Lëvizja “Vatra” ka kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që me homologun e tij serb të diskutojë dhe njëkohësisht të kërkojë me ngulm zbatimin e shtatë pikave, që do të përmirësonin sadopak jetën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Sipas një komunikate të ‘Vatrës’, gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore është shumë e vështirë dhe pikërisht kjo vizitë nga autoritet shqiptare duhet të shfrytëzohet për të kërkuar që në mënyre urgjente të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve nga pushteti serb në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Vatra” ka hartuar disa kërkesa që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës, të cilat kërkesa, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duhet t’i diskutojë dhe njëkohësisht të kërkojë me ngulm të zbatohen, nga homologu i tij serb.
Shtatë pikat e shoqatës “Vatra”:
Serbia duhet të garantojë zhvillimin e barabartë ekonomik të Rajonit të Kosovës Lindore duke nxitur punësimin e shqiptarëve e mbi të gjitha punësimin e të rinjve, ngase kjo pjesë është ndër më të varfëruat në gjithë kontinentin e Evropës. Këtë e dëshmojnë statistikat zyrtare të vet Serbisë. Këto statistika tregojnë se në pjesën e Serbisë pa Kosovën Lindore, të papunë janë vetëm 15 % të qytetareve, kurse në Kosovën Lindore, ku shumica janë shqiptarë, të papunë janë 95%.
Serbia t’i ndalë arrestimet politike të bazuara në akuzat e fabrikuara e të montuar nga kuzhinat e pushtetit serb. Të ndalet ndjekja dhe maltretimi i ish-ushtareve të UÇPMB-së që po vazhdon tash e 13 vjet.
Të bëhet çmilitarizimi i menjëhershëm i Kosovës Lindore dhe heqja e bazave ushtarake siç është: Kampi ushtarak i Cepotini, kampi në fshatin Ramabuqe dhe kampi ushtarak në lagjen Litesh në Zarbicë, e tjerat të vendosura në Kosovën Lindore, sepse po përhapin frikë te banorët, që ndikon direkt në moskthimin e tyre. Të zbardhet vrasja enigmatike e Komandant “Lleshit” Ridvan Qazimi.
Të fillojë implementimi i marrëveshjes së Konçulit dhe të zbatohet vullneti i përfaqësuesve politikë i dalë nga platforma politike e tre kuvendeve të komunave shqiptare në vitin 2006. Të garantohet lëvizja e lire e qytetarëve dhe e mallrave nga Kosova e Shqipëria.
Të mundësohet kthimi i menjëhershëm e të dëbuarve nga Kosova Lindore, të cilët forcat serbe i dëbuan me dhunë mbi 20.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999-2000, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen mbi 15.000 banorë. Njëkohësisht t`u garantohet siguri në pronat e veta dhe ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ushtria e Shtetit serb.
Të lejohet hapja e universitetit në gjuhen shqipe në Kosovën Lindore.
Të lejohet përdorimi i simboleve dhe të respektohet dy gjuhësia, të lejohet që në Kosovën Lindore të punohet me plan program arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës. Të lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në aspekt zyrtar dhe të kthehet lapidari menjëherë në qendër të Preshevës. /gj.k/
hahahaha,me kushtet e VATRAVE apo SHPELLAVE duhet te merret RAMA!!???
RAMA,shkon ne Beograd te kanonisi te ardhmen e Shqiperise ne Evrope[orientuar kjo edhe nga Merkel] e jo te merretme kushtet e shpellareve………..
puuhhh qfar skupidhje kokshe bre nona e viqit muuuu…, te pakten duhet te kini konsiderat per Luginen e Presheves, Edi Rama, atje, duhet ta ben ma te vyshmen e mundshme. Turp per ty tfg!
O zotrinje te Vatres qe, megjithese jetoni [prej shume vjetesh ne SHBA nuk keni mesuar asgje nga politika e jashtme e nje shteti. Te gjitha kerkesat qe ju keni parashtruar me siper jane kerkesa qe duhet ti beje shteti i PAVARUR I kOSOVES dhe muk ka te drejte nderkombetarisht Shqiperia te nderhyje.Mund te sygjeroje per format e zgjidhjes se problemeve ne rang rajonal por jo te kerkoje direkt sepse del zbuluar para nderkombetareve se kerkon te behet mbrojtsja e te gjithe shqiptareve ne rajon dhe ju jep serbeve shkak per te na akuzuar se jemi per Shqiperine e Madhe.
Dakord me piken e pare dhe dy te fundit.Rame nuk mund dhe nuk duhet ti permende pikat e tjera.
Po athere per cfare shkon ne Presheve kryeministri kur spaska te drejte te flase per shtypjen dhe diskriminimin qe po u behet o njeriu me emrin drejtesi por qe kundershton drejtesine
Pseudovatra e Salih Ram Gerdecit! ?
Nuk e kuptoje se cdo me thene “Levizja Vatra” Ne vater levizin vetem Drute dhe vetem ngrohemi kur bene ftohte vetem ne dimer.Kurse ju qe pretendoni te mesoni njerzit e mencur te kesaj toke jeni bastarde te Sali Idiotit. Mundohuni ta shkateroni kete organizate Balliste qe ndihmoj Ne sjelljen ne Shqiperi te demokracise Hajdute te Sali Leshit te … te deputetes Shkodrane.