INTERVISTA/ Haxhinasto: Rrugët do bëhen me pagesë. Marrëveshje me kinezët për ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe Portit të Shëngjinit

8 Nëntor 2014, 10:11Politika TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në një intervistë për “Monitor”, shpjegon filozofinë e re që do të ndiqet për zhvillimin e infrastrukturës. Një studim për taksimin rrugor shqiptar po financohet nga BERZH-i. Ato do të jenë autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, disa segmente në akset e Jugut etj. Shpallja e tyre pritet të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të 2015-s. Të gjitha këto akse plotësojnë kriterin për taksim, pasi kanë edhe linja dytësore komunikimi, shtoi ministri. Ai tha se qeveria shqiptare është në prag të marrëveshjeve me kompanitë kineze për ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe Portit të Shëngjinit. Haxhinasto shpjegon se, në fund të vitit, do të arrihet marrëveshja me kompaninë koncesionare të Rinasit për të çliruar ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

Zoti Haxhinasto, ju keni një përvojë të gjatë në qeverisje. Duke bërë një bilanc të kësaj karriere, çfarë do të veçonit ju gjatë këtij viti në Ministrinë e Transportit?

Gjatë këtij viti, planet tona zhvillimore kanë shkuar përtej infrastrukturës rrugore. Ndërsa ajo që po bëhet në infrastrukturën e transportit, veçanërisht atë rrugore, është sjellja e saj në standarde. Përfundimi i kësaj infrastrukture do të thotë që, ajo të ketë të gjithë elementet e sigurisë dhe sinjalistikës, përfshirë dhe ato turistike në tërësinë e saj dhe për këtë jemi fokusuar edhe në investimet imediate në këtë drejtim. Po kështu, një element i rëndësishëm në politikat tona ka qenë dhe do të jetë rritja e peshës specifike të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim që investimet tona të kenë qëndrueshmëri më të lartë dhe cilësia e shërbimit që ofrohet në rrugë të jetë gjithashtu më e lartë. Gjatë kësaj periudhe ka përfunduar Masterplani i Transportit dhe miratimi standardeve të investimeve në infrastrukturën rrugore dhe në ujësjellës-kanalizime. Ky unifikim synon të çojë nivelin e infrastrukturës fizike në standarde të krahasueshme rajonale. Cilësia e shërbimeve në transport është një sfidë tjetër me të cilën publiku është i njohur dhe në këtë drejtim, vijon puna. Përmirësimi i sigurisë rrugore ka qenë një tjetër sfidë, ku është riparë tërësisht sistemi i mirëmbajtjes dhe sinjalistikës. Ujësjellësit dhe kanalizimet mbeten sfidë e madhe dhe po kështu, rritja e volumeve të trajtimit të ujërave të përdorura dhe trajtimi i mbetjeve. E rëndësishme ka qenë edhe hapja e monopoleve në transportin detar dhe atë ajror, çka ka sjellë edhe uljen e çmimeve në këto shërbime.

Cilën po konsideroni sfidën më madhore të transporteve aktualisht?

Mendoj se, standardizimi i rrugëve dhe në përgjithësi dhe rritja e cilësisë së tyre për të garantuar shërbim cilësor për qytetarët është madhore dhe sigurisht ka edhe masa konkrete në këtë drejtim. Gjatë vitit 2014 u realizua një projekt midis Rrogozhinës dhe Sarandës për sinjalistikën dhe së shpejti do të tenderojmë edhe dy projekte të tjera Rrogozhinë-Kapshticë dhe Fushë-Krujë – Hani i Hotit. Por sfida më e madhe mbetet reforma e thellë në transportin publik, e cila tashmë është në proces. Përfundimi i infrastrukturës fizike është një objektiv madhor, pasi shumë rrugë të Shqipërisë janë ende të papërfunduara.

Qeveria, edhe për vitin 2015, po planifikon një buxhet gjithnjë e në ulje për sektorin e transportit, sidomos rrugëve, për shkak edhe të emergjencës që paraqet sektori i energjisë, por, ndërkohë, si paraqiten kërkesat dhe nevojat tuaja si dikaster, duke qenë se jemi edhe në kuadër të hartimit të projektbuxhetit 2015?

Këtë vit, shifra e akorduar është 42 miliardë lekë. Në investimet me financim të brendshëm, realizimi ishte 81%. Pak më dobët kanë ecur investimet e huaja. Kryesisht këto pengohen nga çështjet procedurale, të cilat duhen respektuar dhe këto kanë sjellë vonesa me disa nga projektet. Kemi të bëjmë me partnerët ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, problematika e mbartur nga e shkuara ka pasur efektin e saj në këtë ecuri. Problemet e trashëguara në menaxhimin e projekteve, problemet me shpronësimet dhe sektori i administruar keqndikuan edhe në ecurinë e investimeve të këtij viti. Por, tashmë, problematikat kanë gjetur zgjidhje dhe procesi i investimeve publike është zhbllokuar për shkak edhe të shlyerjes së një pjese të madhe të detyrimeve të prapambetura. Për sa i përket buxhetit 2015, shifrat janë ende në fazën e diskutimeve.

Në fund të shtatorit, investimet kapitale të qeverisë rezultojnë të parealizuara në masën e 35% të planit të periudhës. Një pjesë e madhe e tyre i dedikohet ecurisë jo të mirë të investimeve në rrugë. Pse ka ndodhur kjo?

Në buxhetin e 2014-s e kemi shtuar përqindjen për buxhetin e rrugëve. Kjo për shkak se, qeveria, nëpërmjet një fondi të veçantë, autorizoi shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Kemi gjetur vlera të papërfillshme financimesh për mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo ka krijuar një debit të akumuluar në sensin që kërkoheshin investime për të sjellë standardin në rrugët e pamirëmbajtura dhe për të aplikuar mbi to një normë optimale që kërkohet për standardet e mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore.

Banka Botërore, në një raport të fundit, cilëson se, nevojat për financime për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri janë më të mëdha se ato për ndërtimin e rrugëve të reja. A është i vërtetë ky konstatim dhe si janë këto raporte sipas jush?

Kemi konceptuar në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore projektin për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare 3 mijë e 700 kilometra. Ky studim do të nxjerrë kërkesat e sakta për mirëmbajtje dhe kemi filluar llogaritjen e vlerave që duhen në programin afatmesëm. Sinjalistika rrugore, nga ana tjetër, paraqet një nevojë emergjente për përmirësim, ku në shumë prej akseve kombëtare është aplikuar që këtë vit.

Ka të paktën katër vite që është në diskutim vënia e një takse ndaj autostradës së Kombit. Çfarë po e pengon realisht vendosjen e saj dhe a e keni ju një afat përfundimtar?

Nuk po e pengon asnjë gjë. Ka pasur ndërhyrje edhe në studimin e fizibilietit, duke qenë se, s’ishte konsideruar edhe kërkesa e kompanive të interesuara. Këto ndryshime ligjore e kanë vonuar procesin. Në studimin e ri të fizibilitetit, investimet e programuara për t’u bërë nga kompania që do të marrë me koncesion mirëmbajtjen, do të jenë 30-40 milionë euro. Paralelisht po kryhet një studim tjetër për taksimin rrugor shqiptar, i cili po financohet nga BERZH-i. Po konkludohet me rrugët që do të taksohen në Shqipëri. Ato do jenë autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, disa segmente në akset e Jugut. Shpallja e këtyre akseve për financim pritet të ndodhë në 6-mujorin e parë të 2015-s. Të gjitha këto akse plotësojnë kriterin për taksim, pasi kanë edhe linja dytësore komunikimi.

Por, pavarësisht prioriteteve që ju keni shpallur, a do të hapni fronte të reja punimesh në infrastrukturën rrugore më 2015? Nëse po, cilat do të jenë?

Fronte të reja punimesh janë hapur dhe do të hapen, por ndërkohë duhen edhe 200 milionë euro të tjera për frontet e hapura tashmë. Duhet të dini se, po punohet në Bypass-in e Fierit, Vlorës, Rrogozhinës. Ka një interes të drejtpërdrejtë nga qeveria për Korridorin Blu dhe gjithashtu kemi gjetur formulën e financimit me një kompani kineze për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Konkretisht, gjatë vitit 2014, u realizua një projekt midis Rrogozhinës dhe Sarandës për sinjalistikën dhe së shpejti do të tenderojmë edhe dy projekte të tjera Rrogozhinë-Kapshticë dhe Fushë-Krujë – Hani i Hotit.

Shumë i rëndësishëm është riorganizimi i mirëmbajtjes së rrugëve për të administruar siç duhet këtë pasuri të madhe kombëtare që kemi, e cila pa mirëmbajtje, do të degradojë në mënyrë shumë të shpejtë. Gjithashtu, realizimi i disa projekteve, të cilët janë në proces, siç e thashë Rruga e Kombit, Rruga e Arbrit, Bypass-i ose anashkalimi i Fierit, i Vlorës, rruga Qukës-Qafë Plloçë, përfundimi i rrugës Lushnjë-Berat dhe shumë segmente të tjera, të cilat janë të rëndësishme për rrjetin tonë rrugor.

A keni një marrëveshje konkrete dhe cila është formula e financimit që do të përcaktohet për Rrugën e Arbrit?

Qeveria po e diskuton këtë projekt seriozisht. Ne jemi në fazën e negociatave me kinezët, por nuk mund të bëjmë të njohura kriteret e formulës së financimit dhe ndërtimit të saj për sa kohë që çështja është ende në diskutim edhe me ministrin e Financave.

Gjithashtu kanë kaluar disa kohë që ju jeni në negociata me kompaninë koncesionare të Aeroportit të Rinasit. Në çfarë faze jeni dhe çfarë rezultati parashikoni nga përfundimi i tyre?

Negociatat janë zhvilluar dhe në themel të tyre janë marrëveshjet e ekskluzivitetit, me qëllim që t’i hapim rrugë aeroportit në Jug. Kemi një studim për një aeroport të ri në Jug të vendit. Prioritet është edhe konkludimi i një marrëveshjeje me koncesionarët aktualë të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” për sa i takon çështjes së ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare. Ndërkohë, kërkojmë të konsolidojmë më shumë tregun, me qëllim që qytetarëve shqiptarë, por edhe ata të huaj që vijnë e largohen nga Shqipëria përmes transportit ajror, t’i ofrojmë cilësi sa më të lartë dhe kosto sa më të ulët.

