Në emisionin e djeshëm “Top Story”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për dorëheqjen e Luiza Xhuvanit si deputete, pas krimit të katërfishtë të të birit.
Rama ka thënë se nuk ishte ai që ja kërkoi dorëheqjen asaj, por ishte vetë Xhuvani që shkoi tek ai.
“Luiza ka ardhur tek unë atë ditë dhe jemi takuar pak pas mesditës, kemi biseduar për atë që ndodhi dhe më ka thënë se ‘do të jap dorëheqjen’.
Deri në atë moment që ma ka thënë, as ka pasur idenë se çfarë po thuhej në rrjete sociale apo ku di unë se çfarë.
Por më ka shpjeguar se e shihte këtë si rrugën për të mos lënë asnjë alibi apo shteg për abuzim në funksion të procesit të drejtësisë.
Besoj se kjo e vërtetë vlen të përsëritet për të respektuar një nënë fatkeqe dhe një familje fatkeqe.
Ndaj tyre u hodh padrejtësisht baltë, ndërkohë që djali meriton ndëshkim shembullor për atë krim makabër.
Nuk mund t’i hidhet baltë një gruaje që kontribuon në këtë shoqëri dhe një familjeje që jeton në kushte shumë modeste nga të ardhurat e një krijimtarie, në një apartament të kohës së vjetër.
E them këtë pasi ndihem i fyer për reagimet që nuk janë të denja për një shoqëri që i thotë vetes ‘europiane’ e ku përgjegjësitë janë të ndara qartë”, ka thënë Rama.
Kryeministri u shpreh se Konstandin Xhuvani duhet të marrë ndëshkimin shembullor për atë që bëri./b.l
po normalisht nuk mund ti kerkonte doreheqjen sepse Xhuvani e dinte se duhej te kerkonte doreheqjen
gjerat jane te thjeshta
http://tinyurl.com/Kush-i-kerkoi-dorheqjen-Luizes
Te besuam.
Kur e kemi shfaqjen e rradhes?
Po i afrohesh pak nga pak atij bajges se PD-se.
Skenarin e pjeses nuk e kishe bere ti Rama?.Gabimi yt i madh eshte se ti e fute ne liste pasi i biri vrau nje qytetar me pare.Erdhet me premtime te medha por njerezit po shohin se jeni e njejta gjelle qe ka pergatitur Nano me Berishen ne keto 24 vjet.
z.Rama urime persa i perket punes qe ke nisur per europianizimin e vendit ku dhe jane themelet e nje rilindjeje te denje per kombin shqiptar.Aritjet jane te denja per kete popull te cfilitur,por duhet te hidhesh ne sulm per te realizuar edhe ate qe te besuan votuesit arestimin dhe cuarjen para gjyqit shkaktaret e vertete te kesaj tragjedie 24 vjecare.Kerko edhe referendum per te cmontuar mafjen SALI-META dhe ke per te pare se cfar eshte ne gjendie te beje ky popull per vendin kur te sundoje ligji njelloj per te gjithe shkelesat e tij.Ne qofte se nuk veproni ndaj krimineleve dhe hajduteve te ketij kombi do te ngeleni nje njeri i vockel ku u perdoret shume keq prej tyre dhe duke mashtruar popullin qe ju votoi.Vendosja e ligjit,pune per te gjithe e cila shkon paralel me ritjen ekonomike do kerkoje europa te bashkohet me shqiperine.Jemi nje popullsi rreth 3.000.000 ku pjesa dermuse punon ne perendim duke sakrifikuar e ndihmuar familjet e tyre ne shqiperi prandaj kini nje avantash te shkelqyer per te bere kete popull qe te thyej rekorde ne mireqenie e nivel jetese. .
Po po shoku Rama, po e the ti te besuam. Hajde show hajde!
A te kujtohet, o Edi,
a te kujtohet Fuat Cela, ai skraparlliu (si Iliri) me shikim zero?
E bem Hero pa Sy, asokohe, e pritem edhe ne Komitetin Qendror, shoku Enver e priti vete dora vete…
Enveri e ndjeu qe i duhej nje Hero pa Sy, dhe keshtu ia tha Popullit te tij te Mencur: Ky edhe pa sy, shikon, se kemi driten e Partise, po ne qe kemi nga dy sy…?
Beri vjershe edhe Smajl Kadarea per Fuat Çelen, e tutje t’hu…
Ja keshtu, O Ed, me qe e thua ti, ne te besojme, se nje kryeminister te Pare kemi, pra te besojme se Luiza nuk dinte gje fare se ç’thuhej ne rrjetet sociale, por ia the ti, dhe ajo s’kishte tjeter gje ne dore vecse te jepte doreheqjen para kamerave te Partise…
Ja edhe te besuam, se ca kohe edhe Saliun e besuam ne, por erdhi nje dite qe…!
Mos ja fut kot i thoni ketij se nej shpi e shesin 100000 Euro tek rruga Ali Visha nderkohe qe vete jetojne ne nje vend tjeter. . . Te pakten per modestine e shpise mos te na flasin
——————————————————————————————-
“SKANDAL”
Basha tek Fevziu Opinion:
-Parlament horrash
-Perplas grushtin mbi tavoline
-Berrtet dhe ulerret me kercenim gjate emisionit
-Kundershton voten e popullit per te qene ne Parlament
-Detyron Fevziun te bej thirrje per rrevolte te popullit
… etj etj. SKANDALE !
——————————————————————————————–