Meta: Dorëheqja e Luiza Xhuvanit, standard i ri në politikë

8 Nëntor 2014, 11:50Politika TEMA

Standard të ri në politikë e konsideroi Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dorëheqjen e Luiza Xhuvanit nga posti i deputetes, pasi djali i saj u përfshi në një ngjarje të rëndë me pasojë 4 të vrarë.

Në një prononcim për mediat Meta tha se pavarësisht tragjedisë së ndodhur Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë në përputhje me procedurat parlamentare duke respektuar Rregulloren e Kuvendit.

 “Të jeni të sigurt se do veprohet sipas rregullave të caktuara. Por kjo nuk është më e rëndësishme. Pavarësisht nga tragjedia e rëndë, dorëheqja e saj është një akt që sjell standard të ri në raport me opinionin, mesazh edhe për të gjithë deputetët, politikanët e zyrtarët”, tha ai.

Kryeparlamentari gjithashtu komentoi edhe vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Serbi, e planifikuar për tu zhvilluar më 10 Nëntor. Meta e cilësoi si vendosmëri nga ana e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Takova nënkryetaren e Parlamentit të Serbisë, zhvillova një bisedë mjaft konstruktive dhe mirëkuptuese. Pra është një vizitë e cila zhvillohet në drejtimin e duhur, tregon vendosmëri për të ecur më tej në rrugën e normalizimit dhe transformimit. Ne kemi përgjegjësi të veçantë për të ardhmen e gjithë rajonit. Këtë përgjegjësi duhet ta ushtrojmë duke mos përsëritur frymën konfliktuale të së kaluarës, të bëjmë histori jo për histori, por histori për të ardhmen”, tha ai.

Ndërsa duke komentuar ngërçin politik në Kosovë, Meta tha se ka për klasën politike atje të njëjtin mesazh si ambasadorja e SHBA-së.

“Më duhet të mbështes apelin e ambasadores në SHBA, situata duhet të marrë zgjidhje. Kosova ka nevojë për institucione, shpresojmë që Kuvendi të mblidhet të konstituohet qeveria dhe institucionet e tjera. Kosova s’ka luks për ta tejzgjatur këtë situatë. E mbështes plotësisht ambasadoren, me të njëjtat fjalë”, tha Meta.

Në lidhje me kërkesën e fundit të Partisë Demokratike, që kreu i grupit parlamentar të PD-së të ketë të drejtë që të replikojë pas fjalës së kryeministrit në seancë plenare me kohë të pakufizuar, Meta tha se do të votohet që në seancën tjetër.

“Ndryshimi i fundit i rregullores i propozuar nga kreu i Grupit të PS, Gramoz Ruci synon plotësimin e një kërkese të bërë nga opozita që ata të kenë të drejtën e kohës pas kryesministritpo sa ai. Është një hap mjaf bashkëpunues nga ana e mazhorancës, më mirë të kemi më shumë demokraci se sa kufizime”, deklaroi Meta.

I pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në Kuvend pas kësaj, Meta tha se “kjo është një çështje që i takon opozitës. Në në sancën më të afërt do ta votojmë pastaj mbetet në dorë të opozitës”.  /gj.k/

8 komente në “Meta: Dorëheqja e Luiza Xhuvanit, standard i ri në politikë”

  1. baca says:

    Eshte me te vertet nje xhest shume i mireperitur nga nje politikan,,,, Me kujton doreheqjen tende nga zevendeskryeminister pas ngjarjes te 21 janarit!!!!
    Ikni o plerat e mutit kur flisni dhe ju per moral dhe ndergjegjsmeri ,, a re popull muti kur do zgjoheni dhe ti zhdukni keta kafshe qe tallin bythen me ne ,, qe nga Berisha e deri tek Enveristi i ri Rama ,,, Gezuar festen zoti Rama.Berisha, Meta , Ruci,,,,etj. etj

  2. iliri says:

    Pamvarësisht që jam i krahut tuaj politikisht, po po të them me bindje, që po flet përçart. Ajo duhej ta bënte dorheqjen nga politika që në rastin e parë dhe gjithashtu edhe ti personalisht, duhej të jepje dorheqjen nga politika për vidjon që solli 21 Janarin dhe at`here do të thonim me gojën plot: Një standart i ri në politikën Shqipëtare.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    po ke te drejte like koklopa eshte standart i ri megjithmen por ti nuk i njef keto standarte megjithese te kapen kamerat me presh ne bythe(me fal me presh ne dore…)

  4. Perkthysi says:

    Luiza Xhuvani ,
    ne ndryshim nga nji rruspi lind me pandergjegje njerezore si meta,
    (mashtrues e i pafytyre gjenetikisht) ,
    e para- eshte kristjane …dhe ka fytyre njerezore,
    e dyta qytetare ,
    e treta nji NJERI e personalitet qe rrespekton rregullat ne nji shoqeri njerezore , rrespekton principet njerezore # nga nji rrace allaturka ,
    qe Zoti i ka perplas qysh ne lindje nji peshtyme / kollace,
    si surrati fallso te njerezimit .

  5. Perkthysi says:

    Luiza Xhuvani ,
    ne ndryshim nga nji rruspi lind pandergjegje njerezore si meta,
    (mashtrues e i pafytyre gjenetikisht) ,
    e para- eshte kristjane …dhe ka fytyre njerezore,
    e dyta qytetare ,
    e treta nji NJERI e personalitet qe rrespekton rregullat ne nji shoqeri njerezore , rrespekton principet njerezore # nga nji rrace allaturka ,
    qe Zoti i ka perplas qysh ne lindje nji peshtyme / kollace,
    si surrati fallso te njerezimit .

  6. lili says:

    Edhe do ishte mire qe te inspironi edhe ju nga luiza e te jepni doreheqjen tuaj shqiptareve!

  7. timeta says:

    Ti o ilir meta kur te japesh doreheqje Shqiperia do te duket nje vend normal, nuk je i tille, je i babezitur dhe do vdesesh i tille i mbytur ne gjakun dhe llumin e pushtetit tend. Shko jep doreheqje e jeto me i qete, jy do te jete nje ndryshim i madh ne Shqiperi, ne te kundert ju vetem sa i zgjasni agonine tranzicionit ne kete vend te bekuar nga zoti e mallkuar nga ju politikane te ndyre.

  8. Heil H. says:

    Ah si ste merr mortja ty dhe te gjithe ata qe te votojne ty mer kriminel ordiner!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje