Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e trajtimit të kërkesave për referendum nga disa komuna, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që në mbledhjen e Komisionit të ishin prezente dhe grupet nismëtare, që kanë kërkuar referendumin, pasi kjo lidhet me një çështje shumë serioze.
“Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë e PD-së për shpalljen antikushtetuese të ndarjes së re territoriale. Ne kërkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së”, u shpreh juristi Gjonçaj.
Por, propozimet i tij u kundërshtuan nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti.
Sipas tij, pretendimi i Gjonçajt, që kërkuesit të jenë prezentë në sallë nuk përbën një detyrim ligjor. Ndërsa sa i takon çështjes së Kushtetueses, Kosovrasti tha se PD ka kërkuar shfuqizimin e ligjit për ndarjen territoriale si
antikushtetues.
“Lidhur me kërkesën për referendum qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre”, nënvizoi përfaqësuesi ligjor i PD-së.
Pas propozimit të PS-së, administrata e KQZ-së mori 15 minuta kohë per t’u shprehur lidhur me pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për referendum.
Më 30 tetor një grup prej 15 nismëtarësh depozitoi në KQZ kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi vendor, në nivel të njësisë bazë të qeverisjes vendore. /gj.k/
p.d i interesoj keto komuna e bashki per te vjedhur e prodhuar krime nga te ardhurat qe jan viedh ne kurriz te popullit te urte e te pa fjal i ka bere skllever te gjithe sidomos ne zona rurale
po kjo qeveri duhet te marrin masat e duhura perderi sa i ka dal perzot
Ju si gazetar po tallni bythe duke e ditur se:
Ky komision eshte NUL.
Ne zgjedhjet e 2013 PS nuk kishte antar komisjoni ne KQZ.
Vendimin perfundimtar kush e dha per fitore,e dini ju vete por e jepni si lajme koti!
Duhen 5 antare o zotni qe te merret vendim,ne te kunderten”” GJYKATA.”
Keta nuk presin qe te shprehet gjykata kushtetuse se e kane mizen nen ksul.HA……Ha,Ha sa kam qeshe edhe une bashke me Lefterie Lleshin-llapushin.
Respekt kuksiano…nuk e di mbase eshte paragjykim por nje kuksian i zgjuar eshte perjashtim nga rregulli qe gjithe kuksianet jane budallenj?-apo nje Kuksian i zgjuar eshte nje ndodhi e shpeshte…jam ne dileme