Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e konsideroi bashkëpunimin si një domosdoshmëri për rajonin.
I pranishëm në takimin e XIII-të te Grupit të Punës së Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që zhvilloi punimet në Tiranë, Meta theksoi se vendet e rajonit duhet të shuajnë barrierat e së kaluarës, të ndërtojnë një histori të re, për të ardhmen dhe jo për kufij.
“Është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal. Në këtë drejtim konfirmoj vullnetin e plotë për të dhënë mbështetje për avancimin e punës dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura.
Mendoj që bashkëpunimi rajonal është një vlerë e shtuar në thellimin e fqinjësisë së mirë por edhe në kapërcimin e barrierave të së kaluarës”, tha Kreu i Kuvendit.
“Zhvillimet e fundit në rajon përforcojnë domodoshmërinë e avancimit në procesin e integrimit evropian të vendeve anëtare të nismës tonë” , tha Meta, duke shtuar se, “duhet të konkretizojmë projektet tona të përbashkëta rajonale edhe në frymën e Konferencës së Berlinit që u mbajt në fund të gushtit”.
Duke theksuar vazhdimësinë e parimeve të kartës së SEECP, theksoi Meta, “prioritetet tona do të fokusohen në përforcimin e bashkëpunimit rajonal të SEEECP”.
“Institucionalizmin e dimensionit parlamentar të SEECP, përmes Asamblesë Parlamentare, e shohim si një qasje shumë të mirë. Në këtë drejtim konfirmoj edhe një herë vullnetin tonë të plotë për të dhënë ndihmesën tonë në progresin dhe zgjidhjen e çështjeve kryesore”, u shpreh Kreu i Kuvendit.
Punimet e takimit të XIII-të të Grupit të Punës së Asamblesë Parlamentare të SEECP-së u drejtuan nga Kryetari i Delegacionit te Kuvendit te Shqipërisë në SEECP, Taulant Balla.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të kësaj Asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do të ushtrojë mandatin e vet si kryesues i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, gjatë një periudhe vendimtare për organizatën.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), mbetet forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore, që synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit.
Duke e konsideruar bashkëpunimin dhe integrimin rajonal si parakusht të integrimit në strukturat Euro-Atlantike, SEECP është një proces unik, i themeluar me iniciativën e vetë vendeve të rajonit, zëri i të cilave është unifikuar për problemet e përbashkëta në procesin e zhvillimit dhe integrimit në familjen evropiane.
Objektivi parësor i SEECP është forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit, transformimi i rajonit në një zonë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit, nëpërmjet frymës së solidaritetit dhe në të mirë të qytetarëve të vendeve të rajonit.
Së dyti, krijimi i një Evropë Juglindore, e ardhmja e së cilës projektohet në paqe, demokraci, prosperitet ekonomik dhe integrim në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, duke qenë të përkushtuar në vazhdimin e reformave demokratike dhe ekonomike në vendet respektive.
Së treti, përgjegjësia e vendeve të rajonit dhe vullneti i tyre për të punuar ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar me qëllim zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të përbashkëta për stabilitetin rajonal, për t’ju përgjigjur sfidave të reja të sigurisë dhe eliminimin e shkaqeve rrënjësore, si forcimi i solidaritetit ndërkombëtar, që përfshin pjesëmarrjet në parandalimet e konflikteve, aktivitetet e menaxhimit të krizave, mbështetjen e operacioneve paqësore të ndërmarra nga organizmat e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht në kuadër të UN, NATO, OSBE, dhe institucioneve Euro-Atlantike. /gj.k/
Hahahhahahahahahahahahah
me vjen per te vjedh kur shikoj kte surrat te dhim si hale portative ,Tv-ve !
Nji plehr politike ,nji mashtrues i pafytyre , nji i diskretituar para ekranit duke perdorur postin e tij ne poltike ,per vjedhje live .
Nji nga personat me te korruptuar poltike dhe figura me negative ne poltiken shqiptare ,qe i shkaktoj ktij vendi Shqiperise nji shkaterrim total ,si shtet dhe shoqeri ,fale kurverise tij politike ,duke dredhur bythet njiher majtas e njiher djathtas , duke dredhur sumen pra kercyer BelDanc ,njiher nga nano e njiher nga berisha ,prostitute politike .
Qe nji popull ,nji shoqeri te pres nga nji kerm ,nji prostitute e tille ,nji rruspi alla turka te jet akoma aktiv ne poltiken e vendit dhe akoma me shume ,te jet ne qeverri ,kjo eshte nji peshtym surratit te popullit prej nji koke(muti) palarisi ky shkerdhate ,i cili eshte nji nder politikanet me te ndyre ne kte vend .