vjetër shtëpie, por më shumë si një nënë shqiptare që po përjeton një dramë të rëndë familjare, edhe me ndihmën indirekte të mikut të saj, që po na “udhëheq”. Kështu do të ishte realisht në krah të saj, sepse po të jemi realistë, nga kjo histori edhe Luiza mund të konsiderohet viktimë. Natyrisht, e pakrahasueshme me 4 viktimat e birit të saj, i cili u mor në mbrojtje nga Edi Rama kur vrau një, dhe pastaj u lëshua kur vrau 5.

(P.S. Këta rreshta dhe të tjerë si këta do të kishte qenë më e udhës dhe besoj se do të kishin pasur më shumë efekt nëse do të ishin thënë në Parlament. Meqë vendimi i Partisë Demokratike për bojkotin e Kuvendit është ende në fuqi, vendosa t’i ndaj me publikun përmes gazetës “Panorama”)

66 komente në “Në krah të Luizës”

  1. no kanabis says:

    “asnje sukses ne tulatjen e krimit ne vitin e pare”???? je mire astrit apo ke qene ne kllapi kur e shkrove? po lazarati cte duket ty zoteri. a po harrova, ate ti nuk e shihje si parcele krimi, po si nje ngaster te mbjelle me “kultura bujqesore”. ske faj, keni vite qe e keni pare ashtu.

    1. Zagar i rrahur says:

      Sa shume gjate i ra ky parimori per te thene me dy rreshtat e fundit qe nuk shtyhet dita, sidomos kur je ne opozite, neper lokalet e Tiranes ….
      P.S Artikull i shkruar nga nje person pa dinjitet qe ka qene gjithmone ne krah te Berishes (dhe me koken ulur) kur broçkulliste ne mbledhjet e grupit parlamentar.

      1. kalinjoti says:

        Eeej,Eeej;Astrito-Ndreqe nje here ate shinjestren
        a te qifja udhet,se po qellone gjithemone per Laraska.
        Shiko se gjahun e ke ne “Pyllin”e Salixhiokistanit,ndaj
        c,kerkone matane Lumit se duke mbajtur Kuken larte do
        na mbytesh brenda.E na rruac dhe mos rri me duke bere Sehir.
        Ajde Te fala Saliut ne e pe gjakundi.

    2. Ilir Hoti says:

      Si nuk e tha nje fjale per krimet e masakrat politike e korruptive te bandes tij me Salen ne krye..gerdeci’vrasjet ne mes te qytetit te qytetareve me duar ne xhepa..korrupsion e shitje te vendit…T U R P. Nje krim ordiner po denohet..shume mire..keshtu duhet te denohen te gjitha KRIMET!

  2. borobojka says:

    “Edi Rama ka celsat e shtetit ne dore”.Kjo thenie,e thene nga nje ligjvenes,dhe jo dosido,ka qene per shume kohe kryetar grupi parlamentar ne forcen e tij politike,me thene te drejten mua me le nje shije shume te keqe.Kjo tregon dhe na bind te gjitheve se sa politikane te paafte kemi,biles mund tu thuash disave si ky zoteria edhe’idiote’.Po si ka mundesi more ne nje republike parlamentare,ku funksionojne kater pushtete(bashke me median)te thuhash qe kryeministri ka celsin e shtetit ne dore.Presidenti,kuvendi,gjyqesor-akuze,mediat cfar kane more zoteri,celsat e kashtes.Turp per nje deputet te vjeter,nenkryetar partie,kryetar grupi parlamentar te jete kaq i ceket,kaq i pa llogjikshem,deri ne injorance mund te thuash.Turp.

    1. Shefqet Cela says:

      Zoteri me pseudonimin e mrekullueshem “borobojka”!
      UNE CUDITEM ME JU QE CUDITENI ME ATO QE ZHGARRAVITI PATOZI.
      Jo per gje, por nuk e ke degjuar here tjeter? Nuk ja di nivelin kulturor?
      Ai stan ate bulmet ka thoshin dikur.

  3. Prefekti says:

    Asterit djali une ste kam qejf si politikan por sinqerisht e ke qare kete fjalim! Gjynah i madh qe sado me zgjuarsi dhe finese te flasesh mbetesh prape se prape ne lumin e PD dhe mekateve te saja!

    1. Open your mind. says:

      Sigurisht qe e ka qare.Keshtu e qavi edhe per Gerdecin Astriti,edhe per 21 Janarin,edhe kur u vrane 4 polica nga Dritan Dajti qe bridhte me dokument komisar policie,edhe per shume e shume zullume te tjera qe bente kryetari i tij Sulltan Saliu kur ishin ne pushtetE4shte tamam si ajo historia e Kiço Peles tek filmi Njeriu i mire..Tani i erdhi goja,dhe me te drejte,se u iku “buka” nga goja.

  4. Andrea says:

    Te gjithe kane te drejte te japin mendimin e tyre per tragjedine e ndodhur por kure dhe ne asnje menyre per perfitime politike.Eshte ne nderin e cdo njeriu me dinjitet te shprehet hapur por kurre ne menyre cinike dhe sidomos ata qe per 24 vjet kultivuan krimin,percarjen drogen si menyre pasurimi etj ku ne kurthin e ngritue nga keta qeveritare kriminele ku dhe ju z.Patozi jini nje nder ta moret me qafe mbare nje komb dhe shkateruat rinine e ketij vendi.Menyra se si shpreheni ju Rama ka FAJ DHE FAJ TE MADH qe ju le ju kapot e mafjes shqipetare te lire ne vend qe te dergjeni ne burg.

  5. lala says:

    Per aq kohe sa ne shqiperine time e taten Z.Patozi per te fituar betejen politike duhet te mbeshtetesh patjeter tek te fortet sepse nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme keshtu do te ndodhe.I ve faj Rames pse e rizgjodhi Luizen deputete pasi djali i saj kishte keto probleme.Pse te mos e rizgjidhte.Pse kaq parashikues te zotet jemi ne qe te parashikojme se cdo te ndodhe ne te ardhmen me X person apo Y person.Luiza si njeri eshte e mrekullueshme bashke me Gjergjin dhe kete te gjithe e flasin.Tani per te “fortet” qe ndodhen ne parlament mos harro se deri dje ju si parti tek ato mbeshteteshit apo i harrove.Do te ti kujtoj po deshe.Me thuaj i ndjeri Hajdari apo i ndjeri tjeter Olldashi tek kush mbeshtetej apo i harrove?Po Lul Basha me 2009 kur ishte i deleguar ne qarkun e Elbasanit(po te them Luli sepse e keni kryetar)tek kush i mbeshtet.Do te ti them me emra.Te thashe per aq kohe sa ne nuk bejme dot zgjedhje te lira tek llumi i llumit do te mbeshtetemi sepse ato te vjedhin votat e te bejne ty e te tjeret parlamentare apo kryetar bashkije apo komune.Per mendimin tim sa me pak te zgjedhur te kemi edhe ne parlament aq me mire do te jete.Pra sikur parlamenti shqiptar te kete 60 vende do ishte shume me mire.(Mos harrojme se jemi apo s’jemi 3 milion banore tani ne Shqiperi).Po te kujtoj nje histori te ndodhur ne emisionin”Opinion” ne pushim te tij,kur Shpetim Idrizi tregoi te verteten sesi ndodh ne Shqiperi per caktimin e kandidateve per deputete.Kisha nje intelektual qe s’kishte te share por qe kishte 1 difekt shume te madh qe s’ruante dot voten e tij.Ne vend te tij kam vendosur nje tjeter njeri jo aq intelektual sa i pari por jo vetem qe e ruan voten e tij por edhe e shton me te gjitha menyrat.Sot ai eshte kolegu yt i dashur z.Patozi.Nuk ka faj shume kryeministri e kemi fajin ne vete si shoqeri qe per interesa te vogla te castit shesim edhe nanen e baben tone.Ja keto jemi ne qe per 20 apo 30 000 mije leke harrojme cdo gje.Kjo gje ndodhi per here te pare me 23 qershor ? Jo kjo ka ndodhur shume e shume kohe perpara.Mblidhuni tani e mundohuni te minimizoni kete dukuri sa nuk eshte vone.Nje nga menyrat jua thashe pak me lart duke zvogeluar nr e deputeteve ne parlament qe ai qe te zgjidhet te mos kete mundesi te bleje (apo me keq akoma ti vjedhe)7 000 deri 10 000 vota por ti duhen me shume se 30 000 mije te tilla.Pastaj keto kellira qe ju i keni kolege ne parlament nuk do kene kaq mundesira per tu zgjedhur.Kurse per policine te pakten ne kete rast nuk ke pse thua ashtu.Shohim perdite shembuj te ndryshem ne cdo vend te botes kur 1 kriminel vret jo 4 por 14 njeheresh dhe nuk parandalohet dot vrasja.Policia ne rastin konkret e ka bere punen e vet.Tani i takon drejtesise te japi me te vertete drejtesi.(Jo si ne rastin e Ilir Metes ne gjykaten e larte 5 me 0)Po ta kujtoj se pikerisht per shkak edhe te politikaneve si puna juaj kjo drejtesi ka bere e po ben zhdrejtesi.

  6. Idajete says:

    Asnje presje nuk mund ti heqesh keti artikulli sepse eshte nga ata artikuj qe Ju Z.Patozi dini te beni aq te goditur.Por ne kerkojme qe materjale te tilla te dalin ne Kuvend.Mendoj se sa me shpejt ju duhet te jeni prezent atje .Zeri juaj ne Kuvend eshte me i fuqishem se kudo.

    1. Derdimen says:

      Aha, asnje presje nuk duhet hequr, por le te shkruaje eshe per 11 janarin me presje dhe pa presje zotni Patozi. A je dakord zonja Idajete?

    2. tani says:

      te lumte bytha- me fal, goja doja te thoja moj Idajetzeza.

  7. murrizi says:

    “Akti i drames mbaroj,perdja ra dhe duartrokitjet vazhduan edhe per nje kohe te gjate.” Patos.! Keni te drejte kur thoni gjithcka qe ju vjen ne mendje per Edi Ramen.Kjo eshte detyra juaj si opozite,por si shpejt u merzitet per pushtet.Duhet te prisni dhe ca sepse ju akoma nuk e ndjeni vehten ne opozite,dhe kjo per shume arsye. Atehere,pasi te piqeni e te ndreqeni mund te mendoni per pushtet.Por gjasa ka se shume vone do rifitoni vetevehten.! Nuk keni te drejte te lakoni emrin e artistes se madhe Luiza dhe politikanes se nderuar,,qe nese ju e ndjeni se nuk ka qene e dobishme,ajo kurre per asnje minut nuk ka qene e demshme si koleget e saje te krahut tuaj.Ajo ne heshtje u duartrokit kur beri doreheqjen si deputete,por s`mund ta bente si nene.! Ju kete kerkoni,qe nena te mohoje te birin.! Ajo e rrjeshtoj dje djalin e saj ne rradhe me viktimat e tije,sepse ndonese fizikisht ai jeton,moralisht per nenen dhe mbare shqiptaret eshte i vdekur.! Por c`faj ka nene zeza qe biri i saj mori tatepjeten per vehten dhe familjen,duke vrare 5 persona,dhe per faj tuaj si politikeberes te te gjithe kohrave . Nuk eshte vetem ky rast e ky Kostandin,por jane me mijera te tille ne vendin tone,jane me mijera nene-zeza me femije te vare si kontribut i punes tuaj te peshtire.! E gjora Luize e gjeti kurajon dhe hapi krahun,por koleget tuaj nuk u treguan kaq burra sa kjo,qe ne rastet me makabre nuk diten as nuk munden te ndahen nga e keqja. Pra ju doni vetem pushtet me cdo cmim.Zoti mendofte per juve dhe per politikanet tane! Te pakten kur s`keni cfar thoni,me mire mos flisni fare.

  8. lira says:

    disa gjera i thote mire ky burri…sikur t’i kishte thene po keshtu (apo edhe njecike me pak, se i kepusnin koken) edhe kur ishte dhe dilte ne krah te nje kopjeje te frikshme te Kostandinit, kriminelit Berisha,qe ka shume, shume, shume krime mbi shpatulla (jo 5)qe nga ’97 e deri dje.

  9. Erions says:

    I nderuar Z. Patoz . Me lejo t’ju them se je nder te paket deputet te PD qe kam respekt per vete faktin se dole trim dhe dole nga rrjeshti i Sales dhe vure llogjiken e politikanit mbi ate te Sales. Shkrimi juaj eshte i gjate dhe si i tille mund te gjesh edhe shume gabime dhe disinformime dhe demagogji te panevojshme qe nuk do deshiroja te ishin karakteristike e nje Patozi te ri me afer Bashes ose Sales do te preferoja ate Patozin renegat , disident me pak para dhe shume probleme. Per te mos u ndalur ne gjithe shkrimin ( ndonse mund ta beje me vone kur te zbardhet) me lejo t’ju them qe jam dakort me ty per gjykimin ndaj Rames kur vjen puna per listat e deputeteve miqesirave etj gje normale per abjentin e politikes shqiptare por cdo gje tjeter qe shkruan per krimin dhe Ramen eshte thjesht demagogji dhe per nje elektorat jo shume te mireinformuar qe neser mund te te jap vota. Pak me vone mund ta ndalem ne detaje dhe uroj ta lexosh meqe vendoset ta ndanit me publikun mendimet tuaja

  10. edi says:

    Vetem me luizen nuk eshte marre gjate gjithe artikullit. Madje edhe kunder Rames nuk eshte, thelle thelle. E ka te gjithen me lulin.

    1. gjergj says:

      Ke shume te drejte.konstatim shume i holle. E kap me luizen per tu hedhur tek edi. Merret me qeverine per te dale tek parlamenti dhe ketu ja plas lulit. Teknike e vjeter kjo Astrit.
      Astrit deshtaku

  11. Loku says:

    Po e ke bere per te marre ndonje lek, nga mediat ku po e publikon kete artikull, hec mo ta pranoj kete artikull. Po sbesoj se e ke bere per leke. Se sje nga ata qe ske bere leke.

    Po e ke bere per tu rikthyer te politika aktive, ske gjetur rrugen e mire. Ate qe nise vazhdoje, mos e ler pergjysem. Mos u trego nje oportunist i rendomte dhe vulgar. E kemi pare qe shume politikane e kane
    bere, per te gjetur veten tek mundesite e perfitimit duke i qendruar prane liderit.

    Ne rradhe te pare mos u merr me kryeministin. Merru me te, por me pare fillo merru me ate liderin e partise ku aderon. E pastaj te lind e drejta te merresh me liderin e opozites. Nese ke pranuar faktin se lideri i partise eshte i sakte ne ato qe thote e ben, ne ato qe ka thene e ka bere dhe ne ato qe thote dhe qe do te beje ne te ardhmen, atehere je pjese e deshtimit te se shkuares dhe e tille do ngeli dhe per te ardhmen, per te mos thene qe ka per te qene nje deshtim akoma edhe me i rende.

    Prandaj perri, verri, cerri ne forma me te moderuara, prape svlejne.

    Hajde shnet

  12. vemendje* says:

    Po mos te kpeshe me politiken,dhe ne vecanti me ramen,do ishte nje nder shkrimet me shkelqeye qe kam lexuar kohet e fundit.
    Nje analize e perkryer dhe e pare me realitetin e perdidshem,dhe e shkruar per ate cka mendon njeriu i thjesh shqiptar.

    ZGJIDHJE KERKOJME NGA JU QE QEVERRISET DHE NGA KETA QE QEVERRISIN….ndersa analize te situates dime te bejme,per nuk japim dhe zgjidhje?

    1. Nallbani says:

      Edhe une po perseris: Nji nder shkrimet ma te shkelqyara qe kom lexua ndinjihere ne gazeten Tema, ishte lezet te lexojsh!

  13. blendi ..ziu says:

    Me se fundi, edhe ASTRITI doli nga …”PATOZI” !!!

  14. H. Malo says:

    Mepelqeu nje fjali e Astritit “Nuk merrem me Luizen se e kam zakon te merrem me te medhenjte”. Mire more Astrit mire. Merru me Ramen ti se ai ja dha revolverin Konstandinit. Po si s’u more nje here me Saliun ore Astrit trimi. E ke patur edhe deputet ne grupin tend Parlamentar. Je mut burré, Astrit. Shurroseshe kur Saliu te hidhte ndonje veshtrim shtrember.

  15. albanet says:

    ha hahahaha tritoli ne Fushe Kruje ka hudh ne ere nje lokal tjeter trimat e Rams bejne avokatin e tije..o kaqola hapni syte sa nuk eshte vone.
    nje keshille per ju.i jepni nje keshille Rams se pas pak ditesh do shkoje ti japi doren atij SERBIT qe don me ju zhduk nga faqja dheut si komb.

  16. hajdari says:

    Shkrimi eshte i mire. Megjithe kontradiktat e tipit “une nuk po ju them se Bardhoshja ka ditelindjen”, ka bere mire qe e ka quajtur me emrin e vertete tragji-komedine me nje akt “Edvin-Luiza”…

  17. Valbona says:

    Hall te madhe ka Luiza,hall te madh e te pa kthyshem kane nenat e kater viktimave nga i biri i luizes,hall te pa kthyshem kane edhe kater viktimat e qeverise Berisha,e kush nene shqiptare nuk e ka keto halle ,te minjerave ,te gerdecit,te Lazaratit…..
    Kush eshte burimi i ketyre halleve te nenave shqiptare? ndigjojme Salirat,Ramat,Patozat,Palokat,e cilin politikan nuk ndgjojme ,qe akuzojne njeri tjetrin e cirren duke u qare hallet shqiptareve.E VERTETA KJO ESHTE QE DEKLAROJNE KETA POLITIKAN,VETE KETA POLITIKAN JANE KRIMI SHQIPTAR

  18. Tironci says:

    Nuk dua te zgjatem shume ne Polemika, por ne te gjitha daljet e politikaneve Shqiptare ne Media per problemin e vrasjes disa dite me pare, fatekeqesisht dhe me nje cinizem te papare, mundohen te bejne kapital Politik.
    Zoti Patozi del dhe hedh me nje “fantazi” te shfrenuar hypotheza se si apo qysh zoti Rama dirigjonka nga mbrapa ne fatkeqesine e familjeve te implinjuara ne kete vrasje.
    Kur do fillojne keta politikane te kuptojne se Politika nuk behet duke fituar pike kur te tjereve i bie halli mbi koke?.
    Kur do ta kuptojne keta se, Populli eshte i zhgenjyer nga kjo sjellje extravagante e politikaneve Shqiptare ne keto 23 vjet.
    Zoterinje Politikane te Shqiperise, ju lutemi lereni Kryeministrin dhe Stafin e tij te beje punen. Ne rast se nuk deshironi ta ndihmoni, te pakten mos u mundoni ta shkateroni ate qe zoti Rama po e nderton me shume Mundime. Populli nuk eshte me budalla dhe po vazhduat keshtu do t`ju japi ate qe i jepet armikut, se vetem armiku vepron ne kete menyre si veproni ju.

  19. Rovena says:

    Nje shkrim me nje analize mjaft te sakte z. Patozi. Luiza e luajti dhe rolin e fundit por per te keqen e saj nje rol tragjik. E pranoi Kostandini mbetet prap im bir- tha ajo, por asnje fjale nuk tha per ata qe u vrane, asnje pike dhembje per familjet qe i biri i veshi me te zeza. Dhe kryeministri, mik i saj filloi te propagandoje per qeverine Berishes. Turp per dy miqte. z. Patozi uroj te vazhdoni te jepni kontributin tuj ne PD- (sepse kam bindjen qe Lulzim Basha eshte duke krijuar tani -nen shembullin e Edi Rames-tarafin e tij dhe te familjes Berisha). Me vleresimin me te larte per ju si qytetar dhe politikan, shpresoj te jeni prezent ne jeten politike te vendit.

  20. MARA says:

    Respekte Sherif Mejdani njeriu i ekuilibruar

  21. 123 says:

    o tit “kapedani”
    PULAVE SI TI U KA HIJE TE KAKARISIN VETEM NE QYMEZ.
    kERKOJ FALJE PER KOPJIMIN E SHPREHJES SE MESIPERME

  22. Ela says:

    Edhe per me teper ky qe e ka patur shok Olldashin nuk ia mbajti qe te thoshte nje fjale
    U vrane 26 veta dhe ky prape nuk foli
    Eshte bashkfajtor keshtu qe nese nuk do ishte emri Astrit Patozi atje lart mundesite qe te ishte me i besueshem si shkrim do ishin me te larta

    http://bit.do/Luiza-marrdhenie-me-Edin-ne-rinii

  23. nausika says:

    cudi si nuk e shohin te gjithe nen kete kendveshtrim,,, por po e vrasin dhe ate nene te gjore me keto dokrra mizore qe shkruajne,,,

  24. Li says:

    Po per viktimat e 21 Janarit pse nuk shkruajte kush e kishte fajin apo nuk ta mbante. Edi Rama ju qerroi dhe ju sfidon.

  25. Gimi, Detroit. says:

    Astrit,

    Titulli ishte shume befasues dhe emocional per mua dhe fillova me e lexuar.
    Qysh ne fillim u zhgenjeva se tepermi kur thua…” e kam zakon te merrem me te medhejte “.
    GENJEN !!!
    Nuk ke thene asnje fjale, asnje fjale te vetme, kunder qelbit te qelbit shqiptar, Sali Berisha i cili ju ka dhjere ju te gjitheve.

  26. une says:

    Partizano, ka mbaru lufta clirimtare, zgjohu mor tai,
    paska qene aksidentale thote ky Gerdeci. Vetem nje radio te paska informuar ty? Kete here si te informuan: i urdheroi Luiza me perkrahjen e Rames : vritini bre’ … hajde t’u mbyllte e mendjes

  27. Tironsi says:

    Jam dakort me Ju Vlora 1012.Z.Patozi nuk ka te drejte morale te llomotise sikurse po ben, duke patue ne grigjen e vet , ngjarje me makabre , qe kane kaluar pa u shenuar dhe pa u denuar si Gerdeci,21 janari, vrasje e Olldashit etj.Une dalje e Rames e shikoj pozitivisht.Ai i ra nje kembane qe do te behet pjese e Shtetit Ligjor.Uroj qe ti qendroj kesaj Deklarate dhe te nise hetimet per te gjithe zorzopet e te dy kraheve.

  28. HAXHIU says:

    o krimba te kuq ..behuni me realist ..ngelet sahanlepiresa .. goxha artikull per te gjithe shqiptaret…pervec krimbave topelepires…

    1. mira says:

      Per Haxhiun
      Ene ti Xhike flet qe je alfabet?

      1. Gimi, Detroit says:

        @Mira,
        ? Xhikja alfabet ? ? ?

    2. Samiu says:

      Ti Haxhi na ngaterron me veten tende ne qe komentojme pa sharrje per Patozin duke thene ku ka dhe ku s’ka te drejte…..

  29. E verteta says:

    E pra po nuk e kuptoji Nena qe femija ka probleme mendore,kush do ta kuptoje atehere.I bie qe edhe Luiza te kete probleme mendore.Ti qe nuk e ke gje fare Luizen ke kuptuar qe Luiza ka thene me vete,pse nuk vrau veten,kurse ajo nuk e ka kuptuar djalin e saj prej 25 vjetesh.Nuk kishte kontakt me njerezit Luiza.Viktima e pare e tij e ka pasur me shokun e Kostandnit dhe jo me ate,por ai e vrau.Nuk mjafton kjo per te kuptuar qe
    kostandini ka zhavorr ne koke.

  30. Plo says:

    Vetem ne nje pike ka te drejte,emerimet ne shumice jane skandal sidomos gjinia femerore.jane kthyet inst ne sallome mode dhe inatesh femerore.

  31. Losar Vjerdha says:

    Ju më kot po sulmoni z. Patozi. Duke sulmuar atë ju po mbroni krimin dhe kriminelin. Gjykimi juaj për çashtjen ne fjalë është infantil, dashakeqës dhe në mbrojtje të krimit. Ju, diskutantë jeni tru shpëlarë.
    Për të gjithë atë çfarë ndodhi përgjegjes kryesor është “drejtësia” e cila është ne duar të horrave dhe mbahet prej tyre pra: pushtetit të horrave. Të ishin gjykuar punët ndryshe, super krimineli gjakftohte Xhuvani do të ishte në burg, do të ishin kursyer katër jetë dhe familja me nje trashëgimi të kaluar të shkëlqyer, nuk do të ishte në këtë telashe. Kjo mos i ndodhtë kujt.

  32. Emigranti says:

    Shkrim shume i goditur.Me daljen e tij para mediave,piktori debil ka bere nje autogol te madh Politik.Ai eshte perfshire personalisht ne kete histori dhe bile ka influenzuar negativisht edhe mbi drejtesine duke u prononcuar si mik shtepie i Xhuvaneve.Tani deri sa te mbaroje kjo histori,ai nuk mund te shtiret me si i paditur.Abuzimet e para qe buruan prej mbeshtetjes politike filluan:krimineli na paska qene per vizite psikiatrike ne Elbasan,duke i pasur te gjithe specialistet me te mire ne Tirane. Piktori debil nuk mund te komandoje gjyqtaret,por nje gje e ka ne dore ama:ti kerkoje llogari TAhirit e policise se shtetit qe te hetojne deri me nje e cdo detaj,qe prokurori e gjykatesi te Mos ta tundin dot me bishtin.Pastaj te filloje te shohe grupin e vet parlamentar dhe ti largoje te gjithe ish te denuarit ordinere prej tij qe mos ti plase bomba e rradhes ne dore,nga ndonje vrasje a plagosje prej tyre.

  33. Opinionisti says:

    “Ta pashë” i tha dhia deles.
    “Po unë ta show përditë” ia kthen delja “dhe prapë s’them gjë…”

  34. joel shkodra says:

    Z. A. Patozi, si nuk te beri pershtypje e nuk ke thene asnje fjale per frazen me te shemtuar te fjalimit te E. Rames: “djali i Luizes do ta kete te gjate rrugen e kthimit ne shtepi”, dmth pa u bere akoma gjyqi, E. Rama e ka dhene verdiktin e tij: nuk do te denohet me burgim te perjetshem.

  35. Daja says:

    Shkrim I pelqyeshem pa diskutim.
    Do ishte mire qe nga ju z. Patozi I cili jeni I brendeshem ne PD e nderkohe jeni njeri I penes ne gazetari te preknit ceshjen e te berit opozite me fort duke ju shkuar gjerave deri ne fund dhe ne kete menyre i mbyllni shtegun shume gjerave…. bie fjala:
    -U tha qe K. Xhuvani ishte ne Gjirokaster(Lazarat) dhe madje qelloi k/ policies….
    -E ema e solli ne oborrin e parlamentit per tju pergenjeshtruar….
    -Dolen ca fakte te tjera dhe u siguruan dokumente alibie se me kete date K. Xhuvani paskesh qene ne Elbasan ne spitalin psiqeatrik!!!!!!!
    – Opozita thote se u transportua nga Gjirokastra me mjet ushtarak…!!
    Cilen te besojme ?! “shpifjen” apo “faktet e servirura si te verteta”?!
    Jam I prirur te jem objektiv dhe te besoj se alibia eshte product I “mbrojtesve te xhuvanit e xhuvaneve ” Ata kane bere sejcili krim ne vehtevehte me fiktivitetin dhe ne kete rast e kane bere me trim Konstadinin aq sa pas vrasjes se fundit kercenon dhe tenton korruptimn e policeve ,paraqitet se kush eshte bir I kujt etjer.. Pra atij I ishte mbushur mendja se ne Shqiperi mund te bente cte donte dhe ligji nuk vepronte per shkak te te qenit ai qe ishte …
    Atehere shkojuni ne fund gjerave … pasi ne burg duhet te shkoje kushdo qe kryen veprime te paligjshme .. Hetoni alibine e spitalit te Elbasanit dhe pastaj vijne vete gjerat njera pas tjetres Por kjo nuk ndodh e me pas ndodhin keto qe ndodhin .. Ky eshte nje aspect Ka plote te tjera Ju I dini mire ..

  36. frikacaku says:

    ZOTI PATOZI DAKORT JAM ME TY PJESERISHT POR JE PIS DJAL JE NJE URITH QE SKE FYTYR TI FLASESH GJERAT HAPUR NE CDO SITUAT PSE SFOLE PER 21 JANARIN PSE FERKOJE DUART KUR SALA SHPERBLENTE VRASESIT PSE SFOLE PER GERDECIN APO PUNE PARTISH?? JEMI NJERZ TE KETIJ VENDI NJEHER PASTJ MENDONI PER PARTI DHE PARA

  37. Aliu says:

    lexova me durim shumicen e komenteve dhe i kane rene ne te me kete artikullshkrues . Patozi para se te shkruaje here tjeter te mendohet 10 here (po i ka lexuar ketu komente). I zhyturderi ne fyt ne llumin e krimit e te hajnise eshte partia e tij e detyrimisht edhe ky,po s’u distancua ngakjo baltovine me emrin pd.

  38. samuel says:

    Eshte analiza me e qelluar qe kam lexuar keto dite.Besoj qe nqse nuk do kishte emrin e Astrit Patozit do ishte nje artikull perfekt,dhe leksion per shum pseudo gazetare….

  39. Majlinda says:

    TI ASTRIT PATOZI VERTETE QE KE DITE QE PO E SHKRUAN KETE ARTIKULL, PSE NUK BERE NJE ARTIKULL KAQ TE GJATE KUR bERISHA DHE bASHA VRANE NE MES TE BULEVARDIT 4 VETA, DHE ME PAS FSHEHEN TE GJITHA PROVAT ?? Edi Rama u qau hallin atyre qe u vrane, dhe me pas ishte kjo e Luises. tI E SHIKON NGA KENDVESHTRIMI JOTE, Por Edi Rama eshte shume ndryshe nga ju te gjithe, ju upasuruat duke qene ne pushtet e vodhet deri ne palce kete vend, dhe tani beni qejf ne opozite. Ti ke shkelqyer ne Parlament ? Sa parlamnentar flasin atje, 3-4 jo me shume, Luisa eshte nja nga te shumtit ne parlament qe nuk kane shkelqyer per asgje.

  40. Samiu says:

    Jam plotesisht dakord me pjesen e pare te analizes se Patozit. qe Luiza s’kishte pse te dilte ne krah te Edi Rames… dhe te lexonte letren madje te mos dilte fare por te dergonte nje leter te hapur… Edhe ajo qe thote Patozi, per kete deputete qe s’duhej te ishte zgjedhur…. por te fajesosh ne kete rast Ramen …nuk me duket logjike… Ai djali s’ka degjuar prinderit ..jo Ramen… Te gjitha aludimet per Ramen jane dashakeqase…. Megjithate Patozit edhe i lejohet te diskutoje per kete ngjarje megjithese per Gerdecin dhe 21 Janarin nuk ka diskutuar keshtu. Por kur ka fytyre e moral te flase Saliu dhe Basha qe jane implikuar direkt ne vrasje nga me te pafajshmet…. ky eshte kulmi…..

  41. Rajub says:

    Ah more Zoti Aldo ne shqipetaret paskemi qene te mallkuar,kete pyatje qe i drejton ti ketij Patozit se si do te kishte qene Shqiperia sikur ne politiken Shqipetare te kishte pasur njerez pak me te civilizuar dhe qe e duan Shqiperine une kush e di sa here e kam kaluar ne mendjen time dhe e kam diskutuar me shoket e mi,po ky paska qene fati yne,fatkeqesia qe i ra ketij populli te shume vuajtur dhe qe pasojat do ti vuajme edhe per shume kohe te tjera.Shif se c behet me gjykatesit,drejtesia kjo ,mjekesia e te gjitha fushat e tjera,shkaterrimi i qenjes njerezore…degjenerim … kete na bene politikanet tane te mbas 90-tes

  42. patoz pd-erri says:

    ju flisni per qeverine e tanishme duke shfrytezuar situaten si ato laraskat per nje koke peshku te dale. Harroni vehten tuaj qe e qelbet shqiperin, vrate ne 97´, tek gerdeci, 21 janari dhe keshtu me rradhe.
    qe te flasesh per tjetrin duhet ta filloni nga vehtja juaj, por per kete jeni shume frikacake, Ed Rama eshte burre dhe jo kurve si ju pd-errat. nuk ishte edi rama qe urdheroi vrasjen e ketyre 4 fatzinjeve sic beri Sali rahmon berisha por nje psikopate i nderuari patok!!!!

  43. mond says:

    8 vjet ne pushtet, nqs do kishin punuar nga pak cdo vit per ligjin dhe rendin sot vendi do ishte shume me ndryshe dhe pavaresisht ndryshimit te pushteteve si kudo ne evrope nuk do kishte ndryshim te situates por vazhdimesi te saj.po cilen situate normalizuan ne 8 vjet, ekonomine, energjitiken, shendetesine,arsimin apo trafiqet e narkotiket? asnje, korupsi vetem zmadhohej dhe ja ku jemi sot. kerkojne dhe llogari pse nuk ndreqen per 1 vit gabimet e 8 viteve.te gjitha te ligat pasojat e tyre jane dhe nuk e dime sa do na mundojne akoma, megjithate dalin si pa gje te keq dhe brockullisin si e zeqos maje thanes.po te ishit burra kundershtonit ate qe kishit ju, tani mos u beni trima kot.

  44. diskutanti says:

    More Astrit inati qe ke per edin te bene shpesh cinik.
    Doje te beje nje fjalim nga mungesa ne parlament e bere deri ketu je ti.

  45. JEN says:

    nuk e lexova shkrimin. pashe me vemendje foton e autorit.

    fytyre tipike keshilltar komune verilindore

    1. vemendje* says:

      Jen
      Haaaaaaaaaaaaa….bukur,shume bukur.

  46. sagitari says:

    Z patozi qe ai do dergjet ne burg dhe do te hetohet per te gjitha cka bere kjo ska asnje dyshim prandaj beni gjumin e ariut se per te ardhur ne pushtet duhet te kaloje te pakten nja 15 vjet sa te ikin nga marrazi i pritjes ose burgosjes e shumices prej jush se ju jeni ‘ dhi e zgjebosur e bishtin perpjet’ i themi ne nga jugu.

    Per albanet–RAMA RAMA ne beograd shkon per te ngritur FLAMURIN tone. te degjohet HIMNI KOMBETARE dhe jo per bere dallavere sic beri berisha yt me naften per te luftuar kosove

  47. SALI 21 -JANARI says:

    o patoz luli te vrau shokun olldash dhe s po ben fjale

  48. luani londer says:

    Cubat i krijoi PD e fameshme e jotja the shumica e cubave u vrane mes njeri tjetrit shi rastin e tropojaneve te salihit tende e te xhozit injoranca krijoi cubat per tju mbrojtur ju e faren tuaj duke krijuar banda me leket e popullitshqiperia duhet te kete nja 100 Rama qe te ndryshoj e te zhduke parine tuaj e ne vende tuaj te vine me te vertete demokrate qe ka plote me te mire se ju mos u mbroni se do vije dhe radha juaj. Burrat flasin ne kuvend por ju jeni kurva.

  49. dajti says:

    E cna derdellisni gjate e gjate Ketu dy gjera jane ,familja dhe drejtesia Mos edukimi i mire qe ne femijeri dhe prokuroret e gjyqetaret e ndyre te cilet nuk denojne nje vrases

  50. era says:

    Ku ishe ne 22 Janar 2011 ???!!!

  51. Kuksjani says:

    Sali Berisha e rrahu qe klysh qe te behet qen,por ky;mbeti kelysh.
    Ne i themi klysh kurve,ketyre njerzve.
    Keta tipa kane,ngjashmeri me majmun.
    Hidheni nje sy: FETYRES”e pastaj beni komente!
    E hedhi Sala ne kosh plenash e ky flete nga koshi.

  52. Kuksjani says:

    A me mu,a me arushen?As me ty ,as me arushen…..
    Jame me pronarin,qe pronari im eshte Saliu.
    Vetem qeni ka pronare………..O Patoku(patosi)
    Mos lehe tere diten si qen,ora juaj kaq ishte.

  53. mirel says:

    Pa dashur te largoj pergjegjesine e Rames si kryeminister i policise se shtetit, dua ti bej te ditur ketij Patozit, se PDja eshte pergjegjesja e vetme e mbjelljes se cultures se krimit ne Shqiperi.
    Kane 23 vjet qe bene baterdine ne kete vend, mbollen krimin e organizuar dhe e institucionalizuan ne pushtet.
    E keqja eshte bere, dhe ketu lind pergjegjesia e Rames, qe duhet te shkundi mire mbeturinat kriminale si nga mentaliteti dhe nga pushteti.
    Mentalitet criminal eshte te lihet rrugeve krimineli te qarkulloje me arme ne dore,,policia kriminalizohet ne kete rast me mosveprim.
    Dhe mbeturinat kriminale ne pushtet fillojne qe nga Patozi dhe deri te kryetari I Parlamentit.
    Prandaj o Patozo mos fol se nuk na e hedh dot.
    Dhe Mirel_1 mos na caj b.ten shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje