Biznesi i kërkon Partisë Demokratike që të kthehet në Kuvend dhe të ndërpresë bojkotin parlamentar.
Kërksa u parashtrua nga Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës gjatë tryezës së përbashkët mes përfaqësuesve të biznesit dhe Partisë Demokratike për të diskutuar mbi paketën fiskale dhe pr/buxhetin e vitit 2015.
Ndërsa ka marrë fjalën në tryezë, Jaka u shpreh se PD duhet të kthehet në Kuvend dhe të paraqesë edhe propozimet tona në lidhje me pakëtn fiskale në formën e një pakete.
“Mendoj se do të luani rolin e një opozitë konstruktive, ndaj do të paraqesim propozimet tona, të cilat ju si Grup Parlamentar duhet ti mbroni në Kuvend”, iu drejtua Jaka kreut demokrat Basha.
Por duket se kjo kërkesë e bërë nga Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës nuk është mirëpritur nga kreu demokrat Lulzim Basha, i cili ka ftuar biznesin në protestën që do të organizohet më 22 Nëntor nga PD kundër rritjes së taksave dhe çmimit të energjisë elektrike.
“Zoti Jaka unë e di qëndrimin tuaj, por mos dilni nga rendi i ditës. Ju mendoni se duke shkuar në Komisionin e Ekonomisë ju kanë dëgjuar atje? Kjo qeveri dëgjon vetëm zërin e protestës”, theksoi Basha.
Në fillim të takimit me përfaqësuesit e biznesit, kreu demokrat akuzoi Qeverinë se po tenton të kalojë pa konsultime paketën fiskale dhe pr/buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas tij, paketa e re do të asgjësojë rritjen ekonomike, ndërsa rritja e taksave do të prekë të gjithë shqiptarët, duke asgjësuar edhe shpresat e tyre.
“Në kundërshtim me paralajmërimet tona edhe këtë radhë po tentohet që pr/buxheti të kalojë si nën rrogoz, ku mundësia për konsultime të vërteta është zero.
Në pikëpamjen tonë paketa nuk është udhëhequr as nga parimi i shpallur se qytetarët shqiptarë në tërësi do të paguajnë më pak, përkundrazi thellon barrën fiskale, taksat që do të godasin të gjithë shqiptarët pa përjashtim.
Çdo shqiptari do ti merren 670 mijë lekë në vit më shumë seç ka paguar këtë vit mesatarisht si një agregat i taksave të drejtpërdrejta nacionale dhe jo të drejtpërdrejta.
Nuk jemi këtu për të vjelur me çdo kusht mushtin e kapitalit politik nga rrushi i papjekur qeveritar, por jemi këtu sepse jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale dhe ku do të degjenerojë kjo situatë.”– deklaroi Basha.
Sipas tij, “kjo është një paketë e cila asgjëson rritjen ekonomike, asgjëson shanset që biznesi shqiptar i vogël, i mesëm, i madh të investojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.
“Në këto kushte është ta therësh ekonominë, t’i japësh fund, të mbyllësh çdo perspektivë, të asgjësosh edhe shpresën për shpresë. Është një derë e mbyllur mu në fytyrën e investitorëve të huaj, duke lënë zero shtigje dhe mundësi për daljen nga recesioni”, theksoi Basha.
Kryetari i PD-së i drejtoi një apel Qeverisë që të mos përsërisë gabimet e vitit të kaluar.
“Të heqin dorë nga përsëritja për herë të dytë e gabimeve, të shikojmë së bashku rrugët për të dalë nga kjo gjendje. Sipas nesh do të jetë rruga e lehtësirave për biznesin, shkurtimin e shpenzimeve qeveritare, rruga e uljes së taksave, rritjes së investimeve publike, siç kanë premtuar dhe nuk e kanë bërë realitet”, tha Basha. /gj.k/
hahahaha ku bre luljetë me këto protesta ju ? Protesta andej, protesta këtej, mosbindje popullore andej e bojkot këtej.
Ku mo i kini këto protesta apo skini kë nxirrni më se sgjeni më budallej që tu ndjeki
Luli.Jane me dhjetra komentuese qe nuk
Tema nukiprezantone,pasi ta bejne Surratin
Pacavure.Nuk e di perse ta bejne kete nder
kur ti nuk e di se ceshte Nderi.
Sa hajdute dhe sa drogaxhinj do te kete valle ne kete proteste?
LULI NE QOFTE SE KA ARGUMENT PER RRITJEN E TAKSAVE TE KTHEHET NE PARLAMENT DHE ATJE TE JAPIN KONTRIBUTIN E TYRE SI OPPZIT POR ATA SI HA MERAKU PER POPULLIN SIC DUAN TE PARAQITEN POR PER KREDO POLITIKE PO TI HANTE MERAKU NUK E KATANDISNIN EKONOMIN NE KETE TEREXHE QE NUK LANE PASURI TE POPULLIT PA SHITUR E SHKATERUAR DHE NJE BORXH TE JASHTEM E TE BRENDSHEM QE VERTET DUHEN MASA SHTRENGUSE DRASTIKE PER TE PERMISUAR SADO PAK EKONOMINE
Me falni por kam nje pytje te thjeshte me shume kuptime per ata qe kane tru!
KUSH ESHTE AI BIZNESES APO BIZNESE ME KETO PRETENDIME QERSHARAKE? Te pakten ta dijme, dhe jo per ndonje gje tjeter!
HAJDUTI BASHA DHE MARIA LUISA TODINI
Maria Luisa Todini eshte perzgjedhur nga hajduti i 200 milion eurove ne Rrugen e Kombit, Lulzim Basha, qe jete edhe fituesja e perzgjedhur e gares per ndertimin e Stacionit Multimodal te Tiranes.
Foli gjate edhe sot, u langerua “per qeverine qe po pengon Tiranen te punesoje 600 dhe me pas 1200 punonjes” ne kete strukture qe per deri Gjilani na e paska e Tirana jo.
Dhe hodhi per konsum mediatik broçkullen “se do ndertohet pa asnje euro te dhene nga Bashkia apo nga qeveria”! Sipas tij BERZH do financoje falas nje veper te tille prej qindra milion eurosh !!
Pas Rruges se Kombit, kjo eshte vjedhja e dyte me e madhe qe kerkon te beje ky langaraq serbomalazez i pafytyre. E ka nisur qe ne fazen e: “Stress Test-it” (angl.) – “Fattibilità” (ital.) apo ne shqipen e shpikur nga ndonje truthare “Fizibiliteti” – qe duhet quajtur “Mundeshmeria” (shqip !) e cila personifikon mundesine e realizimit ne te ardhmen e nje pritshmerie te parallogaritur.
Pikerisht ne kete term eshte qesharake te shohesh avokatin Besnik Leskaj te marre persiper nje aktivitet te tille. Duke ditur boshllekun e tij shkolleformues eshte kurioze zgjedhja e studios se tij per kete event, edhe pse I eshte bashkuar edhe nje tjeter studioje, gjithnje avokatesh ne Tirane dhe, qershia mbi torte studios gjigante te avokatit italian Pietro Adonnino ne Rome.
Dhe ne kete studio “Adonnino Ascoli & Cavasola Scamoni” punesohet edhe avokatja Virginia Todini, mbesa e Maria Luisa Todini-t, padrone e TODINI SpA, nje nga shoqerite ndertimore me te medha italiane, e inkriminuar per ndertimin e nje vile abuzive mu ne zemer te Romes.
Tre studio avokatesh per pergatitjen e projekteve dhe dokumentave te gares per kete strukture te re mastodontike qe ju dashka Tiranes, disa here me e madhe se Stazioni supermodern i Tiburtines ne Rome.
E nuk mund te mungonte ITALFERR, shoqeria inxhinjerike e FERROVIE DELLO STATo (F.S. SpA) italiane, nje konglomerat burokratesh pa as edhe nje veper te projektuar e te zbatuar ne gjithe historine e saj gjysme shekullore, megjithese ka ne gjirin e saj mbi njemije inxhinjere e teknike te fushave me te ndryshme qe mbullojne sferen e transporteve hekurudhore.
Italferr nuk projekton, çdo veper projektuese e realizon me te trete, siç eshte edhe rasti i Stacionit Multimodal te Tiranes. Kater subjekte te mire paguar nga buxheti shqiptar, kur fare thjesht mund ta realizonte vetem nje i tille, sigurisht i kapacituar ne sipermarrje te kesaj natyre.
Parate tona te stervjedhura nga Lulzim Basha e Saliu i Rame Shiqeres nga Viçidoli.
Qeveria balneare e Edi Rames duhet jo vetem te ndaloje nje grabitje te re te Lulzim Bashes e co. Por edhe ta dergoje para drejtesise edhe per sa ka shpenzuar deri tani.
Ne qofte se te djathtet dhe te majtet i ha meraku me gjithe mend per popullin e varfer Shqiptar sic po derdellisin vetem kur jane ne opozite atehere te behen bashke dhe te ulin taksat dhe tatimet cmimet e energjise te ujit e te tjera duke i pergjysmuar ato duke stimuluar formalitetin dhe regullsine e cdo pagese sepse perderisa energjine e paguajne 50% tatimet dhe taksat perseri i paguajne vetem 50% edhe ujin 50% edhe bisnese vetem 50% jane te regjistruar. Atehere duhet ti ulin ne 50% cdo lloj pagese ne menyre qe te vihen ne rrugen e rregullit e te ligjshmerise duke ulur informalitetin dhe duke i mbledhur ne masen 100% pastaj ti ngrejne ne baze te ritjes ekonomike te vendit nga 1%, 2%, apo 5%. Po nuk u be kjo gje perseri ata te rregulltit do te paguajne cdo vjedhje qofte shteterore qofte private. Faleminderit
Shikoni ME KUJDES . NE KOSOVE NUK KA QEVERI PREJ 6 MUAJSH E PENGOJNE LDK ja E ISA MUSTAFES MIKUT TE SALI BERISHES DHE KETU BOJKOTI I PARLAMENTIT NGA PD . E GJITHA ESHTE BERE NE KOORDINIM NE PD ,LDK E KOSOVES PER TE KRIJUAR DESTABILIZIM . TE GJITHE KETO QE PERMENDA JANE KUNDER EDI RAMES DHE SA NUK VDIQEN NGA QENDRIMI PATRIOT I EDI RAMES NE BEOGRAD .
POR SIC THOTE POPULLI LE TE LEHIN SE EDI RAMA ME QEVERINE E TIJ SHKOJNE PERPARA.
DUA VETEM TU KUJTOJE SE NE CANADA SOT, TANI, NE KETE MOMENT QE PO FLASIM, MESATARJA E CDO TAXAPAGUESI, PER CDO MUAJ ESHTE 41.8 % e te ardhurave MUJORE.
BEHENI HESAP VETE SA PAGUAN BIZNESI????
Dhe per cudi opozita nuk bojkoton Parlamentin, por punone forte te rregulloj ekonomine, dhe mireqenien.
Cdo njeri e ka te quarte dhe cdo fund viti paguan ne shtet taxat e duhur a kur ka Punjab dhe mare me shume nga limiti i lejuar.
PRANDAJ SHTETI ESHTE I FUQISHEM, SE ASKUSH NUK E MINONE DHE NJEREZIT JANE TE NDERGJEGJSHEM PER ATE QE BEJNE.
KRIZA ESHTE KUDO DHE KY ESHTE REALITET.
AJO QE ESHTE ABSURDITET NE SHQIPERI ESHTE E ASHTUQUAJTURA “PD” realishte eshte “P FASHISTE”
TE NDERUAR BASHKEATDHETARE!
NE SE DONI TE JENI SI BOTA DUHET TE PRANONI TE KALONI NE LABIRINTHET EKONOMIKE TE NGUSHTA POR QE DO SJELLIN ZHVILLIM.
DUHET TE PRANONI ATE QE KANE PRANUAR TE GJITHE EMIGRANTET E NDERSHEM KUDO QE JAN
JU FALEMINDERIT PAR MIREKUPTIMIN