Braçe: U përplasën dy Botë, ajo e së ardhmes me atë të së shkuarës

10 Nëntor 2014, 17:36Politika TEMA

U përplasën dy Botë, ajo e të ardhmes me atë të së shkuarës. Kështu ka komentuar deputeti socialist Erjon Braçe në rrjetin social Facebook referuar konferencës së shtypit mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut serb Aleksander Vuçiç në Beograd.

“25 vite pas rënies së murit që ndau dy Botë, muri serb mbetet sërisht më i vjetri që duhet shembur!! Asgjë nuk ka pse të mbetet ashtu sic është”-tha kacelarja Merkel dje.

Kjo është gjuha e Evropës në këtë shekull. Edi Rama e foli qartë sot, shqip dhe anglisht!

Homologu serb jo, foli si shekullin e shkuar. Kanë frike të ndahen nga ai shekull edhe pse në të humbën cdo gjë. Dinjitetin mbi të gjitha për ata që bënë luftrat e tmerrshme. Kanë frikë! Shumë frikë!

Megjithatë, Evropa është aty! Ne jemi në të. Kush nuk e pranon mbetet pas e jashtë.
Por mbi të gjitha Kosova është aty.

Kosova nuk është provokim. Kosova është realitet, me histori të lashtë dhe histori të re, të dhimbshme e të përgjakur mu në mes të Evropës.

Tani është shtet sovran, i pavarur dhe evropian. Nuk duan edhe një herë tjetër të ndahen nga shekulli i shkuar dhe nuk duan ta njohin?

Mirë, shumë mirë, atëherë, prisni se nuk keni parë asgjë akoma!!

Në anë tjeter, si shqiptar, nuk kam pse të mos i përgjigjem kryeministrit Serb; Jo zotni! Nuk ka këtu nga ata që të thërrasin përditë: vriti, therri serbët që të mos egzistojnë!!

E përditshmja jonë nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj jush! Ka lidhje me betejën tonë për një Shqipëri më të mirë, moderne e demokratike për Evropën!”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook. /gj.k/

1 komente në “Braçe: U përplasën dy Botë, ajo e së ardhmes me atë të së shkuarës”

  1. Arjani says:

    Te lumte Erion.E perditshmja jone nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj serbeve,por me betejen tone per nje Shqiperi me te mire,me Evropiane dhe me demokratike.TE LUMTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje