Meta me biznesin fason: Parlamenti dhe Qeveria ju mbështesin

9 Nëntor 2014, 12:17Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vizitoi  në Fier bizneset fasonë në këtë qytet. Ndërsa e cilësoi këtë si një biznes të suksesshëm në vendin tonë, theksoi se falë kësaj nisme është bërë i mundur punësimi i qindra grave dhe vajzave, si dhe kontribuon në rritjen ekonomikë të vendit.

Meta shprehu kënaqësinë gjithashtu edhe për mbështetjen që qeveria i ka dhënë biznesit fason, çka sipas Metës ka sjellë edhe rritje të ndjeshme të eksporteve të produkteve shqiptare.

“Përgëzoi pronarët e kompanive për këtë biznes të suksesshëm që bën të mundur punësimin e qindra grave e vajzave dhe kontribuon në rritjen ekonomike të vendit.

Shpreh kënaqësinë që mbështetja e Parlamentit dhe qeverisë për biznesin fason ka sjellë efekte mjaft pozitive në një rritje të ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve ,por edhe të numrit të të punësuarve”, u shpreh Meta

Më tej Kreu i Kuvendit, nënvizoi se është e rëndësishme që mbështetja ndaj biznesit fason të vijojë, si dhe të monitorohet, në mënyrë të vazhdueshme për të bërë përmirësime që ky biznes të vazhdojë rritjen.

Në këtë kuadër, Meta shtoi se në këtë mënyrë, do të mund të shtohen edhe më shumë prodhimet “Made in Albania”.

“Ka rëndësi që paketa në mbështetje të biznesit fason të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të bëhen përmirësime që ky biznes të ecë në rrugë të sigurt drejt rritjes së tij, duke rritur gjithnjë e më shumë mundësitë për të realizuar ciklin e mbyllur, brenda vendit, që të shtohen sa më shumë prodhimet “Made in Albania”, tha Meta./gj.k/

4 komente në “Meta me biznesin fason: Parlamenti dhe Qeveria ju mbështesin”

  1. Aaaaaaa-Haaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Ktu ironia ka humb durimin …

    Po ndonji ide , mbi boshatisjen e ardheshme te Thesarit te Shtetit ,
    ka ky kerma e politikes shqipkare ?!

  2. genti says:

    Te hane buken thate njerezit, per kete jane keto fasonet.
    TURP!!!

  3. populli viktima juaj says:

    …tall b…n,ti plako,me kete popull qe shitet me lire se nje pule fushe…!!
    Keshtu,ne bashke(krim)punim me pronaret e fasoneve vazhdon te mendosh se mund te blesh perseri vota..?!

    E tmerrshme te mendosh sa lire kushton jeta e nje shqiptari te shqiperise..!!

  4. juri says:

    Biznesi fason duhet mbeshtetur, por ama edhe ata duhet te sigurojne 100% te punonjesve dhe paga minimale te jete 35.000 leke.
    Njerezit nuk bejne dot hajer me 15.000 leke ne muaj sa i japin keta dhe per me teper vetem 30-40% jane te siguruar. Kaq nuk dalin per drita, uje e buke te thate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje