Rama: Perlat e trashëgimisë kulturore po çlirohen nga ndërtimet pa leje

7 Nëntor 2014, 10:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social, sjell pamje nga kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ku INUK vazhdon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që u kanë zënë frymën perlave të trashëgimisë kulturore.

“Rilindje per trashegimi kulturore. Kjo është kalaja e famshme e Ali Pashës në Tepelenë, xhevahir trashëgimie kulturore veshur deri në brez me ndërtime të shëmtuara abuzive, qenefe publike, depo uji të papërdorura, kabina elektrike, ferra e mbeturina, një pasuri e madhe historike e turistike e një qyteti të vogël, që po rilind pas kaq shumë vitesh braktisje e rrënimi nën pushtetin e atyre që kombin e duan për propagandë, historinë për përçarje, popullin për mish për topat elektorale!”, shkruan Kryeministri Rama.

Ndërkohë në një tjetër koment Rama shkruan se mes objekteve pa leje, ka edhe objekte të legalizuara.

“Ja dhe një objekt i trashëgimisë historike të PD legalizuar e hipotekuar në muret e Kalasë së Tepelenës korrik2013!”, shkruan Rama në rrjetin social duke e shoqëruar edhe me foto përkatëse.  /gj.k/

14 komente në “Rama: Perlat e trashëgimisë kulturore po çlirohen nga ndërtimet pa leje”

  1. F.K says:

    Kalane ruajeni dhe mirembajeni ,po aman hiqeni nga mesi i tepelenes ate dobic turqie ,qe me rri krekosur me citjane

    1. alda says:

      Shume mire qe po prishen sbenin gje tjeter vecse shemtonin dhe demtonin keto monumente. Ka ardhur koha qe dhe ne ashtu si bota ti miremabjme keto te fundit dhe ti vlersojme monumentete kultrore.

    2. ilma says:

      Aksion shume i mire ishte shume e nevojshme te nderhyej per clirimin e te tilla objekteve me vlere shume te madhe.

    3. dori says:

      Ka lezet do dalin ne drite tani se ishin mbytur nga plehrat dhe ndertimet vend e pa vend

    4. elsa says:

      Pune shume e mire, bravo.

    5. iris says:

      Rilindje dhe per monumentet kulturore ?

  2. bojleri says:

    ..po ku esht perla aty!?
    se nuk duket gje,vecse ca gur si nji mur stalle

  3. Lindi says:

    sh mire, keni bere
    duhet te mirembahen pasurite tone se i kane shkaterruar plehrat

    http://bit.do/perlat-e-trashegimise-kulturore

  4. Bato says:

    Kur do me punu ti punon! Per kete meriton note te mire, po shiko pak drejtesine dhe Fullanin, qe mos na behen femijet hajduta bankash kur shikojne se po vodhe Banken e Shtetit gradohesh!

    Ne fund te fundit te gjithe e dijme qe parate i ka vjedhur Sala per fushaten elektorale, Fullani te tregoje padronin dhe le te shpetoje.

    Mos kij komplekse nga arrestimi i Berishes, o Rama, vetem urime do marresh nga populli, ka bere 1000 e nje te zeza dhe ja ka hedhur pa u lagur, sepse ju ka pergjuar dhe ju ben presion per mekatet tuaja, qe sado te medha qofshin nuk jane sa te atj qe nuk i lan as lumi dhe as det.

  5. ada says:

    Krenari te jesh nga Tepelena me ne krye rilindasit qe po e ringjallin traditen dhe kulturen

  6. EleΥΘeriskeΨi says:

    Rama, minister i kultures, minister i mjedisit, i restaurimeve, minister i ekonomis, minister i informacionit, kryebashkjak i rretheve dhe …kur gjen kohe ndonjeher edhe Kryeminister.

  7. Scandal says:

    Pres te shkoni edhe tek SYRI I KALTER z.kryminister aty keni q’ka te pastroni drunjet mijvjeqar i kishin prer,djegur dhe thare…… plus ata dy policet tek ura ti vidhnin nga 200 lek per makine….

  8. stela says:

    Ate ndertesen e vodafonit ne mes blloku pallatesh te Rr. Myslym Shyri, qe eshte ne pronesi te deputetit tend Artan Gaci, kur do ta shembesh?????

    Ik o zoteri, veji gojes mut per disa kohe, mos jep as prononcime dhe mos dil as ne konferenca, se te ka fundosur familja Xhuvani!!!!

  9. Andia says:

    Ca tepelense me thone qe keto kane qene banjat publike te qytetit te ndertuara ne komunizem…te jete keshtu valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje