Vizita e Ramës në Serbi/ Majko: Jo xhelozi infatile, përfaqëson statusin e ri të Shqipërisë dhe shqiptarëve

9 Nëntor 2014, 18:37Politika TEMA

Deputeti socialist Pandeli Majko përmes një komenti në Facebook ka reaguar mbi një deklaratë të kolegut të tij demokrat Aldo Bumcci mbi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Beograd.

“Sapo lexova një reagim të ish ministrit të Jashtëm Bumci që bën “opozitë” me vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd. Ai sipas tij “duhet të kufizohet nga tundimi për të folur në emer të të gjithë shqiptarëve”…

Miq opozitarë a nuk ju duket se po e teproni?! Po pse nuk duhet të flasi Edi Rama në emër të të gjithë shqiptarëve në Beograd?! Cfare standardi e ndan interesin e shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, në Luginë, Mal të  Zi dhe Maqedoni në marrëdhënie me kombin që është shfaqur më armiqësori në historinë e shqiptarëve…?

Edi Rama mund të jetë ashtu si të gjithë Ne një politikan me të metat e tij por nëse ka një gjë që xhelozia infantile duhet ta lërë mënjanë është se vizita e tij në ish-kryeqytetin e ish-Jugosllavise përfaqëson statusin e ri të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku janë në rajon.
Cdo gjë tjetër është vec dengel. 

Edi Rama po shkon në një qytet që ka qenë qendra e antishqiptarizmit. Atij i duhet dhënë përkrahje duke lënë mënjanë cdo “gozhdë” që secili mendon se ben “interesantin” duke e sulmuar.

Kjo vizitë mund të jetë shumëcfarë por ajo nuk mund të kufizohet si vetem bilaterale. Gjasat janë që kumti i saj të jetë shpresë dhe një ofertë e re që shqiptaret nuk po jua “lypin” serbëve.

Ajo është një mundësi dypalëshe dhe një ftesë për një rrugëtim të ri pa shmangur fantazmat apo plagët e së kaluares. Ato janë aty dhe sikur të duam ti mohojmë me frazeologji diplomatike. Edhe për këtë arsye vizita e Ramës në Beograd ngjan si një vizitë në Kështjellën e Makbethit….

I gjatë dhe me një kollare që shpresoj të jetë “protokollare”.. Edi Rama po shkon i frikshëm në Beograd…Ai është i ndryshëm pasi nuk e ka “blerë” karrierën e tij në Beograd. Dhe thuajse si në ëndrën më të keqe të një antishqiptari beogradas, kryeministri shqiptar shfaqet në kryeqytetin e vjeter sllav si “I BARABARTE”…

Ky i fundit i cili është një titull më se normal në Europë, për shqiptarët ai është fituar me cmimin më të lartë të mundshëm ndaj historisë shqiptaro-serbe…

Kryeministri ynë në këtë kuptim është përfaqësues i gjithë asaj që quhet shqiptare në historinë e dhimbjes ballkanike. Ai nuk po shkon të “blejë” karrieren e tij personale në Beograd por të ofrojë kërkesën e një bashkëjetese të re midis shqiptarëve dhe serbeve. Ai nuk po kërkon të provoje cfare ka ndryshuar tek shqiptarët.

 E kundërta është e vërtete ndaj dhe nervozizmi serb është kaq i qartë. Dhe kanë të drejtë… Një piktor surealist po shkon ti provoje publikut ndërkombëtar në se serbët kanë ndryshuar apo jo, pas dramave që ata i dhuruan Ballkanit dhe vetetvetes.

Kjo edhe të tjera, bën që Edi Rama të na përfaqësojë të gjithëve në kumtin e kësaj vizite.  Nesër ai bën një rrugë të vështirë, jo vetëm për të, ndaj dhe i duhemi të gjithë në krah.

Rrugë të mbare mik!”, përfundon komentin në Facebook deputeti Pandeli Majko. /gj.k/

9 komente në “Vizita e Ramës në Serbi/ Majko: Jo xhelozi infatile, përfaqëson statusin e ri të Shqipërisë dhe shqiptarëve”

  1. Pelasgian says:

    ” Kryeqyteti i vjeter sllav ” ???????????????????????????

    TOKE E VJETER SHQIPTARE DOJE TE THOSHE !!!

  2. demokratasi... says:

    Po pse ben sikur eshte me i vjeter se edi rama ky budalla ne moshe eshte me i vogel se ai , me katundar po se po,budalla sdiskutohet,pse e mbron se mbrojtja e ketij tarallaku eshte figura me e keqe qe i behet ketij budallait tjeter…

    1. Aleksander says:

      Mjaft o koqet e sales MJAFT !-Edhe jeni katunare e defiçente mesjetare edhe bishtin perpjete . Edi Rama te ruajte Zoti !

  3. Treviso says:

    Nukne po shkon te bleje karjeren ne Beograd. Kjo eshte nje thenje e madhe.
    Zoti Majko, Vlera e juaj qendron gjithmon larte, dhe pse punoni pas ekranit.
    Zotit Rama i uroj rruge te mbare dhe suksese.

  4. loni says:

    MEMECI KA QENE DHE MINISTER I JASHTEM

  5. Billy1 says:

    “Edi Rama nuk e ka blere karrieren e tij ne Beograd….”. Thenie e forte dhe me gjemba shpues.
    Kur te hapen pas 26 vjetesh (sepse 24 vjet kaluan) arkivat e Beogradit, shqiptaret do mesojne se si e shiti veten per te blere karrieren e tij ne Beograd nepermjet UDB, Sali Berisha. Po kete thuaj o Pandi. Pse e sterhollon.

  6. Sokol says:

    Majko mbetet nje nga politikanet me serioze qe I ka peshe fjala

  7. Shefqet Cela says:

    “EDI RAMA, RRUGE TE MBARE NE BEOGRAD”!
    Atje do te jesh perballe qenve qe kane kafshuar gjithe kombet e ish Jugosllavise, dhe sidomos Kosoven Heroike. Fatmiresisht, dhembet u kane rene.
    Ketej ke lene disa kone qe lehin. “Ai qen qe leh, nuk te kafshon dot”, thote populli yne.
    RRUGE TE MBARE.TE FLASESH NE EMER TE SHQIPTAREVE, SHUMICA E TE CILEVE TE KANE BESUAR UDHEHEQJEN DHE PERFAQESIMIN E KETIJ VENDI!
    PERBALLU ME KURAJON QE TE KARAKTERIZON.

  8. beppezeka says:

    Bravo pandeli politikani me serioz
    Shqiptar.shpellaret leri te lehin se Jan te gjithe
    pro serb dhe ju djeg qe Edi do mbroje
    Shqiperine ne serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje