Rexhep Qosja: Rama dëshmoi superioritet politik, u konfirmua si lider i rajonit

11 Nëntor 2014, 00:00Politika TEMA

Ngjarja e kësaj të hëne është vizita historike e kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizitë që nxori në pah mungesën e komunikimit mes dy vendeve dhe ku përmendja e realitetit të Kosovës së pavarur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, u cilësua si provokim nga ky i fundit.

Në një  intervistë për emisionin “Shqip”, akademiku Rexhep Qosja tha se vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd ka rëndësi shtetërore se e dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Ka rëndësi sepse e dëshmon përkushtimin e Shqipërisë për inkuadrim në Bashkimin Evropian. Ka rëndësi shtetërore sepse dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një shtet me të cilin Shqipëria ka sot marrëdhëniet më të mira në historinë e saj. Ka rëndësi për përkushtimin ndaj SHBA sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dëshirojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e dëshirojnë në përgjithësi normalizimin e marrëdhënieve shqiptare – serbe pas gjithë atyre që kanë ngjarë. Kjo vizitë e Edi Ramës në Beograd ka rëndësi të veçantë edhe për Kosovën, për zhvillimet e mëtejshme Kosovë – Serbi”, ka thënë Qosja.

I pyetur se si i është dukur qëndrimi i kryeministrit Rama në Beograd, Qosja ka thënë se e ka ditur që “kryeministri i Shqipërisë me përgatitjen që ka, me përvojën që ka, me dhuntinë politike dhe intelektuale që ka, do të jetë sipëror në atë takim, në ato bisedime dhe u tregua kjo që në momentet e para, sidomos në konferencën me gazetarët”.

Ndërkaq, për qëndrimin e kryeministrit serb Vuçiç, Qosja ka thënë se si Vuçiçin, ashtu edhe Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçic, i njeh që kur ka qenë fëmijë, duke theksuar se Vuçic ka qenë konsomolas i Sheshelit dhe i partisë së tij dhe Daçic ishte komsomolas i Milloshevicit dhe i partisë së tij socialiste.

Vuçiç… më ka befasuar shumë zgjedhja e tij si kryeministër, sepse ai ka një barrë të rëndë në jetëshkrimin e tij politik. Ai ka bërë me Sheshelin një politikë shumë agresive, jo vetëm nacionaliste, por shoviniste ndaj shqiptarëve, ndaj myslimaneve të Bosnjës e të Hercegovinës. Jo vetëm për mua, zgjedhja e tij si kryeministër i Serbisë ishte befasi për shumëkënd, por ja që u zgjodh sepse ai mori një drejtim politik pro evropian, me një ndryshim nga një numër i madh i politikanëve dhe intelektualëve në Serbi që janë të orientuar më tepër nga Rusia, e që e quajnë veten patriotë kurse këta i quajnë pro-evropianë”, ka thënë më tej Qosja.

Ndërkaq, gazetarja Xhunga tha se Vuçiç, evropian apo jo, tregoi se nuk është profesionist si politikan në momentin që hoqi kufjet, apo, siç tha ajo, nuk i duhen dëshmi profesioniste, por patriotike për vendin që udhëheq?

“Çdo njeri e bën jetëshkrimin e vet në shtëpinë e tij dhe ai atë biografi të tij, ato sjellje të tij, atë mentalitet të tij politik e tregoi dhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, i ranë maskat menjëherë dhe filloi të flas pa kontroll për shqiptarët, për Shqipërinë për ato çka ndodhën në futboll”, tha Qosja.

Më tej, akademiku Qosja tha se Rama në fjalën e tij tha shumë gjëra të vërteta që në Serbi nuk dëgjohen me dëshirë pasi që Serbia nuk është çliruar prej mitologjisë së saj mesjetare në mënyrë të veçantë nuk është çliruar prej mitologjisë së saj mesjetare për Kosovën, dhe se ata kanë ende iluzione, kanë trashëguar dhe disa paragjykime ndaj shqiptarëve e nuk mund të lirohen lehtë prej tyre.

Edi Rama tha shumë të vërteta që i godasin paragjykimet e tyre, që godasin mitologjinë e tyre. Ata e kanë shpallur veten një popull qiellor. Popujt qiellorë nuk kanë dhunti, nuk kanë talent, nuk kanë shumë mendje për jetën e përditshme, për ato që ndodhin në tokë, prandaj edhe Serbia e përfundoi shekullin e 20-të me shumë tragjedi që i shkaktoi vetes por shumë më tepër që u shkaktoi popujve të tjerë në Jugosllavi, në mënyrë shumë të veçantë shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve”, u shpreh Qosja.

Qosja tha se këtë vizitë mund ta shikojmë në kontekstin e takimit në Berlin, është vazhdimi i asaj që u bë në Berlin.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dëshmoi një superioritet politik, në të vërtetë edhe në Berlin, e dëshmoi. Tani edhe më fort në Beograd. Edi Rama, e them me kënaqësi të veçantë, u dëshmua jo vetëm kryeministri i Shqipërisë, praktikisht ai u dëshmua si lider i rajonit dhe kjo është me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët”, u shpreh për fund, akademiku Rexhep Qosja. (Express)

15 komente në “Rexhep Qosja: Rama dëshmoi superioritet politik, u konfirmua si lider i rajonit”

  1. Afrim says:

    kur e ka thene edhe i madhi Rexhep Qosja te tjeret ta mbyllin pa perjashtim asnje analist te mos flase

    http://bit.do/le-ti-pallojme-kurvat-e-Serbise

  2. iliri says:

    Mos e hudh kët bombë profesor, se do i bjeri të fikët Saliut.

  3. TEsa Alia says:

    paska per ti ik truri me verte Sales , urojme te mos e lexoje ?

    http://tinyurl.com/Ram-lider-i-Ballkanit

  4. Shqipe says:

    No more coment. Me bukur nuk mund te pershkruhet.

  5. Genti says:

    Ne politiken e jashtme Edi Rama vazhdon te marri 10, qofte per prezantimin e denje qe i ben Shqiperise, qofte per personalitetin dhe respektin qe fiton nga lideret e tjere. Kjo eshte teper pozitive per nje vend kaq te mbrapshte si Shqiperia. Serbia vertete ka nacionalizem, por ka kulture, ka industri, ka shtet. Ne kemi akoma shume pune pune per te bere e per sa kohe do merremi me llafe, e me Sala e me gerri e me verri, e per sa kohe do rrijme gjithe diten ne kafe, asgje e mire s’do ndodhe. Gjerat e mira ndodhin me pune e me shkollim.

  6. arif says:

    Po supermbesa nga vajti,nga vajti ruspia,se mase ka na nje gje per te then. Se ata jane familja me tradhtare e shqiperise.

  7. Veshkaushi says:

    Po pse dhe ti, o profesor, me patriotizma folklorike! Ke te drejte, s’te dhimbset fare identiteti arberor o turkoshak, o sherbetori Nexhines…

  8. Veshkaushi says:

    Z.Rama duhet te kujdes nga lavde kaq pompoze si, fjala vjen, lider i Ballkanit, kur dhe shtetve Afrikane jane me afer shtetit te se drejtes se rumpalla shqiptare. Por na del qe profesori dhe gazetrja tralala Xhunga nuk kane sy ta shohin kete realitet…

  9. Populli, jo ai budalla. says:

    Po e tha edhe Qosi, ka marre fund kjo pune. Moj kasolle ku i mblodhe!

  10. Aron says:

    Profesor! Ju besoj duhet te keni degjuar per keshillen qe presidenti gjerman Vaitzeker i bente kancelarit te tij Kohl, per nje politike megalomane te ndjekur nga ky i fundit, jashte dimensioneve te Gjermanise.
    Po ashtu, duan te thone, por kjo eshte e pa konfirmuar, sikur ne vitin 1981, ne demonstratat e popullit te Kosoves per me shume te drejta ne Serbi, Mehmet Shehu i ka thene Enver Hoxhes, se ne duhet te sulmojme me trupa per clirimin e Kosoves. Dhe Enver Hoxha, pasi e ka veshtruar me vemendje, qetesisht I ka thene: E cuditeshme, tani po e mesoj se per kryeminister paskam patur nje aventurier..
    Ja, i mbushem mendjen vehtes, se zoti Rama u konfirmua si lider rajonal, per cfare na hyne ne pune kjo? Edhe pse sot jemi anetar te NATO-s, ne duhet te ndjekim nje politike zbutese dhe jo tu krijojme probleme me qendrimet tona, duke i vene ne veshtiresi te paparashikuara aleatet tane. Ne duhet te jemi vecanerisht te pergjegjshem ne veprimet e ndermarra ne politiken e jashtme.
    Sa u takon marrdhenieve Kosove- Serbi, ne duhet te marrim shembull nga mardheniet France-Algjeri, ose Komenuellthi britanik. Ne duhet te pergatisim shtratin per ti perkitur beshkejeteses se qyteteruar evropiane. Nese bejme te kunderten dhe tregojme dhembet, kjo jo vetem eshte absurde dhe qesharake, por ne planin afatgjate nuk bejme asgje tjeter , vec i pergatisim varrin vehtes. Qengji i urte pi dy nena, professor…Dhe te jesh i urte,nuk do te thote aspak se je frikacak. Perkundrazi.

  11. kosova says:

    Te gjithe Kosovaret pa perjashtim ,jane te gezuar nga ky takim ,por me te gezuar jane per fjalet qe Rama foli per Kosoven ,ndryshe nqs Rama nuk do ta kishte prekur kete ceshtje ,te gjithe Kosovaret do te thonin qe Rama nuk eshte politikan ,ato mendojne vetem per vete .Me shume presin qe problemet e tyre ti zgjidhim ne ,se sa qevetitaret kukulla te korruptuarit qe i votojne perseri .Kosovaret kane probleme ne radhe te pare midis vedi ,pastaj me Serbine .Luftuan gjoja per nje shtet me te mire ,por ato e kane kthyer shtetin per interesat e tyre ,jane ato qe nuk mendojne per ate popull aspak .Nga pa aftesia qe kane duan qe te gjitha problemet e tyre ti zgjidhin te tjeret.
    Rama sa flet kot per ceshtjen e Kosoves. Serbet nuk da ta njohin kurreeeeee
    Kosoven ,per kete nuk mund ta detyrojne asnje ne bote Serbine .
    Rama don te behet i mire me Kosovaret ,por Kosovaret jane popull qe shohin vetem interesat e tyre .

  12. Jam krenar qe jam shqiptar says:

    Turp per deputetet e parlamentit te Kosoves qe abandonuan seancen gjate vizites se kryeministrit Rama ne Kosove.

    Zoti Rama nderoi kombin shqiptar

  13. Cen Durimmadhi says:

    U ndjeva krenar per perfaqesimin qe i beri K/Min.Rama popullit tim,popullit shqiptar,i lumte! Ai tregoi dhe njehere se shqiperise nuk i mungojne intelektualet e zote qe dhe ne nje mjedis aspak “miqsor” dine te japin mesazhe e qarta per bashkejetese dhe ecje pertej merive dhe historive te dhimbshme. Ai e ka thene gjithnje qe: “Ne rame dakord per mos dakordesine tone” por pas ketij takimi Ai nuk vuri pike por presje per vazhdimin e dialogut dhe ne Shqiperi. Serbet pane drejpersedrejti se kush jane shqiptaret e vertete dhe sa civile jane e modern ne pikpamje e sjellje pertej sa mendojne te tjeret. Nuk mbeti shqipatare kudo ne bote pavarsisht qasjes politike qe mos e pershendeste qendrimin e K/Min.tone. Dhe njehere urime z.Rama,ecni perpara!

  14. PrapambetjetOsmane says:

    Perfitimin nga divergjenca usa-rusi nxjerr ne pah nder te tjera euforine nacionaliste.

  15. SHAQIR says:

    TI ARON DUHESHE TE LIROHESHE NGA SERVILIZMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje