Tensioni mes kryeministrave Rama e Vuçiç është shfaqur vetëm gjatë konferencës live kur nga kreu i qeverisë shqiptare u prek çështja e Kosovës, pasi çdo takim tjetër që pasoi vizitën historike në Serbi, ishte bashkëpunues.
Kështu shprehet për A1 Report këshilltari i kryeministrit Rama për çështjet e rajonit, Shkëlzen Maliqi, ndërsa thotë se në darkën pa protokoll mes dy delegacioneve atmosfera ka qenë mjaft relaksuese, aq sa ministri i Jashtëm serb, Daçiç edhe ka kënduar!
Por, për kryeministrin Vuçiç, thotë Maliqi, ishte e vështirë të pranohej deklarata e Ramës se “Kosova e pavarur është fakt i patjetërsueshëm dhe se duhet respektuar”.
“Herë pas here Vuçiç i ankohej kryeministrit Rama”, thotë Mailiqi.
Ai tha se darka nuk është mbajtur në restorant, siç u përfol në disa media, por në një pjesë të ish-rezidencës së presidentit të ish-Jugosllavisë Tito.
“Ata e quajnë “Shtëpia e Gjahut”. Ka qenë një atmosferë e relaksuar, darkë pa protokoll, në të cilën ishin vetëm delegacionet e ngushta, kryeministrat dhe anëtarët e delegacionit. Kishte ushqim të bollshëm, pak muzikë, madje zv/kryeministri Ivica Daçiç ka kënduar arie dhe këngë të popullarizuara”, tha Maliqi.
Pavarësisht marrëveshjeve të firmosura dhe frymës së bashkëpunimit që është shfaqur në takimet pas konferencës për shqyt të dy homologëve, për kryeministrin serb Vuçiç ka qenë e vështirë të “kapërdijë” deklaratën për Kosovën, e cila doli jashtë pritshmërive të tij.
Maliqi e shpjegon këtë fakt me presionet e brendshme që mund të marrë Vuçiç nga kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas tij mund ta konsiderojnë të dobët përballë guximit të Edi Ramës për të prekur në mes të Beogradit një çështje të “nxehtë” për ta.
“Vuçiç është ankuar te Rama se i ka sjellë shumë probleme me atë deklaratë. Kohë pas kohë ia kujtonte këtë, por atmosfera ka qenë pa tensione, me biseda dhe batuta të këndshme, siç takohen një grup njerëzish që edhe pse nuk janë miq, pretendojnë të nisin një frymë të re marrëdhëniesh mes tyre.
Kishte disa momente kur Vuçiç prapë shpërthente ose e shprehte pakënaqësinë se nuk duhej që Rama të hapte temën e Kosovës. Ai ka brengat e veta, ka kundërshtarët e vet politik që mund ta shfrytëzojnë këtë për të thënë se Vuçiç është politikan i dobët”, tha Maliqi./b.l
Rama mesohet te kete kenduar “Tek dyqoni tek Selvia”
Ose Byrek…Byrek…O Usta Murat…
Rama ka knu shiki shiki jaba
Nejse…
Dacic qenka kokerr pijaneci dhe e paska kap pija dhe ka fillu me knu
E po keshtu jane njerezit me seder o mik, jo si disa lloj by……rash te cilet c’fare thone sot nuk e thone neser!
Do ken knu kongt e Lepa Brenes me Edin, dhe ndonji serbe me brecka tngushta ka kercy per ta
Urgjentishte, Europa dhe Amerika duhet ta ndihmojne Vucicin qe te mos e rrezojne armiqte e tij.
Ai, kurre nuk ka pas merak per Kosoven, por per veten e tij, qe si do te reagojne kundershtaret e tij politike!
Prandaj Merkel duhet ta mbeshtese me shume ekonomikishte Serbine qe te vij duke u shuar nostalgjia per Kosoven. Nuk i ve faj Vucicit as Dadicit, perse u sollen ne ate menyre! Populli dhe politika serbe per Kosoven, jane si populli dhe politika jone ne momentet e sapo pluralizmit.
Do ken kenduar kengen Bregovicit ” Kallashnikov” ?
Shkelzen Maliqin besoni ju?!
Po ate nuk e beson as vete Rama!
E ka zgjedhur si gjoja keshilltar, qe te jete i sigurt: kur flet ndonje gje per serbet, te thenat te shkojne ne Beograd ekzaktesisht sic jane thene! Kaq. (E degjuat qe foli per perkthyesit e rolin e tyre?!)
Maliqi eshte i njohur si njohes i mire, i thelle, i Puneve te Brendshme te Kosoves nen Serbine, qe e quan politike merzine e kryeministrit serb, jo etnike.
Sa per kthimin e Rames me kembe nga Kosova, eshte gjest me kuptim, edhe pse ngjan me ktimin me Tren te shokut Enver nga Moska e Zimave te Zinj te Ismail Kadarese…
Jo ka kenduar kengen Ra Sala nga Fiku