Zgjedhjet në PD, Basha lobon që Ristani të zgjidhet sekretar i Përgjithshëm

13 Nëntor 2014, 11:46Politika TEMA

Ndonëse ende nuk ka një datë të shpallur publikisht për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili do të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm, sekretariatin funksional dhe drejtuesit e departamenteve, prej rreth 3 javësh po lobohet tek anëtarët e këtij forumi për zgjedhjen e Arben Ristanit në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Ristani garon për këtë post përballë ish-Kryetarit të PD-së Eduard Selami dhe ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, ndërsa është konsideruar si kandidati zyrtar për numrin 2 të partisë më të madhe opozitare.

Burime nga PD konfirmojnë për TemA se për zgjedhjen e Ristanit në këtë pozicion po lobon vetë kreu demokrat Lulzim Basha, i cili duket se nuk ka preferuar të qëndrojë pasiv në garën për numrin dy të partisë.

E ndërsa deputetëve demokratë ende nuk i është kërkuar se për cilin nga kandidatët të votojnë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, një pjesë e të cilëve njihen si mbështetës të Bashës dhe janë pjesë e forumit më të lartë politik dhe vendimmarrës mes dy Kuvendeve Kombëtare, falë mbështetjes që kreu demokrat i ka dhënë.

Burime shprehen se këtyre anëtarëve i është kërkuar të mbështesin kandidatin Ristani përballë dy kandidaturave të tjera në këtë garë.

Gjithashtu edhe disa prej drejtuesve të degëve të PD-së, të cilët janë pjesë e Këshillit Kombëtar, i është kërkuar mbështetja ndaj kandidatit Ristani.

Por duket se e njëjta situatë po shoqëron edhe garën për pozicionet e tjera në Partinë Demokratike, ku tashmë janë bërë publike emrat e kandidatëve për sekretariatin funksional.

Nuk dihet nëse në mbështetje të Ristanit është edhe ish-Kryeministri Berisha.

Në këtë mënyrë duket se gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe sekretarët e tjerë të selisë blu, të cilët do të përbëjnë kupolën drejtuese, po kompromentohet ende pa u caktuar një datë se kur do të zhvillohet votimi.

I gjithë procesi zgjedhor në Partinë Demokratike është shoqëruar me akuza dhe dyshime të forta për manipulimin e votave. Kjo situatë nisi me zgjedhjet e drejtuesve të degëve, vijoi me zgjatjen përtej cdo afati të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe u mbyll me një votim pothuajse formal për një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Lista e anëtarëve fitues që u publikua zyrtarisht nga PD, nuk pasqyronte numrin e votave për anëtarët e votuar, ndërsa u raportuan se disa nga emrat e përzgjedhur nga Basha dhe Berisha, duhet të kryesonin listën me numrin më të madh të votave, sikundër ndodhi në rastin e Grida Dumës, që të paktën sipas disa mediave rezulton si kandidatja më e votuar së bashku me Enkelejd Alibeaj. /gj.k/

8 komente në “Zgjedhjet në PD, Basha lobon që Ristani të zgjidhet sekretar i Përgjithshëm”

  1. hugo says:

    LOJGIKE AI E BERI K BASHKIE ME VOTA TE VJEDHURA E BASHA MOS TA BEJ SEKRETAR SIKURE NUK SHKONE

    1. Vlonjati 12 says:

      Eshte e turpshme, qe nje force politike si PD-ja te zgjedh Sekretar te Pergjithshem nje njeri ordiner, mashtrues dhe pijanec si Ristani. Kjo tregon se PD-ja e Lulit ka cof dhe me keta plehra s’ka per te ardhur kurre ne pushtet. Thua valle qe ne PD nuk ka intelektual dhe njerez me reputacin per kete post, apo Lulushka kerkon vetem vasal dhe puthadore ? Siç erdhi Lulushka ne Bashki e ne Parti, me manipulime, keshtu do te vij edhe burgaxhiu Ristani.

  2. Kuksjani says:

    Ky i dha Bashkines e Tiranes,tani do i kthej reston.
    Shume mire ju kujtohet kutit e thyra ne KQZ.

  3. Aron says:

    PD te habit me qendrimet qe mban. Nese keto qe thuhen ketu jane sadopak te verteta dhe jo diversion, atehere i bije qe PD qellimisht sikur nuk do te rikthehet ne pushtet. Eshte ndryshe te emerosh individe te fort dhe dicka krejt dryshe, kur kerkohet qe pozicioni te zihet me anen e zgjedhjeve. Kur behet fjale per zgjedhje, pa te drejten morale nuk mund te behet asnje hap. Vetem nese PD kupton se rruga e afrimit te njerzve me moral ka per te sjelle shpetimin, tregon se eshte ne rrugen e duhur. Te mbeshtetesh tek individ si Arben Ristani dhe Enkelejd Alibeaj, njerez te perdorur si leter higjenike nga Berisha dhe te kerkosh qe me anen e ketyre te vish ne pushtet, kjo eshte vertete nje fatkeqesi per kete Parti.

  4. psy says:

    Po nuk e preferon vetem per sekretar te pergjithshem…nuk e shifni sa çuna te bukur qe jane,truri nuk i punon….le te “bashkepunojne” per gjera te tjera!

  5. Agimi, Detroit, MI says:

    …po ai cuni afer Lulit,(ne fotografi) kush eshte ?

    1. stela says:

      Hahaha, Halim katunari pra.

      Edhe ne foto duket qe eshte gati t’i prese pordhet Lulit, vetem qe te kapi ndonje llokem ne parti.

  6. Miri says:

    Hajni parapëlqen hajnin. Edhepse në PD kanë mbetur ca të ndershëm, por këta të dy (përjashto Salën) jane kryehajna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje