Mediat kroate portret Ramës/ Sportist, katolik, shkrimtar, bohem dhe armiku numër një i Serbisë

13 Nëntor 2014, 18:36Politika TEMA

Rruga politike e Edi Ramës ka filluar nga Parisi, prej nga ka shkruar për gazetat e Tiranës. Për këtë e kishin rrahur me shkopinj të hekurt”.

Kështu e portretizojnë mediat krate kryeministrit shqiptar Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë(50), me gjasë është njeriu më i urryer në Serbi, por edhe politikani më i gjallë në Ballkan.

Bohem, sportist, artist.

Po ashtu publiku shqiptar e njeh edhe nga fotografitë e tij në plazhet nudiste, ku Rama natyrisht shfaqet i zhveshur.

Rama ka lindur në Tiranë, në një familje katolike, fëmijë i skulptorit Kristaq Rama dhe bashkëshortes së tij Aneta, një nga femrat e para stomatologe në atë shumë të varfër.

Si i ri, i gjatë dy metra, ka luajtur basketboll për Dinamon e Tiranës.

-Me gjatësi i ka lënë të gjithë mbrapa, ka qenë njëri nga të rrallët shqiptarë që ka mundur ta fusë topin në kosh-thonë shqiptarët.

Përveç sportit, babai e kishte orientuar drejt artit kështu që ai e ka përfunduar pikturën, ka publikuar disa libra, ndërsa më vonë ka filluar të japë mësim në Tiranë.

Më 1994 ka shkuar në Paris, ku ka planifikuar të jetojë si artist”, shkruan Vecernji List.

Më pas Vecernji List merret edhe me Ramën si kryetar i Bashkisë së Tiranës duke theksuar se ai e ka shndërruar atë nga nja kasaba të errët në një qytet europian relativisht modern, të pastër, të gjelbër duke ngjyrosur ndërtesat gri komuniste me ngjyra të gjalla dhe për këtë arsye ai më 2004 kishte marrë çmimin “Kryebashkiaku i botës”./Express

44 komente në “Mediat kroate portret Ramës/ Sportist, katolik, shkrimtar, bohem dhe armiku numër një i Serbisë”

  1. arsen says:

    Ku shkruhet qe eshte “armiku numer 1” i Serbise???
    Per cile Serbi beni fjale?
    Po pse o Tema beni gabime redaksionale?
    Rama eshte ashtu si pershkruhet ne shtypin kroat. Europian modern dhe i kulturuar me te ardhme te ndritur!
    Keshtuqe nuk ka pse mos ta duan edhe serbet e çliruar nga diktatura Milosheviçiane.
    Ai nuk ka per te qene kurre armik i Serbise!

    1. Anton says:

      10 rreshta artikull, 9 genjeshtra!

      1. gisi says:

        Gjthss thelbi eshte diku tjeter dhe tani mund te konsiderohet tamam kryeministri armik i serbis, sipas serbeve.

        1. Adriatik says:

          Eshte nder te jesh katolik sepse ajo eshte feja e perendimit.

          Po ky nuk eshte katolik. Eshte ortodoks ne background. Tani se ca ngaterron per gjyshen nga shkodra eshte puna e tij. Po nipi i Spiro Kolekes dhe djali Kristaqit nuk mund te jete katolik.

          1. Eraldi says:

            Edhe te jesh Orthodoks apo Mysliman nuk eshte turp. Turp eshte qe te genjesh!

            1. tfg says:

              sa keq me qen…….korrak!!

              1. gfg says:

                Qirie tfg,
                Sa keq eshte me qene edhe evgjiti grek i Ballkanit, mbeturine e ushtrive osmane ta shekujve 15-te deri te 18-te, por edhe nje zagar shqipfoles qe nuk e pranojne si te barabarte ne Athine.

                Eh, mor i mjeri tfg, nuk ndryshon shume nga jashtqitja e Janulles.

            2. Bobi says:

              Rama eshte nipi i Vera Kolombit, katolike Shkodre, dhe eshte pagezuar nga gjyshja ne kishe katolike, dhe me pas ka zgjedhur te jete katolik, ndaj dhe kroatet e dine me mire se disa ketu erkatesine fetare te Rames.

            3. Mero says:

              Me pelqen kjo….turp eshte te genjesh..Ne fakt Ramen e pelqej pothuajse per cdo gje, te kuptohemi ketu per sa ka ne dore dhe per sa kontrollon eshte korrekt…se deri poshte ka shume rruge dhe rruges gjen edhe zhavorr…si p.sh LsI,,,Ka mundesi te kete ndonje arsye me te forte dhe kjo ne te mire te vendit se me ce kam kuptuar Rama eshte shume largpames dhe te rralle ata qe e kuptojne, sepse kjo largpamesi kerkon durim dhe sakrifica per te cilat ne njihemi qe i kemi me pakice…Dua te them qe Rama jo se genjen kur thote se eshte katolik por thjesht nuk tregon qe eshte edhe orthodoks…dhe kjo mbase per perfitim!!!Ka mundesi qe ndjehet me komod ne kete Shqiperi te keqkuptuar nga muhamedanet qe: te jesh orthodoks shqiptar do te thote te jesh grek… dhe te jesh grek do te thote te jesh i poshter!!!!

              1. Eraldi says:

                Dakord me llogjiken tuaj, por perse te ndihet i paragjykuar Kryeministri kur e ka edhe opsionin qe te mos e permendi fare perkatesine e tij fetare ose te jete krenar per ate qe eshte? Kujt i intereson kjo dhe c’fare po perpiqet qe te justifikojn ky me kete? Qe ai eshte Orthodoks nga prejardhja, kete nuk e luan as topi, por qe te dale dhe te marre persiper nje prejardhje fetare e cila nuk i takon per te bere show, atehere ketu ka nje problem. Me mire do ishte qe te mos fliste fare per kete pune. Apo meqenese doli sebepi i vizites se Papes dhe hajde ta shfrytezojme politikish per tu mbushur mendjen “budallenjeve”.

          2. Meti says:

            O Shoku,qekur feja qenka e trashegueshme? Mos eshte gje ne kodin gjenetik?
            Njeri perqafon ate fe qe do.Ai do te jete katolik,eshte katolik.Dikush do te jete budist,eshte budist.Apo nje trushpelare nuk e kap dot kete koncept!??

          3. shpatar says:

            O Tiku .Lereni fene ne punet e saje.Madheshtia ose idjotizmi i burrave te shtetit nuk varet se cfare feje i perket .Tipizimi katolik ,ortodoks e muslyman shprehin varferi ne konceptin pragmatist tek nje politikani .Ne shqiptaret kemi te trasheguar nje shprehje te mbrekullushme dhe shume kuptimplote :Mos i ishko gunen por punen.

      2. Roxhensa says:

        ato jane te verteta nudist ka qene :P, njs pervec asaj ne pergjithesi vleresohet pozitivisht, por rama ka ndryshuar shume ne keto vite

        http://bit.do/mediat-kroate-gjurmojne-jeten-private-te-rames-edhe-gjejne-foto-te-tjrera-nudo

        1. Shefqet Cela says:

          E vertete qe ka ndryshuar, por per mire.
          Nga nje politikan teper agresiv dhe i nxituar eshte kthyer ne nje politikan me horizont te gjere, i matur, tolerant kur e do rrasti, dhe largpames.
          Shpresojme te mbetet perhere i tille! Ka te drejte kur thote M. Nano se “duhet monitoruar” qe te mbetet perhere i tille.
          Nuk ka armik me te rrezikshem se servilet dhe lajkataret. Ata te ç’perfytyrojne.

    2. fshatari says:

      Rama Kujdes se Bushati po mendon kritiken e radhes per te nxjere buken e gojes…edhe shoku i tij Lubonja …edhe Muc Nano edhe dreqi me te bir.
      Je NR 1 jo vetem i Shqiperise

    3. lala says:

      lupen jam ne nj mendim, Edi nuk eshte armik por edukator…

    4. • preshevali • says:

      Që në kryetitull shkruhet;

      “Dinamovac, katolik, pisac, boem i srpski neprijatelj broj 1”

      http://www.vecernji.hr/svijet/dinamovac-katolik-pisac-boem-i-srpski-neprijatelj-broj-1-973045

  2. True Detective says:

    Bohem, Sportist, Artist, Mason, Dishepull i Soros, cik B%thq$r….

  3. perla says:

    edi rama eshte lideri qe mund ti japi shprese shqipetare,se deri me sot shqiperia ka qen ne kauz istcional ku te gjith ishin pronar te isitucionit ku punonin.ku te gjith ishin pronar te energjis elektrike,te tokave ku te gjitha ndertimet beheshin pa leje,ku ispektoret dhe faturistet ishin njerzit me te pushtetshem.shqipetare kan metalitetin,sejemi te varfer dhe smund te paguajm etj,per sa i perket feqnjeve duhet te flasim hapur qe tamarin vesh te gjithe,se shqipetaret jetojn ne tokat etyre dhe nuk i kan ren kerkujt ne qaf,por na kan perdorur mish per top dhe greqis dhe serbis ju intereson,qe ne te jemi sa me te dobet ekonomikisht dhe te jemisa me pak te zhvidhuar

  4. Eraldi says:

    Kristaq Rama me origjine nga Dardha e Korces dhe i lindur ne Durres i besimit te krishtere Orthodoks dhe i ati i Kryeministrit aktual. Aneta Koleka Rama me origjine nga fshati Vuno i Vlores dhe e besimit te krishtere Orthodoks e ema e kryeministrit aktual. Kroatet duhet te informohen se pari, para se te shkruajne per inat te Serbeve mbi perkatesine fetare te kryeministrit dhe familjes se tij, pavaresisht vizites se Papes ne Shqiperi, sepse tingellon si mashtrim!

  5. Claus says:

    C`jane keto brockulla qe i serviren lexuesit kroat dhe pastaj dhe lexuesit shqiptar qe nuk ka nevoje ta marre ate informacion te brockullosur per ate njeri qe e njohim shume mire?

    Sportist? Po ka qene, por nuk mbaronte kurre te plote nje ndeshje. Ishte shume faullxhi, kampion nuk ka dale asnjehere me ate Dinamo. Te gjate sa ai ka patur dhe te tjere, por brockulla hesapi.

    Katolik? Hem, ateisto-katolik-ortodoks edhe mund te themi. I lindur i papagezuar, i rritur si ateist, me nje babe, qe sic thote ai eshte pagezuar katolik dhe me nje nene ortodokse, por nejse brockulla hesapi.

    Shkrimtar? Pervec zhgarravinave tek “Refleksione” te shkruar me Ardian Klosin nuk ka shkruar gje tjeter. Qe eshte rrahur pas ketyre shkrimeve per mua eshte e re. Eshte rrahur pastaj ka shkuar ne Paris!!!!
    Ka shkruar nga Parisi per gazetat e Tiranes, per kete eshte rrahur me shkopinj ne Tirane!!! Thote gazetari kroat.
    Ja se si manipulohet lexuesi kaq paturpesisht.
    Ah harrova, ka shkruar “Kurbanin”.

    Piktor? Natyrisht, ka nxjerre ca carcafe ne vitet `90 tek Akademia e Arteve me qellim per te goditur regjimin. Nuk i kam pare ndonje pikture me fame deri me sot, por nejse, brockulla hesapi.

    Dhe qershia mbi torte: Ka shkura ne Paris per te jetuar si artist!!!! Kjo eshte dhe me e bukura, por dhe me humoreskja. Shkoi ne Paris per strehim, jo per te jetuar si artist andej, nga vitet `96-`97 pa nje kacidhe ne xhep. Atje gjeti Fatos Nano me thonje te paprere dhe floke palare dhe e solli ne Tirane per ta bere minister kulture.
    Nje artist qe kerkon te jetoje ne Paris nuk mund te kthehet per tu bere minister ne Tirane me nje rroge Shqiperie.
    Por nejse edhe kjo brockull e radhes.

    Bohem? Kete edhe mund ta leme.
    Portret qesharak.
    Duan ti vene vetulla por i nxjerrin syte.

    1. Eraldi says:

      E shikon i dashur Claus se si funksionon mendja e tyre. Ja pershembull merr komentin e ketij Beracakut mistrec me poshte, qe kur nuk ka ndonje gje per te thene dhe nuk ka bythe qe te ballafaqohet me te verteten, hop nxjerr politiken ne skene qofte ajo e Saliut apo te tjereve qe jane te njejet me te. Pune legenash!

      Me pelqeu komenti juaj.

      1. Smeraldi says:

        Eraldcak, mund ta pelqesh dhe, madje, edhe mumd te eksitohesh me komentin e Clausit, por ne fakt pelqimi yt nuk eshte larg etikes se “Baracakut”

        As Clausi dhe as ti, nuk keni pasur bythe qe te ballafaqoheni me realitetin, por vetem keni masturbuar me gjysem te vertetat.

        Clausi ka pretenduar te kete nje profil intelektual ne bllogjet shqiptare, por ka perfunduar ne nje manipulator, ne nje pene filogreke dhe antishqiptare dhe ne nje shpifes ordiner.

        Qe te kuptosh prirjen e Clausit dhe tipin e tij, mjafton te kujtosh etiketimin prej tij si “zhgarravina”, te eseve te Rames dhe Klosit tek “Refleksionet”

        Kushdo qe ka lexuar Refleksionet dhe komentet eClausit neper bloogjet shqiptare, mund te nxjerre vete konkluzionet se kush shkruam zhgarravina dhe marrina, dhe kush ben intelektualin ne sherbim te kohes dhe te emancipimit te mendimit dhe politikes se shoqerise.

        E vetmja menyre qe Clausi te shperndaje vrerin grek antishqiptar ne komentet per kete shkrim, eshte te denigroje me cdo manipulim Ramen, te mas flase per Ramen lider, per Ramen kryeminister, per Ramen diplomat dhe per Ramen si nje shprese per qeverisjen dinjitoze te vendit, por te perqeshe Ramen piktor, Ramen shkrimtar apo sportist.

        “Opinionisti”, komentin pergjigje qe i ka shkruar Clausit, e ka mbyllur me nje pyetje per te, nese jeta e Clausit eshte kaq e plotsuar sa te jete pa kopmlekse para Rames.

        Meqenese ka pak te ngjare qe Clausi ti jape pergjigje Opinionistit, po marr leje per ti dhene une nje pergjigje:

        ‘Clausi eshte nje Cloun, i detyruar te shkerbeje filogrekun antishqiptar ne bllogjet shqiptare dhe, megjithse eshte plot komplekse inforioriteti, jo vetem ndaj Rames, ai nuk vepron i shtyre nga komplekset, por nga ndjenja e detyres qe i eshte ngarkuar.’

        1. Eraldi says:

          Komplekset nuk i kam as une dhe as Clausi, por me sa shikoj i ke ti qe komenton kot dhe zoti Rama qe hiqet per dicka qe nuk eshte! Eshte shume e thjeshte kjo gje, o mik.

    2. Opinionisti says:

      Klaus logjikisht persiatja jote duket ne rregull por ke disa probleme.

      Kur flet per basketbollistin Rama ke ne mendje Michael Jordan.
      Kur flet per piktorin Rama ke ne mendje ndoshta Picasso.
      Kur flet per shkrimtarin Rama ke ne mendje ndoshta Paolo Coelho.
      Kur flet per drurin qe ka ngrene Rama me siguri ke ne mendje ndonje vizore që te ka dhene mesuesja e fillores neper duar.
      Kur flet per famlijen e Rames kushedi c’dinasti te rrotullohet neper cepat e trurit.
      Kur flet per jeten boheme te Ramës kushedi kë ke në mendje por mua, personalisht, nje pyetje me lind gjithmone kur shoh personazhin, ndoshta edhe psikopat Rama:

      Sa shqiptarë mund të ketë me një jetë kaq të plotësuar, të larmishme, e që probabilisht e çliron nga çdo kompleks perpara çdo individi të kesaj bote?!

      Shume pak. Ti a je një nga këta?!

    3. Joni says:

      E verteta Claus eshte se Edi Rama ka bere ate qe ne mes te Serbise foli si burre shteti per njohjen e Kosoves gje qe jo vetem nuk e beri Sala por dhe e minoi dhe e tradhetoi popullin shqiptar te Kosoves. Kjo eshte e verteta e pamohueshme dhe me gjithe komentet e juaja apo me budalliqet qe mund te thone trushpelaret e Sales asgje nuk ia humbet rendesine dhe shkelqimin e asaj vizite dhe atij fjalimi modern dhe kuptimplote. Tung.

  6. tomori i beratit says:

    Po ti mor claus çfar ke bere .Ah po.
    1-I ke lepir e lepir bythen vrasesit sali.
    2-Je antishqiptar sepse je berishjan e berisha eshte antishqiptar.
    3-Je qen e bir qeni sepse je serb muti ashtu si ati yt sali
    4-Je Mut Muti sepse e meriton se i tille eshte idhulli yt shpirteror.

    Dhe sa per komentin tuaj me siper—TE KAM DHJER MU NE KOMENT.

    1. murat celebiu says:

      …..meso ta duash liderin tend ,por Jo ta adhurosh,se ai eshte nje si ty,gjerat ne nature Jane ne nje ekuiliber universal Ku normal eshte raporti reciprok,dmth nuk mund te dua dike me teper se me do ai mua,perndryshe kthehemi ne rendin skllavopronar,

    2. Claus says:

      Ke “shkelqyer” me komentin tend, tomori.
      “Rilindja” ndjehet e nderuar me ca te sojit tuaj.
      “Reklame” me te mire nuk besoj se do te gjente.
      Mbremje te qete!

    3. joel shkodra says:

      Ke perdorur “m… m…i” po ato fjale qe ka perdorur E. Hoxha per K. Hazbiun. “Tema”, pse botoni komente me fjale te palara?

  7. aleks says:

    vetem te verteta nuk degjon nga plitikanet shqiptare, te njejten gje ka bere dhe fatos nano qe ka mashtruar me mbiemrin nano, po ashtu pandeli majko qe pska nxjere origjine gjermane, po ashtu ndodh dhe me edi ramen, i cili ka permendur besimin katolik.
    cfare nuk degjon ne shqiperi, vetem te verteta asgje.

  8. Ilir says:

    Edi Rama eshte ateist….

  9. edi says:

    ketu eshte vetem per t shkruaj me etike,
    ata qe nuk dine te shkruajne por vetem te jash…..
    le te mbajne uturakun me vete, qe te hedhin ato q mendojne.

  10. ardit says:

    Ne amerike nje shkolle heq portretin e Nene Terezes dhe e zevendosn ate me portretin e Oprah … nderkohe qe prinderit irritohen me kee veprim te shkolles

    http://www.foxnews.com/opinion/2014/11/13/school-replaces-hall-heroes-murals-honoring-mother-teresa-others-with-oprah-jk/

  11. jezu krishti says:

    Per Eraldin dhe Aleksin.

    Cdo njeri lind i pafe.
    Feja nuk trashegohet por fitohet.
    Si fitohet? Duke u pagezuar.
    Pra Edi dihet qe eshte i biri i Kristaqit (ateisto-ortodoks) dhe nipi i Vlashit (ortodoks dhe shofer i Ahmet Zogut) nga Kucova por edhe i biri i Anetes (dentiste nga Vunoi) por kjo nuk do te thote qe Edi eshte ortodoks. Edi mund te kishte zgjedhur te behej edhe budist ose induist sepse nuk mund ta ndaloj askush.
    Ai zgjodhi te behej katolik dhe i lumte trapi.
    Kush ju ka lene juve te zgjidhni besimin qe do Edi Rama? Askush. Lexoni nga pak te mesoni qe heren tjeter mos tja fusni pordhes kot.

    Sportist:

    Une e mbaj mend Edin si lojtar i Dinamos dhe ishte lojtar i gjate per kohen por grindavec dhe i dobet. Organizatori Ilir Trebicka ishte me i miri ke Dinamo.

    Bohem:
    Po fjete poshte ures se Senes ne Paris pa koker leku ne xhep kuptohet qe je bohem.

    Artist:
    Me mire duhet thene zhgaravites.

    Nudist:
    Gjysma e Europes frekuentojne plazhet nudo.
    Une per vete nuk kam qene kurre.

    Armiku nr 1 i Serbise:
    Kete do ta shohim.
    Ky ishte vetem raundi i pare i nje konfrontimi te drejperdrejt Serbi-Shqiperi.
    Raundin e 2 e kemi me 2 dhjetor ne Lozane.
    Dardha e ka bishtin mbrapa.

    1. shpatar says:

      C’merreni me keta miqte e Saliut te facebythes .

  12. gjini prej Mirdite says:

    C do kush e zgjedh besimin.Kjo asht nji prej te drejtave themelore te njeriut .Gjyshja e Edi Rames nga baba,motra e piktorit te shquem shkodran Zef Kolombi,u martue me gjyshin e Edit me nji marreveshje qi pasardhesit te ishin katolik.Keshtu Kristaqi u pagezue ne Kishen Katolike,po keshtu edhe Edi.Ketu nuk ka asgja te keqe.Nana Aneta asht himariote, ortodokse, prej nji familje te shqueme dhe me origjine katolike Kol Leka= Koleka.Keto vetem per saktesi se keto nuk kane asnji randesi per te tjeret,pasi feja dhe besimi jane krejtesisht personale. Njeriu mund te linde musliman dhe te bahet cka te deshiroje,budist , hindu,protestant si Erion Velijaj,katolik si Ibrahim Rugova,Ibrahim Kodra,Selim Nengurra apo Ledi Shamku mbasi keshtu ato kane apo deshirojne.Kjo asht nji zgjedhje krejt personale e cila niset edhe per arsye historike,se dikur ato ishin katolike .

  13. Prizreni says:

    Gazeta kroate por dhe kroatët i njohin mirë sebët dhe mentalitetin e tyre. Kur thote që Edi Rama është armiku numer një i Serbisë është më së evërtet sepse ky arriti t’ua thotë në fëtyrë atë që duhet thënë dhe mu në Beograd.Për serbët është armik çdo shqiptar i zotë, i përgaditur, trim, guximtar dhe i aftë.Për serbët Edi Rama është armik bile shumë i madhë dhe shumë i rrezikshëm.Sepse ky ka filluar t’ua prish strofullen serbofolëve që ishin instaluar me vite në Tiranë. Ka filluar t’ua prish ”projektet” e tyre që kishin dhe kanë për Shqipërin, Kosovën dhe viset tjera shqiptare.Pas shumë vitesh u dashtë të dali një Edi Ramë dhe t’u thot stop serbëve, t’u tregoj vendin e tyre.

  14. Malsori says:

    Prejardhje nga gjak fisnik, intelektual modern, atdhetar, vizionar – Shqiptari qe i duhet Shqiperise.

  15. komunalja says:

    Gjëja e vetme e mire qe kurva Fatos Nano beri per Shqiperine ishte që solli Edi Ramën ne Shqiperi.

  16. gjoni says:

    Andej nga anet tona ka nje shprehje ” …djali qe s’i bene te gjitha zot mos e zente dita… “

  17. akili says:

    Rama ka bere ate qe duhet te beje c´do shqiptar qe ti rikthehet besimit te stergjysheve dhe te Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriotit besimit te Krishtere (katolik ose ortodoks). Rama pavarsisht ekstravagancave,eksibicionizmave dhe ngjzrave te periudhes se tij te rinise ka evoluar shume pozitivisht duke krijuar nje figure te pelqyer shtetari me oratori te spikatur,me vullnet te shprehur dhe vizion te qarte Euro-Atlantik per vendin. Ndryshe nga politika jone e zbehte perballe fqinjeve Rama po tregon se kjo periudhe ka marre fund dhe reciprociteti do jete ne themel te politkikes sone te jashtme si kusht stabiliteti per rajonin. Ndoshta nuk do me gaboje intuita nese them se Rama do vertetoje plotesisht vullnetin e paepur per realizimin e aspiratave te Shqiperise dhe shqiptareve per nje vend nderi ne gjirin e Evropes.

  18. Eraldi says:

    Kryeministri aktual, nuk ka se e perse e fsheh perkatesine e tij fetare te trasheguar nga prinderit e tij, duke e tjetersuar me dicka qe ndoshta duan qe te degjojne njerezit. Neqoftese nuk beson apo eshte ateist, te thote qe jam ateist, por kur thote qe jam Katolik (dmth beson), atehere lind pyetja. Perse genjen? Ndoshta eshte mesuar qe te genjeje, dhe kjo per mua kjo eshte e frikshme per pozicionin qe ai ka dhe qe ai perfaqeson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje