Kryeministri Edi Rama e konsideron të thyer akullin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke iu referuar në këtë rast 3 marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vizitës zyrtare në Beograd.
Një ditë pas përfundimit të vizitës dy ditore në Serbi, Rama në një konferencë për mediat theksoi se shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë edhe pse rruga për tu bërë miq të vërtetë është shumë më e gjatë se ajo që u bë për këto dy ditë. U thye një akullnajë”.
“Ishim plotësisht të qetë për një mision jo të lehtë, ku u thye një akullnajë e shtresëzuar nga dekada të gjata luftërash, konfliktesh e dasish në mes të Europës. Ne shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë dhe sot jemi më afër. Për tu bërë miq të vërtetë do të duhet kohë më e gjatë por partneriteti serioz dhe bashkëpunim për interesat e secilës palë nuk presin. Ne do angazhohemi intensivisht duke qenë të vetëdijshëm duke e komunikuar me mbarë botën. Kjo është një kohë e re e jashtëzakonshme paqeje për Ballkanin, për të bërë të mundur që gjenerata tjetër të mos trashëgojë traumat e një periudhe të gjatë luftërash, konfliktesh e dasish mes shqiptarëve e serbëve në Ballkan.
Rama u shpreh se vizita i ka përmbushur qëllimet e saj, duke shtuar se ndjehej i lumtur që ishte në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve.
“Një falënderim krejt i posaçëm me përulësi për të t shqiptarët e Kosovës që na e bënë kthimin nga Serbia në Shqipëri përmes Kosovës një ngjarje të paharrueshme, duke dalë buzë rrugëve të çdo zone të banuar për të na përshëndetur.
Duke na bërë të ndjehemi mrekullisht mirë dhe të kthehemi me zemrën mal. Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen, të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe atyre që nga jashtë Shqipërisë, ku jetojnë e punojnë në emigracion nuk i kursyen fjalët për të na dhënë mbështetje dhe për të na bërë të ndjehemi mrekullisht mirë.
Unë personalisht nuk ndjehem në lartësinë e jashtëzakonshme të fjalëve të mira në adresë time dhe jam i lumtur të ndjehem në lartësinë e pritshmërisë së njerëzve tanë. E kam shumë të nevojshme të reflektoj, por një gjë jua them të gjithëve me siguri, sot falë kësaj mbështetje ndjehem më i vogël se dje dhe e shoh përgjegjësinë si një mal ende më të lartë se dje.
Padyshim do të bëj gjithçka që më takon për të qenë në lartësinë e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Faleminderit dhe të gjithë gazetarëve dhe sipërmarrësve që shoqëruan delegacionin tonë në këtë udhëtim.
Jam këtu përpara jush me bindjen se sado të flas nuk do arrij ta përshkruaj emocionin dhe ndjenjën e frikshme të përgjegjësisë në raport me gjithë këtë mbështetje dhe inkurajim entuziast”, deklaroi kryeministri.
Në vijim, Kreu i Qeverisë ripërsëriti angazhimin ndaj shqiptarëvë të Luginës së Preshevës se Qeveria shqiptare nuk do të rreshtë përpjekjet për të garantuar që ata të gëzojnë të njëjtat liri dhe të drejta që gëzojnë serbët në veriun e Kosovës.
“Ndjeva një peshë të jashtëzakonshme përgjegjësie kur mu dorëzua titulli i lartë i qytetarit të nderit të një territori shqiptarësh që kanë vuajtur shumë, kanë sakrifikuar shumë, janë penguar shumë për të pasur një jetë normale dhe që jam krenar që më ne fund ndjehen të përfaqësuar dhe të përkrahur.
I siguroj motrat dhe vëllezërit tanë në Luginë se nuk do të rresh dhe nuk do të rreshtim përpjekjet tona për të garantuar që ata të gëzojnë të njëjtat liri dhe të drejta që gëzojnë serbët në veriun e Kosovës.
Është modeli i asaj që ne jemi si shqiptarë dhe që duam të jemi në sytë e të tjerëve, por në radhë të parë në raportin me veten tonë në trajtimin e të tjerëve. Nuk duam as më shumë e as më pak se atë që na takon nga të tjerët”, tha Rama.
Në darkën pas konferencës për shtyp që patët arritët të firmosni një marrëveshje shumë të rëndësishme, për shkëmbimin e të rinjve, a mund ta quani të suksesshme këtë vizitë. Vuçiç ka thënë dje se nuk mund të gjuante me shkop duke lënë të kuptohej se po të kishte mundësi do ta bënte, si do të ktheheni në dhjetor në Beograd?
Unë padyshim e konsideroj këtë një moment me rëndësi historike, dhe për mua vizita e ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj përsa na takon. Përsa i përket deklaratave të palës tjetër, unë ndjej keqardhje për një fakt shumë të thjeshtë, se nuk ka si mos të vijë keq kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shoshë, apo që e kanë të pamundur të hapin sytë për të parë një realitet që është në sytë e të gjithëve.
Përtej kësaj unë besoj se nuk ka nevojë të shtojmë komente apo batuta, se shumë batuta do më vinin në mend për punën e shkopit se çfarë mund të bëjë me shkopin kolegu im. Por jam i bindur se e ka përdorur si metaforë dhe e tillë do mbetet për të mos hyrë në historira shkopinjsh.
A do shkoni në samitin që do të organizohet në Beograd?
Nuk kam asnjë problem të shkoj, një orë e më parë uroj që serbët të mos e kenë problem të shkoj. Nuk jam unë ai që iu krijoj probleme në raport me Kosovën, janë ata që duhet ta zgjidhin problemin mes të shkuarës dhe të ardhmes.
Zoti Vuçiç ka deklaruar se ishte prerë në besë për deklaratën mbi Kosovën. A ia keni shprehur apo jo qendrimet tuaja para se të dilnit në konferencë? Folët për shkrirje akullnajash por Vuçiç tha se ishte një mundësi e humbur, pse këto qëndrime të kundërta?
Besa është në dijeninë time një instrument etik i shqiptarëve, nuk e di që serbët ta kenë besën si instrument. S’kemi dhënë ndonjëherë ndonjë besë që të quhemi besëshkelur. S’besoj të jetë thënë në këtë kontekst se pastaj hyjmë në histori. Sa për akullin, unë e shoh kështu, koha do ta tregojë që është kështu. Marrëveshja që pasoi është marrëveshje konkrete e akullit të thyer. Koha është shumë e gjatë nga vijmë nuk e bën të lehtë thyerjen e akujve por edhe dakordësinë për thellësinë e thyerjeve.
Me deklaratat tuaja mbushët zemrat në Kosovë dhe në Preshevë. Nga deklaratat dolët fitimtar ndaj homologut Vuçiç. Por sa e ndihmon kjo të ardhmen, çfarë dokumentash keni lënë ‘pending’ për të hapur një rrugë të re?
Këtë bisedë duhet ta ulim pak në rrafshin e normalitetit. Darka ishte rezultat i insistimit nga ana jonë për të firmosur një marrëveshje me përmbajtje, donim një marrëveshje të rëndësishme. Dokumenti i inkurajuar nga kancelarja Merkel në lidhje me rininë. Element i munguar ai që iu siguron të rinjve njohjen reciproke të diplomave.
Gjërat që qartësisht na ndajnë janë gjëra që s’na ndajnë neve me serbët por ndajnë serbët janë me njëri-tjetrin. E them edhe këtu sa më shpejt ta njohin Kosovën, që më shpejt do çlirohen nga një barrë e rëndë. Këtë barrë që është e habitshme që ia lënë të tjërëve. Lëvizja e lirë me kartë identiteti dhe njohja e diplomave janë dy hapa të jashtëzakonshëm përpara, nëse shohim vetëm dy ditë pas.
Keni patur reagime nga ndërkombëtarët lidhur me këtë vizitë? Ju keni patur një darkë me ministrin Hoxha dhe nuk ka qenë kryeministri Thaci. Nëse mund të na zbuloni detaje nga kjo darkë.
Kryeministri nuk është gjendur dje në Kosovë, ndërkohë që ndalesa jonë në Prizren ka qenë e lidhur me kënaqësinë e jashtëzakonshme që të jep Prizreni kur ke mundësi të ndalosh dhe të përfitosh nga kuzhina fantastike e Kosovës, edhe pse duhet të mbajmë dietë. S’ka asnjë arsye për të mos qenë të kënaqur nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Jemi në të njëjtën gjatësi vale me komunitetin ndërkombëtar. Koha do të tregojë që ka shënuar një pikë kthese të plotë për marrëdhëniet dypalëshe por dhe marrëdhëniet në rajon.
Jeni cilësuar si droni i dytë si ndjeheni për këtë?
U bëmë familje dronash më duket, meqë e hodhi vëllai im të parin s’mund të rrija dhe unë pa hedhur të dytin. /gj.k/
Cfare te dhime i ka bo saliut…nuk besoj se ‘une nuk mund ta besoj dot qe paraardhesi im ta kete deshiruarnje poshterim te Kryeministrit shqiptar ne Beograd>Turp per Saliun…i doli boja krejt.Per kuriozitet shihni komnete e njerzve ne face book e tij dhe do shihni se si njerzit e shjane me libet shpie.Kosovaret me ne fund kuptuan se cfare serbofili eshte.Me mire keshtu
BELLO DI MAMMA TUA
….e di une çfare do beje vuÇIÇO-ja me shkopin…
Vjen natyrshem pyetja, meqe nuk munde ta kaloje ne heshtje kete barbarizem te ish kamarierit serb te Sheshelit, mund te kishe vazhduar me fantazine tende te semure, duke harruar se te degjojne i madh e i vogel ne Shqiperi, e te na tregoje vazhdimin e sages serbo malazeze te Beogradit.
Dje u shpreha me pezem per anglishten tende cope cope, qe krijon figuren e shqiptarit te deformuar e injorante, pa qene e vertete, sot me ngazelleve me shqipen tende.
…. une nuk kam dhene nje bese per tu konsideruar beseshkelur…!!!!!
Ku e ke mesuar shqipen shoku Edi Kristaq Rama: ne qebaptoren pas pallatit te kultures, apo tek ajo e stacionit te fundit te autobuzeve tek Kinostudio Shqiperia qe Shkoi per lesh ?
Fjala e Edit ne Beograd eshte ne radhe te poo are nje ndihme per vete Vucicin,se ja lehtesoi atij perplasjen me nacionalistet per njohjen e Kosoves…..sepse gjermanet I thane …qe po nuk njohu Kosoven nuk futet dot ne BE…
Nga ana tjeter ky komunikim I Edit me serbet na tregoi dhe nivelin shume te ulet qe kane politikanet serbe, por edhe media e tyre.
Ata aenkan nivel I ulet fare. Nuk perballojne dot nje bisede me kundershtarin…..
Nejse, Bravo Edi se kjo vizite ishte nje haritje e jashtezakonshme jo vetem per Edin e politiken tone,
por sidomos per njerezit tane ae jetoj ne Serbi …ju mbushi atyee zemren me besim ,dhe me siguri per te ardhmen tone te perbashket
Sali KRIMINELI është TRADHTAR i Kombit, EDI RAMA është Zëri i Kombit.
Boll i bini ala asaj dalulle , boll u morret me ate qe shkoj ,
lere te flasi efekti tashme ktej e tutje .
Shiko proserbet qe quan e i trajton si parti opozitare ne shqiperi lol,
se kta po e mbajne peng shqiperine e jo serbi ne beograd .
Pa kte sali berisha & co ,e kte rruspi parti opozitare ,ku jane inkuadruar gjithe pjellat antishqiptare ,gjithe gjaku joshqiptare , suxsesi diplomatik joti ne beograd ,pas pak kohe do zhduket si fllucka e sapunit .
Ne qoftese pretendon te besh shtet ,pastro Shqiperine nga drunjt e kalbur .
Kujt i trenbesh ? Pordheve te ksaj Bote Putane ?!
O sot o kurre dhe duke vepruar me vendosmeri e shpejtesi ,pa i lene kohe armikut te mendohet ,e mos te haj palla ,cmendon Bota ,por shpeto vendin ,Shqiperine e cila eshte nji Peng e marre nga nji grup antishqiptaresh ,para hundes se shqiptareve naive.
Rama ka te drejte qe e trajton ceshtjen e “shkopit” si metafore duke i dhene ne te njejten kohe nje pergjigje ndoshta me brutale kolegut te tij serb se “shkopin” mund ta perdori (fusi) diku tjeter! Por problemi eshte se edhe vet Rama sikur i ka “hipur kallamit” pak si shtrember dhe mos na peson ndonje “emoragji” …..
Si shembull, Putin ndoshta nuk eshte i gjat, por nuk “hipen mbi kalleme” per ti treguar botes qe Krimea apo Donetsk eshte Rusi.
Te lumte, zoti Rama ! Gjithcka ne rregull, por kerko tejeshe pak me modest. Ju e dini mire : thjeshtesia sbukuron njeriun.
Zef ? Këshillë me mënd juaja? Nderime!
Ne jane shkrire akujt e tregojne dhe mediat nderkombtare qe nuk i kontrollon as Rama e as Berisha qe thane se shkrirja e akullit nuk zgjati as sa konferenca e shtypit e te dy kryeministrave prandaj vazhdoni me elozhe ju te gazetes Tema me falni desha te them Zeri i Popullit
Mire, mo mire. Po ne marredheniet nderkombetare mund te flitet edhe ne mênyre diplomatike.
Psh. mund te thuash qe ka realitete te reja ne Ballkan qe duhen njohur. E gjera te tjera si keto. Nuk eshte nevoja te flasesh si nallban qe pastaj te te bejne shqiptaret skenderbe.
Pastaj Rama edhe mund te perpiqej te ishte me i qeshur se nuk po shkonte ne lufte!!
Se populli trap eshte sot te ben skenderbe, neser te ben sikter!!!
Keshtu, qe nese ka ndonje qe e mban veten pêr keshilltar te zotit Rama, i lutem qe duhet te punoje ca me te, qe te na perfaqesoje ne menyre sa me te latuar.
Zef ? Këshillë me mënd juaja? Nderime!
Serbia ndodhet ne dileme, dmth midis dy rrugeve: Rusise dhe Europes. Interesant eshte se duart e Serbise nuk jane kapur nga Rusia dhe Europa nga ana tjeter pro e kunderta ndodh. Eshte Serbia qe po shterngon duart e saj ne dy krahet.
Dilema e Serbise eshte se cilen dore te saj to liroje: ate qe shtrengon Rusine apo ate qe mban Europen.
Inisiativa shqiptare ne Ballkan e ka future ne rivalitet serbine per te marr inisiativen perms ‘bisedimeve’ dhe ‘moderimeve’. Por ka nje problem te rrende: dora qe ka mberthyer Rusine nuk po lirohet.
Shqiperia eshte nje Katalizator per te terhequr Serbine ne Europe dhe nese ky process terheqie nuk ndodh atehere Serbia do te perfundoje si Shqiperia gjate luftes se ftohte.
Edi eshte superior ndaj Sali imbecilit dhe politikaneve te tjereve. Por duhet ende pune per tu bere nje diplomat i rafinuar. Edi, ndiq kurse trejnimi per diplomaci, retorik etj. Studjo politikan dhe figurat politike/shteter te medhenj perfshi – Bill Clinton, Thatcher, Curcill, Mandela,…
haha EDI ESHTE SUPERIOR NDAJ SALIUT SEPSE FORCOI VLLAZRIM BASHKIMIN ME SERBE KJO SHIFET NGA THENIA E TIJ SHQIPTARVE NE PRESHEVE SE VUQIQI NUK JU KA INATE ;KJO ISHTE NJEJTE SIKUR FATOS NANO THONTE KRYEQYTETI KOSOVES ESHTE BEOGRADI ORE JU GOMERE TE TEMES PO A ME PERRALLA DO E BENI RAMEN PATRIOT KOHA DO TREGOJE KUR TE FILLOJE RAMA ME INVESTIME SERBO RUSE ATEHERE DO E KUPTONI SE KUSH ESHTE RAMA?
SHKO ne serbi ne dhjetor se vucici tani do ta marre shkopin me vete,kurse populli duhet te marri shkopin ketu.
Idiot i kenaqur me vetveten. Narcisist! Arrogant i patjetersueshem. Po behet aq i neveritshem sa edhe Saliu.
He… si dallohen ne komente socialistet me mburrje,realistet me realitet, dhe.. SALISTET si gjithmone me mllef shtazarak e banalitet. Ha.. ha.. ha…!