FOTOT/ Një fëmijë, pengu i jetës për yllin e Godfather

24 Nëntor 2014, 11:34Lifestyle TEMA
FOTOT/ Një fëmijë, pengu i jetës për yllin e Godfather

Aktori i njohur Robert Duval është fotografuar teksa po mban në duar një fëmijë të vogël.

Ylli i filmit Godfather e ka pranuar se gjatë jetës së tij është përpjekur të bëjë një fëmijë, por Zoti nuk ia ka plotësuar këtë dëshirë.

Tashmë 83 vjeç, Duvall është fotografuar duke mbajtur në dorë fëmijën e një çifti, ku duket qartë afeksioni që ai shfaq ndaj të voglit.

Duvall  kishte në krah bahskëshorten e tij, 42 vjeçaren Luciana Pedraza gjatë kohës që po mbante në krah fëmijën.

Madje aktori i famshëm më vonë duket se ka ftuar në tavolinë edhe prindërit e fëmijës, teksa për pak çaste ka shijuar momentin e mbajtjes së një fëmije në duar te tij.

Aktori është martuar katër herë dhe ka pohuar se ka tentuar me shumë gra edhe jashtë martese të ketë fëmijë por pa sukses.

Ai ka pohuar se me Lucianën kanë menduar për të adoptuar një fëmijë por as këtë nuk  e kanë bërë ende./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje