Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve shqiptarë.
Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësja e PD-së Oriela Nebijaj tha se “studentët po gjenden çdo javë para një akti të ri agresioni, trajtimi dashakeq, apo arrogance qeveritare”.
“Rritja e tarifave brenda një viti nga 33 përqind në Tiranë, e deri në 75 përqind në Universitetin e Korçës, apo 95 përqind në Universitetin Bujqësor, është një masë e dhunshme dhe shkatërruese për të rinjtë dhe jetën e tyre akademike.
Ndërsa deklaron se do të bëjë reformë në arsim, qëllimi i Edi Ramës është të zhvasë xhepat e shqiptarëve për të paguar borxhet e një ekonomie tashmë të rrënuar”, tha Nebijaj.
“Asnjë investim në arsim, asnjë shtesë për pedagogët, të gjitha në xhepat e qeverisë së korruptuar dhe të paaftë për të paguar borxhet. Protesta e studentëve kundër rritjes së menjëhershme të tarifave nga qeveria është legjitime.
Po para se t’i asfiksojë ekonomikisht, qeveria ndërmori shumë hapa armiqësorë ndaj studentëve”, shtoi ajo.
“Ulja e numrit të kuotave për studimet master, mbyllja e disa filialeve, vendimi i papritur për shpërnguljen e tyre nga një godinë universitare me traditë, hedhja në rrugë e të gjithë atyre që duan studimet part time; janë të gjitha dëshmi e një qëndrimi anti-arsim, anti-rini, anti-studentë, të Edi Ramës.
Duke shkelur me përçmim një të drejtë themelore e përcaktuar edhe në Kushtetutë, sic është e drejta për arsimin e lartë, Edi Rama po nëpërkëmb ambicien dhe dëshirën e të rinjve për dije. Ndërhyrja që ka bërë me kufizime, vështirësitë ekonomike që u ka krijuar studentëve, dhe familjeve të tyre, janë të dënueshme e të papranueshme.
Partia Demokratike i përkrah kërkesat e studentëve, i sheh ato si të drejta e legjitime. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve t’i bashkohen studentëve në këtë protestë, me këtë kauzë të drejtë të pjesës më vitale të shoqërisë tonë”, thuhet në deklaratën e PD. /gj.k/
Rritja e tarifes gjeja eshtw njw mase e drejte.Ne vend te blerjes se provimeve studentet me mire te paguajne tarifa me te larta.Lufte informalitetit ju te pd jeni per shkaterrim shteti
Koha e protestave,qe sollen PD-ne ne pushtet,i perket se shkuares.
Rruga e pushtetit eshte nepermjet votes dhe Parlamentit.beni thirje per futjen e deputeteve te PD-s ne Kuvend,kjo eshte per te miren e kombit.
Koha prej nie viti eshte shume e shkurtur, per tu rikthyer ne pushtet,ata qe futen Shqiperine ne borxhe te pa pergjegjshme.
KOPI 2 nuk eshte rruga e duhur,marrja per dore,per te treguar rrugen e pushtetit,nga nje hajdut,te mbush mendjen se koha e ardhjes ne pushtet te PD-s,do jete e gjate.
Nuk jam kunder protestave,por kur shoh kryesindikalistin e koruptuar,te bej thirje per protesta,them sa poshte kane rene
Bukur e the,tashme ekonomi e rrenuar……,por nuk the kush e rrenoi ekonomine,qe studendet te kapin prej fyti ata qe e rrenuan ekonomine dhe vendin.
si e do kjo ,, po pa tjeter jane injorante njerizit si ty ,, e hmbe karriken dhe kerkon ta marresh me protesta ,,, pa mundohu njehere se si dihet
Beni thirrje sa te doni.Nuk ju vjen kush mbrapa legenave si ju.
O Parti leshi jemi ne vitin 2014!!
P.D. i vika keq per studentet per ndryshimet qe ka bere qeveria.
Pse nuk flet P.D.ja gjate kohes 23 vjeçare qe nuk nxori njerez te shkolluar por nxori injorante me diploma te blera nga universitetet e ndryshme te vendit? Per gjate kesaj kohe ka pasur dhe studente qe e kane merituar diplomen se nuk kan pasur para per ta blere por kan studjuar. Si perfundim dhe ato qe kan studjuar i bashkohen turmes, dashje padashje. Ate qe beri partia Demokratike nuk eshte bere ne asnje vend te Botes, te lere injorate vendi per 23 vjet vetem e vetem per tu pasuruar. Ato qe jane paisur me diploma gjate ketyre 23 vjeteve nuk kalojne provimet e maturise ne shkollat e mesme. Aq te pregatitur jane. Mos te flasim per ato qe jane paisur me diploma pa mbaruar as 8 vjeçaren. Mos shkoni me larg,shikoni kapacitetin e deputeteve te P.D. Jo vetem keto deputete, ka dhe deputete te partive te tjera qe jane ne ate kategori.ààààòù
Moj shuruthull e saliut, reformen e nisi serbi yt per te renuar arsimin-detyre e UDB, dhe po e vazhdojne keta trimoshat e RILINDJES.
Si ta ka shkrujt hartimin saliu?.. “se qëllimi i Edi Ramës është të zhvasë xhepat e shqiptarëve për të paguar borxhet e një ekonomie tashmë të rrënuar”. Si rrenohet ekonomia per nje dite? apo e renoi serbi i vicidolit.
Mekati i kesaj qeverie RILINDJEJE eshte se cfare do gjeje mund ti kerkoje te shtrengoje ripin, por jo studenteve.
ME MASAT E REFORMES PERFITOJNE FEMIJET E CUBAVE QE JANE BERE ME PARA KETO VITE “TRANZICIONI”.
Shkollat e larta te kufizohen, sheshet qe duhen bere parqe sportive ku rinia- e ardhmja e vendit te stervitet dhe njekohesisht te evitoje lokalet e droges( edhe vrasjet), po betonizohen, se ashtu i do bytha saliut dhe Metes dhe Rama sigurisht qe merr pjesen!! TURP O SHQIPTAR dhe mos u qaj nga askush se fajin e ke vet.
Bukur e the moj idiote ,e verteta nuk te le te genjesh ,qeveria ka rritur tarifat per studentet se do te laje borxhet, po cilat? ato qe la qeveria e shpellarit Sali . Po ti je e re,mbase nuk e di qe tarifat i caktojne rektoret dhe dekanet e universiteteve ne baze te autonomise qe ata kane sipas ligjit ,po ti si papagalle qe je perserit ato qe te thone kriminelet qe ke ne koke . Ben mire te gjesh nje pune tjeter te ndershme.