Fjalimi që bëri serbët të ndihen të poshtëruar

10 Nëntor 2014, 16:25Politika TEMA

 Fjalimi i plotë i kryeministrit shqiptar Edi Rama, në konferencën me homologun serb, Aleksandër Vuçiç.

“Mirëdita të gjithëve!

I nderuar Kryeministër Vuçiç!

Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit, në mbarë Europën, të 25 vjetorit të rënies së murit të Berlinit, të ngrihet sot në Beograd, flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit, për të parë një takim mes kryeministrash të dy vendeve tona pas 68 vitesh.

Sa shumë histori kemi ndarë sëbashku,  pa qenë kurrë të afër me njëri-tjetrin dhe sa shumë varet e ardhmja jonë në çfarë do të mundemi të bëjmë sëbashku në rrugën e bashkimit me Europën që veç e veç do të jetë shumë më e vështirë për secilin prej nesh në Ballkan.

Do të na duhet vizion, por sidoqoftë, jo më shumë se sa vizioni madhështor që transformoi vetë Europën.

Do të na duhet kurajë, por sidoqoftë, jo më shumë se sa kurajoja që ndërtoi rrugën e re të paqes dhe të prosperitetit europian, mbi gjurmët e lumenjve të gjakut të derdhur mes të mëdhenjve të Europës.

Do të na duhet besim i ndërsjellë, por siodoqoftë, nuk do të jemi vetëm, nëse nuk do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh, e për pasojë edhe qëndrimin e Europës ndaj nesh.

Ne, Ballkani, kemi nevojë për Europën e Bashkuar, por si asnjëherë më parë, Europa e Bashkuar ka nevojë për Ballkanin, për ne shqiptarët, serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, kroatët padyshim.

Vizioni i Europës së Bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e paqes me njëri-tjetrin, ndërsa paqja do të na japë të gjithëve kurajë për t’u ndarë nga rruga e vjetër e një historie që vijon të ushqejë kaq shumë mosbesim ndaj njëri-tjetrit.

Ne, shqiptarët, e kemi edhe këtë vizion, edhe këtë kurajë. Kemi të gjithë dëshirën e mirë për ta ushqyer besimin e ndërsjellë me ju, serbët, duke ju shtrirë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë, sa ç’është e sinqertë bindja jonë se fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë për shkak të së shkuarës mes nesh.

Ne shohim një mundësi reale për ta ngritur marrëdhënien me ju, në një nivel krejt tjetër, duke punuar sëbashku për Europën, në kuadrin e një ndërveprimi aktiv rajonal e duke krijuar sëbashku kushte të reja, të favorshme për zhvillimin e ekonomive dhe të shoqërive tona.

Nuk janë ditët më të mira për Bashkimin Europian. Europa e Bashkuar e shpresës ia ka lënë vendin gjithnjë e më shumë Europës së Bashkuar të frikës. E s’ka asnjë dyshim se lodhja nga zgjerimi i kërcënon shoqëritë tona me lodhjen nga durimi.

Por ashtu si për Europën e Bashkuar s’ka një projekt alternativ zgjerimi, ashtu dhe për ne nuk ka një projekt alternativ të integrimit në BE.

Në këto kushte, s’ka dyshim se aktualiteti i vështirë i Europës nga njëra anë dhe sfidat e brendshme të Ballkanit nga ana tjetër, do ta testojnë në vijimësi imagjinatën tonë politike dhe ekonomike, ndërkohë që qoftë në Shqipëri, qoftë këtu në Serbi apo gjetkë në rajon, ne të gjithë përpiqemi për politika reformiste dhe financime të reja.

Ja pse, ne do të bëjmë çmos të komunikojmë vijimisht për të mësuar nga njëri-tjetri dhe të bashkëpunojmë intensivisht për të shfrytëzuar me dobishmëri reciproke, aftësitë dhe burimet tona të zhvillimit, duke prodhuar zgjidhje rajonale për probleme kombëtare.

Ekonomitë tona janë të vogla për shumë nga ambiciet tona, por ekonomia jonë si rajon, nuk është më një ekonomi e vogël për ambicien europiane të Ballkanit.

Buxhetet tona janë të vogla për një infrastrukturë rajonale moderne, por sëbashku ne nuk jemi më të vegjël për t’u dëgjuar e mbështetur nga BE apo partnerë të mëdhenj strategjikë për ne dhe për rajonin tonë.

Potenciali ynë energjetik është i tillë që mund ta kthejë Ballkanin në një pol energjie me rëndësi të konsiderueshme për vetë Europën, përveçse mund të garantojë përgjithmonë sigurinë energjetike të rajonit.

Është e qartë për ne, si drita e diellit, se suksesi i çdonjërit prej vendeve tona në rrugën e integrimit europian dhe të zhvillimit ekonomik dhe social lidhet ngushtë me suksesin e rajonit si i tërë. E gjithmonë e më ngushtë do të lidhet vit pas viti. Të predikosh të kundërtën do të thotë të jetosh në kollajllëkun e retorikës pa të ardhme të së shkuarës së Ballkanit.

Unë besoj se është një shans për vendet tona, që sot qeverisen nga një gjeneratë tjetër. Dua të besoj se gjenerata e re që qeveris sot Serbinë, do t’i shohë dhe do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë, me rëndësi strategjike, për lidhjen e fateve tona europiane. Gëzimi i të gjithë të drejtave, të parashikuara në konventat dhe normat europiane dhe ndërkombëtare prej tyre, është jo vetëm dëshira, por edhe detyrimi ynë kushtetues që ta kërkojmë vijimësisht nga Qeveria dhe institucionet e Serbisë.

Ne duam që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar, për përfaqësimin e tyre të merituar në strukturat vendore dhe qendrore, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendbanimeve të tyre. Besoj se autoritetet serbe e dinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë në Bashkimin Europian, jo vetëm si një mundësi modernizimi dhe europianizimi i Serbisë, por edhe si një rrugë e sigurt për të qenë shoqërisht të barabartë, si dhe për të qenë pjesë vendimmarrjes qendrore, veçanërisht kur bëhet fjalë për fatet e tyre. Modeli që ne e çmojmë dhe sugjerojmë që të shqyrtohet në këtë drejtim, është ai që gëzojnë tashmë, pakicat serbe në Kosovë.

Sa për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet, e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe siç e kam theksuar në Samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris edhe këtu, hapur dhe sinqerisht;

Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende nuk e njohin atë është në radhë të parë, një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi, perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik, bashkëpunimin mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë sesa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epoke të re paqeje dhe vetëdijeje europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentet ligjorë dhe nga organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është në radhë të parë, vlerë e krijuar nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim, një prej atyre veprave me rëndësi historike në të mirën e popujve, që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë.

Në 28 gushtin e shkuar, unë pata fatin të jetoj momentin e jashtëzakonshëm të takimit në Berlin, mes gjithë liderve të rajonit tonë. Të cilët, për të parën herë u ulën sëbashku, jo për t’u grindur për kufijtë, por për të diskutuar për të ardhmen e përbashkët. Në atë takim ku m’u dha mundësia edhe të njoh personalisht Kryeministrin Vuçiç, Kancelarja Angela Merkel, nismëtarja e procesit shumë shpresëdhënës të afrimit të Ballkanit me Europën e Bashkuar përmes afrimit të vendeve të rajonit tonë me njëri-tjetrin, vuri një theks entuziast tek projekti i shkëmbimeve mes të rinjve të vendeve tona. Programi vizionar i shkëmbimeve studentore dhe rinore, që e themeluan Charles De Gaulle dhe Kancelari Adenauer për të lehtësuar tejkalimin e historisë së hidhur mes Francës dhe Gjermanisë, është një model inkurajues për fuqinë që mund të ketë rinia në përparimin e shpejtë të bashkëpunimit mes vendeve, nëse asaj i jepet një rol. Krijimi i mundësive për afrimin e të rinjve tanë, shqiptarë dhe serbë dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes tyre përmes programeve të shkëmbimit mes shkollave, universiteteve, komuniteteve vendore, si dhe përmes organizimit të hapësirave të kontakteve kulturore dhe sportive janë padyshim, një fushë e tërë për eksplorim në marrëdhëniet mes vendeve tona. Ne duam ta eksplorojmë sëbashku  dhe pa humbur kohë këtë fushë.

Në përfundim më lejoni të shpreh të gjithë vullnetin dhe vendosmërinë time dhe të Qeverisë Shqiptare për një proces intensiv komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë. Së pari për t’i dhënë jetë dhe për të modernizuar marrëdhëniet dypalëshe, duke kapërcyer dhe lënë pas, të shkuarën si trashëgimi të konfliktit permanent dhe dasisë ekstreme. Së dyti, për të shkëmbyer eksperiencë dhe ndërvepruar në funksion të procesit të integrimit europian, duke vendosur kontakte në çdo nivel, si dhe duke bashkëpunuar afërsisht në sektorë specifikë. Dhe, së treti, për të mbështetur dhe nxitur në mënyrë proaktive, procesin e Berlinit, në funksion të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit politik rajonal, me bindjen se rruga e secilit prej nesh drejt Europës është një korsi e rrugës së përbashkët europiane të Ballkanit, në sfidën për të afirmuar Europën e Bashkuar të shpresës dhe për t’u bërë në një kohë sa më të afërt, pjesë plotësisht e integruar e saj.

Le të mos harrojmë se 100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërorë, sot, në vitin 2014 jetojmë më në fund, në një rajon me shumë mundësi të reja dhe të mëdha që i ka sjellë paqja.  E paqja erdhi më në fund, jo sepse ne u bëmë engjëj, por sepse na nxori natyrshëm në të njëjtën rrugë ambicia për t’u bërë pjesë e bashkuar dhe e barabartë e Europës. Le ta ushqejmë këtë ambicie duke ushqyer paqen, në përmbajtjen konkrete të një bashkëpunimi që do të bëjë paqen mes nesh, një paqe për të cilën ia vlen të jetohet.

Faleminderit Kryeministër Vuçiç për mikpritjen tuaj! Uroj që vitin e ardhshëm t’ju kem mik në Tiranë, ku me siguri do t’ju presim me të gjithë dëshirën e mirë për miqësi mes shqiptarëve dhe serbëve.

Faleminderit!”

31 komente në “Fjalimi që bëri serbët të ndihen të poshtëruar”

  1. toni says:

    isha kurioz per te pare se cfare thoshin mediat online te opozites per viziten e Rames ne Beograd. Asnje prej tyre nuk jepte asnje lajm. Sikur te ishin organe te medias kolumbiane qe nuk i intereson fare kjo gje, e jo organe te medias opozitare qe pretendon te vije ne pushtet. Turp i madh. Edi Rama foli qartazi, hapur, pa nacionalizma por shume i kthjellet. Gjithe keto vite ju gjasme te PD keni qene nje pacavure komuniste qe ju intereson vetem xhepi juaj e jo i kombit. Gazeta plehra. Gjithsen 50 lexues keni. Dhe me e bukura kjo eshte arsyeja pse nuk hapin blogje online.

    1. artiles says:

      Pa folur ia, i madhi i tyre, SALA, ku ja mban njeriu te flasi!!!!

      1. Une... ti... ne te gjithe says:

        Dite e shkelqyeshme per diplomacine shqiptare.
        Serbeve u eshte bere e ditur se shikohen te barabarte nga shqoptaret dhe se paraqitja e tyre prej grindaveci dhe hipokriti nuk ka vlere as per vet ata.

        Fjalimi I rames mund te kishte mare forma nga me te ndryshmet por per te gjitha pikat qe ka prekur ai meriton 100% te pikeve. Serbia e ka te qarte se nuk mund te pretendoje pronesi te kosoves ne menyre te pafundme. Ata e vuajne faktin qe kosova u iku dhe nuk ka me kthim mbrapa dhe mendjet e tyre jane kthyer ne kompjutera qe vetem me te degjuar fjalen kosove leshojne alarme dhe paralizojne gjithe sistemin nervor. Por kur tu bien nervat dhe tu ulen tensionet do mund te kuptojne se fjalimi I rames ne pjesen per kosoven u ka thene realen: “kosova u ka ikur dhe su kthehet me prandaj tani behuni burra dhe respektoni shqiptaret e serbise si do te doni te respektohen serbet e kosoves.”

        Nje fjalim realisti me nje qendisje te precizionit mikroskopik qe nuk le mbas as shijen e provokimit as te mburrjes as te peruljes apo te poshterimit. Nje fjalim prej te cilit njeriu me llogjike te shendoshe dhe asnjeanes nuk mund te ndryshoje asnje presje.

        Kame mbi 20 vjet qe ndjek lajmet dhe ngjarjet politike dhe diplomatike te shqiperise dhe mund te shprehrme plot bindjen se kjo ngjarje sado irelevante te jete per jeten e perditshme te shqiptarit te thjeshte eshte nje ngjarje qe te emocionon dhe te bene te ndihesh se ne shqiperi ka edhe njerez qe mund te na perfaqesojne me dinjitet ne bote. Asnje veprim I paraardhesve te rames nuk ka lene kaq shprese per nje jete dinjitoze sa ka lene ky fjalim. Nuk te le pa e cuar mendjen tek qeverrisjet karnibale te berishes dhe nanos. BRAVO

        Tani oburro ne shtepi dhe mobilizohuni ne pastrimin e pleherave politike dhe juridike qe dy handikapet e Ramiz Alise kane lene pale per dy dekada. Edhe ky pastrim nuk eshte I pamundur ashtu sic nuk ishe fjalimi Ine beograd. Mos u ngutni se qe te kryhet kjo pune do kohe por filloheni sidoqofte. Filloheni nga ta shihni te arsyeshme ju se mundesite jane te shumta por vetem filloheni se shqiptaret nuk u votojne me jashte qeverrise nese beni edhe pak shenje shpresr dhe dinjiteti brenda vendit tani.

        BRAVO

    2. vani says:

      Opozita?!… Hesht’, nga qe ende s’e ka keputur pordhen, si gjitjnje i pari Berisha.!.. Pastaj,vur’ re bresherin,me pas….

    3. neda says:

      Keqardhje per keryeministrin serbe qenka nje shekull mbrapa dhe kur eshte ky nje shekull mbrapa mendo se si jane turmat atje.Nje ishull i vogel ne ballkan qe jeton mesjeten.keqardhje per ta.

  2. Pelasgian says:

    Te lumte Rrocka o kryeminister..tashti ka mgel vec me i q…….iiiiiiii sestren vupederit Live para kamerave te radiotelevizionit serb edhe ne fund cohet vet Baca prej varri e te jep doren.

  3. Hysni Dajaku says:

    Shume drejt.Bravo Kryeminstri!

  4. Daja says:

    Fjlim dhe paraqitje dinjitoze.
    Nje gje e kam “merak”… Para 68 vjetesh thuhet se midis tjerash, per aresye xhelozie te paraqitjes se jashtme te kryeministrit te atehershem shqiptare qe dukshem ia kalonte asaj te Titos (edhe pse ky I fundit elozhohej per kete gje) e reflektuar kjo deri tek Jovanka(bashkeshortja e Titos) filluan ftohjet dhe acarimet deri ne prishje te mardhenieve..
    Serbet te njohur si gjeloze e ambicioze ne cdo gje,jam I sigurte qe edhe ky aspekt (historia perseritet) do I acaroje dhe nuk do ta permbajne vehten sic nuk e permbajti Vucic as gjate konferences…….
    Kushedi se cfare I ka peshperitur ne vesh bshkeshortja kur ka pare gjithe ate Rame sfidues ne gjithshka…
    Ne gjithesesi jemi krenar per zgjedhjen tone..

  5. Sokol says:

    Bravo Z. Kryeminister! Jemi krenar per Ju!

  6. leu says:

    EDI RAMA kryeministri im

  7. Besa says:

    Per gjithshka dime per historine e mardhenieve midis dy shteteve,do te thosha se Edi Rama,kryeminister i Shqiperise na ka bere te ndihemi KRENARE mbas 24 vjetesh…..

  8. DinPaku says:

    Bravo Rama, ishe nje perfaqesues i denje i gjithçkaje shqiptare ashtu siç ishte Vuçiç perfaqesues i denje i serbeve. Tek te dy juve, ne konferencen e shtypit, u pa qarte dallimi midis shqiptareve dhe serbeve jo vetem si qeveritare perkates por edhe si qytetare te thjeshte te te dy vendeve. Dhe shqiptari doli superior ne te gjitha planet, ne paraqitjen e jashtme dinjitoze, ne thellesine dhe qartesine e mendimit, ne burrerine e paraqitjes pa droje te te vertetes, perkundrejt çilimillekut te Vuçiçit qe na beri edhe te ofenduarin nga nje “provokim” qe vetem ai dhe Berisha e dalluan. Po ben burri dhe aq me teper nje kryeminister si kalama, siç beri Vuçiç, sa qe vetem qurrat i ngelen pa i rene?
    Me kete takim, ke bere nje fitore jo 3:0, por 7:1, si Gjermania kunder Brazilit. Bravo, na ke ngritur zemrat peshe!

  9. NO PASION says:

    E PRA KY ESHTE KRYEMINISTRI IM…..DHE ESHTE PIKTOR ZOTI BERISHA…NUK E DI POR SE SI MU SHKREP TE DAL NE MES TE QYTETIT TIM DHE TE BERTASE ME TE MADHE …EDI RAMA NA BERE KRENAR QE JEMI SHQIPTARE….POR KAM FRIKE PASI JAM NDER THEMELUSIT E PD SE QYTETIT TIM DHE DO ME THONE SE JE SOCIALIST…GJE QE NUK ESHTE DHE NUK KA PER TE QENE E VERTETE…

    1. SHQIPTAR says:

      Shume shqiptare kane ndjere sot brenda vetes deshiren per te dale e per te festuar dinjitetin dhe lartesine e lidershipit shqiptar Edi Rama.

  10. shpatar says:

    Nje fjalim brilante qe as i heq e i shton nje presje .Te tille burra do ne krye Shqiperia .Deri me sote kemi patur servila spiun dhe kokeforte pa brum .Kur fliste Rama ne Beograd mu kujtua fjalimi i Nolit ne Kombet e Bashkuara qe detyroje boten te hedhi syte nga Shqiperia e harruar dhe e perdhosur .
    Fjalimi i Rames jo vetem do te sheroje serbet por do ti tregoje botes e ne radhe te pare Evropes se sa dinjitoz e korrekte jane shqiptaret ne Ballkan .Do tu kujtoje shqiptarve se ka burra te mencur qe me nje fjalim te thjeshte te sheroje plaget e se shkuares.Mbi te gjitha fjalimi i Rames mbylli njehere e pergjithmon alibite ndaj Kosoves .E thene troc mos e hapni e as mos guxoni qe enderrat qe shini ne mes te dites me diell te ndodhin . Jo ruset te jene mbas serbve por e gjithe bota nuk e mohon faktin qe Kosova eshte e lire dhe e pavarur ne trojet e saj .

  11. dani kosova says:

    bravo ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,ky eshte edhe kryeministri i jeme

  12. Konica says:

    Krenar per Ramen qe permendi Kosoven.
    Vetem se fjalimi nuk me duket as brilant as konciz. Fjali te zgjatura terkuze. Hallakatje te panevojshme dhe mungese strukture/fokusi. Po ashtu, duhej te ishte me i shkurter.

  13. emigranti says:

    une jam OPZITAR, jo nga ato qe qen ne pozit dhe ran ne opozit por nga ato qe reformat e Rames po ma djegin familjen ne kock jasht te gjitha kritereve, por rrepekte per kete fjalim, gjithsesi mezi pres qe kjo qeveri te zhduket ..

  14. Mihallaq Furxhi says:

    Sipas mendimit tim nje fjalim shume koherent,qe shpreh qarte aspiratat politike per te dyja vendet ne BE,pa komplekset e padeshiruara te se kaluares te dy vendeve.Fjalim i shprehur me kujdes ne menyre diplomatike qe ne sinteze perben vertet atributet e nje oratori, dhe visionin e nje lideri Europiano-Perendimor.

    Nisur nga deshira e mire per te aritur shkallen me te larte te komunikimit te nje lideri te vertete te kombit tim,duke pare dhe degjuar disa dhjetra lidere dhe senatore Amerikane,pa dashur aspak ti ul vlerat e permbajtjes se fjalimit do ta deshiroja qe ne teresi fjalimi te shprehej ne menyren qe konsiderohet ketu” verbal Communication”.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  15. tori says:

    Bravo Edi Rama!!! Je i vetmi kryeminister dinjitoz i Shqiperise !!!!
    Turp Turp Turp i madh per opoziten e MJERE qe kemi !!!!

  16. dardani says:

    Jam krenar per KM tone, jo vetem per shkak te deklarates per Kosoven por komplet fjalimi, sjellja, casja. Nje shqiptare model. U ndjeva shume mire sot. Faleminderit Edi.

  17. Fadil says:

    Perkthyesin shqiptar, besoj qe u gjete ne ndonje kafene. Shume amator dhe i nivelit shume te ulet.

  18. Joni says:

    Faleminderit Zoti Kryeminister. Fjalim shume dinjitoz dhe me vizion. Pas kaq vitesh ne mund te krenohemi me Kryeministrin tone shqiptar, dinjitoz dhe me vizion modern bashkekohor.

  19. juli says:

    Respekt te madhe ,Kryeminister.na ke nderuare me fjalimin tend .ma ke bere diten te bukure sote.edhe njeherefaleminderit .qe ti je Kryeminister.i I SHQIPERIS

  20. Laver Stroka says:

    Fjalimi i kryeministrit shqiptar ishte serioz dhe korrekt ne kuadrin e cerdhes europiane qe pretendohet. A thua se u zhduk njehere e mire servilizmi i pushtetareve tane te ketyre 23 viteve ? Sa shume na ka poshteruar Berisha me sjelljet dhe marreveshjet antishqiptare! Per kete Rama duhet respektuar dyfish.
    A duhet admiruar Rama per prezantimin dinjitoz te nje kombi jo te vogel te Ballkanit? A ka ardhur koha te shohim veten dhe te tjeret kur flasim nga pozita te barabarta? Mendoj se po. Rama e beri kete qe diten e pare kur shpalli programin e vet si kryeminister i Shqiperise. Per kete qendrueshmeri duhet admiruar dhe mbeshtetur nga te gjithe shqiptaret pavaresisht bindjeve te tyre.

  21. fred says:

    Mos EDI si e harrove pa e permendur se ata nuk e pranojn genocidin qe kane bere ne KOSOV ‘ EDHE qe ky VICIC qenka bastard flitet qe I jati eshte shqiptar edhe kete te kishe permendur

  22. titi says:

    Fjalimi Rames ,zemeroi jo vetem serbet e serbise,por zemeroi edhe serbet e shqupit qe nga sali serb komunisti e bumci,lulzimthi me pederast zenin qe ka lidhje gjaku me serbet.Serbet e shqupit n.q.s nuk kane cfare te thone ndonje gje te zgjuar ,te pakten te heshtin per nje dite sepse jo cdo gje qe ben Rama eshte e keqe.Prandaj e kam thene edhe ne nje vend tjeter qe nga ky takim nuk pritej ndonje permirsim i dushem i marredhenieve serbo-shqipetare sepse nuk ka si te meremi vesht me serbet qe jemi ne konflikte qindra vjecare kur ne nuk meremi vesht me njeri tjetrin qe nga pozite opozit qe bejne si qente e rrugeve per cdo gje,kur komshinjt,kur farefisnat vriten me njeri tjetrin per nje gardh apo nje vije uji,kur tjetri te vret per 5 lek,apo se e pe venger.Po te shikonit Fevzon mbreme tek opinion,me keq fliste shkjau Prec zogaj dhe nje kosovar me emrin Berat se sa vucic,te dy keta shkumbezonin nga goja vetem per te mbrojtur tezen se vizita ishte nje deshtim.Te dy keta ishin ne nje linje me Shesheli apo sllobodanin dhe keta po te kene mundesi mund te vrasin me keq nga sllobodani.Por te gjithe serbet e shqupit po te mos kishte folur(rama) per kosoven do ngriheshin ne kor se Ai eshte tradhtar ,frikacak etj,tani qe foli ,jo pse foli,nuk ishte momenti nuk vajti atje per interesat e kosoves por per shqiperin,Kosova ka thacin qe mund te flasi per kosoven e lloj lloj mbrockullash.Prandaj fajin nuk na e kane te tjeret por e kemi vete qe nuk meremi vesht me njeri tjetrin.

  23. vala says:

    Per ju qe kapeni gjithmone pas paraqitjes, vertet ishte e dukshme diferenca ne paraqitje midis dy kryeministrave, por ishte menyra se si folen dhe qendrimi qe mbajten ato qe bene diferencen e vertete.
    Sa per t ju kujtuar kancelarja Merkel nuk shquhet per ndonje paraqitje por eshte gruaja me e fuqishme ne bote (me e fuqishme edhe se shume meshkuj).

  24. Ledi says:

    Njerezit, te cilet e konsiderojne provokim komentin e Rames mbi Kosoven, bejne mire te lexojne kete fjalim nga fillim deri ne fund. Vetem keshtu mund te mirekuptohet dhe shtjellohet edhe paragrafi qe flet per Kosoven. Rama ka dashur te vere theksin tek fakti qe Ballkani eshte nje treg ekonomik shume i nevojshem per Europen ne krize. Prandaj le te perfitojme nga ky moment per te ndertuar nje treg ekonomik atraktive ne Ballkan duke lene menjane ndasite tona, duke tejkaluar veshtiresite tona, duke pranuar realitetin (Kosoven) dhe te shohim perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje