PD i rikthehet akuzave për Veliaj: Kompania fituese e tenderit te dekorit me vetëm 3 punonjës

9 Nëntor 2014, 14:10Politika TEMA

Partia Demokratike vijon të denoncojë atë që e cilëson si abuzim financiar me dekorin e qytetit për vizitën e Papa Franceskut.

Koordinatorja Grida Duma theksoi e “faktet e reja tregojnë se kompania fituese e Veliajt ka pasur vetëm 3 punonjës, por sërish i janë dhënë me prokurorim të drejtpërdrejtë 394 milionë lekë”.

“Rama heshti, nuk dha asnjë shpjegim për skandalin e 394 milionëve që iu dhanë kompanisë së Veliajt, me rastin e vizitës së Papës. Rama heshti sepse tashmë janë bërë gati ti vërsulen fondeve të majme për festat qeveritare të 70 vjetorit të çlirimit.

Njerëzit e Veliajt dhe grupi i ngushtë i Ramës, morën 394 milionë lekë, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa asnjë garë, me një kompani 9 muajshe, që nuk plotësonte asnjë kusht teknik, dhe për të cilën ende nuk ka dhënë askush llogari”, deklaroi Duma.

Sipas PD-së, “por fakte të reja që dalin në dritë e thellojnë skandalin, edhe pse Edi Rama hesht, edhe pse sulmon opozitën sa herë gjendet para provave të pakontestueshme.

Kompania e Veliajt, EAG, që nga dita e krijimit dhe deri sot, e pasuruar me 394 milionë lekë me një dorë, ka pasur vetëm 2 ose 3 punonjës. E megjithatë kompania e Veliajt e lindur në janar me vetëm 2 apo 3 punonjës që nuk dorëzon dot as bilancin e vitit të shkuar, që as nuk nuk e ka në objektin e saj dekorimin e qytetit u kualifikua më e afta dhe shpallet fituese në një tender kaq të madh.

Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me një histori pasurimi të shpejtë”.

“Ministri i Mirëqënies dhe bashkëpunëtorët e tij afër Kryeministrit, e kanë ngritur këtë kompani për të fituar tenderat e qeverisë, për të marrë para, e për t’u pasuruar nga taksat e shqiptarëve që po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri, në borxhe, në papunësi e mjerim.

Ndërsa populli sot gjithnjë e më i papunë gjithnjë e më shumë i zhytur në halle, ditët e festave duhet të shohë se si prapa çdo dekori po pasurohet një ministër dhe favoritët e Ramës”, thaDuma. /gj.k/

6 komente në “PD i rikthehet akuzave për Veliaj: Kompania fituese e tenderit te dekorit me vetëm 3 punonjës”

  1. Pirro says:

    Keto fakte nuk jane te besueshme ashtu sic i paraqisni ju. Shkoni ne parlament t’ju degjoje i gjithe populli, madje te kerkoni mocion mosbesimi deri ne doreheqje te nje, dy apo tre ministrave. Vetem ashtu mund te tronditet e te shkundet qeveria

    1. hajdari says:

      Keto fakte jane shume te besueshme. Ne se kompania eshte regjistruar ne janar 2014 dhe ka vetem 3 puntore, c’kerkohet me shume per ta quajtur korrupsion dhe abuzim me pushtetin???!!

  2. Tomi says:

    po firma e Land jevgut sa punonjes kishte moj baxhell???

    1. ceni says:

      ore tormi paske qene koqe komplet ti … ktu po dalin sheshit pazaret e veliut ti kapesh me te kaluaren ky minister po te vjedh ty sy per sy dhe ti thua edhe ju keni qene semure
      amon kush te ka msu kompiuterin ty mer zot
      zgjohu mer kangur se me tipat si ty po pasurohen deputet.

  3. Artan says:

    Po firma e Irfanit sa puntor kishte o Baxhell se ishe ca koh mantenxhere aty dhe ja q…firmen.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Mos hyni ne Parlament,kerkoni qe tenderat ti kete opozita !
    Ju jeni te “ndershem”,gjysem fjale nuk ka dale per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje