Protesta e studentëve dhe pedagogëve të Gjeologji-Minierave/ Rama bashkëbisedon me protestuesit

12 Nëntor 2014, 11:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bashkëbisedim me studentët dhe petagogët e fakultetit të gjeologji-minierave, të cilët përmes një proteste kundërshtojnë zhvendosjen e tyre nga ambientet ku ndodhen.

Protesta është zhvilluar në një kohë kur Qeveria po zhvillonte mbledhjen e saj të përjavshme, ndërsa Kryeministri ka zgjedhur rrugën e dialogut me studentët dhe petagogët, ku i ka sqaruar në lidhje me vendimin e Qeverisë.

“Nuk do të ketë asnjë zhvendosje tuaj nga ambientet ku jemi, përpara se të gjendet një ambient i përshtatshëm ku do të vendoset fakulteti i Gjeologji-Minierave.

Vendimin e Qeverisë ia kam sqaruar Rektorit dhe Dekanit, të cilët duhet t’ju kishin sqaruar. Ministria e Arsimit në emër të Qeverisë shqiptare, në bashkëpunim me fakultetin tuaj, do të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.

Vendimi nuk parashikon që ju të dilni në rrugë dhe të ndërprisni mësimin, por gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë u shpreh se Gjykata e Lartë do të vendoset në të njëjtin ambient me shkollën e Magjistraturës, ndërsa ftoi petagogët dhe studentët që të njihen me vendimin, të presin dhe të njohin projektin.

“Gjithccka do të bëhet bazuar mbi një projekt që do të garantojë një mjedis të përshtatshëm për vendosjen e fakultetit dhe zhvillimin normal të mësimdhënies”, tha Rama.

Bashkëbisedimi i Ramës me protestuesit

Petagogu: Kam 40 vjet që jap për atë fakultet, nuk mund të na largoni që andej. Ajo që ne kërkojmë nga ju është të na thoni se nuk do na largoni. Kam tituj e dekorata.

Rama: Jam i privilegjuar që kam mundësinë t’ju njoh. Shumë respekt për dekoratat a ka mundësi të flas unë?

Pedagogu: Po, por  jo për kompriomis

Rama: Po për cfarë?

Pedagogu: Shoku Kryeministër na premtoni se universiteti nuk do të transferohet?

Rama: Meqë më thoni shoku kryeminsitër, shoku profesor mund të flas pak unë. Mos të humbasim kohë unë dola t’ju respektoj.

Kam thirrur Rektorin dhe Dekanin dhe i kam thënë që nuk është vendimi i qeverisë që “ikni ju dilni në rrugë”. Këtu rëndësi ka t’ju dëgjoj unë juve, unë po flas këta ju sqarojnë. E kuptoj që jeni të suprizuar se kishit plan të bërtisni dhe ju doli mundësia për të biseduar. Ju sqarojnë drejtuesit tuaj se cfarë po bisedojmë. Protestat bëhen për tu dëgjuar jo si qëllimi në vetvete. Për çfarë dilni ketu dhe bërtisni? Që t’ju dëgjojnë. Unë ju dëgjova juve dhe dola për t’ju respektuar ju. Dhe shpjegimet duhet t’ua bënter rektori dhe dekani që i kam thënë që s’ka arsye për protesta se nuk ka asnjë urdhër që ju të dilni jashtë. Kam lënë mbledhjen e qeverisë të dal t’ju takoj juve. Vendimi i qeverisë është që në godinën ekzistuese, në një pjesë të saj ku është Gjelologjiku dhe Magjistratura do të vendoset Gjykata e Lartë.

Ndërhyn një studente: Ne nuk duam të na largoni që atje

Rama: Nga je ti?

Studentja: Himariote.

Rama: E kuptoj tani përse je e paduruar. Unë kam thirrur Rektorin e Dekanin, i kam thënë t’iu shpjegojnë që vendimi i qeverisë është fillimi i një procesi bashkëpunimi midis Ministrisë së Srsimit, Fakultutetit dhe Rektoriatit dhe Gjykatës së Lartë për të bërë një projekt të ri. Në territorin ekzistues ka mundësi të akomodohet edhe Fakulteti. Mësimi do të vazhdojë normalisht.

Kjo që bëni është sikur i gëzoheni që nuk keni vajtur në mësim. Nuk do të ketë asnjë largim nga mjediset pa i pasur mjediset ashtu sic i takojnë universitetit, në po atë vend por jo në atë hapësirë, me mjedise më të mira. /gj.k/

21 komente në “Protesta e studentëve dhe pedagogëve të Gjeologji-Minierave/ Rama bashkëbisedon me protestuesit”

  1. beni says:

    Si asnjeher me pare kryeministri del per te bashkebiseduar me protestusit per kerkesat e tyre, dhe nuk fshihet pas perdeve te zyres se tij.

    1. angela says:

      tamam Kryeminiser i njerezve ! dhe atje ne serbi na e beri zemren mal !

      1. eda says:

        Shume respekt ka vepruar me se mire pasi dhe ata qe kane dale te protestoje e meritojne nje pergjigje apo shpjegim.

    2. xheni says:

      Kemi kryeminister fantastik nuk i mungon kurajo te dale te bashkebisedoje me studentet.

    3. fredi says:

      Diplomat i madh dhe bravo sepse gjeti kohen te negocioje me studentete, keto lloj gjerash nuk kane qene zakon per vendin.

    4. ada says:

      ky eshte lider ta thote cope dhe hapur

  2. Dee says:

    Shkruhet “pedagoge” dhe jo “petagoge” por nejse se gazetaret e Temes jane me letersi agrare.

  3. miu says:

    rama vuri nje serbi ne levizje .kurse keto qe ben ky nuk ka kryeminister qe e ben .salliiii conte nderhyrjen e shpejte dhe kerrbac u jepte njerzve

  4. ushtari says:

    kjo eshte demokracia qe na ka munguar ne dekada .bravo rama

  5. alby says:

    Kjo do te te ndodhe ende Zoti kryeminister perderisa postet kyce i kane ende zagaret e Saliut

  6. alby says:

    Kjo do te te ndodhe ende Zoti kryeminister perderisa postet kyce i kane ende zagaret e Saliut.Sa me pare……

  7. tani says:

    Po te ishte saliu ne ate zyre do te nxirrte vrer nga goja per ato student e pedagog dhe do ti etiketonte armiq te sistemit te tij demokratik…. kjo qe ndodhi realisht tregon diferncen jashtzakonisht te madhe te mentalitetit dhe kultures qe ka edi rama me parardhesit e tij ne zyren kryeministrore…. cdo dite e me shume po tregon qe karriken e kryeministrit e meriton me shume se kushdo tjeter… bravo

  8. elinor says:

    Ahahah, shoku kryeminister! Nuk e di nese e ka thene qellimshem ai pe(t)agogu kete punen e shokut por ajo qe me ben pershtypje eshte se deri ne cfare niveli shkon arroganca e Rames? E para i drejtohet studentes me “ti”, dhe e dyta i ben asaj nje pyetje cinike krejt te pa vend “nga je ti?” ashtu sic edhe vazhdon me nje koment krejtesisht idiot pas pergjigjes, “e kuptoj pse jeni e paduruar”!!!
    C’do te thote kjo saktesisht dhe si mundet nje kryeminister te pergjigjet ne kete menyre?!

  9. ledio says:

    Ne rast proteste te tille ne ish qeverine Berisha, diferenca eshte se ai do te jepte urdher te vriste njerez te pafajshem ne turme. Rama eshte human, s ka frike te thote te verteten, te ndihmoje njerezit aty ku eshte e nevojshme dhe te perballoje situata nga me te ndryshmet.
    Nuk ishte rasti i Berishes qe rrinte ulur ne kolltukun e tij dhe numeronte miliardat neper konto ne bote dhe vriste mendjen se si te mbushte gjithe administraten me miqte e tij ne menyre qe te ishte i PAPREKSHEM.

    Rama ka aftesi komunikimi dhe s ka hipokrizine dhe urrejtjen popullore te Berishes.
    Berisha e quan turmen mase e pakulturuar dhe s kishte per te dale, perkundrazi eshte dora e tij ne organizimin e protestave tani pas shkelqimit te Rames ne Beograd.

    Hapni syte o njerez dhe beni dallimin ! Hapini rrugen e lirise vetes tuaj dhe mos shpresoni tek klani i ndyre i Berishes qe mezi po pret urdhera nga Beogradi qe te krijoje nje 97-te te dyte ne shqiperi.

  10. Arjani says:

    Nuk e ka thene kot BBC.Rama Kryeministri qe shqiptaret kane 23 vjet qe e presin.

  11. edlira says:

    Keta studentet e kafeneve nuk bejne se pari detyrat e tyre per te cilat kane ardhur ne Tirane po u vijne pas avazit disa prej pedagogeve qe me siguri jane shoket e miqte e Saliut e qe i kane mbushur xhepat me parate e korrupsionit qe i mbledhin nga minierat e Bulqizes, ku me siguri bejne edhe praktikat mesimore. Shteti nuk do tu le jashte sepse nuk eshte as interesi i tij po mos beni kerkesa femijesh te llastuar te dashur studente. Nese me ane te ketyre protestave kerkoni rrezime qeverish apo zgjedhje te reja, harrojini e shtrojuni mesimeve se edhe prinderit per keto ju kane derguar ne shkolle e jo qe mbas protestave te merrni rruget drejt pubeve e kafeneve.

  12. tomori i beratit says:

    Elinor.E di perse vuan vendi yne.Sepse ka njerez si puna juaj.Antishqiptar dhe i terbuar sa nje qen per sali vrasesin.Kur komentojn tipa si ju me mire te hapet dheu si e thot Nasi te Portokallia.

    1. elinor says:

      @tomori; jo mor jo, te siguroj qe nuk eshte ajo arsyeja. Une dua ta shoh Saliun ne burg, por po qe puna per vendin tone, ai vuan ngaqe ka shume budallenj si ti qe cdo kritikues te Rames e etiketojne si berishian.

  13. Ueda says:

    S`doni Edi Ramen ju jooo , doni ate tjetrin qe ose thjesht ju shihte nga dritarja ose ju vriste fare .. asqe diskutohej qe te zbriste dhe te fliste me ata qe kane problemin !! BRAVO kryeministrit ? .. Keto njerez nuk e kane kuptuar dhe nuk do mund ta kuptojne cdo gje te mire.. madje madje po dalin bllof ne cdo hap qe hedhin per te nxjerre “te keq” Edi Ramen . Une e di shume mire qe cdo gje ka anet pozitive dhe negative, por ne cdo gje qe Edi Rama ben ,anet pozitive keto si shohin . Jane aq njerez pa nivel , saqe e nderpresin ne cdo fjale qe ai thote . Keshtu jane mesuar :3

  14. tori says:

    Nuk mund ti heqesh studentet nga ai universitet se do ti qe ti besh zyra,TURP, te njejten gje beri RAMA me teatrin kombetar kur ishte kryetar bashkie por u terhoq me bisht nder shale,kujtoj LUBONJEN qe e shante ne television,RAMA eshte mesuar te degjoje kur e kundershton,prandaj te gjithe ne proteste deri ne rrezimin total te qeverise qe te mos behemi subjekt I [s’keni pare gje akoma].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje