
Kryeministri Edi Rama është nisur sot për një vizitë që nga shumë konsiderohet historike, në Beograd.
Ai është nisur nga aeroporti i Rinasit rreth orës 08:40.
Sipas axhendës së publikuar një ditë më parë, kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të nisen nga aeroporti “Nënë Tereza” në orën 8.30, dhe pas një ore pritet të mbërrijnë në aeroportin e Beogradit.
Menjëherë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takimin e parë në orën 11:00 me homologun serb, Aleksandër Vuçiç dhe pas 10 minutash, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e pas 20 minutash do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve.
Në 12 e 15 minuta, do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit. Axhenda vijon më tej me një takim të shefit të qeverisë shqiptare në orën 16:00 me gazetarët.
Pasditja rezervon gjithashtu axhendë të ngjeshur, ku Rama do të jetë o pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin në Bashkinë e Beogradit. Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit. Ky takim përmbyllë axhndën e Kryeministrit për ditën e pare.
Ndërsa me presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministri Rama nuk do të takohet, po ashtu është anuluar ecja në këmbë e Kryeministrit shqiptar në rrugët e Beogradit.
Ditën e martë në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar
Pas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës.
Rama në këtë takim shoqërohet nga disa ministra, si dhe dhjetra gazetarë shqiptarë./b.l
Bravo Rama! Seksese te kete per qetsimin e rajonit dhe shtrimin e shinave te bashkepunimit.
RRuge te MBAR,suksese.
Mos te harroj luginen PRESHEVE
Ecja me kembe ne Beograd?? Filma vizatimore po ben ky? Kta hoqen qafe kryeministrin mes kryeministrise jo me ne rruge qe smerret vesh nga hyn e nga del. Dil dil po ta mbajti, kujton se je te Rogneri qe te rruajne nja 20 qerosa ne distance e te duket Tirana Paris
urojme qe te mos ndodhin incidente se eshte lufta ne prag pastaj
http://bit.do/cfare-do-thote-Rama-para-shqiptareve-te-Presheves
Hec Bosso , i paimpresionuar aspak nga piompoziteti i improvizuar serb qellimisht.
Tregoj serbit ,se shqiptaret jane ndryshe nga cdo cetnik serb ,
apo klysh kurve shpellar shqiperie.
Asgje nuk kane me shume nga ty ,gjithe ata serb qe te presin ,
perkundrazi ,ti qendron me lart nga cdo pikpamje ,
njerezore ,kulture,vizioni.
Suxsese Bosso.
Rruge te mbare
O LOMO po te kishte frik dhe pa siguri nuk shkonte fare ne beograd ED RAMA mos i krahaso njerzit me veten, ne qoftese vet je bo me hije se po te vrasin ED RAMA nuk e ka kte kompleks,ti ngjan nga saliu qe e ruanin 200 kosovar e tropojan me antitanke ne mes te TIRANES.
….Ne shqiptaret jemi njerez te cuditshem dhe si te gjithe ballkanasit ne pergjithsi jetojme te kompleksuar nga eposi i kreshnikeve tane dhe mendojme se kur ndodh ndonje gje jo e zakonshme ne mardhenie mses fqinjesh tentojme ti japim sjelljes se lidereve tane nje dimension epik qe ajo ne fakt nuk e ka…me thirrje te tipit Bravo, Te Lumte.Ec perpara.Keshtu te pafsha e budallalleqe si keto.Shqiperia eshte nje pike e vogel ne harten e Botes e cila ka kohe qe i ka thene lamtumire SOVRANITETIT te vet,ne keto rrethana ky vend nuk e ka luksin te beje politike nderkombetare te pavarur.Vizita e Rames eshte pregatitur ne BE dhe sponsor i vetem i daj eshte BE ne mos Gjermania.Keshtu qe ne kete kuptim ajo eshte butaforike e me skenar te parapregatitur made in Deutschland.Uluni dhe lotni me pultin e tv.se cdo gje qe do te ndodhe aty eshte e parashikuar.Pak si ato ndeshjet e trukuara te futbollit ku tifozet debile ulurijne e zihen per nje pozicion jahte loje kur nderkohe rdzultati dihet
Suksese z. kryeminister.
E mire apo e keqe vizita juaj, do ta tregoje koha. Ne e zgjodhem dhe ne duhet ta mbeshtesim drejt suksesit, paveresisht partise. Sot ju drejtoni vendin, dhe presim qe ju te coni drej prosperitetit dhe suksesit gjithe shqiptaret neper bote. Me pune, ndershmeri e dinjitet.
Shpresoj qe nje here te vetme, dhe per ceshjte jashte shtepise shqiptaret te jene bashke majtas djathtas a ne mes.
Shpresoj qe Lul Basha mos te bej mitingje e ti kujtohet opozita sa here leviz qeveria jashte. Te mos ti coj uje tek mulliri komshiut, sa here qeveria dhe vendi merre vendime te rendesishme, ashtu si beri ne Kosove.
Ndonese kam pak shpresa qe PD dhe LSI do ndahen nga parate e pista te komshijnve e te ulen per te rregulluar punet e popullit se po te duan e bejne per nje vit shqiperine.
Kushdoqofte KM, sa here lufton per kete vend e per kete popull i urojme te dale faqebardhe.