Po tarifat, a janë pjesë e negociatave, pasi Autoriteti i Konkurrencës është shprehur se, qeveria shqiptare nuk i ka respektuar afatet e rinegocimit të tarifave të parashikuara në kontratën ndërmjet TIA dhe qeverisë?

Tarifat nuk bëjnë pjesë në negociata. Po i rëndësishëm është fakti se, sot nuk na ndalon njeri të bëjmë fluturime ndërkombëtare në Jug. Ndërsa ka interes edhe për Aeroportin e Kukësit, por jo për pasagjerë. Duhet thënë se, këto çështje nuk mund të pretendojmë të zgjidhen brenda ditës.

Ju zoti ministër keni bërë një zhvendosje të prioriteteve të transportit nga ai rrugor në përmirësimin e infrastrukturës drejt porteve dhe hekurudhave. Nga të gjitha takimet që keni pasur deri më tani, a ka një interes serioz për të zhvilluar projektet në këto linja dhe ku pritet një konkretizim më i shpejtë?

Në sektorin hekurudhor, prioritar kemi përfundimin e projektit të detajuar të lidhjes hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Gjithashtu përfundimin e një projekti për rehabilitimin e lidhjes dhe për analizimin e lidhjes midis Durrësit dhe kufirit maqedonas. Prioritet përbën edhe përmirësimi i lidhjes hekurudhore me Malin e Zi. Edhe në hekurudhë, ne jemi duke punuar për ta rigjallëruar atë, pas një periudhe të gjatë injorimi të plotë, si mundësi transporti. Përmirësimin e lidhjeve me portet e vendit, veçanërisht për ato mallra që kanë volume të mëdha siç janë çimento, mineralet, hidrokarburet, hekuri e skrapi, por edhe segmente të ndryshme, të cilat iu shërbejnë kërkesave specifike që kanë zona të ndryshme të Shqipërisë, flas për zonën e Jugut që kanë hidrokarburet apo zonën e Veriut ku kemi mjaft miniera. Pra rehabilitimi i segmenteve të veçanta do të jetë në fokusin tonë. Po kështu, edhe për transportin e pasagjerëve do të fillojë realizimi i rehabilitimit të vagonëve me kapacitetet që kemi aktualisht, sjellja e tyre në një standard të pranueshëm, gjë që do ta bëjë shërbimin ndaj pasagjerëve më cilësor. Dua të theksoj se ka një interes serioz nga kompani kineze për të zhvilluar në dimensione krejt të tjera Portin e Shëngjinit.

Infrastruktura e ujësjellës-kanalizimeve lë për të dëshiruar. Tani, me reformën territoriale, a ka gjasa të ketë përmirësime në qeverisjen dhe shërbimet që ofrojnë ndërmarrjet e ujësjellësve?

Sektor i rëndësishëm është edhe ujësjellës-kanalizime. Një reformë e thellë po realizohet edhe në këtë sektor, me qëllim që të dalë nga situata totalisht jorentabël dhe me kosto të larta. Sigurisht, paralel me reformën territoriale do të riorganizojmë edhe ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve, me qëllim që të shkojmë drejt qëndrueshmërisë së këtyre ndërmarrjeve, në mënyrë që të mos të jenë më një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, por të jenë rentabël dhe t’u shërbejnë sa më mirë qytetarëve. Duke përfshirë sigurisht edhe shërbimin e trajtimit të ujërave të përdorura, që të jemi edhe miqësorë me mjedisin, në funksion të mjedisit në përgjegjësi, por edhe të industrive që janë të ndjeshme ndaj tij veçanërisht, siç është turizmi. Po kështu edhe në fushën e mbetjeve do të realizohet një reformë. Ajo do të jetë e nivelit institucional, ligjor, me qëllim që të përmirësohet situata aktuale e trajtimit të mbetjeve, një situatë e papranueshme as për të sotmen, as për të ardhmen. Kemi disa qindra landfille. Kjo duhet të ndryshojë dhe duhet të shkojmë drejt një modeli të ri të trajtimit të mbetjeve, me qëllim që nëntoka e Shqipërisë të mos jetë një bombë me sahat për sa i takon ndotjes, por ne të rikuperojmë sa më shumë nga trajtimi i mbetjeve dhe të kemi impakt sa më të vogël në mjedis.

Ju zoti Haxhinasto keni qenë ministër edhe në qeverinë “Berisha”, edhe tani në qeverinë “Rama”. A keni krijuar tashmë një opinion se me cilin prej tyre ushtrimi i detyrës tuaj ka qenë më komode?

Detyra e ministrit nuk është komode në asnjë rrethanë. Dua të them se në çdo pozicion, komoditeti dhe vështirësitë lidhen me zbatimin e ligjit dhe detyrave që rrjedhin prej tij.

39 komente në “INTERVISTA/ Haxhinasto: Rrugët do bëhen me pagesë. Marrëveshje me kinezët për ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe Portit të Shëngjinit”

  1. ed says:

    Eksperienca e vendeve si Franca e Italia, ka treguar se berja me pagese e rrugeve i paraprin privatizimit te tyre. Pasi privatizohen pastaj nuk behet me investime ne ta.

    Te besh me pagese rruget e pakta qe ka Shqiperia do te thote ti marresh frymen aktivitetit ekonomik, dhe te godasesh shumicen e varfer te Shqiperise.

    Haxhinasja, minister i Sales dhe i Edit, duhet ta dije se jo cdo mendim i BERZH-it eshte i dobishem.

    1. DREJTESI says:

      Ka pasur plot raste te debatit per kete ceshtje,pra te pageses se rrugeve,per te cilen e kane paguar njehere taksen. Sepse dihet qe keto rruge nuk jane bere me koncesion qe duhet te paguajme takse kalimi.Keto jne bere me parate e shqiptareve qofte edhe kur eshte marre hua,sepse per kete hua jane paguar parate nga taksat tona.

      Nese dikush do te beje rruge te reja me parate e tija,bujrum le ti hedhi paret dhe ti japi nje alternative me te mire perdoruesve te rruges.

      Por per keto rruge te ndertuara nga buxheti i shtetit apo me kredi bankare,KURRE nuk duhet vendosur takse per kalimin ne to!

    2. albatros says:

      Hidrocentralet u ndertuan me pune vullnetare dhe me djersen e shqiptareve ne kohen e monizmit dhe shumica e rrugeve me taksat tona atehere o
      Perse i po i privatizon ky dhe shtyp popullin? Per cdo gje merret shembull
      Evropa po pagat nuk e bejne si Evropa,Shendetsine nuk e bejne si Evropa dhe shum gjera te tjera.Demagogjia e Cifutit Rama

    3. shqiptari says:

      ky legen ishte ai qe ne fillim te vitit u hapte bythesh duke deklaruar me te madhe: do liberalizojme sherbimin e kolaudimit te makinave, fund koncesioneve abuzive. Pas 10 muajsh ishte po ky legen qe tha: kontrata eshte e rregullt dhe duhet zbatuar. Ca rrugesh do besh me pagese o legen? po taksa e qarkullimit qe paguajne vit per vit shqiptaret cfare eshte, o kurve mediokre? I rrofte Edit karrikja, se ju zagaret e LSI-se jeni ata qe ferkoni duart ne fund te dites. Ptuu felliqesira.

    4. emigranti says:

      ska ber vaki qe ndertimi i nje ruge te zgjase 20 vjet ..

    5. kastriot says:

      Privatizimi i nje aseti kombetar eshte vjedhja me ligj .
      Kur keta bisnesmene kane pare nje ktivitet me leverdi ekonemike pse nuk e fillojne ta bejne vet por presin sa ta ndertoje shteti me para borxh pastaj ja blejne shtetit dhe borxhi mbetet ne kurriz shqiptareve qe paguhen me 120-200 euro ne muaj.

  2. Al says:

    AEROPORI I KUKESIT ESHTE GATI PER PER FLUTURIME NDERKOMBETARE DHE KY ESHTE FAKT. POLITIKA ANTI SHQIPETARE DHE ANTI NJEREZORE E TE GJITHA QEVERIVE PERFSHI DHE AKTUALEN PUNOJNE KUNDER INTERESAVE TE QENIES SHQIPETARE. GERMANEVE NUK U INTERESON TE ULIN TARIFAT DHE AS TE KETE NJE AEROPORT TE DYTE. QEERIA PA VIZION VENDOS TARIFA ME EKTREME NE BOTE PER UDHETARET QE HYNE NE SHQIPERI NGA RINASI. PER RRJEDHOJE NJEREZIT PO PERDORIN MALIN E ZI KOSOVEN E MAQEDONINE SI DESTINACIN FLUTURIMI DHE ME PAS HYJNE NGA TOKA. KJO I SHKAKTON MILLIONA EURO HUMBJE QEVERISE TONE VIKTIME. HAXHINASTO ESHTE NJE IDIOT I LINDUR DHE TO VDESE IDIOT.

  3. era says:

    Perse duhet me kaq urgjence Rruga e Arbrit? A ja vlen dhe kujt do i sherbeje, me shume Shqiptareve apo maqedonasve per te dale ne Adriatrik?

    Ky i mjere vend ka kaq shume vrima dhe halle sa qe kjo rruge duket luks madh dhe thelle permbi bisht. Ndoshta ne te ardhmene e afert mund te justifikohet.

    Kinezi nese do investime ka plot pune ne sistemin e kanalizimeve dhe kullimeve ….etj. Apo ketu eshte parja me e madhe!

    1. studenti says:

      @ era,patjeter qe ja vlen rruga e arbrit dhe do i sherbej pjeses se dibraneve dhe shqipatret e maqedonise qe me shume se 60 vjet e ka lene zonen e dibres me te izoluar se cdo vend tjeter, pasi kjo rruge pervecse shkurton gjatsine e rruges 170 km deri ne peshkopi behet deri 70 km, per kto jane vetem llafe se se kane seriozisht kete projekt , thjesht eshte mashtrimi i radhes si qeveria paraardhese per te marre votat e tyre. mjere ky popull…,respekte

      1. Selman says:

        O gomar. Nuk do behet falas nga kinezet. Do paguhen sa frengu pulen. Vetem sepse do u sherbaka dibraneve per te dale ne adriatik? A ka studim se sa do jete fluksi i transportit ne ate rruge? Se ne nuk jemi ven i pasur qe te hedhim pare ne ajer. Greqia i ka be rruget pa hesap me fonde komuniteti. Ne po i bejme duke marre kredi. Dmth +intresat e kredive. Ngelet duke shkrujt budalliqe demek patriota te medhenj. Hajvan, ja se cje

        1. gtrkmnsd says:

          O Selman o hajvan, o kerriç gomari.
          Dashke studime sa dibran do dalin ne det ti? Po kush do ti bej ato studime? Gomeret qe jane ne politik e nuk din te shkruajne emrin e vet? Cfare studimi do ti more kerriç per nje fenomen te ardhshem? Ju gomeret nuk jeni te zot te beni studime post-fenomeneve jo me ante-fenomeneve. Shko mor kerriç katunari mil lopen o vil ndonje vesh rrush.

          1. Helidon says:

            Zbrit nga kulla dgmchtsh. Duhet studim per koncesion. E ka ligji keshtu. Po maje hurit ku rri ti, nuk lexohet dot. Dhe studimi i ministrise ku eshte minister haxhiu thote qe marrja e kredise nuk justifikohet per ate rruge. Ha mut e mos ha kohen e njerzve.

    2. studenti says:

      @ era,patjeter qe ja vlen rruga e arbrit dhe do i sherbej pjeses se dibraneve dhe shqiptareve e maqedonise qe me shume se 60 vjet e ka lene zonen e dibres me te izoluar se cdo vend tjeter, ku vetem u pasuruan me kromin e bulqizes ,dhe se vrane fare mendjen per zhvillimin e kesaj zone, pasi kjo rruge pervecse shkurton gjatsine e rruges 170 km deri ne peshkopi behet deri 70 km, per kto jane vetem llafe se se kane seriozisht kete projekt , thjesht eshte mashtrimi i radhes si qeveria paraardhese per te marre votat e tyre. mjere ky popull…,respekte

    3. Lani says:

      Rruga e arbrit eshte nje domosdoshmeri akute per pjesen tjeter te shqiptarve qe jetojne ne Maqedoni dhe po mbyten nga mosdija, nga mosmundesia per aktivitet ekonomik, po mbyten nga islamizmi ekstrem.
      Per mendimin tim rruga e Arbrit eshte me e nevojshmja aktualisht nga te gjitha rruget.
      Shikoni pjeset shqiptare rreth shtetit tone. Ne jug-perendim te Shqiperise eshte pjesa veriore e greqise ku sot jetojne shqiptare te cilet ishin harruar. Greqia e ka lene totalisht te neninvestuar ate zone dhe aty ka nje emigrim masiv. Mgja se fundmi me cuarjen e rruges deri ne kufirin e qafbotes dhe rritjen e volumit te turistve shqiptar ne keto zona po duket se shqiptaret e greqizuar po behen me aktiv.

      Pjesa e malesise se Malit te Zi jane lene totalisht ne harrese nga ana jone, por te jeni te sigurt qe me unazen Gjakove-Malsi e Madhe-Plave-Guci do te kete akoma me shume zhvillim.

      E njejta vlen per shqiptaret e Maqedonise, te cilve rruga e arbrit do tju krijoje akses ne komunikim, dije, ekonomi …..

      E njejta vlen per shqiptaret ne Bujanov, nese Kosova do te investoje drejt tyre nga Gjilani dhe do ti lidhi ata me Rrugen e Kombit ne Shtimje ata do te kishin nje akses te paimagjinueshem per importet ne Serbi dhe do te faktorizoheshin.

      Shikoni greket qe jetojne ne Gjirokaster sa jane fuqizuar vetem se per disa vite Dogana e Kakavijes ka funksionuar si port kresore importi ne Shqiperi.

      Per mendimin tim keto projekte portuale, hekurudhore, autostrada nuk duhen vonuar per asnje moment.

      1. Gjon says:

        Pajtohem plotesisht, rruga e Arberit eshte prioritet paresor gjeostrategjik. Vetem nje korrigjim, rruga e Plave-Gucise nuk eshte unaze me Gjakoven po shkon nga Podgorica ne Bjelo Polje nepermjet Plaves dhe Malesise se Madhe ne Shqiperi. Ajo rruge duhet te lidhet patjeter me Pejen/Gjakoven nga Rrozhaja, por Kosova ka disa muaj qe s’po ben dot qeveri, e jo te beje rruge per Plaven apo Bujanovcin.

  4. malokeria = qeneria says:

    Vriteni mendjen dite e nate si t’ua rrasni brenda ketij populli legen. Por rrotullojeni kur ta keni brenda dhe bejeni me dysh qe ta ndjeje me mire. Ato rruge jane bere me taksat e njerezve o hajdut, nuk eshte rruge e bere nga privati qe e shfrytezon si do ai. U merren leket popullit, ndertohet nje biznes privat dhe bejne leke me kile sepse cmimin do e vene sa u do trapi. Paguan ky popull per te ngritur nje biznes qe ta vjele Ilir Hajduti me banden e kusareve te LSI dhe dangalli i gjate rri e veshtron. Le ta beje privati rrugen dhe pastaj le te marre leket, por jo te paguajne njerezit per nje gje qe e kane ndertuar vete. Po taksat e regjistrimit dhe te qarkullimit perse i merr ti o qen? Per te mirembajtur rrugen dhe dalin e teprojne po te mos i vidhni. Rruget kombetare mos i takso o felliqesire, liberalizo tregun po te duash te bejne rruge te tjera kush do te nderhyje ne infrastrukture. Te shkerdhefsha robt ku t’i kesh evgjiti i mutit.

    1. malokeria = qeneria says:

      Qenkam merzitur kot me duket. Me paska shpetuar nje detaj. Vetem rruget nga Tirana e poshte do taksohen, pra Tr-Dr, Tr-El dhe akset e Jugut. Ne rregull jemi, atyre futja se nuk te thone gje, jane popull i bute ata te Jugut, paguajne sado t’u kerkosh. Ne Veri provoje te vesh ndonje takse dhe e shikojme sa do marresh. Gjithmone perfiton horri ne kurriz te qorrit. Beni ndonje dore leke se erdhen zgjedhjet prape dhe do harxhoni per te blere vota dhe votues. Jepi Ilir Meta jepi, shaloje mire shalgjatin se po ben shtet me Tahir arixhiun, shqiptarin 24 kar-atsh. Edhe atyre ne Jug futjani sa krahu sepse namin e mori Lazarati por nderkohe Dukagjini eshte bere fushe pjellore. Nuk e mora vesh u kap njeri per helikopteret e goditur apo jane pak kokforte ata dhe do i leme te bejne si duan. Haxhinasto idiot, jo se ty te intereson kjo qe them se ti je aty si cerr i Metes per te vjedhur per ate, por po shtrenjtove komunikacionin ke pjerdhur tere sistemin kapitalist. Kjo perkthehet ne rritje te cmimit te mallrave per pasoje te rritjes se kostos se transportit e me rradhe gjithe te tjerat. Zoti ua nxjerrte tek femijet, u shkretofshi dhe u befshi hi.

      1. Pelasgian says:

        Me dukej se para ca ditesh u fol edhe per takse ne Rrugen e Kombit . Megjithate un jam dakort me ty , asnje mos te PAGUAJE !!!

        Rruget jan bere nje here me leket e Shqiptarve .

  5. Xha Barka says:

    Rruge skandaloze,duan dhe pagese!!!???

    Popull i bute bejne ca te duan,edhe frymarjen duhet ta bejne me pagese dhe s’ka per tu ndjer askush!

  6. era says:

    Le te sherbeje ky forum per tu ndergegjesuar shqiptaret per te drejtat e tyre. RRUGA E KOMBIT ESHTE NDERTUAR JO VETEM ME PARATE E KETIJ BREZI POR EDHE TE ATIJ QE DO TE VIJE.
    Asnje koker leku nuk duhet te paguajne shqiptraet se ajo eshte rruga e tyre dhe taksat per mirembajtje i japin ata qe e perdorin.

    Like komenti i malokeria=qeneria.

  7. qytetar says:

    Keta jane politikanet qe keni zgjedhur, keshtu qe mos u qani, qellimi i tyre eshte tua marrin edhe piken e fundit te gjakut, pasi vampiret politikane jane mesuar vetem me gjake populli. Keshtu eshte kur ne dore e merr i njoranti dhe i ligu pushtetin…Privatizimi apo dhenja me konçesion seshte gje tjeter vetel nje forme ndryshe indirikte e taksimit te popullit por jo nga qeveria por nga privati…

  8. sherifi says:

    era
    Jame plotesisht dakort me ty,ajo rruge megjithse kushton qindra milion euro,per momentin nuk e justifikon veten,se ne gjith gjatesin e saj ajo mbulon apo jo 20-30 mij banore,ndersa ato para mund te perdoren ne nje fush tjeter ku te jene me shume rentabel,perse te mos behet nje rruge ku te pershkoi bregdetin nga velipoja e deri ne sarande bie fjala,ose te permiresohen me themel ujesielles kanalizimet qe kane 23 vjete vetem ankesa degjohen,ose edhe ne ndonje fushe tjeter.
    nuk jame edhe kunder asaj rruge,po nuk eshte aq urgjente sa fusha te tjera.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Taksat ne rruget tona,duhen per automjetet e huaja,na marrin taksa ne rruget e tyre,duhet ti marrim ne rruget tona.

  10. lili says:

    Edhe sa na kushtojne studimet e ‘fizabilitetit’ qe po riperseriten 3 here?
    Nje tjeter tash per vjedhje ashiqare,se nje shtet normal vendos e nuk kemi nevoje per shume studios:vend os nje euro per gjithe rruget nje here sivjet e shiko pastaj eshte ma fitimpruese se studimet e fizibilitetet!

  11. Eraldi says:

    Paska dale prape Ilir Meta me bllok ne dore. Historia perseritet nga tipa te njejte, pavaresisht partise ne pushtet!

  12. illyrians says:

    Leket qe jane hedhur per rrugen e Kombit, perfshi ketu edhe qindra milionat euro qe vodhi Lulush hollandezi, mjaftojne per te mos paguar asnje takse per 50 vite rresht. Dhe te gjitha taksta rrugore dhe siguracionet qe paguajne shqiptaret, dalin e teprojne edhe per riparimet dhe mirembajtjet. Mos te beje gabim qeverria te beje dicka te tille, sepse rruga eshte ndertuar me paret e shqiptareve, biles e kane paguar me shtrenjte se ç’do rruge ne bote, 66 km rruge, 1 miliard e 400 milione euro, rekord ne bote per euro/km..!!! Ende nuk eshte denuar Lulush torta per vjedhjet gjigande ne kete bosht rrugor, kurse keta kerkojne te vjedhin akoma..!!! Pisa te ndyre..!!

  13. Nje shqiptar says:

    Si behen privatizimet pa para dhe pa paguar taksa. Kompania e A, e formuar nga pehlivane e mashtrues, merr para borxh ne banke dhe privatizon nderrmarrjen shteterore B. Pas privatizimin formon kompanine C qe eshte bashkimi A+B. Kompania C nuk eshte gje tjeter tashme vetem ish nderrmarrja shteterore B ku shtohen borxhet e A-se. Kompania C nuk paguan me taksa pasi ajo eshte tani kurdohere me bilancet ne humbje, pasi do te paguaje borxhet qe u shtuan ne bilancet e saj. Nuk kemi me as investime derisa te paguhen tere borxhet qe erdhen nga A. Pasi mirren edhe fitimet me vite keto kompani provokojne, ne nje fare menyre, shtetin dhe krijojne konflikte juridike qe u sigurojne edhe te tjera fitime si demshperblime te prishjes se konktrates. Bej disa pyetje per Ministrine tone te financave: cila eshte sasia e taksave qe ka marre shteti yne nga nderrmarrjet e privatizuara, nga sistemi bankar i privatizuar, nga nafta e minierat e privatizuara, nga portet dhe rrjeti energjitik i privatizuar etj.? Kush ben auditimin e ketyre kompanive qe kane tashme ne doren e tyre sherbimet themelore dhe pasurite kryesore te vendit? Me se merret Kuvendi yne popullor qe nuk organizon seanca te tilla ku te shikohet kontributi i taksapaguesve qe kene privatizuar ekonomine tone? Kjo duhet bere shume shpejt perpara se Qeveria te detyrohet qe te shkarkoje mbi popullesine nevojate saja per para.

    1. socialist i zhgenjyer says:

      Like komentit “Nje Shqiptar”

  14. Treviso says:

    Jam ne kundershtim me vendosjen e pagesave per ithenshin autostrada, se nuk munde ti quajme autostrada. Keto rruge behen me djersen e popullit dhe pse kerkohen borxhe nga bangat e huaja. Eshte populli qe do ti laje keto borxhe.
    Perfundojne autostradat dhe pas pak kohesh do te privatizohen. Privatizimi do te behet me nje vlere qesharake. Padrone te autostradave do jene hajdutet qe kan vjedhur popullin deri sot, dhe pas privatizimit parat do ti shkojne ne xhep hajdutit.Ne çdo sekond hajdutit do ti hyjne leket ne xhep pa e vrare mendjen fare. Beneton i Trevisoss komprati autosdratat e Italise me çmim qesharak dhe pas nje viti kerkoi tja shiste Spanjollit, por fal ish ministrit te komunikacionit Dipietro qe me kembenguljen e tije nuk u shiten. Qveria te beje sondazhin e shpenzimeve te rruges se Kombit dhe te kerkoje parat ku kan shkuar. Pasi te gjeje parat le te beje dhe rruge te tjera. Nuk kerkoj te denohet kriminel Basha pse ka vjedhur leket e rruges, por ti gjeje dhe tja japi shtetit. Kriminel Basha te denohet per vrasjet e 21 Janarit te 2011 dhe per shitjen e detit.

  15. Gezimi says:

    Kam nje pyetje per kete minister. Para pak muajsh patet premtuar se rruga Tirane – Elbasan do te mbaroje brenda vitit. A do e mbani kete premtim? Nuk kam pare fare njerez apo mjete qe te punojne ne kete autostrade. Ndoshta jam i gabuar, por veshtire se do e realizosh!

  16. Blue Jasmine says:

    Po taksat qe paguajne drejtuesit e automjeteve a nuk shkojne per mirembajtjen e rrugeve??

  17. fllad says:

    Treviso, mbeshtes komentin tuaj
    Mosbindje civile, asnje takse me teper…

  18. fg says:

    Per rruget e reja qe do te beni ju me koncension se sa per rruget qe jane bere deri tani ato jane bere me taksat tona dhe madje ju keni vjedhur nje pjese te mire te tyre sepse keni qene nga 2009 ne pushtet prandaj ska para per mirembajtje. Provoni te na vini taksa e ta shikoni ju zoti haxhi se sa ju vlen lekura.

  19. Feshferima says:

    More Sh. minister, por rruga Durres-Tirane eshte ndertuar me leket e taksapaguesve shqiptar ashtu si cdo km i ri i ndertuar para 90-s. Nese doni te jepni me koncesione kinezet ta ndertojne rrugen dhe te behet me pagese, por ato egzistueset JOOOOOOOOOO! Kjo duket vjedhja e rradhes.
    Sa per aeroportin ate e keni gati, Kuksin, apo prit gomar te mbije bar. Pa aeroporte te lira s’ka turiste te huaj, do te perfitojne fqinjet ashtu si po perfitojne, si dhe kompanite e fluturimeve te medhaja. Leku hyn nga turizmi gjate gjithe vitit. Turistet atje jane ne Europe dhe gati te vijne po patet b…th i thithni,por me taksa rruge dhe bileta avionash e tragetesh 300-600 Euro i harroni turistat eurpiane se atje eshte Ibiza, Korfuzi, Majorka etj. Sic duket ketu vjen era tenderime per aeroporte te reja, hallall, populli ju votoi, mire ja beni, i beni rruget me leke….A I DI KOMANDANTI KETO PUNE?????

  20. al paci says:

    Ne shqiptaret i kemi paguar njeher keto rruge. Am per ata te huait qe hyjn ne shqipri i bien shqipris nga hani hotit e dalin ne greqi dhe nuk paguain asnje cent nuk esht e drejt. Se kur kalojm ne pervec malit te zi bosnia me 40 kilometer autostrat te mer 6 euro kroacia 230 km20 euro slovenia e ka standart 15 euro dhe italia 100 kilometer 8 euro, pse keta fqinjet tan mos te paguajn per rruget tona dhe ne te paguajm.

  21. VFLP says:

    Ehe, te jeni te sigurt qe nese Ministri flet ne kete forme do te thote qe 95% e projektit (planit) eshte realizuar, eshte zgjedhur fituesi, jane ne ardhje e siper paisjet teknike, vec ishalla vene ndonje tarife te pranueshme te tipit 200-500 lek te vjetra, sado qesharake duket si shifer me ate fluks qe ka tirane durres, tirane elbasan, lushnje fier, fier vlore, fushe kruje lezhe, lezhe shkoder, rruga e kombit cdo dite, imagjinoni sa lekun e bejne dhe ju del edhe per mirembajtje. Me kete nuk do te thote qe jam dakort per kete takse jam totalisht kunder sidomos ne kete moment qe asnje tregues nuk ka rritje as papunesia as ekonomia shtoji ketu dhe rritje energjie e rritje karburanti, nuk e di kush e keshillo Ramen po vetem ne te mire te popullit spo e keshillo, a se harrova do ulet taksa e pijeve energjike do porosisim red bull ne vend te kafes hehehehe goxha arritje :p

  22. Murlani says:

    Politikanet e 24 vjeteve qe na drejtojne do te ja u kishte zili edhe Nastradini , premitme dhe veç premtime , harrojne se ky vend nuk dote kete qetësi zhvilli, po nuk vune ne efiçence hekurudhat si primare per udhetaret dhe per transportet e mallerave , apo duan taksat , gjobat marramedse çmimet e karburanteve per transportin e rruges qe merr dhe koston e jeteve te njerezve te ketije vendi .
    Po nuk u kthye transpoti ne hekurudha si primar , nuk dote gjinden vende per te parkuar makinen ne rruget tona .

  23. genti says:

    rruget me pages mor mut mutit e populli ska buk me hanger

  24. Guri says:

    Zoti Edmond Haxhinasto ka mbaruar Fakultetin e Gjuheve te Huaja per anglisht. Ne qeverine e Berishe ishte Zv/Kryeminister (kete detyre e bente paveshtiresi!!!). Ai ishte edhe Minister i Jashtem (e bente pa veshtiresi!!!). E caktuan Minister te Ekonomise,Tregetise dhe Energjitikes (e bente pa veshtiresi!!!)
    Tani ne qeverine “Rama” eshte caktuar Minister i Transportit dhe Infrastruktures…(e bene pa veshtiresi!!!). Ky i bene te gjithja, vetem kolltuk te kete.
    Zotni Edmond Panariti ka mbaruar Fakultetin e agronomise. Ne qeverine “Berisha” ishte Minister i Jashtem (e bene pa veshtiresi!!!! Ne qeverine “Rama”eshte Minister i bujqesise (e bene pa veshtiresi!!!)
    Zotrinjte Haxhinasto dhe Panariti jane te dy te LSI. Aktualisht fotot e tyre shihen shpesh ne gazeta etj., si ministra qe kane bere “revolucion” ne fushat e tyre. Ne fakt transporti dhe bujqesia jane ne gjendje katastrofike. Mjer mileti me keta tipa. Si kane paturpesine dhe na paraqiten ne media?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje