Transparency International Albania ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve mes deputetit Pandeli Majko dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me hetimin e zyrtarëve të lartë.
Përmes një deklarate për mediat, TIA dënon deklaratat e deputetëve të majtë, pasi sipas saj në këtë mënyrë, cënohet pavarësia dhe integriteti i Prokurorisë.
Ndërsa i cilëson tërësisht jo profesionale deklaratat e deputetëve socialistë që Prokurori të mos nxitohet të hetojë ministrat, TIA thekson se ky është një hap mbrapa në respektimin e ligjit si dhe presion politik ndaj organit të akuzës që ministrat dhe zyrtarë të lartë të mos merren nën hetim.
TIA nënvizon se ky qëndrim është në kundërshtim me rekomandimet e BE.
“Transparency International Albania ka ndjekur me shqetësim debatin e zhvilluar dje në Kuvendin e Shqipërisë mes deputetëve të mazhorancës qeverisëse dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Deklaratat e deputetëve si dhe mënyra e komunikimit mund të konsiderohen tërësisht jo profesionale dhe një presion i hapur kundër integritetit dhe autoritetit të Prokurorit Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Paralajmërimet e deputetëve që Prokurori mos nxitohet të hetojë ministrat janë një faktor regresiv në uljen e respektimit të ligjit dhe forcës së ndëshkueshmërisë penale ndaj politikanëve dhe qeveritarëve të korruptuar.
Trysnia politike që prokuroria të shohë punët brenda saj dhe mos merret me hetimin e ministrave është një mesazh i cili vjen në kundërshtim me gjithë rekomandimet e BE dhe detyrimet e Shqipërisë pas marrjes së statusit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Pandëshkueshmëria dhe mos dënimi i pushtetarëve për vepra penale ul çdo ditë besimin e qytetarëve tek sistemi dhe shteti i së drejtës”, thuhet në deklaratën e TIA. /gj.k/
Lesh lesh TIA.Nuk degjuam te ti thote njeri qe te mos i hetoje,por ne qofte se ka ndonje gje te vertete ti arrestoje,ne te kundert mos beje gam-gam kot.Po nuk pati gje konkrete eshte ai muhabeti qe tha avokat Ngjela,qe me ler rehat te te le rehat.
Llalla i shërben Berishës me gjithë sorollop. Ku u gjet një ministër aktual që të dënohet dhe s’u gjet për kaq vite një ministër i qeverisë më injorante dhe më të korruptuar në historinë e vendit tonë.
Ajo qe pash ne median elektronike ishte krejt e kunderta. Deputetet socialiste u shprehen kunder mosveprimit te prokurorise ndaj korrupsionit… Deklarata e TIA duket e lobuar!
Pse, paskemi edhe prokurori te pavarur ne, se deri tani njohim nje prokurori legene qe sa here pjerdh Saliu, asaj i shpeton shurra?
Nuk e di por kjo TIA sikur me ngjan me “te drejtin” Platini e me UEFA-n!!Prokuroria shqiptare ka 25 vjet qe nuk ka trajtuar nje ceshtje kur dihet qe ky vend ka kaluar me keq se nje bombardim 25 vjecar.Prokuroria shqiptare e ka pak presionin e drejte qe i behet,ajo duhet varur,shoke te TIA-s qe edhe ju jeni bashkefajtore,bashkevrases e bashkevjedhes me kriminelet shqiptare!
Kush Eshte Drejtor I TIA ? Vazhdon Lutfi Devishi?!!
Or TAI ,
dikeni dhe ju te beni formulime te tilla qe i shkojn ne interes mafies prokurorise e gjykatave mbushur me shurake te ligjit !
Thenje te tilla vlejne per Boten Europiane ,pra ate te civilizuar ,ku ne krye te institucionit te Prokurorise e Gjykatave jane njerez serioze ,kompetente e rigoroze perball ligjeve dhe koshient per pergjegjesine qe kane perball shtetit te tyre e shoqerise qe perfaqsojn ,POOOOOOOOOOOOOR,
JOOOOOOOOOOOOOO Kto Prokurore ,JOOOOOOOOOOOOOOOOOO kto Gjykata ,qe jane
levrusit kryesore te korruspsionit ,te moszbatimit te ligjeve ,te degjenrimit te institucioneve ,perber nga elemente mafioze , te cilet jane prure ne ato poste nga mafizet poltike ,per ti sherbyer interesave mafioze ,e aspak ate qe pretendon Isntitucioni Prokuroris e Gjykatave ,duke bere qe ne Shqiperi mos te veproje drejtesia ,pra nji Shqiperi ku nuk funsionon Shteti i se Drejtes .
Politika eshte rregullatori Institucioneve e aspak sehirxhiu i mafies se instaluar ne prokurori .
Poltika duhet te shembe e ndertoj nga e para gjithe sistemin juridik Shqiptare nqs vertet deshiron te vendose ne Shqiperi Shetin e se Drejtes .
Po ky nuk eshte kryeprokuror. I sherben Berishes apo jo nuk e di se duhet te kesh prova per kete. Por kryeprokurori ne nje vend me kaq korrupsion e mafje kryeprokuror duhet te ishte dikush me B… te medha si thote populli jo nje Eunuk si ky. Keshtu eshte kur pranon pergjegjesi jashte mundesive te tua.
Po me habit kjo TIA,une e degjova dhe e lexova deklaraten e z.Majko, ai nuk beri asnje presion por vetem i tha mos u nxito me keto deklarata, edhe perpos kesaj lind pyetja per Llallen: ky e tha hapur ne televizion per disa ministra te qeverise se shkuar dhe kesaj te tanishme, at’here mire kjo qeveri e tanishme qe mbase me te drejte kerkon kohe per hetim,po qeveria qe po bene 2 vjete qe ka ikur kur do te hetoen dhe arrestoen ata ministra nese ka simbas llalles,sa kohe duhet,apo kur te kene nderruar jete.
TIA eshte nje organizem shume I nderuar ne te gjithe boten ,ne luften per te mbrojtur te drejtat e njeriut dhe pamvarersine e pushteteve,por ajo qe te ben pershtypje eshte se kjo e jona prononcohet duke komentuar nje ngjarje se prapthi,ku i gjithe populli e pa me ze dhe figure qe Majko nuk I tha Llalles te mos hetoje ministrat por kur dekonspiron hetimet qe jane ne vazhdim nuk i lejohet me ligj te fLas TIA si shume organizma te vajisur nga Saliu vazhdon te keq informoje publikun per ngjarjen ne kuvend mes mazhorances dhe kryeprokurorit.Qe te jeni te besueshem dhe te respektueshem ju te paret te hiqni dore nga politika ,se kur u vidhte prona publike ,u vrisnin opozitaret ne rruge ju nuk folet dhe sot kur kuvendi me kushtetute I kerkon llogari kryeprokurorit per mos kryerjen e detyres dhe. Vonesa per qindra dosje ju,dilni ne mrojtje.Turp per ju qe ne emrin TIA ju vazhdoni lojen e atyre qe dhane postin qe keni,duhet te jeni transparent per cdo gje se per ate I merrni parate.