Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, priti në një takim obelistin Muhammad Yunus, i cili është nismëtari i revolucionit financiar të mikrokreditimit.
Basha ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të Yunus për t’u dhënë mundësinë e hapjes së një biznesi, vetëpunësimit dhe punësimit mijëra njerëzve anembanë botës.
“Nxitja e hapjes së bizneseve të reja dhe punësimi është prioritet i Bashkisë së Tiranës”, theksoi Basha.
Basha e njohu nobelistin Yunus me iniciativat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për të mbështetur hapjen e bizneseve të reja dhe zgjeruar ato ekzistuese, kryesisht nga të rinjtë.
“Bashkia e Tiranës ka vendosur një fond prej 1 milion euro, i cili shërben si fond garancie për bizneset e reja që hapen apo drejtohen nga të rinj, një skemë që përdoret për herë të parë nga pushteti vendor në Shqipëri. Bashkia dhe donatorë të tjerë kanë vënë një fond prej 5.2 milionë dollarë për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Tiranë”, u shpreh Basha.
Ndërsa Profesor Yunus ka mirëpritur ftesën e kryebashkiakut Basha për bashkëpunim, si dhe ranë dakord për vënien në dispozicion të fondeve të përbashkëta për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e punësimit.
Muhammad Yunus ka qenë profesor i njohur në “Chittangog University” në Bangladesh, një vend me varfëri ekstreme, që e bëri atë të krijonte një skemë të mikrokreditimit të fermerëve të varfër në vendin e tij.
Më pas, ai themeloi “Grameen Bank”. Përmes sistemit të mikrokreditimit, Yunus ka mbështetur mijëra njerëz në mbarë botën, ku 94% e përftuesve janë gra. Për këtë kontribut të madh në luftën kundër mjerimit dhe varfërisë, zotit Yunus i është akorduar çmimi “Nobel”. /gj.k/
Po ky Basha num din qe Yunus eshte e mjate ne ideologji me idete e tija ” lifting the bottom of pyramid out of poverty” apo po behet edhe bash i mate?
Po e shuan te djathten fare me keto qe po ben. Basha ik te partia socilaiste!
Aman moj lulke dil njehere e thuaj ndonje gje per tiranen e per bashkine, bej ndonje pun sado tvogel dhe do pushojm po vetem bej dicka.
Po ca punesimi do rrisish ti mor ordiner dreqi, merru mor me tiranen me ato kapaqe pusetash e me kto se kte pun ke, dhe spo e ben asnje dit.
Ky Basha genjen pa turp fare. Po si ore ke program per punesim ne bashki kur ke dy vjet qe se ke filluar dot zbatimin. Pallavra. Apo e ke lene ta fillosh nje muaj para zgjedhjeve.