Kryeministri merr titullin “Qytetar nderi i Preshevës”/ Rama: Ndjehem nga këto territore

11 Nëntor 2014, 12:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë pak minuta më parë titullin qytetar nderi nga Komuna e Preshevës, e banuar nga popullsi shqiptare, në Serbi.

Mirë se jugjej dhe falemnderit!

Jam i ndërgjegjshëm për situatën, sakrificat dhe varfërinë.

Do mbrojmë interesat e vëllezërve dhe motrave tona në këto troje. Barrën e ndjej tani më shumë pas këtij nderimi.

Tani ndjehem një nga qytetarët e këtyre territoreve”, u shpreh Rama përballë këshilltarëve të Komunës.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, deklaroi  se vizita e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Preshevë është e mirëpritur, pasi ka 102 vjet që në këtë tokë nuk vjen asnjë përfaqësues nga athdheu amë.

Mustafa theksoi se deklarata e zotit Rama në Beograd se “shqiptarët e Preshevës duhet të kenë të njëjtin status si serbët e Kosovës” është shumë e mirëpritur nga shqiptarët e Luginës”.

4 komente në “Kryeministri merr titullin “Qytetar nderi i Preshevës”/ Rama: Ndjehem nga këto territore”

  1. Anja says:

    Une mendoj se Rama duhe te marre titullin nderi i kombit

    http://bit.do/Rama-me-i-emocionuar-se-kurre-ne-Presheve

    1. ALBINA says:

      edhe une dakort jam

  2. ertp28 says:

    kush ka ber me shume se ky ,nga ata qe kane mare nerin e kombit?

  3. Murlani says:

    Edi Rama kryemistri i gjithe shqiptarve qe i duhej shqiprise qe ne vitet 90 ta .
    Suksese Rama ,per te pase sukses kombi Shqiptar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje