Visho Ajazi “në dorën” e Metës. Lutaj: Raportin e përgjimeve të SHISH ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit

12 Nëntor 2014, 18:32Politika TEMA

Raporti i tre deputetëve socialistë të Komisionit të Ligjeve për përgjimet e kryera nga SHISH ndodhet tashmë në duart e kryetarit të kyvendit Ilir Meta.

Këtë e ka konfirmuar për ResPublica, deputeti Pirro Lutaj, i cili ishte pjesë e grupit të kontrollit të mandatuar nga Komisioni i Ligjeve për veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ne ia kemi dorëzuar relacionin kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe është në tagrin e tij, nëse vendos t’ia çojë kryeministrit apo presidentit. Kontrolli që u krye në SHISH ishte një veprimtari normale e Komisionit të Ligjeve dhe nuk ka sesi të kalojë për votim në seancë plenare”, tha ai.

Përmbajtja dhe konkluzioni i këtij raporti nuk është bërë publik, pasi konsiderohet si informacion i klasifikuar.

Në media u përfol se pre e përgjimeve kanë qenë disa politikanë dhe gazetarët , të cilët kur janë përgjuar kanë qenë duke biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në listën e të përgjuarve përmenden, kryeministri Rama, kreu i kuvendit Meta, lideri i opozitës Basha,  ministi i Brendshëm Sajmir Tahiri, ai i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj. Dyshohet se janë përgjuar edhe  Ilir Rusmali e Astrit Patozi, si  dhe i ndjeri Sokol Olldashi.

3 komente në “Visho Ajazi “në dorën” e Metës. Lutaj: Raportin e përgjimeve të SHISH ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit”

  1. Devolliu says:

    Likja do ia çojë Raportin vetëm Saliut të Viçidolit se vetëm ndaj atij është borxhli.

  2. akrepi says:

    TE SHKARKOHET URGJENTISH DHE TE JAPE LLOGARI NE FAVOR TE KUJT I KA BERE PERGJIMET

  3. stili says:

    Pa u gjetur e provuar se kush sherbim e kishte terhequr per kapistre kete , palo Vishon nuk duhet vepruar, me von edhd ky tek vendi ne se ka shperdoruar detyren ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje