Partia Demokratike përmes ish-ministrit të Financave Ridvan Bode theksoi se buxheti i shtetit për 2015 parashikon më shumë taksa për 95 % të shqiptarëve.
Bode tha se projektbuxheti i sjellë në Kuvend nga qeveria dhe që po debatohet aktualisht në fushën e të ardhurave për mënyrën se si mendon t’i realizojë ato për vitin 2015, karakterizohet nga një rritje progresive e taksave që çon në varfërimin progresivisht të qytetarëve dhe thellon rënien e mëtejshme të ekonomisë.
“Këto janë tiparet lehtësisht të lexueshme në këtë buxhet, të cilat do t’i argumentojmë si më poshtë. Qeveria rriti progresivisht taksat në të gjitha llojet e tyre. Pas rritjes me 50% të taksës mbi korporatat vitin e kaluar, në projektbuxhetin e vitit 2015 rritet edhe tatimi mbi dividentin nga 10-15%, ose me një efekt rritje prej 10 milion dollarësh. Rriten taksat mbi depozitat, nga 10 ne 15%, që ka një efekt prej 12 milionë dollarësh.
Rritet taksa mbi qeratë, nga 10 ne 15% duke synuar që prej kësaj take, në buxhetin e shtetit të arkëtohen edhe 10 milionë dollarë shtesë. Dhe po ashtu, rritet taska mbi çdo të ardhur tjetër nga 10 në 15%.
Vetëm prej kësaj takse qeveria synon të marrë 28 milionë dollarë. Nëse i shohim, të gjitha taskat mbi të ardhurat, taksat mbi korporatat, taksat mbi biznesin rriten në nivelin 15%.
Një masë e tillë e bën vendin tonë vendin me taksat më të larta, duke humbur çdo avantazh konkurues me vendet e tjera të rajonit, të cilat vijojnë që këtë nivel taksash ta kenë në masën 9-10-11%. Përjashtim këtu bën Serbia e cila këtë nivel taksash e ka në 15%”, theksoi Bode.
Në vijim ai shtoi se Qeveria rrit progresivisht të gjitha taksat: mbi korporatat, nga 10 në 15%, mbi dividentin, nga 10 ne 15% (+ 10 milionë USD), mbi depozitat, nga 10 ne 15% (+12 milionë USD), mbi qeratë, nga 10 ne 15% (+10 milionë USD), mbi çdo të ardhur tjetër, nga 10 në 15%; (28 milionë USD), taksë e sheshtë me rritje 50% në të gjitha nivelet.
“Qeveria nuk ndalon vetëm tek këto taksa, pasi në projektbuxhetin e vitit 2015 rriten edhe taksa të tjera mbi konsumatorin dhe biznesin, siç është taksa e qarkullimit të automjeteve automjeteve mbi karburantet dhe akciza mbi duhanin.
Taksa e qarkullimit të automjeteve për të dytin vit radhazi rritet duke përfshirë edhe efektin e TVSH-së me 24 lekë për litër duke e rritur me 4 herë në 2 vite nivelin e kësaj takse.
Për secilën prej 340 mijë familjeve do të jetë një taksë e re për 2015 për të paktën 1.5 milion lëke të vjetra në vit. Këto janë nga 95% të familjeve që gjoja do të paguanin më pak taksa nën taksën progresive të qeverisë Rama.
Dhe nuk janë vetëm familjet, por edhe fermerët që të gjitha shërbimet do t’i kryejnë me një taksë të rritur më shumë. Janë industritë përpunuese po ashtu që kanë humbur avantazhet konkurruese në rajon, të cilave u rritet një kosto shtesë. Eshtë gjithashtu edhe biznesi në tërësi që do të paguajë një çmim më të rritur.
Rritja nga 8.4 lekë që ka qenë, duke përfshirë edhe TVSH, ka shkuar plot në 32.4 lekë me rritjen e re të taksave. Dhe e gjitha kjo është vetëm nga taksa e qarkullimit të automjeteve. Efekti që qeveria programon të marrë prej kësaj takse shtesë në 2015 është 6.7 miliardë lekë, ose 67 milion dollarë.
Akciza e duhanit rritet edhe me 24 lekë për paketë duke rritur në 2.3 herë këtë taksë mbi konsumatorët në 2 vjet, dhe kjo është një taksë që do të paguhet nga ajo 95% e familjeve shqiptare, të cilave Rama u premtoi se do të paguajnë edhe më pak taksa me qeverinë e tij.
Rritja e akcizës ka shkuar nga 36 që ka qenë në vitin e shkuar së bashku me TVSH-në, në 84 lekë për çdo paketë. Efekti që kërkon të marrë në buxhet për 2015 është 4.2 miliardë lekë, ose 42 milion dollar”, theksoi Bode. /gj.k/
Natyrisht qe Shteti duhet te rrise taksat ,si te vetmen mundesi per te forcuar buxhetin e shtetit.Berisha e la kete shtet troke, nga menaxhim i keq.Shqiperia nuk eshte shtet industrial, qe te nxjerri fitime te majme ,domosdo duhet te mbahet me taksat .Kete e kane bere shtet te tjera te Europes me kohe .