Washington Post: Shkrirja e akujve mes Ramës e Vuçiç, nuk zgjati as sa konferenca

10 Nëntor 2014, 16:52Politika TEMA

Vizita e Ramës në Beograd nuk ka ndryshuar asgjë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të ngrira.

Në këtë mënyrë e komenton prestigjozia Washington Post atë çfarë ndodhi në konferencën për shtyp mes dy kryeministrave.

Gazeta shkruan se “kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë u angazhuan për të lënë mënanjën divergjencat dhe të fokusohen në dëshirën e përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por shkrirja e akujve mes dy rilavëve të Ballkanit nuk zgjati as deri sa konferenca e përbashkët për shtyp.”

Marrëdhënies mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë të tensionuara për dekada, më së shumti për çështjen e Kosovës, shkruan e përditshmja amerikane, duke theksuar se Serbia e konsideron Kosovën si djepin e saj dhe të fesë së saj.

Washington Post shkruan se deklarata e Ramës se “pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se sa më shpejt të njihet, aq më shpejt ne mund të ecim përpara”, ndezi një reagim të fortë të kryeministrit serb Vuçiç.

“Nuk e prisja këtë provokim, tha Vuçiç me zemërim. “Ç’lidhje ka Shqipëria me Kosovën? Kosova nuk është pjesë e Shqipërisë dhe nuk do të jetë kurrë”. ( Lapsi.al)

6 komente në “Washington Post: Shkrirja e akujve mes Ramës e Vuçiç, nuk zgjati as sa konferenca”

  1. Labi 2 says:

    Eshte shume e veshtire te europianizosh klasen poitike serbe dhe Europa e ka kot qe mundohet te antaresoje Serbine.

  2. vww says:

    Vucici e ka konsideruar permendjen e Kosoves ,si nje sinjal bashkimi ,per nje Shqiperi te madhe .Keto don vete vucici ti thote ,por jo se Yhqileria meme nuk ka te drejte te flasi per Kosoven qe eshte toke Shqipetare.
    Uroj qe Vucic te kritikohet nga shume vende te Europes.

  3. beni says:

    pirth Vucic pirth se te ben mire per shendetin por kujdes me fasulet here tjeter….

  4. kuq e zi says:

    shqiperia ska lidhje???????
    nuk ishte ivica dacic qe thonte se serbia nuk duhej te negocionte me kosoven ne bruksel por me shqiperine sepse kosovaret jane shqiptare …
    tani s’paska lidhe qe ata acarohen per keto deklerata jo se nuk qendrojne por sepse serbet nuk i kuptojne…
    duke qene vete klasa politike serbe gjate cdo fushate zgjedhore qe premton se kosoven akoma se kane humbur pra vazhdojne ta perdorin per konsum zgjedhor

  5. tori says:

    KOSOVA do behet nje me shqiperine se ata flasin te njejten gjuhe shqip e jo serbisht mor qen I serbise.

  6. robo says:

    Nuk bëhet Evropa me serbët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje