Ambasadorët perëndimorë zhgënjejnë Vuçiç, vizitën e Ramës e quajnë historike

12 Nëntor 2014, 09:17Politika TEMA

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka thirrur ambasadorët e SHBA-së, BE-së, gjermanisë, Britanisë dhe Italisë në Beograd, për t’i informuar për vizitën që pati kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Beograd.

I shoqëruar edhe nga ministry Ivica Daçiç, ai u është ankuar atyre se Rama ka thyer protokollin, duke përmendur Kosovën.

Por, kryeministri serb është zhgënjyer, pasi ambasadorët kanë thënë se vizita e Ramës në Beograd ka qenë historike.

Sipas portalit serb, B92, të gjithë ambasadorët kanë dalë në një deklaratë të përbashkët se pavarësisht provokimit të Ramës, vizita mund të konsiderohet historike dhe një hap domethënës në bashkëpunimin dhe qendrueshmërinë në rajon.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tanjug, e citon Vuçiçin të jetë justifikuar pas kritikave të marra nga disa segmente të poltikës serbe se duhet të kishte reaguar më ashpër ndaj thënieve të Ramës.

Nëse dikush mendon se është poltikë serioze po të kisha marrë një shkop për ta goditur Ramën, atëherë e kanë gabim. Kjo nuk është politikë serioze dhe ato që duan të më japin leksion se po të kishin qenë në vendin tim do të kishin vepruar në këtë mënyrë, dyshoj se do ta bënin këtë gjë”./b.l

9 komente në “Ambasadorët perëndimorë zhgënjejnë Vuçiç, vizitën e Ramës e quajnë historike”

  1. andromeda says:

    Po tani ç’do të na thotë haleja PD-iste?

  2. dan says:

    Paska qene provokim se paska pemendur Kosove?! Edi permendi vetem nje fakt asgje me teper. 108 vende te botes, perfshi vendet e atyre ambasadoreve qe Vucici kish thirur per tu ankuar, qe kane njohur Kosoven paska provokuar Serbine? Serbia ne vend qe te kerkoj falje per krimet qe ka bere ne Kosove, merre gjera pa vlere.

  3. tfg says:

    Se pari evropianet[kujtoni qendrimin e ambasadoreve te leshit,kur islamiku Berisha vrau popullin me 21janar] pranojne se kishte nje provokim dhe qendrim nacionalisti nga Rama,kjo i mafton Vucic qe te justifikoi qendrimin e tij.
    E dyta,keta evropianet na ‘duan’ shume kur kujtoj se ne cdo vend evropian shqipfolesi ze vendin e pare si krimiel,trafikant droge,hajdut i pabes etj,etj……
    Se treti,persa kohe qe nga njera ane dergojme jihadista ne Siria dhe i themi ”byrazer” Erdoganit,zor se do te hiqet ”gishti” i evropianeve,i cili shpesh eshte i fshehur mbas buzeqeshjeve ………..

    1. vunjoti says:

      Si su lodhe duke ngrene mut a DEREZI!

  4. gaia says:

    Kryeministri serb se bashku me segmentet e politikes serbe po tregojne gjithmone e me shume mendjengushtesine e tyre.Nje popull jo i zgjuar,jo mendje hapur me mendesi sunduese dhe neneshtruese.Po japin nje shembull shume te ulet ne syte e gjithe botes dhe vazhdojne me komplekset e tyre dhe injorancen e tyre.Popull cinik dhe jo i zgjuar,me sy mbyllur kerkojne te zoterojne nje komb te pavarur.Pavarsisht deshirave dhe endrrave te tyre sunduese minimumi duhet te tregohen diplomate dhe jo te bejne skena te turpshme ne syte e gjithe botes.Vucic dhe populli serb ndihen inferior perball nje populli mendjehapur qe skerkon gje tjeter vec njohjen e te drejtave te tija.Sigurisht qe patem perfaqesimin me dinjitoz me kryeministrin Rama.Ai e beri te skuqej te turperohej ne syte e gjithe botes.Kryeministri Edi Rama na perfaqesoi te gjitheve.Perfaqesoi nje komb qe vite me rradhe ka qene kokeulur ,i friksuar,i neneshtruar,pa te drejat nga barbaret serb.Me 10 Nentor ai beri ate se se kishte bere asnje shqiptar ne serbi.Deklarata e tije plot emocion u shprehu gjithe serbeve qe nuk mund te tallen dhe neperkembin dinjitetin dhe te drejtat e shqiptareve.Faleminderit Zoti kryeminister qe na bere te ndihemi krenar.Je per momentin Kryeministri me i sukseshshem ne Ballkan dhe qe ndihemi te patrembur dhe krenar qe na perfaqeson

    1. loni says:

      cfare komplimenti,edhe dashnor ta kishe nuk do ti beje kete kompliment o njeri.

  5. tr. says:

    Gezohem qe Vucic bie ne gabime ,duke u ankuar per viziten teper normale te Rames .Europa dhe Amerika duhet ta njohin kete kungull pa fara .

  6. treporti says:

    Me ne fund 90% e shqiptareve,pa PD(qe s`ka per tu ndrequr kurre),e kane kuptuar tani qe shqiptaria ka nje udheheqes te denje per te ardhmen.

  7. benny says:

    Ku eshte Prec Zogaj (qe te surprizon me “menqurine” e tij) edhe ai gazetari i Kosoves qe e turperon BERATIN me emrin e tij apo keta AMBASADORAT E “FUQIVE TE MEDHA” vetem sa marrin pagat nga shtetet e tyre.
    Te bahemi trima dhe ti themi Serbise ne shtepi te vet edhe ne shtepine tone se KOSOVA ESHTE E PAVARUR ,e te ndihemi krenar qe edhe ZANI I SHQIPTAREVE u ndigju
    gjithandej e u dogji mire shumeve.
    Por me duket se Preci dhe ndoj gazetar tjeter bajne pare ma shume kur u dalin zot BERISHOVICAVE.
    TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje