Bashkëpunimi konstrukltiv mes Shqipërisë dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.
Kjo u theksua gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë me Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Nënkryetares së Parlamentit serb Gordana Čomić.
Në këtë kuadër u vlerësua vizita e pritshme e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi si një kontribut pozitiv për perspektivën e përbashkët evropiane të të dy vendeve.
Meta rikonfirmoi vullnetin për forcimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare mes Shqipërisë dhe Serbisë përmes grupeve reciproke të miqësisë dhe komisioneve parlamentare, duke shprehur njëkohësisht kënaqësinë për takimin që zhvilloi me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, znj. Maja Gojković gjatë muajit të kaluar në Gjenevë. /gj.k/