Departamenti Amerikan i Shtetit: Vizita e Ramës, historike. Presim hapjen e një kapitulli të ri

13 Nëntor 2014, 09:32Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi.

DASH thotë se kjo është një vizitë historike.

Sipas DASH, tashmë mes Shqipërisë dhe Serbisë duhet të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet e tyre.

Urime Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd pas afro 70 vjetësh.

Ne mirëpresim angazhimin e ndërsjelltë të këtyre dy liderëve për të hapur një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit./b.l

2 komente në “Departamenti Amerikan i Shtetit: Vizita e Ramës, historike. Presim hapjen e një kapitulli të ri”

  1. Daja pri Priskës Vogël says:

    Fol po deshe.

  2. hasan says:

    ik me gjithe amerikanet mashtrues ordiner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje