Reuters: Rama e Vuçiç përplasen për Kosovën

10 Nëntor 2014, 16:00Politika TEMA

E cilësuar si një kapitull i ri në historinë e Ballkanit, vizita e parë e një udhëheqësi shqiptar në Serbi pas 68-vjetësh, u kthye në një përplasje televizive mes kryeministrave mbi pavarësinë Kosovës.

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” shkruan se Serbia e konsideron Kosovën si djepin e kombit dhe besimit të tij, por shumica e 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë, që formuan shtetin e tyre në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit, pothuajse një dekadë pasi NATO hyri në luftë për të ndalur një valë të madhe të spastrimit etnik.

“Ne kemi dy pozicione krejtësisht të ndryshme në Kosovë, por realiteti është një dhe i pandryshueshëm”, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë televizive për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Por Vuçiç tha se ai nuk e kishte pritur një “provokim” të tillë.

“Sipas kushtetutës Kosova është Serbi dhe unë jam i detyruar të them se askush nuk mund të poshtërojë Serbinë”, tha ai. /gj.k/

3 komente në “Reuters: Rama e Vuçiç përplasen për Kosovën”

  1. Dritan says:

    Sa keq edhe qypat e shqupit e porositen Ramen dje te mos e permendte Kosoven gjate vizites se tij ne Serbi.

    1. Landi - uk says:

      Bravo Rama!
      Dinjitoz!

      Respekte nga nje votues i djathte

    2. feniks says:

      Kosova iu GRABIT Shqiperise me ndihmen e EUROPES ne 1913-ten dhe ju fal ish Jugosllavise!
      Jugosllavia e kishte te GRABITUR Kosoven e jo token e tyre!
      Ndersa Serbia e sotme nuk eshte ish Jugosllavia!
      Serbia NUK KA ASNJE TE DREJTE MBI KOSOVEN se nuk eshte TRASHEGIMTARJA E ish Jugosllavise!
      Po te ishte keshtu atehere PSE NUK PRETENDONI EDHE PER SLLOVENINE ,KROACINE et,,???
      ULNI HUNDEN SE NUK JENI ME AJO FUQIA E EGER E CAR DUDHANIT!!
      Pas LUFTES SE DYTE BOTERORE jeni bere SHTETI KRIMINEL I BALLKANIT qe VJELL VRER E URREJTJE kunder te gjithe popujve fqinje!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje