Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, ku u diskutua për buxhetin e vitit 2015, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi, duke e cilësuar atë si një mesazh të mirë të zvogëlimit të diferencave mes dy vendeve.
Bushtati vlerësoi këtë vizitë si të plotë dhe historike, pasi vinte pas 68 vitesh. Sipas Bushatit, vizita preku sy për sy të gjitha problematikat mes Shqipërisë dhe Serbisë, por që ishte një hap i rëndësishëm sipas tij në bashkëpunimin ndërajonal të dy vendeve, çka konkludoi edhe me firmosjen e disa marrëveshjeve.
Sa i përket debatit mes Ramës dhe Vuçiç për Kosovën, Bushati nënvizoi se Kryeministri shqiptar ishte shumë i qartë në deklaratën e tij dhe se pavarësia e Kosovës është një fakt i patjetërsueshëm.
“Besoj se ishte vizitë e plotë dhe preku gjithë problematikën Shqiperi-Serbi dhe siç dihet dhe u arrit që të vendosen disa marrëveshje për të dy vendet.
Përssa i përket asaj që shkruajn mediat serbe Kryeministri e tha shumë qartë në Beograd se Kosova është realitet rajonal ndërajonal dhe e ka bërë më të qëndrueshme stabilitetin në rajon.
Kjo vizitë ndodhi pas shtate dekadash dhe është një mesazh i mire per te zvogeluar diferencat dhe kjo vjen me marrëveshje”, u shpreh Bushati.
Bushati përsëriti qëndrimin dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të vazhduar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, pasi siç u shpreh ai qëllimi i të dyja vendeve është integrimi evropian.
“Është e rëndësishme që të vazhdojë bashkëpunimin pasi të dy vendet kanë një rëndësi të madhe në rajon aq me tepër që të dyja vendet aderojnë Bashkimin Europian. Por Shqipëria ka një rëndësi më të madhe pasi është edhe anëtare e NATO-s”, tha Bushati. /gj.k/
Bushati! Ju jeni shefi i diplomacise shqiptare dhe i njihni fare mire protokollet ne raste takimesh te niveleve te larta ndermjet vendeve. Kur dy vende kane pikpamje krejtesisht te ndryshme, te njojtura dhe te pandryshueshme per nje ceshtje, normalisht caktohet nje emerues i perbashket ne nje takim pa pranine e medias per ate ceshtje ku secila pale ndihet e “kenaqur” per ecurine e bisedimeve. Dhe natyrisht ne prani te medias nuk flitet per “fakte te patjetersueshme” si nje prokuror ne gjyq sepse atehere nuk flitet me per dialog dy-palesh, por per monolog ku e drejta eshte vetem nga ana jone dhe detyrimet i perkasin pales tjeter.
Profesioni i diplomatit eshte i tille qe te bardhen ta beje te zeze dhe anasjelltas.
Bushati thote se “u zvogeluan diferencat”. Besoj se edhe me budallai ne kete pike e kupton krejt mire qe diferencat u thelluan, jo u zvogeluan.