Diplomati i njohur Bashkim Zeneli flet për vizitën e kryeministrit Rama në Beograd dhe të gjithë sfondin diplomatik, që e mbulon këtë vizitë. Është nga njerëzit e parë që është shprehur se vizita duhej bërë dhe e vlerëson hapin e Ramës, ndërkohë që flet për shumë aspekte të marrëdhënieve të dy vendeve dhe piketat se ku duhej të vihen, sipas tij. Është i kursyer dhe mëton se diplomacia e vendit duhet të jetë e tillë…
NgaBen Andoni*
Z.Bashkim Zeneli, me një përvojë të mirë në diplomaci, është nga të parët personalitete që e ka përshëndetur hapin e kryeministrit për të shkuar në Beograd, por nga ana tjetër është tejet i kujdesshëm, sa i përket atyre që do artikulohen nga ky takim, që bëhet për herë të parë në këto rangje, kur Serbia ka konstitucionin e Republikës. Është pak kritik për Ministrinë e Jashtme, por nga ana tjetër e shikon pozitive punën e bërë…
A duket se ka renë disi thelbi për takimin e Ramës me homologun e vet serb, Vuçiç, teksa retorika e 2 kryeministrave është krejt në drejtime të kundërta…?
“Unë mendoj se, pas asaj që ndodhi me ndeshjen e futbollit në Beograd dhe të tensioneve të krijuara në marrëdhëniet midis të dy vendeve, u bë shumë mirë që u gjet mirëkuptimi i nevojshëm që vizita e zotit Rama në Beograd, të mos anulohej. Natyrisht shtyrja disa ditore ishte masë normale dhe e nevojshme njëkohësisht.
Ky është tregues i vullnetit politik për t’u ulur sëbashku, për të biseduar e për të parë përpara. Nuk ka asnjë rruge tjetër, asnjë alternativë tjetër. Natyrisht askush nuk pret që kjo vizitë të përshkohet nga një frymë miqësore…Por kjo është e kapërcyeshme. Duhet të ulemi, të dialogojmë që të pajtohemi, pa u marrë as me dronin, as me UEFA-n, as me Platininë, e as me Blaterin. Nuk mbështetës asnjë prononcim të ditëve të fundit se “në Beograd do të sqarojmë edhe ndeshjen”. Ka institucione të tjera përgjegjëse dhe që kanë tagrin e nevojshëm, të cilat duhet të merren me zgjidhjen e të tilla problematikave.
Serbia është pjesë e Rajonit, ashtu si dhe ne; aspiron për BE, ashtu si edhe ne. Marrëdhëniet midis vendeve të Rajonit, me investimin e gjithanshëm të SHBA-së dhe BE-së, kanë përparuar mjaft; vetë Rajoni ka ecur përpara drejt proceseve integruese. Por përsëri ka nevojë të punohet shume drejt afrimit, drejt mirëkuptimit, drejt bashkëpunimit. Vetëm kjo rruge na ‘’pajton’’ me njëri-tjetrin.
Më duket se, në prag të takimit, për t’ju përgjigjur pjesës së dytë të pyetjes suaj, pa dyshim deklaratat e kundër-deklaratat duhet të ishin me të matura apo edhe të evitoheshin. Kur mendon se nesër do të ulesh në një tavolinë, sidomos për herë të parë mbas 70 vjetësh, kjo do të thotë, që paraprakisht të reflektosh një vetëpërmbajtje, një vullnet të mirë, të kapërdish, apo të mos thuash fjalën e fundit të parën.
Në deklarata për shtyp të dy ministrive të jashtme ka pasur ngarkesa të panevojshme e aspak të justifikueshme. Natyrisht kanë qenë të panevojshme dhe kanë provokuar reagime edhe emocionale por edhe politike, që dashje pa dashje kanë reflektuar gjuhën e shkuar, disa deklarata edhe të kryeministrit, por edhe të ministrit të jashtëm e Presidentit serb.
Ne nuk kemi marrë e nuk duhet të marrim përsipër të “ndreqim” Ballkanin! Thjesht të jemi euroatlantistë seriozë ! Kaq mjafton që kushdo të marrë shembull tek ne.
Gjithsesi vizita e Z Rama në Beograd ka atë rrugë që ka shprehur: Të shohim përpara, e ecim sëbashku drejt BE-së.(Jam shprehur publikisht që në fillim se zoti Rama duhet të shkojë në Beograd, se politika kërkon guxim)”.
Publiku është ende i panjohur me tezat që kryeministri do të parashtroj në një takim kaq të rëndësishëm. A është politike normale kjo në diplomaci?
“Padyshim, politika e jashtme nuk është një shkencë e fshehtë. Në një shoqëri demokratike e të hapur qytetarët e qytetaret duhet të dinë, duhet të kenë fituar besimin për atë që ndërmerr diplomacia apo politika. Po unë mendoj se nuk ka shume teza për të përgatitur e për të parashtruar në Beograd. Ka një shinë nga ku nuk duhet të dalësh: rruga Europianiste e dy vendeve tona. Kësaj udhe , mendoj se i duhet përmbajtur. Ne jemi 2 vende që aspirojmë për në Bashkimin Evropian. Dhe kjo flet shumë, por edhe kërkon shumë. Të dy vendet kanë për të bërë detyrat e shtëpisë që na janë lenë nga BE-ja. Dhe ato nuk janë aq të lehta. Janë në të gjitha planet . Konferenca e Berlinit këtë e ka shprehur shumë qartë. Mbas 70 vitesh, të dy vendet tona duhet të tregojnë se dinë të flasin si europianistë, se dinë të sillen si europianistë, se dinë të lenë mbrapa të shkuarën. Ne ulemi për t’u pajtuar dhe të pajtohesh do të thotë të shohësh përpara.Kjo do të mendoja unë është teza më e rëndësishme në ato bisedime. Mbi këtë bazë vijnë pastaj edhe të tjerat, por me radhë , hap pas hapi ! Në një takim të parë nuk hidhen të gjitha në tavolinë.
Dhe këto duhet të bëhen me vetëdije, pa sforco. Ne duhet të rrisim e të krijojmë besimin tek njëri-tjetri, besimin e ndërsjellë. Pa besim nuk ka mirëkuptim dhe pa mirëkuptim nuk ka bashkëpunim.
Unë mendoj se në Beograd, edhe zoti Rama , edhe zoti Vuçiç, nuk do të ulen për të diskutuar ,
por për të biseduar…Kjo mendoj se është shumë e rëndësishme”.
Çfarë mendoni se mund t’i fusë në hulli normale marrëdhëniet midis Serbisë edhe Shqipërise ?
“Unë nuk dua të përsëris ato që thashë më sipër, ky do të jetë një takim i parë midis dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Serbisë, mbas afro 70 vjetësh, natyrisht, tashmë midis Shqipërisë e Serbisë e jo ish Jugosllavisë ! Kam besim se do të jetë konstruktiv, do të lerë prapa të kaluarën e do të nisë ndërtimin e urave për të ardhmen. Dhe, kjo nuk ka rëndësi vetëm 2 palëshe, por ka rëndësi edhe për Rajonin në tërësi. Do të dëshiroja të ishte një shembull se si me guxim mund të kapërcehen problemet, se si mund të tolerohet, se si duhet parë përpara.
Si fqinjë në Rajon, ne nuk duhet të punojmë për të qenë jo thjesht pranë njëri-tjetrit, por sëbashku me njëri tjetrin. Dhe ketë të mos e kërkojmë kurrkund në Europë, të shohim thjeshtë marrëdhëniet e sotme midis Serbisë dhe Kosovës… Ato flasin shumë, ndonëse shumë është për t’u bërë ende….”.
Ka një panjohje thelbësore të politikave të dy vendeve, të njëri-tjetrit, ndërsa shoqëria civile, studentët, fushat e kulturës dhe sportit punojnë normalisht. A ka një frike patologjike apo është sens për të mbajtur njëri tjetrin larg, mes vendeve tona…?
“Pa diskutim marrëdhëniet e mira politike u hapin rruge marrëdhënieve në çdo fushë. Por, po kaq e rëndësishme është edhe se dimensioni human, marrëdhëniet midis popujve, kulturave, artit, letërsisë, sportit, janë një shtysë shumë e fortë edhe për politikën. Dhe thashë që në fillim se nëse ne arrijmë të shohim përpara, atëherë rruga hapet për çdo lloj bashkëpunimi, në çdo fushë, do të kemi marrëdhënie që u shërbejnë popujve, njerëzve. Dhe midis popujve tanë, midis shqiptarëve dhe serbëve nuk ka e nuk ka pse të ketë armiqësi. E dini çfare thoshte kancelari gjerman Ëilly Brand , në kuadër të politikes se jashtme: “Në djall shkoftë e gjithë politika nëse nuk i shërben njerëzve, popujve”.
Ne rajoni kemi nevojë vërtetë për të ndërtuar më bindshëm, e jo për lustër, një sistem të mirëkuptimit, të bashkëpunimit, të sigurisë, para të gjitha sfidave të sotme…”.
Si e shikoni punën e Ministrisë së Jashtme në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët ?
“Është pyetje që kërkon të ndalesh gjatë dhe ndalemi një here tjetër… Shqipëria vazhdimisht është vlerësuar si faktor stabiliteti në Rajon. Megjithë përparimet, nuk mendoj se duhet të shohim me superlativa çdo gjë. Ne nuk jemi pa probleme me fqinjët, ato janë tashmë të njohur. Kemi me Greqinë, me Maqedoninë, etj. Politika e diplomacia duhet t’i shërbejë zgjidhjeve të problemeve. Kam përshtypjen se ne po kënaqemi se i hedhim në tavolinë problemet, por më pas ato nuk ndiqen. P.sh, populli do të dijë se çfarë po bëhet me Greqinë për marrëveshjen e Detit, si do të zgjidhet , deri ku është ecur, ashtu si dhe për probleme të tjera .
Pra është tjetër filozofia e fqinjësisë së mirë e tjetër janë hapat konkretë që hidhen e ndiqen. Duhet më pak eufori, ka shume eufori në MPJ, në deklarimet që bëhen. Duhet dinamikë, nerv, pa poza e jo me duart në xhepa…! Më mirë hapa të vegjël sesa fjalë të mëdha…”.
*Marrë nga revista JAVA
Pershendes zotin Bashkim Zeneli si diplomatin me serjoz.
Analizat e Zotit Bashkim Zeneli jane te pa diskutueshme.
Zoti Bashkim Zeneli flet si nje gazetar profesionist dhe si nje diplomat modern.
Nukedi, sa i zoti do jete Rama per ta trajtuar zotin Zeneli ne Qeverine e tije.
Vendi ka shume nevoje per personazhe si Bashkim Zeneli.
ti me siguri do jesh ndonje i aferm i ketij personazhit, qe mezi pret te marresh ndonje cope. se cfare ka bare ky personazhi per vendin qe vendi paska shume nevoje, vetem ti e di.
Nuk e kuptoj se ku e shikon ti vleren si diplomat te Bashkim Zenelit ?
Eshte njesoj si gjithe diplomatet e tjere te ketij vendi te cilet vetem shkolle diplomacie nuk kane . Diplomacia shqiptare len shume per te deshiruar duke filluar nga stafi dhe nga aftesia per ti zgjidhur problemet ne menyre diplomatike sepse ne nuk kemi nje kaste diplomatesh te shkolluar per diplomaci por diplomatet marrin pozicionet sipas preferencave partiake dhe vetem kaq .
Ky Bashkim Zeneli le te shikoje ate kunaten e tij ne bashkine e Durresit qe eshte drejtore personeli teresisht e paafte , me moral shume te diskutuar dhe me diploma te marra tek Kristali . A thua se u shuajt Durresi per intelektuale qe te perfaqesohen me figura te tilla te shpifura . Ka plot gra e vajza intelektuale te afta profesionalisht qe fare bukur ndonjera prej tyre te ishte ne pozicionin e Drita Zeneli , kunates se Bashkim Zenelit . Apo sic duket mjafton mbiemri ZENELI ??? Ne fakt si fis jane shume deficitar nga intelekti…….
Interviste e matur.Keshilla te vlefshme per takimin.
1.Te shikohet perpara per ndertimin e te ardhmes.
2.Te lihet pas e shkuara.
3.Ajo çka thote se ka nje eufori ne MPJ, me duket nje kritike e
pabazuar.Ndoshta kjo eshte e lidhur me ndonje qejf-mbetje personale.
-Megjithate MPJ dhe Qeveria, mund te marre ate çfar eshte racionale
nga kjo interviste e nje diplomati me kariere gati 20 vjeçare.
O katerviso,
Jam ne perendim prej 20 vjetesh dhe nuk pres agje personale nga politikanet shqiptare. Deshira ime eshte qe te rregullohet mirqenja e popullit. Jam Durrsak dhe nuk kam pas dhe nuk kam lidhje me personazhin ne fjale. Vlerat e njeriut te mire nuk bijen poshte pse e shan ti apo une. Ekunderta eshte dhe pse e lavdroj une apo dikushi tjeter.
Te keshilloj qe te mos e perdoresh me kete pseudonim, nese je njeri i mire.
Ky pseudonim nuk shkon per njerzit e mire.
Nje diplomat apo keshilltar i mire nuk hyn ne pune kur stuhia ka kaluar vete dhe pas ka lene pervec demeve ne terren edhe fjale te shkruara jo te menduara mire qe tashme nuk fshihen dot nga letra..Ne momentin qe ndodhi ngjarja e beogradit,te gjithe u fshehen,kerkush nuk keshilloi sepse nuk paten guximin te dilnin kundra histeris se tifozeve qe sportin e zevendesuan me luften politike te shekullit te shkuar nderkoh qe ishin ne dere te europes pikerisht se kishin treguar se enderrat e vjetra ballkanike ishin gjoja harruar.Diplomat pa kurajo per ta thene mendimin ne vendin dhe kohen e duhur ka shume,diferenca midis diplomateve eshte se disa jane skutha diplomat thjesht per kariere dhe disa jan lider ne diplomaci qe jan plot integritet dhe kuraje per ti rregulluar gjerat pa u bere demi.Personalisht ne kete forum i kam bere thirrje edhe Rames ne ate dite te ngjaries por edhe keshilltareve nese ka aty rrotull qe ta keshillojne pasi ai dhe opinioni publik eshte nen vezhgimin e institucioneve europiane.Kerkush nuk e keshilloi ndaj edhe nuk e miremenaxhoi situaten si duhet.I jam drejtuar Rame qe te beje kujdes me cdo fjale qe nxjerr nga goja dhe per cdo gje te pyes veten:A eshte kjo qe po them une tani brenda sistemit te opinioneve dhe orientimit te bashkimit europian?Te gjithe u cmenden duke folur jashte sistemit ato dite,ndaj kemi dhe keto pasoja sot dhe nje k/minister qe po rropatet qe te ruaj statusin qe kishte nje ore para ndeshies se beogradit,si lider i ballkanit i cili dukshem eshte tronditur si brenda Rames ashtu edhe ne syte e Merkelit.
Z. Zeneli kontributin e tij me te madh e ka dhene ne kohen e xhaxhit Enver,por ne kete interviste eshte i sakte per ato qe shtjellon .Sa per Ramen nuk eshte per te dyshuar tek kjo vizite ,Ai ka obejktivat e tij te cilat do ti zbatoje me perpikmeri.
Ky eshte i biri i Lilo Zenelit qe ka marre ne qafe shume njerez te ndershe.
Ky b.zeneli ka bere kerdine ne zhvatjen e emigraneve tane ,ne Athine.
Eshte nje qelbesire e taborrit te nano-kurvave,qe nuk guxonte te frekuentonte nje tubim apo eveniment te emigranteve tane ne Greqi,,,,sepse kishte frike se mos e degjeneronin publikisht per korrupsionin e tij te pafre.
Uroj ferrin per kete njeri,ish mender ambasador I shtetit te shqiptareve.
Ky zot/shoku Bashkim a me duket a eshte ne te ashtuquajturin “keshille i te urteve”, nje strukture alarevolucion kulturor i PS-se, apo eshte inekzistente?
Ne vleresimin qe i ben MPJ (kete desha te them, se per viziten eshte paksa i vonuar) ka nje kendveshtrim prej megallomani, karakteristike e hershme e tij e pakuruar,perkundrazi, ose siç thone ne Shkoder nga eshte, “i jep shume vetes”, qekurse (nje rast) trysnonte shefat e “Zerit te Popullit”, qe t’ia shkruanin emrin ne aperture te shkrimeve te veta dhe me germa kapitale, tip “Vjosa” a “Korabi” (koha e linotipit, nqs e kam te sakte llojin)sa me te medha, po me te vogla se te testatos se gazetes, se gjithmone pillte ide te medha…
Meqe me kete teme (te MPJ) dashka te mirrej njehere tjeter “prof. i diplomacise”, per cudi dhe, ne vigjilje te vizites, syte e tij s’gjejne asgje te mire per t’u evidencuar per bashkepatriotin e vet! (Apo u inkurajuan nga “legjendari” Gramoz Ruci ne Parlament dhe tani, o burra, t’i bijme ku mund t’i bijme).Cinizem dhe ere vjetersie te analisteve te atyre tryezave te ish-isheve klubeve me xhin e konto perpara, qe sterkembesuan e sterkembesojne cdo cast PS, per te dale ata, pinjollet a te klonuarit e tyre, si tapa persiper, a si shpetimtare!
shum here me lart dhe mijera here me e suksesshme se ne kohet tuaja more Baç ,
bashkim zeneli diplomat serioz mos na beni te nxjerim zoret ky eshte nje mbeturin pse kaq shpejte e haruat ky ishte ambasador ne greqi ca beri shqipteret vriteshin padrejtesisht ky ne vend te kerkonte dhogari ky thosht te mbajm qetesi mos te prishen mardheniet me pak fjal ky eshte qene qe ha te zotin ne kete rast shqiperin
Me kujtohet ky diplomati si;,diplomat i kohes moderne.
Bashkim Zeneli ambasador ne Greqi,nje nga ambasadoret me te sukseshem ne tere boten.
Shikoni pak Neritan Ceken(veshi)ne Itali,eshte tamam sikur te ishte nena ime nga varri.
Te dashur lexus te gaz.TEMA
Ambasadori ne Greqi BASHKIM ZENELI(e meriton me shkronja te medhaja te shkruhet)eshte nje nga diplomatet qe do kete respekte nga shume shqiptar.
Vemendje e veqante e gjithe medjeve greke kane pasur per kete diplomat.
U tregoj vetem nje!…Nje vajze Shiptare po dele si kengetare ne gjuhen greke ne Tv greke,aty plasi racizmi se ;kengetarja shqiptare ishte KLAS.
Emisjoni ishte LIVE,Bashkim Zeneli se si e ka kuptuar qe brenda 10 minutave ka qene brenda ne emisjon.
AKOMA HABITEN GREKET se si ky arriti qe te jete LIVE ne mbrotje te kesaj vajze.
I nderuar ambastor;Te gjithe Greket e ndershem te respektojne,nuk them per shqiptare se keta te urojne JETE TE GJATE.
Qe drejtusi i emisjonit ANDREA,ka shume respekte,e theme kete se ka folur per ty edhe ne emisjonet si i ftuar FJALE ME TE MIRA.
Respektet e mija i ke pa kufi.
Te nderuar lexus;
E kame takuar edhe Ylli Minirollin si ambasador i Shqiprise ne Athine,para se te ike ambasador ne Austri nje muaj para.
Me u thene se takova nje gomar,jo…jo se i rritet mendja(eshte shume me keqe)munde te jete nje ushtar i Sali Berishes POR KURRE DIPLLOMAT.
o bashkimo ……ik ha ndonje pite me djath se gjith Gomeret Saliu mblodhi me vete,teoria e xhaxhit.
Ju jeni inferiore psikologjikisht,jetoni ne 1944,sot gjeopolitikat kane ndryshuar,ju jeni aq INJORANT ne analizen tuaj si shume te tjere ne komente sa harroni qe 9 milione shqiptare ne 5 shtete,jane faktor stabiliteti ne rajon jo 4 milione serbe.