Zbardhet axhenda përfundimtare e vizitës së Ramës në Serbi, shmanget takimi me Nikoliç

8 Nëntor 2014, 16:18Politika TEMA

Axhenda e kryeministrit Edi Rama për vizitën e tij në Serbi deri më tani ka qenë mister, deri dy ditë para vizitës së tij.

Kjo, pas tensionimit të situatës së pasojë e dhunë së shpërthyer në ndeshjen Serbi-Shqipëri të luajtur në Beograd.

Por, tashmë axhenda është zbardhur.

ABC News, që ka siguruar këtë axhendë, thotë se kryeministri Edi Rama nuk do të takohet me presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, gjatë vizitës në Beograd.

Ndërkohë, pavarësisht kundërshtive të palës serbe, kryeministri Edi Rama do të shkojë në Luginën e Preshevës, ku do të takohet me shqiptarët e këtij rajoni.

Kështu, më 10 nëntor, takimi kokë më kokë me homologun Aleksandër Vuçiç, do mbahet në orën 11.00 dhe pas 20 minutash zhvillohet takimi i dy delegacioneve.

Në orën 12.30 do të mbahet konferenca për shtyp e dy kryeministrave.

Ndërsa në orën 16.00 shefi i qeverisë shqiptare do të takohet me gazetarët në hotelin ku do të qëndrojë delegacioni shqiptar.

Një orë më pas do të jetë i pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe në orën 18.00 do të zhvillohet takimi në Bashkinë e Beogradit.

Axhenda e ditës së parë përfundon këtu, ndërsa të martën nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar do të bëhet në 5.00 të mëngjesit.

Takimi me kryetarin e komunës është i parashikuar në orën 11.00./b.l

 

15 komente në “Zbardhet axhenda përfundimtare e vizitës së Ramës në Serbi, shmanget takimi me Nikoliç”

  1. HAJDUTI says:

    duhet ti ngresh lart moralisht shqiptaret…..mos u dorezo ..

    1. Te lumte rama qe nuk do e takosh serbin. Keshtu vepron nje politikan shqiptar e jo si berisha qe done kishte takuar. Kjo eshte atdhetari. Te shkosh ne serbi por mos te takohesh me serbet. Posht berisha

      1. joel shkodra says:

        Nuk eshte e qarte se cila pale e ka vendosur qe te mos takohet me presidentin serb.

    2. Marjo says:

      Sigurisht qe Rama, do na beje te ndihemi krenar me ato qe do thote,

      eshte fantastik me fjalimet e tij, keshtu qe besoj se edhe ne kete rast do ia dale

      http://bit.do/ja-cfare-do-thote-Rama-ne-Beograd

  2. Treviso says:

    Une do te thoja qe morali i shqiptareve eshte ngritur para se te shkoje kryeministri ne Serbi. Pse? Presidenti i Serbise nuk do ta presi, se nuk ka fytyre ta prese.

  3. funerali says:

    bisedimet per konsolidimin e paqes ne rajon konkludojne me mareveshje.
    pikat e mareveshjes jane detyrime qe duhen vene ne jete.
    kujt I intereson tensioni?
    pa dyshim serbeve, te cilet nuk pajtohen me menyren se si ka rjedhur historia gjate dy dekadave te fundit.
    skenari serb “droni” vazhdon.

  4. robert th. says:

    Gjithshka do kaloje sipas planit te mesiperm. Gjithshka si shume shou te tjere historike, ndonse ky i permasave me te vogla. Nga an e tyre serbet do dalin ne rregull, per syte e Brukselit, pervec disa debateve qe do kene aty mes vetes me pas. E njejta gje edhe per shqiptaret, ne rregull me Brukselin dhe Rama do pritet zyrtarisht si hero, pervec atyre debateve te mepasme qe do nisin neper televizione-gazeta, vetkuptohet te niveleve kulturore orientale-mesjetare, me ofendime, sharje dhe kercenime, te cilat per momentin jane ne mode.

  5. Beppe zeka says:

    Edi la tregua qe nuk eshte qurrash si sala

  6. Beppe zeka says:

    Edi ka treguar
    qe nuk eshte qurrash si sala

  7. arben says:

    Ne qofte se Rama do te realizoje me guxim dhe pa ndjenjen e te dobtit te gjithe planin e tij per viziten ne Beograd fitorja ka per te qene e dyanshme si per shqiptaret qe do tregojne se jane faktori kryesor i stabilitetit ne ballkan por dhe per serbet se do te kuptojne se vetem me nje fqinjesi te mire me shqiptaret dhe mardhenie korekte e te ndershme me ta Serbia ka per te dale nga rrethi vicioz i nje nacionalizmi anakronik qe pjell vetem luftra e mjerim per ballkanasit.Le ta kuptojne te dy popujt se e ardhmja e tyre eshte Europa .

    1. Mara says:

      Edi Rama urrhet nga cmirezinje oikerisht se nuk e ka ndjenjen e te dobetit, madje nuk ka asnje komplexs

  8. kushtrimi says:

    Kam frike se serbet do sajojne ndonje trazire apo burgosje apo bllokim rruge per ne presheve qe te
    pamundesohet takimi me shqipetaret. Jane te pafytyre ata dhe nuk dijne c’eshte turpi.

  9. Kosova says:

    Rama kujdes se Jan te pa bes…….suksese!

    1. Mara says:

      Rama eshte rritur ne nje vend te pabesesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje