Rama: Shqipëria, asnjë veto në NATO për Serbinë

10 Nëntor 2014, 20:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk ka ndërmend të vendosë asnjë veto për anëtarësimin e Serbisë në NATO.

Deklarata e Ramës u bë gjatë konferencës së bashkëpunimit Serbi-Shqipëri, ndërsa është pyetur nga një gazetar.

Unë nuk jam në dijeni të asnjë vetoje që Shqipëria ka ushtruar lidhur me Serbinë. Shoqëria civile shqiptare është goxha ngacmuese. Po thoja që nuk kemi ushtruar asnjë veto. Përkundrazi. Do të jemi shumë të lumtur ta shikojmë Serbinë të imbarkuar dhe pjesë të integrimit dhe bashkëpunimit Euro Atlantik.

Ne jemi shumë inkurajues dhe do të mbështesim çdo hap që do të ndërmarrë Serbia për t’u bërë pjesë e Familjes Euroatlantike”, ka thënë kryeministri.

Ne duam të bëhemi miq me ju. Do të bëjmë gjithçka duhet që ta bëjmë këtë gjë realitet, megjithëse do të jetë e vështirë. Nga ana tjetër jam i sigurt, sesa më vështirë do të jetë ky proces, aq më i fortë do të jetë procesi i miqësisë në fund”, ka thënë më tej ai./b.l

5 komente në “Rama: Shqipëria, asnjë veto në NATO për Serbinë”

  1. koli says:

    O captain my Captain!!!

    Simply perfect…Bravo Rama…Proud to be Albanian

  2. kuq e zi says:

    hahahaaaaaaaaaaa
    sebia ne nato?????????
    jam gati qe neser por serbet a e duan???
    eshte nato qe ja hoqi kosoven te besh nje kerkese te tille dmth njohje e kosoves se perdryshe as qe behet fjale miku im

  3. baca says:

    Bravo Rama..!Mesazhe shume te qarta fqinjesie te mire,bashkepunimi,miqesie…!!

  4. altin says:

    Kjo eshte marrezi ose papergjegjshmeri ose te dyja:

    1. Serbia ska aplikuar per ne NATO?????

    2. Nese dhe pa njohur Kosoven sigurisht veto do vere shqiperia edhe jo djemt/cupat e bllokut ??

    ndalini keta delirant pa ment …

  5. x says:

    Ketu nuk jam aspak dakort me ty z.Rama.
    Thjesht do ishte fatkeqesi qe BARBARET dhe Fashistet e Ballkanit te anetaresoheshin ne kete organizate ushtarake. Te pakten neve duhet te japim ndihmen tone modeste ne kete drejtim, duke mos e votuar anetaresimin e ketij shteti ne NATO z.Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje