BE: Vizita e Ramës, shenjë ndryshimi pozitiv për dialogun rajonal

11 Nëntor 2014, 11:36Politika TEMA

Nga Berlini, ndërsa zhvillonte takimet respektive me ministrat gjermanë të Mbrojtjes, Punëve të Jashtme, Zhvillimit e Bashkëpunimit, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, komentoi vizitën historike të Kryeministrit shqiptar në Beograd, duke e quajtur “shenjë të një ndryshimi pozitiv për dialogun rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Vizita dyditore duhet të përfaqësojë një pikë kthese në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ne presim që të dy liderët të tregojnë vendosmëri të përtërirë dhe guxim politik, të shohin për të ardhmen dhe për të rindërtuar marrëdhëniet pas kaq shumë vitesh,” vlerëson shefja e re e diplomacisë europiane.

Berlini shënon vizitën e dytë zyrtare në një vend anëtar për Përfaqësuen e Lartë, ndërkohë që përpara vizitës në Beograd, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u ftua të enjten në Komisionin për çështjet europiane të Bundestag, si dhe bisedoi me Ministrin e Shtetit për Europën në Gjermani. Disa ministra të jashtëm europianë e eurodeputetë komentuan në mediat sociale vizitën e kryeministrit Rama në Serbi. “Historia është shkruar” për sllovakun Miroslav Lajcak, i cili thekson se kjo vizitë pason takimin Tito-Hoxha në Beograd në vitin 1946.

Suedezi Carl Bildt e konsideron “vizitë të rëndësishme për biseda politike”. Gjithashtu, eurodeputetja e majtë sllovene, Tanja Fajon, “mirëpriti vizitën historike të kryeministrit Rama në Serbi”. Sipas saj, “ ajo përfaqëson njê hap të guximshëm për të ardhmen e të gjithë rajonit”.

Pergatiti Arta Tozaj, TCH

4 komente në “BE: Vizita e Ramës, shenjë ndryshimi pozitiv për dialogun rajonal”

  1. mira10 says:

    Po Berisha çfarë thotë?

    1. Vlonjati 12 says:

      BE e vlereson viziten e Rames ne Beograd, po tjeter gje thote nje fletushke-paçavure ” 55 ” e nje fare Fahri Balliu, ish instruktor i Komitetit te PP ne Elbasan, i konvertuar tani ne demokrat sahanlepires. Ai dhe Saliu me te pjellet, ishin kritik ndaj Rames per viziten e tij ne Beograd. Dihet kazani qe i ushqen keto lloj vemjesh.

  2. mevlan says:

    BE urojme qe te mos na e fuse ksaj rradhe

    be-vizita-e-rames-tregoi-pjekurine-e-politikes-shqiptare-dhe-seriozitetin-per-tju-bashkuar-BE

    http://bit.do/be-vizita-e-rames-tregoi-pjekurine-e-politikes-shqiptare-dhe-seriozitetin-per-tju-bashkuar-BE

  3. Shqipe says:

    Keshilltaret. Europjane duhet te meso jane nga RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje