Deputeti i PD-së Bedri Hoxha akuzon qeverinë si shkaktare të vetëvrasjes së një inxhinieri nga Mati, i cili i dha fund jetës pasi u pushua nga puna. Sipas deputetit Hoxha, “kjo ngjarje e rëndë është realiteti i kësaj qeverisje, është shëmbëlltyra e sistemit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta”.
“Një inxhinier pyjesh nga Mati, baba i dy fëmijëve, bashkëshorti i një gruaje të papunë, është vetëvrarë sot pasi e larguan nga puna pa motiv, nga puna ku shërbente prej vitit 1995.
Sami Hani kishte mbaruar shkollën pyjore dhe e ushtronte detyrën me të cilën mbante familjen prej 19 vitesh.
Inxhinieri pyjor po kalonte një periudhë mjaft të vështirë ekonomike pas largimit nga puna, dhe familjarët tregojnë se pavarësisht gjendjes së rëndë ku gjendej me gruan pa punë dhe njërin nga djemtë me sëmundje të rëndë, sërish qeveritarët lokalë, e hodhën në rrugë”, deklaroi Hoxha.
“Oligarkët e vegjël në rrethe i ngjajnë shefave të tyre dhe janë njësoj të pandjeshëm, arrogantë, të pashpirt. Për këtë, ata kanë licencën për të hedhur këdo në rrugë, pavarësisht përvojës, profesionalizmit, apo kushteve ekonomike.
Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur inxhinieri profesionist zëvendësohet me një militant të pashkollë. Kjo qeveri ka larguar pa motiv mbi 6 mijë punonjës nga puna.
Kjo qeveri ka detyruar shumë punonjës, burra e gra kryefamiljarë, të shkojnë drejt aktit ekstrem të vetëflijimit, prej arrogancës e trajtimit armiqësor”, u shpreh deputeti i PD-së.
“Partia Demokratike e dënon këtë akt të rëndë të largimit pa motiv nga puna, dhe bën direkt përgjegjës oligarkët Rama-Meta për jetët e humbura nga politika e tyre çnjerëzore”, tha Hoxha. /gj.k/
E ka zene haku i. Pemeve. Te prera…
E keni vra vete ju dhe kerkoni ta shisni ne opinion si vetvrasje .
Cfar kujtoni ju ,se s’ju njeh ky popull se cfar kriminelash jeni ,qe vrisni naten e qani diten ?!
Kjo eshte metoda juaj prej krimineli me bo opozite ,tu vra hajdarat vete dhe me cu kafsherin e shpellave perpjet !
Nqs do kishte vetvrasje ne kryetaret e partis tuaj shkerdhate ,vetem ateher mundet te besonim .Kur te vrase salia i sheqires veten ose lul bythshtremberi
A mbante ndopak pergjegjesi ky inxhinier per shkaterrimin e pyjeve ne ato zona. Shume prej ketyre jane bashkepunetor me bizneset e drurit.
ketu fshati digjet,e kurva krihet…… jeni terbuar nuk e pertypni dot suksesin e Rames ne serbi…… tani ju doli boja dhe ne kosove dhe ne gjithe trevat shqiptare,ju moren vesh sec mute jeni me ne krye plakun mere sali gerdecin…… dilni nga korniza e tij se perndryshe ne opozite keni per te ngelur…
Bedri me gjithse te kam patriot po te them seje nje cop injorant qe sala ju ka mesuar te njejten gjuh te te folurit pa llogjike.Po sa njerez keni hequr ju mor per 23 vite duke i dhunuar ne vendin e punes.Ju keni mbledhur te pa shkollet rreth vetes dhe hajdutet per kete e moret ndeshkimin e merituar me 23 qershore.Po akoma se kuptoni se jeni te urryerit e Matit dhe te gjith Shqiperise.Perse nuk thua kualifikimin e ketij “Inxhinjer” dhe motivin e largimit?Teorija ;Shpif shpif se diçka do te ngelet nuk vlen me per ju.Ju jeni te shpifur te gjith.