Milo: Jemi pak ata që mbrojmë luftën antifashiste, ajo nuk ishte luftë civile

13 Nëntor 2014, 09:25Politika TEMA

Historiani Paskal Milo thotë se politika ka ndërhyrë në histori dhe për këtë arsye, ka keqkuptime për atë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në Shqipëri.

Sipas tij, ata që e mbrojnë luftën antifashistëve të partizanëve janë të pakët në numër.

Ai tha se politika duhet të qendrojë jashtë ndikimit në histori, sidomos pas asaj që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore.

“Kemi shumë kundërshtarë të së vërtetës historike dhe jemi pak ata që përpiqemi ta mbrojmë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare prandaj kemi nevojë mbështetjen e opinionit publik që të mos ndihemi përballë trysnisë antishkencore dhe  në shërbim të politikave destruktive dhe mohuese të kontributeve e të vlerave kombëtare”, ka thënë Milo./b.l

30 komente në “Milo: Jemi pak ata që mbrojmë luftën antifashiste, ajo nuk ishte luftë civile”

  1. evi says:

    I nderuar profesor,
    Opinioni publik duhet te mbeshtese te verteten dhe jo ate thoni Ju apo ate qe thote z.Gurakuqi (nje nga mbeshtetesit e teorise qe ne Shqiperi pati lufte civile). Historia behet me fakte, dhe vetem pas vleresimit te paanshem te tyre mund te arrihet ne nje apo disa konkluzione. Ceshtje nese pati apo jo lufte civile duhet te nise se pari me perkufizimin e saj, dhe me pas te shikohet nese faktet perputhen me kete perkufizim apo jo.Personalisht,perkufizimi i luftes civile si nje konflikt midis atyre qe kane pushtetin dhe atyre qe nuk e kane, me duket teper i pjesshem.Per kete arsye duke thene qe nuk pati lufte civile sepse pushtetin e kishin pushtuesit dhe jo partizanet (sic shprehet z. Zeqo) me duket si e njeanshme dhe e gabuar ne arsyetim.
    Per mendimin tim LANC pati nje rol tejet te rendesishem per clirimin e Shqiperise por edhe “faj” per izolimin e mevonshem te vendit.

    1. feniks says:

      Zoti Milo!
      Eshte TURP per ju te deklaroni se :PASKEMI QENE TE PAKET NE QE MBROJME LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE”!!!
      JEMI SHUME,O MILO FRIKACAKU,qe ke caktuar nje gjerman per te shkruar historine e asaj lufte!!!
      Ne,bijte e PARTIZANEVE LEGJENDARE,TE ATYRE 28 mije DESHMOREVE qe dhane jeten per CLIRIMIN E SHQIPERISE JEMI AQ SHUME sa as ty nuk ta merr mendja!
      PROVO,O MILO FRIKACAKU TE ORGANIZOSH NJE REFERENDUM POPULLOR PER TE VLERESUAR LANC-in DHE DO TE KUPTOSH SE SHUMICA E SHQIPTAREVE E VLERESOJNE ATE SI LUFTE CLIRIMTARE!!!
      Lufte CIVILE e quajne ate vetem kelyshet e atyre qe bashkepunuan me PUSHTUESIT se ndryshe nuk mund ta fshehin dot TRADHETINE E TYRE KUNDER KOMBIT!!!
      Kete pune do bejne tere jeten,ndryshe u duhet te DEMASKOJNE VETEN!!!
      Ballistet e Zogistet ishin bashkepuntore te PUSHTUESVE ,ndaj LUFTA kishte vetem nje FRONT:
      BALLE PER BALLE ISHIN DY FORCA:PUSHTUESIT DHE BASHKEPUNTORET EVTYRE ballisto-zogiste dhe perballe tyre USHTRIA E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE!!!
      KORBAT e fashios bejne sikur ngaterrojne LAMC-in ME NDERTIMIN E SOCIALIZMIT,por kjo nuk ka asnje lidhje!
      LANC-in e mbeshteten edhe SHBA dhe Britania e Madhe duke derguar prane Shtabit te Pergjithshem perfaqesuesit e tyre>
      Ndersa keta TRADHETARE,kelyshe te bashkepuntoreve me pushtuesit le te na tregojne ne se KANE LUFTUAR PER CLIRIMIN E SHQIPERISE KUNDER FASHISTEVE ITALIANE DHE NAZISTEVE GJERMANE???
      E gjithe Europa i VARI NE LITAR BASHKEPUNTORET E CDO VENDI ME PUSHTUESIT,prandaj keta kelyshe te zgjebosur kurre nuk do te hedhin dot balte kunder CLIRIMTAREVE TE VERTETE:PARTIZANEVE!!!
      LAVDI LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE DHE UDHEHEQESIT TE SAJ TE LAVDISHEM,ENVER HOXHA!
      POSHTE BASHKEPUNTORET ME PUSHTUESIT ,ballisto-zogistet!!

      1. xeni says:

        Komplimente! Nuk kam ç’te shtoj asgje. Si nuk u vjen turp te vene ne diskutim Luften Nac- çl., por poshtersia s’ka fund me sa duket.Po ku i kane deshmoret ballisto- zogistet? po te na kujtojne nje beteje me pushtuesit.Une jetoj ne Itali prej vitesh dhe nuk ka fshat dhe qytet pa lapidarin e partizaneve. Ne vendin ku lindi fashizmi,kurse ne Shqiperi vihet ne diskutim. Turp i madh…

      2. dori says:

        I lavdishem ka qene ai prandaj erdhi ne pushtet me ndihmen e serbeve te Titos, shiti kosoven per kete dhe pastaj vodhi gjithe lavdine e luftes vetem per vete…. ne njoftimet e gazetave te kohes as qe permendet emri i tij (gje qe ne menyre qesharake e justifikon me vone me sigurine per udheheqesin….)… ndersa per 50 vjet (ca them une 50 vjet… ja ky feniksi ktu lart akoma sot) emri i tij shoqeronte cfaredolloj fitoreje te atribuuar luftes… trushpelare qe s’jeni gje tjeter… Z. Milo e kupton sh mire se duhet ndare nje here e mire lufta nga ajo pacavure qe u be me pas me pushtetin ne shqiperi… keshtuqe sa me pare te behet kjo ndarje aq me mire eshte per te gjithe qe te mos biem ne gropat e shkaktuara nga pushtetet dhe pushtetaret e felliqur…

  2. Lahuta says:

    Problemi eshte serjoz, jo per faktin se ishte apo nuk ishte lufte civile, lufta NC e popullit shqiptar, por per faktin se politika me metodat e saj te paskrupullta te unit dhe diktatit, vazhdon te shkaterroje cdo vlere te ketij vendi.Nuk eshte e rastit qe sot diskutohen edhe problemet me elementare qe kane per qellim hedhjen ne ere te gjithckaje te trasheguar. Kjo ndodh per faktin se gjate 45 vjeteve te totalitarizmit, u vu dore edhe ne arshiva e ne materialet e luftes e sigurisht qe kjo arrogance deri ne mani, do krijoje dyshime per gjithe ata qe historine e shohin ftohte.
    E kuptoj shqetesimin e zotit Milo i cili me te drejte kerkon mbeshtetje, por kete mbeshtetje duhet ta kerkoje me teper tek faktet e mbetura te virgjera. Veteranet e luftes edhe pse shumica e tyre te ndeshkuar rende prej Enver Hoxhes, i kane dhene kujtimet e tyre te cilat ne nje fare menyre perbejne fakte. Me ngjan shume poshteruese lenia e ketij problemi te na e zgjidhin te huajt, kur kombi yne ka ne funksionim dy akademi shkencash te cilat behen te gjalla vetem kur u kerkohet te ngjallin ndonje kufome politike.

  3. yp says:

    Ha,ha,historine e bejne protagonistet e saj e jo historianet.Lufta Nac-Clirimtare ka qene nje lufte kunder pushtuesit e tradhetareve te vendit te cilet nazistet i moren me vete ne koshat e motocikletave te tyre kur iken.Politika ben diversionin e saj por nuk mund te beje qorr nje popull qe ka luftuar e dhene bijte e tij per atdhe.Historia eshte e shkruar e dokumentuar nga “historianet” qe prehen ne varrezat e deshmoreve te harruar e hedhur balte nga nje politike qe duhet varur ne litar.Miu i tradhetareve eshte i paperfillshem ndaj malit te shqiptarizmes,z.Paskal,qe dukeni t’i keni nderprere mardheniet me popullin qe i ka te gjalle luften,deshmoret,historine e perpiqeni te beni hisorine duke shfletuar “tollonat” e kohes se luftes.Edhe nqs ke mbetur vetem,mos u merakos,historia eshte shkruar qe ne derdhjen e gjakut te fresket,ne kohen e duhur e jo tani,pas pothuaj 1oo vjetesh.Historia eshte e shkruar z.Paskal.Mbetet vetem nje gje per te pajtuar shqiptaret,tradhetaret e atehershem te ballit e legalitetit e sidomos PD qe eshte ngritur mbi bajgat e tyre,t’i kerkojne te falur ketij vendi e ketij populli per menxyrat qe i kane bere e vazhdojne t’i bejne!

  4. persekutuar-denuar says:

    PASKAL MILO NUK E KUPTON SE RACA E DINOSAUREVE DHE MAMUTHEVE GJAKATARE TE PARTISE SE PUNES PO SHUHET NE GJITHE BOTEN

    prandaj edhe LANC-i kriminal i Enver Hoxhe Mamuthit qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit nuk ka si te kete ithtare me shumice ne Shqypnine qe po aderon t’i bashkohet BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

    ENVERISTI PASKAL MILO LE TE PYESE KOLEGET E TIJ GJERMANE PSE E QUAJNE 9 MAJIN 1945 SI DATA E ZEZE E HISTORISE KOMBETARE KUR USHTRIA E KUQE PUSHTOI BERLININ DHE I NDAU GJERMANET ME MURIN FAMEKEQ BOLSHEVIK?

    Pasi te kete mesuar te VERTETEN per historine e Botes, vetem ahtehere enveristi Paskal Milo do te kuptoje pse ka mbetur fillikat ne Shqypnine e corroditur qe po kerkon LEKA nga Bota antikomuniste dhe Demokratike per te shpetuar KOKEN dhe ekonomine tone komuniste.

    1. fatmiri says:

      Paskal Milo gabon. Lufta nacinal-çlirimtare eshte kulmi i historise shqiptare dhe keshtu do ngelet ne shekuj . Nuk eshte e vertete qe ata qe mbrojne kete lufte jane pak. Ata qe e bene dalngadale po i merr jeta, veç te reneve, ndersa shqiptaret qe e vleresojne kete gjak te derdhur kunder bishes nazi-fashiste dhe tradhetareve te vendit, se bashku me koalicionin boteror, jane miljona. Ata qe duan ta mohojne, bijte e tradhetareve, ashtu si bene prinerit, ashtu bejne dhe keta, por fundi do te jete njesoj si fitorja e luftes. Ështe e pamundur te mohosh kete lufte se te pellcet syte e verteta qe eshte pasqyruar ne gjithe boten, eshte e pamundur qe te ja mohosh botes fitoren e luftes dyte boterore. Ajo fare e keqe qe ka ngele ne Shqiperi apo dhe jashte saj keshtu do beje se i keqi s’behet kurre i mire; nuk e di nese Vuçiç do pranoje se Kosova eshte shtet i pavarur. Keshtu eshte dhe puna e luftes Nacional çlirimtare shqiptare mbi bishat nazi-fashiste dhe tradhetreve te vendit. Historine e bejne fitimtaret, ndersa tradhetaret, humbesit, ngelen pjesa me e erret dhe fatkeqe e kesaj historie.

    2. askushi says:

      Z. Persekutuar ketu flitet vetem per luften e 2 boterore dhe frontin nacional clirimtar jo ajo qe ndodhi pas asaj.Ne ate front nuk kishte vetem komuniste por dhe atdhetare,e te tjere pa parti per kete eshte quajtur gjithmone Fronti Nacional Clirimtar, po te ishte ndryshe kush do e pengonte Enver Hoxhen ti ngjiste dhe fjalen komunist nga mbrapa.

  5. sherifi says:

    Une i jape te drejte z.Milo, se ketu tek ne sa here qe ndryshoin qeverit kerkohet ndryshimi i historise, tani edhe nga ish luftetaret e l.a.n.c,kane mbetur shume pak ose fare dhe si duket luften nacional-clirimtare do e fshijne fare nga historia.

  6. Patrioti i deshperuar says:

    Nje pyetje per publikun: Me se mburret nje komb,nje popull,ne se jo me nderin kombetar,per te cilin populli yne ka pasur dhe ka te drejten te krenohet nder te tjera si nje popull i vogel por me nje kontribut te madh ne luften kunder fashizmit dhe nazizmit,te cilin e ka firmosur me gjakun e mijra luftetareve te Levizjes Nacional-Clirimtare.
    Historia e popullit tone,nder to edhe ajo e kesaj lufte te madhe clirimtare,i ka faktet e gjalla por edhe kryenece.Ajo nuk duron dot “cibanet” dhe balten qe i hedhin armiqte e popullit shqiptar,por edhe pseudo-historianet tradhetare te vendit.Ne keto kohra mjaft ta trazuara me balte e propagande anti-shqiptare,do te keshilloja te hiqej dore nga debatet dhe “komisionet” per shkruajtjen e historise.Keto debate dhe “lehje” e ulurima,thirrje per rishkruajtjen e historise se popullit e vendit tone kunder luftes epokale te popullit shqiptar te kujtojne ndeshjen e pikepamjeve dhe veprimeve te kohes se luftes mes nacional-clirimtares dhe forcave e partive nacionaliste.Njera pale bente luften e tjetra i kundervihej dhe e sabotonte ate lufte,duke bashkepunuar hapur apo fshehurazi me pushtuesit nazifashiste.
    Historia e ketij vendi eshte shkruar nga historiane te tjere:deshmoret dhe luftataret per liri e pavaresi nder shekuj.Kalemxhinjte dhe pseudo-historianet, nder ta edhe disa analiste e gazetare te marre e tradhetare,vetem e baltosin dhe e perdhosin kete histori te lavdishme kombetare.
    Kushdo qe ka ndjekur nje interviste te para disa diteve te drejtuesit te televizionit “A1Report”,Babaramo, besoj se e verteton kete.

    C’fare skandal i papare!Sot ne kanalin e tij televiziv “A1Report”Babaramo i leshoi fre gjuhes se tij prej neperke ne menyren me te ulet dhe kur fliste per nje moment historik sic ishte vizita e kryeministrit Rama ne Beograd,mohoi e poshtroi hapur luften legjendare te rinise shqiptare,Luften heroike Nacional-Clirmtare kunder nazifashisteve,kur deklaroi se “Enver Hoxha dhe pasuesit e tij hodhen vec dy pushke e pretenduan se cliruan Shqiperine,e cila ne fakt u clirua ne zbarkimin aleat ne Normandi dhe betejat e Stalingradit”!!!Cilat quan ti more tradhetar tri pushke te hedhura?Si guxon ti te poshtrosh nje faqe te ndritur te historise kombetare te popoullit tone luftarak e liridashes?!!Kulmi i nihilizmit kombetar,mohimit te gjakut te deshmoreve qe dhane jeten ne moshen me te bukur te rinise per clirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj.Te njejtin qendrim mbajti ky pseudo-gazetar shqiptar kur mohoi edhe luften e guximshme e heroike dhe sakrificat e rinise kosovare nen UCK-ne per te goditur pushtuesin shovinist serb dhe dhene kontributin e cmuar ne clirimin dhe pavaresine e Kosoves.Si guxon ky nihilist sharlatan te poshtroje ne kete menyre ne Tereveren e tij “A1-Report”,qe drejton,nderin dhe lavdine tone kombetare,luften clirimtare,sakrificat e panumurta te popullit tone ne ate lufte aq te pabarabarte,por qe i dha Shqiperise vendin e nderuar ne ate fitore te madhe kunder bishes fashisto-naziste dhe popullit shqiptar cilesine e clirimtareve ne syte e gjithe botes,kur u thirr me triumfatoret ne Konferencen e Paqes ne Paris.
    Mjere populli,mjere Shqiperia per keta gazetare e analiste bastarde e antikombetare!

  7. neki says:

    gjerat jane shume te thjeshta.ta zeme se tani shqiperia eshte e pushtuar.pyetje.te gjithe do luftojne.pergjigjeja eshte jo.disa do mundohen te perfitojne nga kjo lufte duke shitur duke blere duke bere biznes me pushtuesin.ata qe do luftojne do quhen .clirimtar partizan kacak komit guximtar te cmendur a ku di une.por nje gje eshte e sigurt ata qe do bashkepunojne me pushtuesit do quhen balliste.

    1. persekutuar-denuar says:

      Nje gje eshte AKOMA me e sigurt:

      QE ENVER HOXHA KA JETUAR SI SULLTAN ARABIE NE VILEN E KUNATIT TE VET BALLIST DHE KUISLING FASHIST BAHRI OMARI.

  8. Tironci says:

    Zoti Milo.
    Ju mund te jeni nje Historian, por me nje baze Historie te menjanuar ne drejtimin e PPSH.
    Problemi nuk qendron se a ishte apo jo Lufta N.A.C.L, nje lufte civile apo clirimtare, problemi qendron tek ardhja e Komunzmit ne pushtet me force, pra largimi i nje qeverije , dhe zevendesimi i saj me nje tjeter.
    Menyra se si u bene keto ndryshime eshte karakteristika e Luftes Partizane. Populli shqiptar nuk ishte i terri ne nje front te vetem, por i ndare ne dy apo me shume fronte, dhe kjo perben bazen e fazes se fillimit te nje Lufte Civile. Ardhja ne pushtet e Partizaneve nuk solli zhvillim, apo hapjen e mundesive te nje bashkepunimi te te gjitha Klasave, apo Stresave te Popullesise per rimekembjen e vendit, por nje lufte te Ftohte ne cilesine e eliminimit te te gjithe atyre qe nuk do te bashkoheshin pa kerkesa ti sherbenin Komunizmit.
    Vjedhjen e pasurise se popullit, zhdukjen e shtresave te pasura e te mesme te nje shoqerie, keto jane krime dhe Tradheti ndaj Atdheut.
    Likuidimi i Inteligjences Shqiptare, coi ne prapambetje disa shekullore te kultures Shqiptare dhe zhvillimit te vendit.
    Futja e nje Kulture te huaj si ajo Jugosllave, Ruse, Kineze etj.,i zune vendin Kultures mijera vjecare Shqiptare si dhe asaj Evropiane qe kishte filluar qe ne kohen e Qeverise se Nolit.
    Historia nuk duhet te jete Politike, por nje e vertete e cila duhet te shkruhet ashtu sic kane rrjedhur ngjarjet.
    Historine nuk e bejne nje apo disa persona , por nje popull i tere.
    Dhe ky popull u masakrua per 45 vjet me rradhe. Per kete duhet te shkruani ju Zoti Milo.

    1. jersey boy says:

      te lumte goja nje bravo e madhe tironci

  9. joel shkodra says:

    Hitoria e paaneshme Z. Milo do te shkruhet kur te vdesim te gjithe ne qe e kemi njohur E. Hoxhen. Siç shkruhet (mjaft) e paaneshme sot historia e Napoleonit. Me vjen keq se as ju, as une nuk do te jemi gjalle qe ta lexojme ate histori (shpresoj) te padeformuar.

  10. jaku says:

    Historia eshte shkruar,o te mjere,ajo nuk harrohet por do trashegohet brez pas brezi sepse eshte histori gjaku.Mos u mundoni kot t’a beni ballistin partizan.Ushtaret angleze jane viktime e qeverise se tyre gjakatare.Lavdi xhaxhit qe dizinfektoi vendin nga bajgat tradhetare!Presim me padurim nje Enver tjeter tu beje gropen bejlereve te rinj qe shume shpejt e harruan varrmihesin e tyre qe eshte i gjalle!

  11. blerta says:

    Haha,Shqiperia u clirua nga zbarkimi anglo-amerikan!!!Po mbrapa Hitlerit qendronin anglo-amerikanet,ata e ndersyen Hitlerin kunder shtetit te te varferve,per te parandaluar perhapjen e komunizmit i cili do u merte pronat e pushtetin.Zbarkimi ne Normandi u be me pushtllek e vonese nga angloamerikanet,atehere kur Stalini kishte pushtuar Berlinin e po niste ushtrine drejt Madridit,Lisbones e Afrikes veriore.Te rrofte agai,pronari!

  12. Kosovari says:

    “E verteta”

    Zotri Milo,

    Vertete eshte nje thenje njeher komuniste tere jeten komuniste.

    Shembujt me te mire/mjere jeni ti e Salua.

    Komunizmi eshte aq kriminal dhe “Lufta” anti fashiste eshte aq kriminale e deshmojne keto dy fakte (meposhte) se ju komunistete shqipfoles jene legen dhe lepires te sllavizmit te konverttuart ne “demokrate”.

    1. Caktoni 29 nenetorin date te “Çlirimit” te Shqiperise per ti hyre ne prapanice sllave ne krye me titon sepse e njesoni te jete e njeta feste me 29 netorin festen zyrtare te Yu se dyte.

    2. Komunistet shqiptare ne KRYE ME KRYEKRIMINELIN HOXHA e barazojne Lekun Shqiptare ne dinain jugosllav ne vitin 1946 dhe me kete varferet Shqiperia dhe shiptaret per 50%. 1 leke kushtonte 2 dinar.

    Komunistet/qelbesirat (versone sipas shijes suaj) jane ngritur kunder fashizmit vetem kur iu eshte sulmuar Meka e tyre Beogradi e Moska.

    Paramandojeni ju lexues te shqiperise nese sot Edi Rama e devalvone Lekun per 50% ne llogari te ciles do valute me nje dekrete qeverie.

    Dua te theme se me kete Milo, Sala e Co jane aq te paftyre dhe te piste sa kane guximin te na predikojne vlera pozitive e shqiptare.

  13. aleati says:

    Jemi miliona qe dime e respektojme luften e popullit tone martir! Ndryshe do na e kishin bere gropen. Do ishim ndare midis Greqise Jugosllavise etj. Aleatet ate prisnin … Apo jo Z. Milo?

  14. Besa says:

    Zoteria historian nuk e njeh ate qe mendon populli i tij.Nga maja e kulles luftojne njeri me tjetrin keta historiane dhe palohistoriane.Keqardhje per Milon qe e meriton t’i drejtohesh me fjalen historian.

  15. Kruja says:

    Lufta kunder Nazi-fashizmit perkujtohet kudo ne bote dhe shqiptaret jene me fat qe kane dhene kontributin e tyre. Levizja NC eshte perle e historise se Shqiperise qe nderon brez pas brezi cdo shqiptar. Ne te ardhmen kjo pjese e nderuar do te perkujtohet edhe me shume nga brezat e ardhshem.

    Ballistet dhe Legalistet duhet te kerkojne falje publike per bashkepunim me gjermanet ose kundervenie ndaj formacioneve partizane. Pas FALJES publike mund te kete nje fare mirekuptimi qe MOS KETE KOLABORACIONISTE ne nje situate lufte ne te ardhemen ne Shqiperi.

  16. Arben says:

    MOS BEJ SI VIKTIME O BYRAZER.

    NUK KA RENDESI PAK A SHUME.

    RENDESI KA QE JU SI HISTORIAN NUK KENI BERE DETYREN TUAJ, POR KENI MANIPULUAR HISTORINE DHE KENI NGRITUR KARRIEREN MBI KETE MANIPULIM.

    IKNI NGA SKENA DHE LERJANI VENDIN TE RINJEVE QE JANE TE PAPERLYER.

    NE 50 VITE KENI BERE VETEM FALSIFIKIME, E TANI PRISNI QE NJEREZIT TJU BESOJNE PRAPE????!!!!

  17. Fiqiri says:

    Un mesa di shqiptaret nuk ishin ne anen e aleateve e kunder nazisteve. Un kam mesuar se ne ishim me Gjermanet e Italianet i pritem si miq. Sidomos ata te ballit kombetar ishin bashkpuntore me Nazistet. Njolle e zeze kjo per ne por skemi cbejme.

  18. agron says:

    Si eshte e mundur qe perceptimi i milos per historine shte krejtesisht i ngjashem me ate te Enverit ? Turp o Milo xhani, turp per ato gjera te vjetra qe thua se keto i kemi pasur ne shkoole per 50 vjet. A ke ndonje gje te re apo je i kapur ?

  19. Shpati says:

    Vlera kombvetare?! Vlere kombetare duke tradhetuar shqiptaret ne ish-Jugosllavi e Çameri!!!!

    Po “çlirimi” prej ushtrise italiane do festohet?

    PKSH lindi prej jugosllaveve dhe kominternit sllav-rus dhe u rrit per t’i sherbeyer vetem jugosllaveve, kundra kombit shqiptar. Kolaboracionstet me te keqinj kundra Shqiperise ishin PKSH dhe parizanet e saj qe i sherbyen qe pa lindur jugosllaveve. Dita e “çlirimit” eshte nje loje ish-jugosllave dhe serbe, sepse Shqiperia nuk mbaron ne Shkoder.

    Cili qe qellimi i “çlirimit” komunist sllav nder shqiptare?

  20. Lufta e Dyte Boterore u zhvillua teresisht ose kryesisht ne kontinentin Europian. Pra, luftuan mes tyre te rinjte(kryesisht) me petka ushtarake Europiane te ndare ne dy kampe lufte, dhe qe perfaqesonin dy aleanca politike, ushtarake etj., me interesa antagoniste njera me tjeteren. Pra kishte dy ushtri kundershtare te cilat luftuan kunder njera tjetres ne token e kontinentit Europian.Kontinenti europian perbehet nga disa shtete. Dhe luftra mes pushtuesve dhe te pushtuarve u zhvilluan pothuajse ne te gjitha territoret e shteteve europiane. Dhe Shqiperia ishte pjesetare e Alences se Madhe kunder NaziFashizmit.
    Per te mos u zgjatur, per ata qe duan te kuptojne, dua te them, te perfundoj se: ne rast se pranojme se ne vendin tone Lufta Nacional Clirimtare ishte Lufte Civile, duhet qe edhe Aleanca e Madhe kunder NaziFashizmit te pranoje se Lufta e Dyte Boterore ishte nje Lufte Civile ne Europe,sepse ajo u zhvillua mes qytetareve te kontinentit Europian. Dhe sipas “drunjeve te shtrember, tradhetareve” Lufta e Dyte do te mund te quhej Clirimtare-Boterore vetem nese ushtrite Europiane do te luftonin kunder ushtrive Aziatike, Afrikane,Polit te Veriut etj!
    Dhe tradhetaret si te tille vetprodhojne Lufte Klasash, e cila kur u kthehet ne bumerang i merzit. Dhe per t’ua hequr atyre merzine, Pseudodemokracia paguan me parate e popullit, shperblen tradhetine e atyre! Fundi, Populli eshte njesia e monedhes me te cilen ai shkemben vetveten! Ky eshte edhe thelbi i Demokracise shqiptare dje, edhe sot. Qe ne analize te skajshme,mbas dy-tre dekadash, do te thote: “Na ishte nje vend qe quhej: Shqiperia”. Keshtu, me keto fjale, do te nisin kujtimet per te paret tane, nga pasardhesit tane emigrante ne bote, numuri te cileve po/do te rritet vrullshem ne vitet e aferme, qe vine.

  21. Bardhi Tolabi says:

    Lufta e zhvilluar ne Shqiperi,ishte dhe do te mbetet Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare,per aq sa ne Shqiperi,do te udheheqin dhe drejtojne kete vend kushdo,me perjashtim te pjellave te tradhetareve dhe kolaboracionisteve dhe sherbetoreve te tyre.Ngaterimi i qellimshem i Luftes me mbas luften,eshte nje “cipe”,e cila kerkon te mbuloje tradhetine dhe kolaboracionizmin e eterve te tyre.Por kjo “cipe”,eshte aq e holle,sa nuk perballon as eren e dale nga vrimat e hundes e jo faktet dhe dokumentat e gjalla dhe historike per ate periudhe.
    Ata qe mbrojne kete te ashtuquajtur lufte civile,le te japin nje pergjigje:
    -Perse ne anen e tyre,nuk u rrjeshtua shumica dermuese e popullsise,por perkrahu dhe mbeshteti Frontin Nacional Clirimtar?
    -Kur ne krahun tuaj,kishte pjella te rilindasve tane te medhenj,apo vete pjesemarres te Shpalljes se Pamvaresise,si Mithat Frasheri,i biri i te madhit Abdyl Frasheri,si Mustafa Merlika firmoses i Deklarates se Pamvaresise etj.,si nuk u rradhit ne krahun tuaj populli,por shkoj ne anen e Frontit?
    -Cfare pergjigje ju jepni dokumentave te kohes te Aleateve dhe te vete gjermaneve,te cilat flasin per bashkepunimin tuaj me pushtuesin?Apo ngopeni me librat e “kujtimeve” te mevoneshme,te atyre qe urrenin komunizmin dhe kuptohet se do te shkruanin ne favorin e atyre,tecilet ishin kunder Luftes,pra kunder komunisteve,te kunderta me ato te deklaruara ne kohen reale te luftes?
    -Kur nuk ishit bashkepuntore me Gjermanet,si eshte e mundur qe udheheqesit tuaj,jetonin legalisht ne qender te Tiranes dhe nuk i trazonte asnje Gjerman,ndersa per ata qe mbeshtesnin apo ishin pjese e LANaCl,kishte vetem 4 Shkurte?
    -Kur Aleatet e Medhenj,Amerika dhe Anglija,per hir te interesit per te mposhtur Boshtin,beri aleance me te vetmin shtet komunist ne Bote,BRSS-ne e Stalinit,ju dhe eterit tuaj,mos ishit me te mencur dhe parashikues dhe e kuptuat se cdo te ndodhte mbas lufte ne Shqiperi,mire qe nuk bete aleance me Frontin,por perse nuk luftuat te vetem kunder Gjermanit?
    Dhe se fundi,
    -Ishit miq apo armiq me Gjermanin?Se ne se do e kishit armik,nuk mund te arratiseshit nga Shqiperija ne shoqeri me kete “armik” tuajin.
    Prandaj,lereni te qete gjakun e atyre bijave dhe bijve,te cilet dhane jeten per Shqiperine dhe jo per komunizmin.Komunizmi u vendos mbas lufte dhe fajtore kryesore jane edhe eterit tuaj me veprimet dhe qendrimet e tyre shume te gabuara.
    Gjaku i deshmoreve dhe pozicioni i drejte i Frontit,i rrjeshtuar ne krah te Aleateve,i siguroj Shqiperise,teresine territoriale qe gezojme sot.Ne se do kishim mbetur me trute dhe mendjet e “baballareve te Kombit”,pra te eterve tuaj,sot nuk do kishim Shqiperi,por do na kishin gllaberuar dy fqinjet tane “dashamires”,te cilet ishin rrjeshtuar me Aleatet.
    Prandaj,thirini mendjes,lereni rehat luften dhe merruni me ate qe ndodhi me pas,kjo edhe per fajin tuaj dhe jo vetem te Enver Hoxhes…

  22. Jakobini says:

    Historine e LANÇ-it e bene partizanet fitimtare. Ata e fituan luften, ata sollen edhe paqen. Nese do merreni me pallavra kafenesh, merruni, ashtu siç merret I “persekutuari” Besim Ndregjoni me emisionin e Bashkim Hoxhes, KOHA PER T”U ZGJUAR. Paskal Milo wshtw historian serioz dhe objektiv. Mos losni me fjalen e tij “jemi pak…” Shikojeni dhe shqyeni syte perse ka fol!

  23. filat elmazi says:

    Problemi eshte se bijte e atyre qe kane bere krimet e luftes civile si p.sh. Pellumb Xhufi, nuk mund te thone te verteten duke kritikuar apo shara baballaret. Mos prisni prej tyre te thone ndryshe. E vereta gjendet vetem te shqiptaret 100% te paster nga ideologjizmi komunist, edhe bioligjikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje