Shpëtim Idrizi: Nuk jemi në bisedime për t’u bashkuar me mazhorancën, largimi i PBDNJ s’është kusht

12 Nëntor 2014, 10:13Politika TEMA

Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, deklaron se nuk janë në bisedime më mazhorancën për t’iu bashkuar asaj dhe lënë opozitën.

Po ashtu, Idrizi ka bërë të qartë se PDIU-ja nuk ka vënë asnjëherë kusht, largimin e PBDNJ-së nga koalicioni apo të ndonjë partie tjetër për t’u bërë pjesë e mazhorancës qeverisëse.

Duke folur për “Ora News”, i pyetur nëse do të kërkonte largimin e PBDNJ-së nga koalicioni qeveritar me kusht që t’i bashkohej atij, Idrizi tha shprehimisht:

Besoj se në të gjithë artikulimin tonë politik, asnjëhërë nuk kemi parashkruar kushte të tilla; ne nuk kemi me ndokënd ndonjë problem. nëse dikush ka problem me ne, jemi gati të mbajmë pozicionin tonë dhe të reagojmë.

Megjithatë, në këto momente që jemi, nuk ka ndonjë lajm të tillë,” tha idrizi.

Nga ana tjetër, Idrizi ka vënë në dukje se partia që ai drejton, pavarësisht se në opozitë, ka pavarësinë e saj dhe vazhdon jetën parlamentare, duke mos e pranuar bojkotin e PD-së, që tashmë duket sikur ëhstë kthyer në qëllim në vetvete./b.l

2 komente në “Shpëtim Idrizi: Nuk jemi në bisedime për t’u bashkuar me mazhorancën, largimi i PBDNJ s’është kusht”

  1. tfg says:

    e mo Ram gjatoshi ku u katandise,bashkpunim me te pabeset…..!!!!

    1. luan says:

      Fuck you.Prototipa si puna jote jane spurdhjake te qelbure jane Anti Shqipetare,kelyshe Greku.Or Qelbac shiko cha beri Kryeministri Shqipetare ne Serbi me Anadollaket Serbe.Po prite te shkoshe dhe e uroje Kryeministrin Shqipetare qe tia thote te verteten edhe Anadollakeve Greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje